div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged category category-lajme category-1 custom-background wp-custom-logo paged-361 category-paged-361 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Ky është ish-komandanti i UÇK-së, që vdiq sot në QKUK

Policia e Kosovës ka njoftuar përmes një komunikate për media se sot në QKUK ka vdekur punëtori 57 vjeçar i cili me datën 19 korrik derisa ishte duke punuar tek familjarët e tij në një fshat të Vushtrrisë kur kishte rënë nga kulmi.

IndeksOnline merr vesh se bëhet fjalë për ish-komandantin e UÇK-së, Selman Kajtazi i njohur si  Komandant “Lika”.

Rreth vdekjes së tij është deklaruar edhe Policia e Kosovës.

Sipas njoftimit të lëshuar për media, policia ka bërë të ditur se viktima vdiq disa ditë pasi ka rënë nga kulmi ku ishte duke punuar te disa familjarë në nj fshat të Vushtrrisë.

Tutje, policia ka iniciuar rastin si “Vdekje e dyshimtë”.

“Me datë 19.07.2025, policia në Vushtrri është njoftuar se një person derisa kishte qenë duke punuar tek familjarët e tij në një fshat të Vushtrrisë, kishte rënë nga kulmi dhe ishte dërguar për tretman mjekësor në Qendrën e Emergjencës në Vushtrri dhe më pas është transportuar për tretman mjekësor në Shërbimin Spitalor Klinik Universitar të Prishtinës”.

“Që nga ajo datë, deri sot me datë 01.08.2025, ka qenë duke marrë tretman mjekësor ndërsa sot është pranuar njoftimi se viktima mashkull i moshës 58 vjeçare, shtetas i Republikës së Kosovës, ka humbur jetën. Me urdhër të prokuronit, rasti është iniciuar ,,Vdekje e dyshimtë” ndërsa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë ligjore për obduksion”, thuhet në njoftim.

Polici rrah kolegun brenda stacionit të policisë në Prishtinë

Një incident i pazakontë ka ndodhur në Stacionin Policor “Jugu” në Prishtinë (ish “Victoria”), ku dy zyrtarë policor janë përfshirë në një përleshje fizike brenda ambientit të punës.

Sipas burimeve të Insajderit, njëri nga zyrtarët dyshohet se e ka sulmuar kolegun e tij pa ndonjë provokim të mëparshëm.

Ky është polici që grushtoi policin brenda stacionit

Pas incidentit, rasti është raportuar dhe në vendngjarje ka dalë Inspektorati Policor i Kosovës (IPK), i cili ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.

Ky është polici që grushtoi policin brenda stacionit

Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur sot brenda ambientit të Policisë në Prishtinë, ku një zyrtar policor ka sulmuar fizikisht kolegun e tij gjatë detyrës. Burime të besueshme të Sinjalit bëjnë me dije se personi që dyshohet për këtë sulm është Leogzim Klinaku, zyrtar në Stacionin Policor “Jugu” në kuadër të DPK – DRP Prishtinë.

Sipas informatave të para, incidenti ka ndodhur në oborrin e stacionit, në momentin kur viktima ishte duke nxjerrë një veturë jashtë rrethojës. Në atë çast, Klinaku, i cili ndodhej në portë, i është afruar kolegut të tij dhe, sipas dëshmive, e ka grushtuar disa herë, duke e lënë të lënduar.

Lidhur me këtë rast, ai do të hetohet për veprën “Sulmi” sipas nenit 184 të Kodit Penal. Nuk është bërë ende e ditur nëse ndaj tij është marrë masa e suspendimit apo arrestimit.

Prokuroria dhe Inspektorati Policor pritet të vendosin mbi masat e mëtejshme ndaj zyrtarit Klinaku, ndërkohë që ngjarja ka shkaktuar shqetësim brenda radhëve të Policisë.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
Kërcënimet e Rusisë ndaj SHBA-së, Trump i kundërpërgjigjet me këtë veprim

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se ka urdhëruar vendosjen e dy nëndetëseve bërthamore në rajone pranë Rusisë, si përgjigje ndaj kërcënimeve të ish-presidentit rus, Dmitry Medvedev. Medvedev, i cili aktualisht mban postin e nënkryetarit të Këshillit të Sigurisë së Federatës Ruse, kishte deklaruar më herët se Trump duhet të kujtojë kapacitetet bërthamore të epokës sovjetike të Moskës.

Përmes një postimi në rrjetin e tij social Truth Social, Trump shkroi: “Bazuar në deklaratat jashtëzakonisht provokuese të ish-Presidentit të Rusisë, Dmitry Medvedev, i cili tani është Nënkryetar i Këshillit të Sigurisë së Federatës Ruse, kam urdhëruar vendosjen e dy nëndetëseve bërthamore në rajonet përkatëse, për çdo rast, nëse këto deklarata të pamenduara dhe provokuese rezultojnë të jenë më shumë se kaq. Fjalët janë shumë të rëndësishme dhe shpesh mund të çojnë në pasoja të paqëllimshme. Shpresoj që ky të mos jetë një prej atyre rasteve. Faleminderit për vëmendjen!”.

Deklarata e Trump vjen në një moment të tensionuar në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe është pritur me shqetësim nga vëzhguesit e sigurisë globale, të cilët paralajmërojnë se retorika e ashpër mes liderëve mund të përshkallëzojë situatën në mënyrë të rrezikshme.

Deri më tani, Moska nuk ka dhënë një reagim zyrtar lidhur me vendimin e Trump për të pozicionuar nëndetëset bërthamore pranë Rusisë. Ndërkohë, komuniteti ndërkombëtar i sigurisë po ndjek nga afër zhvillimet dhe po bën thirrje për vetëpërmbajtje dhe dialog diplomatik.

Kosova heq tarifën 10% ndaj produkteve amerikane, Kurti: Nga sot e tutje do të hyjnë në Kosovë me zero tarifë doganore

Kryeministri i Kosovës në detyrë, Albin Kurti, ka thënë se një nga vendimet më të rëndësishme që do të marrin në mbledhjen e sotme të Qeverisë është heqja e taksës 10% për produktet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shkruan Gazeta Express.

Kurti ka thënë se nga sot, tarifa doganore për produktet amerikane do të jetë zero.

“Tjetër vendim i rëndësishëm që po marrim sot është largimi i tarifës doganore për SHBA-në. Kështu nga tani e tutje të gjitha produktet e tyre do të kenë tarif zero % kur të hyjnë në territorin tonë”, ka thënë Kurti.

150€ për çdo nënë lehonë – Kjo komunë jep shembull për t’u ndjekur!

Që nga sot, më 1 gusht, çdo nënë lehonë në Istog përfiton 150 € mbështetje financiare pas lindjes së fëmijës.

Lajmin e ka dhënë kryetari i komunës, Ilir Ferati.

“Jeta fillon me nënën, ndërsa ne e vazhdojmë me mbështetje!
Që nga sot, më 1 gusht, çdo nënë lehonë në Istog përfiton 150 € mbështetje financiare pas lindjes së fëmijës — si shenjë mirënjohjeje për dashurinë dhe harenë që i sjellin vendit tonë.
Për familjen. Për jetën. Për të ardhmen”, shkruan Ferati në njoftim.

 

Hetimi i policisë dhe prokurorisë: Gjenden tela të rrymës në Ujman

Prokuroria Themelore në Mitrovicë dhe Policia e Kosovës kanë zhvilluar një hetim të përbashkët pas deklarimeve publike të kryetarit të Shoqatës së Peshkatarëve të Kosovës, i cili më 30 korrik 2025 deklaroi në media se në Liqenin e Ujmanit ishin vërejtur tela elektrikë të zhytur në ujë, të cilët, sipas tij, mund të përbëjnë rrezik për jetën e qytetarëve.

Personi në fjalë është intervistuar nga autoritetet në cilësinë e dëshmitarit dhe ka sqaruar se telat janë vërejtur gjatë një aksioni për largimin e varkave pa leje. Ai ka shtuar se telat mund të paraqesin rrezik nëse aktivizohen.

Policia ka pranuar edhe një video lidhur me rastin, ndërkohë që njësitë e kontrollit kufitar ujor kanë kryer një inspektim të menjëhershëm në terren, transmeton lajmi.net

Pas kontrollit, është konstatuar se telat nuk janë të lidhur me ndonjë burim energjie elektrike dhe nuk përbëjnë rrezik për qytetarët. Po ashtu, Policia e Kosovës thekson se nuk ka pranuar më parë ndonjë raportim të ngjashëm për këtë çështje.

Pas shqyrtimit të të gjitha provave dhe informatave, Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka vlerësuar se nuk ka elemente të ndonjë vepre penale. Policia u bën thirrje qytetarëve që të mos ndihen të frikësuar dhe garanton se çdo rast i dyshuar do të trajtohet me seriozitet. Patrullimet në Liqenin e Ujmanit do të vazhdojnë me qëllim të garantimit të sigurisë publike.

Njoftimi i plotë:

“100 euro të vitit 2021 sot kanë vlerë vetëm 65 euro”

Vlera e parasë ka pësuar rënie nga viti 2021 deri më sot.

Madje, 100 euro të vitit 2021, sot kanë vlerë prej rreth vetëm 65 euro.

Kështu ka shkuar analisti Shenoll Muharremi përmes një postimi në Facebook.

Sipas tij, “harxhin” që qytetarët e kanë blerë më 2021 me 500 euro, sot mund ta blejnë të njëjtin me rreth 760 euro.

“Në vend të €500 (2021) sot do të duhen rreth €760 në muaj me i ble produktet e ngjashme apo që me qenë në të njëjtin nivel fuqie blerëse si në vitin 2021”.

“100 euro të vitit 2021 sot kanë vlerë vetëm rreth 65 EUR. Rreth 50% është rritja mesatare e çmimeve të prodhimeve bujqësore TM2 2025 (sot) krahasuar me TM2 2021”, ka thënë Muharremi, i cili theksoi se këto të dhëna janë marrë nga Agjencia e Statistika të Kosovës (ASK).

Lirohen nga paraburgimi 5 policët e arrestuar për vrasjen e Agon Zejnullahut

Avokati i një prej policëve të dyshuarve për vrasjen e Agon Zejnullahut, Besnik Berisha, ka njoftuar se janë liruar klienti i tij dhe katër kolegët e tij policë.

Berisha u shpreh i lumtur për këtë vendim, duke e quajtur “drejtësi”.

Postimi i plotë:

Drejtësia foli. Pesë zyrtarët policorë që padrejtësisht u paraburgosën nga sot janë të lirë.

I lumtur sa s’ka më, jo vetëm sepse drejtësia më në fund u vu në lëvizje, por sepse padrejtësia nuk mori formë të përhershme.

Kjo nuk ishte thjesht një betejë për lirimin e pesë zyrtarëve, ishte një betejë për arsyen, për të drejtën dhe për të mos lejuar që frika nga opinioni ta zëvendësojë ligjin.

Ata vepruan në përmbushje të detyrës, jo në shkelje të saj. Çdo hap i tyre u shoqërua me kujdes, proporcionalitet dhe përpjekje për të shmangur rrezikun. Çdo gjykim ndaj tyre duhet të jetë profesional, jo populist.

Faleminderit të gjithë atyre që nuk heshtën.

Ne do të jemi gjithmonë në krah të ligjit, edhe kur ai sulmohet nga ata që s’kanë asnjë lidhje me të.

“Me çlirimtarët, për drejtësi”, Memli Krasniqi fton qytetarët të bashkohen në protestën e 7 gushtit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka reaguar përmes një deklarate publike lidhur me zvarritjen e procesit gjyqësor ndaj ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Dhomat e Specializuara në Hagë.

Ai ka shprehur shqetësimin e tij për kohëzgjatjen e paraburgimit dhe për, siç thotë ai, përdorimin e provave të fabrikuara nga strukturat shtetërore të Serbisë.

“Prej më shumë se katër vjetësh e gjysmë, udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ndodhen në paraburgim në Dhomat e Specializuara, ende pa një vendim përfundimtar”, shkruan Krasniqi.

Ai kritikon qasjen e gjykatës dhe thotë se “zvarritja e këtij procesi dhe shmangia nga standardet e pritura të drejtësisë kanë ngritur shqetësime serioze, jo vetëm për të drejtat e të akuzuarve, por edhe për besimin e qytetarëve në vetë drejtësinë”.

Krasniqi përmend raportimet për përdorim të provave të fabrikuara, duke thënë se ato “kanë thelluar edhe më tej shqetësimet për drejtësinë e këtij procesi”.

Ai deklaron mbështetje të plotë për protestën që do të organizohet më 7 gusht, në orën 17:00, në sheshin “Skënderbeu”, duke e konsideruar atë si një “shprehje demokratike e qëndrimit qytetar, por edhe si bindje për pafajësinë e të akuzuarve”.

Në fund të njoftimit, ai bën thirrje për pjesëmarrje masive:

“Ftoj të gjithë qytetarët që besojnë në drejtësinë e luftës sonë për liri, në dinjitetin dhe të ardhmen e Republikës së Kosovës, që t’i bashkohen kësaj proteste”.

“Me çlirimtarët. Për drejtësi. Për Kosovën.”