Hamza e ndërtoi një urë mbi Ibër për 200 mijë, Kurti i nisi dy për 3 milionë euro

Dy urat e shumëpërfolura që do të ndërtohen mbi Ibër që kryeministri në detyrë Albin Kurti i nisi me pompozitetin e zakonshëm në skenën politike tashmë po hetohen nga Prokuroria Speciale

Projekti i urave që ishte nisur ka kohë sipas tash edhe nga kandidati i PDK për kryetar të Mitrovicës, kushton rreth 3 milionë, aq sa janë Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës

Në dhjetor të vitit të kaluar ishte një urë tjetër e hapur për qarkullim mbi Ibër, ajo mbi liqenin akumulues. Ajo urë sipas raporteve ka kushtuar 212 mijë euro.

 

Prokuroria Speciale të enjten njoftoi se ka nisur hetim të projektit të urave që ka implikime edhe politike deri në Bruksel. Siç njoftuan PS nuk konteston projektin infrastrukturor por “rastet kur ekzistojnë dyshime për keqpërdorim të fondeve publike”.

“Ky hetim nuk ka të bëjë me ndonjë kundërshtim ndaj projektit në fjalë, por me përmbushjen e obligimeve ligjore, në mbrojtje të interesit publik dhe sundimit të ligjit, në mënyrë që të garantohet një administrim i drejtë dhe ligjor i resurseve publike”, thuhet në njoftimin e PS-së.

Agim Bahtiri vazhdon ta bullizojë deputetin e ri të LDK’së: Këndi i lojërave për Parisin

Dy deputetët e Kuvendit të Kosovës, Agim Bahtiri nga VV’ja dhe Paris Guri nga LDK, janë duke vazhduar me “shakat” për njëri tjetrin. Situata mes tyre po merr vëmendje.

Nuk u ndalën me biberonin, Bahtiri e ka bullizuar Gurin me një foto tjetër.

Ai ka postuar një story në Instagram, ku e shfaq një bebe duke iu referuar Paris Gurit.


Fotoja e bërë me ChatGPT, shfaqet Kuvendi dhe një pankartë ku shkruan “Këndi i lojërave për Parisin”.

Bahtiri në foto e ka bashkangjitur mbishkrimin “Mos ia prishni lumturinë”.

Deliu-Kodra: Kosova nuk mund të mbahet peng nga egoja jote personale Albin Kurti

Pas dështimit për të 45-tën herë radhazi të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka shpërthyer me akuza të ashpra ndaj Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

Ajo tha se vendi po përballet me një përpjekje të qartë për uzurpim të pushtetit dhe kontroll të plotë institucional nga partia në pushtet.

“Sot kemi të bëjmë më një përpjekje të qartë për të shtypur pluralizmin politik, për të uzurpuar pushtetin përmes kontrollit total mbi institucionet e Republikës së Kosovës”, u shpreh ajo.

Deliu-Kodra e cilësoi si “turp” dhe “shkelje të Kushtetutës” faktin që deputetët, të zgjedhur nga qytetarët, nuk po lejohen ta ushtrojnë mandatin e tyre.

“Është e turpshme dhe antikushtetuese si deputetët e zgjedhur me votën e qytetarëve të Kosovës, sot nuk lejohen ta ushtrojnë mandatin e tyre kushtetues.”

Ajo theksoi se fjalimi i saj është në formë proteste kundër sjelljes autoritare të kryeministrit në detyrë.

“Protestë ndaj një njeriu që sillet si një pronar i shtetit dhe jo si në shërbëtor i tij.”

Në fund, ajo i bëri thirrje Kurtit që të reflektojë dhe të ndalë, siç tha, egoizmin personal.

“T’i lërë inatet personale dhe të kthehet në rendin kushtetues e demokratike e të reflektojë. Kosova nuk mund të mbahet peng nga egoja jote personale Albin Kurti.”

Familja e Liridona Ademajt pas raportit për Murselin: E mirëpresim, kërkojmë drejtësi të shpejtë dhe të vendosur

Pas publikimit të raportit të Institutit të Psikiatrisë Forenzike, i cili konfirmon se Naim Murseli është mendërisht i aftë dhe përgjegjës për veprimet e tij, ka reaguar edhe familja e Liridona Ademajt.

Përmes një deklarate publike, vëllai i Liridonës, Leonardi ka bërë të ditur se e mirëpresin gjetjen e Forenzikës, duke shtuar se shpresojnë që drejtësia do të vijojë pa vonesa.

“Ne si familje e mirëpresim raportin e Forenzikës në lidhje me rastin e vrasjes së Liridonës tonë dhe shpresojmë që gjykata do të vazhdojë të procedojë shpejt me rastin, ashtu siç ka bërë deri më tani,” shkroi ai.

Ai deklaron se si familje, kërkojnë një drejtësi të shpejtë, profesionale, pa gabime dhe me vendosshmëri, në mënyrë që rasti të mos zvarritet për vite me radhë.

“Ne duam drejtësi të shpejtë, profesionale, pa gabime dhe vendosshmëri nga ana e gjykatës që të mos lejojë që ky rast të zvarritet me vite,” , ka thënë ai teksa ka bërë me dije se seanca e radhës gjyqësore, do të mbahet me 14 korrik nga ora 09:00.

Instituti i Psikiatrisë Forenzike ka përfunduar ekzaminimin psikiatrik të Naim Murselit, i akuzuar për organizimin e vrasjes së bashkëshortes së tij, Liridona Ademaj – një rast që ka tronditur opinionin publik në Kosovë.

Sipas raportit mjekësor të siguruar ekskluzivisht nga Gazeta Insajderi, ekspertët psikiatrikë kanë konstatuar se Murseli nuk vuan nga ndonjë çrregullim mendor apo sëmundje mendore të përhershme apo të përkohshme.

Ai nuk ka shfaqur as prapambetje, ngecje mendore apo abuzim me substanca psikoaktive ose alkool.

Më tej, raporti sqaron se në momentin e kryerjes së veprës penale, për të cilën ai akuzohet, nuk është identifikuar ndonjë simptomatologji psikiatrike patologjike që do të kishte ndikuar në aftësinë e tij për të kuptuar rëndësinë e veprës apo për të kontrolluar sjelljen e tij.

“Vlerësimi është bërë duke analizuar edhe dinamikën e sjelljes para, gjatë dhe pas kryerjes së veprës”, thuhet në raport.

Ekspertiza përfundon se Murseli është plotësisht i përgjegjshëm dhe i llogaritshëm për veprimet e tij, si dhe në gjendje të përballet me gjykimin.

Ai mund të marrë pjesë në seanca gjyqësore, të mbrohet vetë ose të konsultohet me avokatë, dhe e kupton akuzën ndaj tij.

Lajmin për përfundimin e raportit e ka konfirmuar për Insajderin drejtori i Institutit të Psikiatrisë Forenzike, Shpend Haxhibeqiri.

“Po, është e vërtetë, kështu shkruan në raport, por nuk mund të prononcohemi më gjatë pa e parë raportin gjyqtarja e rastit,” tha Haxhibeqiri.

“Babai më rrihte me kabëll”, deklarata tronditëse e Naim Murselit para mjekëve të psikiatrisë

Gazeta Insajderi ka siguruar raportin e Institutit të Psikiatrisë Forenzike të Kosovës, që tregon gjendjen e shëndetit mendor të Naim Murselit. Në këtë raport janë zbuluar edhe detaje të reja rreth fëmijërisë së tij të vështirë.

Sipas raportit, Murseli ka deklaruar se ka pasur një fëmijëri të vështirë, ku ka përjetuar dhunë fizike nga babai i tij.

Ai ka rrëfyer edhe si motra e madhe kishte ikur nga shtëpia dhe ka jetuar në strehimore deri në 18 vjet.

“Sipas z.Murselit, fëmijëria e tij ka qenë e keqe, ka përjetuar dhunë nga i ati i cili disa herë thotë se më ka mbyllur në shpajz dhe si djali i parë në familje nuk ka qenë i privilegjuar, përkundrazi ai shton: “babai më ka rrahur disa herë me kabëll, BABA ka qenë i dhunshëm, motra e madhe ka ikur nga shtëpia në moshën 15 vjeçe pastaj ka shkuar në strehimore/social dhe me 18 vjet është martuar me suedez””, thuhet në raportin e siguruar nga Insajderi.

Vdes ish eprori i UÇK-së dhe TMK-së, Ajet Elshani

Ka vdekur Ajet Elshani, ish-epror i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe më pas i Trupave Mbrojtëse të Kosovës, nga fshati Krajkovë i Komunës së Drenasit.

Lajmin për ndarjen e tij nga jeta e ka bërë të ditur familja Elshani përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot, në orën 14:00, në fshatin Krajkovë, në varrezat e lagjes Elshani.

Përfundon ekzaminimi: Naim Murseli nuk ka çrregullim apo sëmundje mendore

Instituti i Psikiatrisë Forenzike ka përfunduar ekzaminimin psikiatrik të të akuzuarit për vrasjen e Liridona Ademajt, Naim Murseli. 

Në dokumentin e siguruar nga KOHA thuhet se Murseli nuk ka ndonjë çrregullim mendor.

“Tek i ekzaminuari Naim Murseli nuk është konstatuar ndonjë çrregullim mendor apo sëmundje mendore e karakterit të përkohshëm apo përhershëm”, thuhet në raport.

Tutje thuhet se nuk është konstatuar ndonjë përmbajtje, ngecje mendore apo abuzim më substanca psikoaktive ose alkool.

“Në momentin e kryerjes së veprës për të cilën akuzohet, nuk është identifikuar ndonjë simptomatologji e nivelit patologjik, e cila do të mund të ndikonte në aftësinë e tij mendore për ta kuptuar rëndësinë e veprës si dhe të kontrollojë veprimet e tij. Kjo është bazuar edhe në sjelljen e tij dhe dinamikën para, gjatë dhe pas veprës, për të cilën akuzohet”, thuhet në raport.

LDK-ja pritet të marr këtë vendim sot

Lidhja Demokratike e Kosovës sot do të mbajë mbledhje të kryesisë.

Në këtë mbledhje do të zyrtarizohen emrat e kandidatëve për kryetarë të komunave, për zgjedhjet e 12 tetorit, shkruan IndeksOnline.

Kryetari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku, tashmë ka nisur zbulimin e disa prej emrave, duke i propozuar, sipas tij, kandidatët e denjë për komunat e caktuara.

Deri tani, LDK-ja ka zyrtarizuar kandidaturën e Driton Selmanajt për Prizrenin, Besnik Osmanin për Fushë-Kosovën, Imri Ahmetin për Lipjanin, dhe Sokol Halitin për Vitinë.

Era zgjedhje – Kurti “u rikthehet” xhamive: Premton investim mbi 600 mijë euro në Prishtinë

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, është parë sërish në vizitë në një objekt fetar – kësaj radhe në Xhaminë e Sudi Efendisë, e cila ndodhet në zemër të Prishtinës. Kjo lëvizje vjen pak muaj para zgjedhjeve lokale, në një kohë kur kreu i ekzekutivit po intensifikon paraqitjet publike.

Kurti, përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se kanë nisur punimet për restaurimin e kësaj xhamie, që sipas tij është në gjendje të rëndë dhe e lënë pas dore për shumë kohë nga institucionet.

“Vlera e investimit nga Ministria e Kulturës është 639,776.36 euro”, shtoi ai.

Postimi i plotë:

E ndërtuar fillimisht si mesxhid gjatë shekullit XVI, e më pas si xhami gjatë shekujve XVIII dhe XIX, Xhamia e Sudi Efendisë në qendër të Prishtinës, për një kohë të gjatë është lënë në gjendje të keqe fizike, pa kujdesin institucional, me lokale e ndërtime të larta përreth që ia kanë marrë vëmendjen që meriton dhe hapësirën që i takon.

Por ajo tashmë e ka vëmendjen tonë. Nga sot nisën punimet për restaurimin e saj, që parasheh konsolidimin e strukturës së xhamisë, largimin e lokaleve rrotull dhe në fund rikthimin e saj në shfrytëzim nga komuniteti i besimtarëve mysliman.

Ky projekt është përzgjedhur si projekt prioritar për restaurim, në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Bashkësisë Islame të Kosovës. Vlera e investimit nga Ministria e Kulturës është 639,776.36 Euro.

Pamje: Këta janë 3 nga 5 policët e dyshuar për vr’asjen e 27-vjeçarit Agon Zejnullahu, i cili vdiq më pas

Albian Ratkoceri, zyrtar i stacionit policor në Lipjan, u dërgua të enjten në Gjykatë, ku do të paraqitet në seancën dëgjimore për rastin e vrasjes së Agon Zejnullahut.

Pas tij, në Gjykatë arritën edhe katër oficerët e tjerë, rreshteri Ibrahim Nela dhe zyrtarët Artidon Konxheli, Liridon Rrahmani dhe Endrit Beqiri.

Prokuroria Themelore në Prishtinë i ka kërkuar Gjykatës që të caktojë paraburgim prej një muaji ndaj pesë zyrtarëve.