Kryetari i Listës serbe para drejtësisë – ftohet nga Prokuroria për protestat dhe barrikadat në veri

Kryetari i Listës Serbe, Zllatan Elek, është ftuar nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) për t’u intervistuar në lidhje me ngjarjet në veri të vendit gjatë vitit 2022, konkretisht protestat dhe vendosjen e barrikadave.

Sipas burimeve të mediave në veri, intervistimi është planifikuar të mbahet nesër (e mërkurë) në orën 13:30.

Lajmi është konfirmuar edhe nga drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, pas një takimi në Bruksel.

Petkoviq ka deklaruar se ftesa të ngjashme u janë dërguar edhe zyrtarëve të tjerë të Listës Serbe, përfshirë Igor Simiqin, të cilët po hetohen për akuza të ndërlidhura me veprat penale, përfshirë terrorizmin.

Megjithatë, përmes një njoftimi të publikuar nga media lokale “Kossev”, Lista Serbe ka konfirmuar se Zllatan Elek do t’i përgjigjet ftesës dhe do të paraqitet për intervistim.

E rëndë: 28-vjeçari shqiptar e vřeť veten në Australi, hidhet nga kati i tetë

Një 28-vjeçar shqiptar identifikuar si Mario Bacaj, ka ndërruar jetë pasi është hedhur nga një ndërtesë pranë një bari të njohur në qendrën tregtare të Adelaide-s.

Ngjarja fatale ndodhi të dielën pranë Bar & Restorantit 2KW, i vendosur në katin e tetë të ndërtesës. Shërbimet e emergjencës reaguan menjëherë, duke dërguar në vendngjarje katër njësi të Shërbimit të Zjarrfikësve, dy ambulanca dhe tre automjete policie.

Ngjarja po trajtohet si një incident i lidhur me shëndetin mendor për shkak të depresionit, por hetimet vijojnë ende.

Shokët dhe kolegët e tij kanë shprehur ngushëllimet më të thella pas këtij humbjeje të parakohshme dhe në vendin e ngjarjes ata kanë vendosur buqeta me lule dhe dedikime.

28-vjeçari shqiptar ishte baba i një djali të vogël dhe ish-futbollist i ekipit “West Adelaide Raptors Soccer”. Në një postim në rrjetet sociale, ekipi i ka shprehur ngushëllimet familjes së Marios duke e përshkruar atë si një lojtar të shkëlqyet dhe një mik që u desh dhe u respektua nga të gjithë.

“Klubi është i pikëlluar nga lajmi për ndarjen nga jeta të ish-lojtarit tonë, Mario Bacaj. Mario ishte më shumë se një lojtar i shkëlqyer, ai ishte një mik që u desh dhe u respektua nga të gjithë në klub. Dëshirojmë të shprehim ngushëllimet tona të sinqerta për Kristjianin dhe gjithë familjen në këtë kohë shumë të vështirë. Do të mbetesh gjithmonë në mendjet tona, shoku. U prehsh në paqe.
Nesër i jepet lamtumira e fundit të riut që vdiq në Gjermani

Disa ditë më parë, një 18 vjeçar nga Podujeva humbi jetën në një liqe në Gjermani.

Ndërsa sipas njoftimit të familjarëve, lamtumira e fundit, 18 vjeçarit nga Kosova do t’i jepet nesër në ora 18:00.

Varrimi i të riut do të bëhet në fshatin Llaushë, lagjia Dushkolli.

Kjo është 27-vjeçarja që u gjet e vdekur në Prishtinë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të së hënës në kryeqytet, ku një grua u gjet pa ndjenja në një nga rrugët e qendrës së Prishtinës dhe më pas ndërroi jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Viktima është identifikuar si Diana Quni, 27-vjeçare nga Gjakova, e cila jetonte e vetme në një banesë pranë vendit ku u gjet trupi i saj.

Ceremonia e varrimit të së ndjerës do të mbahet të mërkurën, më 18 qershor 2025, në orën 13:00, në varrezat e fshatit Doblibarë.

“Më 16 Qershor 2025 u nda nga jeta 𝐃𝐈𝐀𝐍𝐀 (𝐔𝐊𝐄) 𝐐𝐔𝐍𝐈 në moshën 26 vjeçare”, thuhet në njoftim./Arbresh.info

Vdes 23-vjeçarja nga Fushë Kosova

Një ngjarje e rëndë kishte ndodhur me 29 maj rreth orës 13:00 në rrugën “Fazli Grajçevci” në Fushë Kosovë, ku një 23-vjeçare pati rënë nga kati i katërt i një ndërtese banimi.

E reja jetë dje pasi nuk ka mundur t’iu përballojë plagëve. Për vdekjen e Adelina Sinanit ka njoftuar bashkëshorti i të ndjerës.

Siç bëhej e ditur Sinani dyshohet se aksidentalisht kishte rënë nga dritarja e banesës së saj, derisa ishte duke pastruar xhamat.

E reja ishte gjetur e shtrirë në tokë pranë objektit “MureBest” dhe ishte dërguar me urgjencë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku po trajtohet për lëndime të rënda trupore.

“Duket sikur Trump do të futet në Iuftë”, – “Tankerët” amerikanë zbarkojnë në Evropë

Ish-kryeministri suedez, Carl Bildt, ka publikuar një fotografi të fluturimeve nga SHBA drejt Evropës, ku janë një numër i madh i aeroplanëve ushtarakë amerikanë.

Bildt ka shkruar se një numër i madh avionësh cisternë po vendosën në Evropë dhe sipas tij kjo nevojitet për një fushatë ajrore të madhe dhe të qëndrueshme.

“Kjo është ajo që ju nevojitet për një fushatë ajrore të madhe dhe të qëndrueshme”, ka shkruar ai.

Sipas Bildt, “duket sikur Trump do të futet në luftë”.

Sipas fotografisë, një numër i madh avionësh cisternë kanë zbarkuar në Gjermani e Poloni, dy shtetet evropiane ku SHAB ka baza të mëdha ushtarake.

Tahiri: Mesazhi i Trump është i qartë, Kosova ka nevojë për qeveri pa Kurtin

Abelard Tahiri, deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, para fillimit të  seancës së 33-të për konstituimin e kuvendit, ka komentuar deklartata e presidentit Donald Trump,  duke thënë se  Kosova duhet sa më shpejt  ta ketë një qeveri të re e mos të vazhdojë më me Kurtin.

Kurti ka një rekord jashtëzakonisht të dëmshëm në raport me administratën Trump. Nëse deri sot kemi pas dyshime në atë se a duhet të vazhdojë a nuk duhet të vazhdojë. Trump ka dërguar mesezh të qartë që duhet të angazhohemi maksimalisht të gjitha partit tjera ku deri dje kemi qenë në opozitë që vendit t’i jepim një qeveri të re pa përfshirjen e Lëvizjes Vetvendosje.

Tahiri: Hipokrizia e deputetit Kurti e mori në qafë Kosovën

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, e ka kritikuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, i cili dje ka akuzuar për shkelje të Kushtetutës deputetët e partive që deri dje kanë qenë në opozitë.

Ajo ka bërë me dije se kjo është një hipokrizi, duke rikujtuar se vet Kurti është duke e shkelur Kushtetutën e Kosovës.

Në profilin e tij në “Facebook”, Tahiri ka shkruar se Kurti e mori në qaftë Kosovën.

“Kur shkelesi i kushtetutes kritikon shkeljet e saj – hipokrizia e deputetit Kurti e mori ne qafe Kosoven..”, ka shkruar Tahiri.

Dëshiron të bëhesh pjesë e Policisë së Kosovës? Ja si mund të aplikosh!

Policia e Kosovës ka shpallur konkurs publik për pranimin e zyrtarëve të rinj policorë, duke ofruar 350 vende të lira pune për të gjithë të interesuarit që plotësojnë kushtet e përcaktuara në konkursin zyrtar.

Kandidatët e interesuar janë të ftuar të aplikojnë brenda afatit të caktuar dhe të informohen në detaje për kriteret dhe dokumentacionin e nevojshëm.

Për më shumë informata, vizitoni faqen zyrtare të Policisë së Kosovës apo rrjetet sociale.

Tentim vrasje në Prishtinë

Gjatë ditës së djeshme nje person ka raportuar se derisa ka qenë duke lëvizur në këmbë është goditur nga një veturë.

I njëjti për shkak të lëndimeve të pësuara është dërguar për trajtim mjekësor.

Në konsultim me prokurorin është inicuar rasti dhe po vazhdon të hetohet nga njësitet kompentente policore.

Rasti është cilësuar si tentim vrasje.