Këto vende do të mbesin pa rrymë sot
KEDS njofton për punimet në rrjet ditën e sotme, (të mërkurën), më 18 Qershor.

Orari sipas rajoneve të Kosovës:

Prishtinë

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.

Nga NS 220/35/10(20)[kV]   Podujeva do të ndërprehet:

Dalja 10kV Llausha (kodi: 14000013) nga ora 09:00 deri 14:00

Vendet: Dumnicë, Llaushë, Doberdol, Zakut, Kërpimeh, Metehi, Repë, Tashevc, Pollatë, Dvorishtë,

Arsyeja: Mirëmbajtje Preventive.

2.

Nga NS 35/10[kV] Koliqi do të ndërprehet:

Dalja 10kV Grashtic Radashec (kodi: 14016001) nga ora 09:00 deri 14:00

Vendet: Grashtice, Radashec .

Arsyeja: Mirëmbajtja Preventive.

3.

Nga NS 220/35/10(20)[kV] Podujeva do të ndërprehet:

LP 10kV J07 Podujeva 2 (kodi: 14000002) nga ora 10:30 deri 15:00

Vendet: Spitali, Kombinati,Bankosi dhe Sh.f. “Shaban Shala”.

Arsyeja: Mirembajtje preventive- Ndërrimi i kthinave 10 [kV] në NS 10/0.4 [kV] Shaban Shala

Punime në projekte investive

1.

Nga NS 35/10[kV] Fushë Kosova II do të ndërprehet:

Dalja 10kV J14  Bardhi i Madhë (kodi: 15100018) nga ora 09:00 deri ne ora 18:00

Vendet: Lagjja 28, pjesa e F.Kosoves pas Hekurues, Kuzmini dhe Bardhi e Madhë

Arsyeja: Projekte investive, Ndërrimi i Përçuesit dhe Energjizimi i linjes se re.

Pejë

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.

Nga NS 110/10[kV]  Deçani do të ndërprehet:

Dalja 10[kV]  Juniku (kodi: 53000007) nga ora 09:00 deri 14:00

Vendet: Lloqan, Dranoc, Sllup, Voksh, Polana, Poberxh, Prilep, Rastavic, Baballoq, LA Ramadani, Junik, Jasiq, Gjocaj.

Arsyeja: Mirembajtje preventive,  Shtrëngimi i përçuesve dhe pastrimi i trases

Punime nga pala e tretë

1.

Nga  TS 110/10kV Deçani do të ndërprehet:

Dalja 10[kV] Strellci (kodi: 53000004) nga ora 08:00 deri 16:00

Vendet: Isniq,Lebush,Strellc i epër, Strellc i ultë.

Arsyeja: Zhvendosja e rrjetit 04kV sipas ZT

2.

Nga TS 35/10kV Peja II do të ndërprehet:

Dalja 10kV Rugova (kodi: 50051006) nga ora 09:00 deri 10:00

Vendet: Rugova: Llazi, Shtupeqi i Madh, Llotove, Pepaj, Koshutan, Shkrel, Bogë, Stankaj, Hagjaj, Kuqisht 1, Drelaj 2, Bregu Kuqisht.

Arsyeja: Shkycja nga rrjeti ekzistues i TS 250kVA dhe kycja e TS 1000kVA ne degezimin e ri (sipas PEE dhe raportit teknik)

Prizren

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.

Nga NS 110/10[kV] Prizreni 3 do të ndërprehet:

Dalja 10[kV] Kamenica (kodi: 31000029) nga ora 10:00 deri 14:00

Vendet: Lagje Gurishti, Petrovë,Lagje Arbana .

Arsyeja: Mirembajtje preventive, Ndërrimi i shtyllave/izolatorëve të dëmtuar, shtrëngimi i përçuesve, pastrimi i trasesë.

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

2.

Nga NS 110/35/10[kV] Theranda do të ndërprehet:

Dalja 10[kV] Budakova (kodi: 32000008) nga ora 09:00 deri 13:00

Vendet: Pishina Solid, Reqani I, Reqani II, Dragaqine I, Qadraku I, Pompat e Ujit Mohlan, Greiqevci I, Buzhala I, Budakova II, Budakova.

Arsyeja: Nderprerje për siguri- Perforcimi, ndrrimi i izoltoreve,shtrengimi i perquesve, pastrim i trasesë.

Punime nga pala e tretë

1.

Nga NS 35/10 kV Prizreni IV  do të ndërprehet:

Dalja 10kV Kfori Turk (kodi: 30033016)   nga ora 11:00 deri 16:00

Vendet: Rr.Sali Bytyqi, Rr.Turgut Ozel,rr. Elbasani, rr. Beteja e Lumes, rr. Mbreti Pleurat.

Arsyeja: lidhja e kthinës tek TS Sopaj 30033016015 dhe realizimi i lidhëseve segmenti E-F) sipas PEE dhe Projektit te aprovuar

Ferizaj

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.

Nga NS 35/10kV Shtërpca do të ndërprehet:

Dalja 10kV Breza (kodi: 40044003) nga ora 09:30 deri 14:30

Vendet: Hotel Breza dhe Junior,Vikendicat,Jazhinca,Sevce,Verbishtica dhe bizniset private.

Arsyeja: Mirembajtje preventive, Ndërrimi i shtyllave/izolatorëve të dëmtuar, shtrëngimi i përçuesve, pastrimi i trasesë.

Punime në projekte investive

1.

Nga TS 35/20/10 KV Magure do të ndërprehet:

Dalja 10[kV] J05 Fshatrat- Magure (kodi: 41048002) nga ora 10:00 deri 15:00

Vendet: Magure, Medvevc, Dobraje, Rreze, Blinaje, Qylage, Poturovc, Torine,, Gllanice

Arsyeja:  Projekte investive, projekti -Dobrajë e Madhe VI (Xhamija Lapidari)

2.

NS 110/35/10 [kV] Lipjani do të ndërprehet:

Nga Dalja 10[kV]  Sllovia

Ne Stabilimentin ne Dobratin do të ndërprehen këta TS. nga ora 09:00  deri 13:00

1    NS10/04kV    Llugaxhi (bazenti)    41000003098

2    NS10/04kV    Smallush III (Spahit-Kishnapolt)    41000003091

3    NS10/04kV    Smallush IV (Langët)    41000003092

4    NS10/04kV    Milazim Emrush Konjufca    41000003099

5    NS10/04kV    Smallush Poturët    41000003242

6    NS10/04kV    Smallush lagja Krasniqet     41000003285

7    NS10/04kV    Smallush I (TS e vjetra)    41000003089

8    NS10/04kV    Smallush II (Ilazi-Hyseni)    41000003090

9    NS10/04kV    Dobratin II (shkolla)    41000003079

10    NS10/04kV    Marevci    41000003096

11    NS10/04kV    Pompat e ujit (Gadime)    41000003097

12    NS10/04kV    TS.Gllavice    41000003193

13    NS10/04kV    TS.Marevc-Menderesi    41000003194

14    NS10/04kV    Marevc -Feim Shabani    41000003243

15    NS10/04kV    Gadime e Ulët     41000003401

Vendet:  Llugaxhi, Smallushë, Dobratin, Marec, Gllavicë, Sllovi.

Arsyeja: Punime ne projektet Investive. Instalimi i ndaresit te ri, shkarkuesve, vendosja dhe instalimi i panelit shperndares te TS duke perfshire  furnizimin dhe daljet e tij.

2.

NS 110/35/10 [kV] Lipjani do të ndërprehet:

NS 10/0.4kV TS Smallushë I  kod: (41000003089  ) nga ora 09:00 deri në ora 17:00

Vendet: Smallushë një pjesë.

Arsyeja: Punime ne projektet Investive. Instalimi i ndaresit te ri, shkarkuesve, vendosja dhe instalimi i panelit shperndares te TS duke perfshire  furnizimin dhe daljet e tij.

Mitrovicë

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.

Nga NS 10 kV Shupkovci do të ndërprehet:

Dalja 10kV J06 Shala (kodi: 70000101)  nga ora 09:00 deri 14:00

Vendet: Reka, Tunelli i Parë, Kutllofc, Mazhiqi, Rashani, Terstena, Bare, Bajgora, Vidishiqi, Kovaqica, Kaqanolli, Rahova, Boletini, Zhazha, Vllahia, Zijaqa, Maxhera, Melenica, Dedia, Zabërgja, Selaci .si dhe BRRE-SOWI KOSOVO L.L.C.  Central me Erë

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, Ndërrimi i shtyllave, pastrimi i trasesë, shtrëngimi i përçuesve dhe kontrollimi TS-it

Vërejtje! Dalja ka BRRE

2.

Nga NS 110/10 kV Vushtrria 2 do të ndërprehet:

Dalja 10kV J06 Novolani (kodi: 73000005) në dy termine nga ora 10:30 deri 11:00 dhe nga ora 15:00 deri 15:30

Vendet: Një pjesë e Bukoshit,Novolani,Kolla,Vërnica,Rezniku,Shallci,Druvari,,Mihaliqi.

Arsyeja: Krijimi i kushteve të punes pa tension, largimi i uarave TM.

3.

Nga NS 110/10 [kV] Vushtrria 2 do të ndërprehet:

TS 10/04kV Druar (Gecaj) (Kodi: 73000005018) nga ora 10:30   deri 15:30

Vendet: Druar (Gecaj)

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, Revizionimi i TS 73000005018 Druar (Gecaj)

4.

Nga NS 110/10[kV] Vushtrria 2 do të ndërprehet:

Dalja 10[kV] Kabllat (kodi: 73000001) nga ora 09:00 deri 14:00

Vendet: Qyteti, policia dhe qendra.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, Bartja e rrjetit në shtyllat e reja

Gjakovë

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.

Nga NS 35/10kV Gjakova II do të ndërprehet:

Dalja 10kV J07 Raq-Moglica (kodi: 81000117)  nga ora 10:30 deri 15:00

Vendet: Lagjëja Brekoc, rrugët: Domenik Përgegaj, Drenica, Rr.Minatori, Shote Galica, fshatrat: Moglicë, Goden, Jahoc, Prush, Raçë, Vogovë, Zhub

Arsyeja: Mirembajtje preventive, Ndërrimi i shtyllave/izolatorëve të dëmtuar, shtrëngimi i përçuesve dhe pastrimi i trasesë & Riparimi i ormanit të dëmtuar dhe vendosja e ndërprerësit në TS 81000117028 Moglicë komunitet

Punime nga pala e tretë

1.

Nga  TS 110/10(20)kV Gjakova 2 do të ndërprehet:

Dalja 10[kV] Bistazhini (kodi: 81000005) nga ora 09:00 deri 13:00

Vendet: Fshatrat: Bistrazhin, Damjan (një pjesë), Dol, Fshaj (një pjesë), Gërqinë, Kusar, Kushavec (një pjesë), Lipovec, Marmull, Marash, Pjetërshan, Raç (një pjesë), Ramamat, Rrezinë, Smaq (një pjesë),

Arsyeja: Pune sipas PEE dhe Projektit te aprovuar.

Punime në projekte investive

1.

Nga TS 35/10 kV Gjakova I do të ndërprehet:

Dalja 10[kV] Piskota 1  (kodi: 80080008) nga ora 09:00 deri 17:00

Vendet: Rruga:Adonis Byci, Ahmet Korenica, Carrapatok, Dardania, Dedë Gjon Luli, Ibrahim Fehmiu, Lekë Dukagjini, Mark Lleshi, Mark Malota, Mithat Frashëri, Nënë Tereza, Pashko Vasa, Rruga Tivarit.

Arsyeja:  Projekte investive,  Vendoja e transformatorit dhe ormanit te ri 0.4kV per daljet e ormanave ne TS 28

Gjilan

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.

Nga NS 110/10 kV Kamenica do të ndërprehet:

Dalja 10kV J04-Strezovci (kodi: 62000005) nga ora 10:00 deri 14:30

Vendet: Kamenicë (T.S.P.Bazeni, Lagja Qamëria, Ujësjellsi, Kollarët, Malësia), Moqari i ulët, Reqan, Hajnoc, Meshinë, Bugjenica, Strezoci, Kosovica, Carevci, Bushinca, Tirincë, Krileva, Leshtar, Boleci, Vaganeshi, Kremenatë, Rahovica

Arsyeja: Mirembajtje preventive, pastrimi i trasesë.

2.

Nga NS 35/10[kV] Kllokoti do të ndërprehet:

Dalja 10[kV] Sllatina (kodi: 61065002) nga ora 10:00 deri në ora 13:00.

Vendet: Fshatrat: Pozharan, Sadovinë e Qerkezve, Sllatinë e Poshtme, Sllatinë e Epërme dhe Tërstenik.

Arsyeja: Nderprerje per siguri- Drejtimi dhe montimi I shtylles 12/1000

Punime nga KOSTT

1.

Nga  TS 110/10kV Kamenica do të ndërprehet:

TR 2 (J05) dhe TR 1 (J10)  me kod: 620000 dhe pa tension mbesin të gjitha daljet 10kV prej orës 00:10  deri ne ora 00:20.

Vendet: Rrugët: Asim Jusufi (një pjesë), Avdi Xhaçku, Besnik Maroca, Dëshmorët e Kombit, Kadri Zeka, Nikolla Teslla, Musli Ymeri (një pjesë), Wurdo Wilson (një pjesë), Vëllezërit Krivaqa (një pjesë), Rrugët: Adem Jashari, Agim Ramadani (një pjesë), Basri Canolli, Fehmi Agani, Iliria (një pjesë), Ismajl Qemajli, Konferenca e Rambujesë (një pjesë), Nëna Terezë, Ramadan Kastrati, Selver Kryeziu (një pjesë), Skënderbeu, Vudro Wilson, Car Llazar (një pjesë), Emin Kryeziu (një pjesë), Haki Efendi Sermaxhaj, Kamenicë, Metush Krasniqi (një pjesë), Muharrem Fejza (një pjesë), Mulla Idriz Gjilani (një pjesë), Qendër, Qendra Tregtare, Sahit Baliq, Vuk Karagjiq (një pjesë), Xhelal Sopi (një pjesë).

Fshatrat: Berivojcë (një pjesë), Bozhec, Busavatë, Dobërçan, Drenoc, Drenoc i Ulët, Drenoc i Epërm, Dubovë (një pjesë), Gllogoc, Hodec (një pjesë), Miganoc (një pjesë), Pançellë, Petroc, Ranillug, Ropotovë e Madhe, Ropotovë e Vogël dhe Tomanc, erivojcë (një pjesë) dhe Ruboc, Berivojcë, Boscë, Bratilloc (një pjesë), Feriqevë (një pjesë), Grizimë, Jagllarë (një pjesë), Malësia, Lagjëja e Malësisë, Moçar (një pjesë), Strelicë, Svircë (një pjesë), Tugjec, Zajçec, olec, Bushincë, Buxhenicë (një pjesë), Carevc (një pjesë), Gragjenik (një pjesë),Hajnoc, Kamenicë, Kremenatë (një pjesë), Krilevë, Malësia dhe Lagjëja e Malësisë (një pjesë), Meshinë (një pjesë), Moçar, Strezoc dhe Tirinicë (një pjesë), Dajkoc, Muçivërc, Rogaçicë dhe Shipashnicë e Poshtme (një pjesë), Hodonc, Karaçevë e Poshtme, Karaçevë e Epërme, Katushnicë (një pjesë) dhe Rogaçicë, Berivojcë (një pjesë), Bozhec, Busavatë, Dobërçan, Drenoc, Drenoc i Ulët, Drenoc i Epërm, Dubovë (një pjesë), Gllogoc, Hodec (një pjesë), Miganoc (një pjesë), Pançellë, Petroc, Ranillug, Ropotovë e Madhe, Ropotovë e Vogël dhe Tomanc, Crepanë (një pjesë), Dheu i Bardhë (një pjesë), Koretin (një pjesë) dhe Topanicë (një pjesë), Domoroc, Koretin, Kormjan i Poshtëm, Kormnjan i Epërm.

Arsyeja: Remont vjetor. Kalimi i ngarkeses nga TR1 ne TR2.

Zëvendëskryeministri i Kurtit pritet të intervistohet sot nga Prokuroria

Zëvendëskryeministri në detyrë, Besnik Bislimi, pritet të intervistohet sot nga Prokuroria Speciale, në lidhje me hetimet që lidhen me dhënien me qira të fabrikës për përpunimin e nënprodukteve shtazore, që është nën kompetencën e Ministrisë së Bujqësisë.

Bislimi është ftuar për intervistim të hënën, mirëpo për shkak të angazhimeve zyrtare, ai ka kërkuar që deklarimi të bëhet sot (e mërkurë) në orën 09:30.

 

 

Kjo thirrje për intervistim vjen pas deklaratave publike të ministrit në detyrë të Bujqësisë, Faton Peci, i cili në një intervistë në media, e implikoi Bislimin në çështjen e funksionalizimit të fabrikës së mbetjeve shtazore.

“Më ka ftuar në zyre dy herë për këtë temë edhe bashkë me stafin që merret me vlerësimin e mekanizmave evropian dhe e ka ngritë shqetësimin që nuk mundemi me vazhdu me lanë Kosovën në pikën ku ne vazhdojmë me pas një prej vërejtjeve kryesore, mos funksionalizmin e fabrikës…më ka thirrë për herë të dytë, kam shku bashkë me kryeshefin. Zv/kryeministri Besnik Bislimi ka thënë nuk është e rëndësishme sa ka me pasë kosto financiare, e rëndësishme është me i trajtu mbetjet shtazore”, – deklaronte Peci më 16 maj 2025.

“Ata që shesin prapanicën e shesin edhe Kosovën” – Gani Geci shpërthen pas takimit të fshehtë të deputetes së LDK-së me Kurtin

Zhvillimet politike në Kosovë vijojnë të prodhojnë tensione dhe reagime të ashpra. Një takim i fshehtë i raportuar nga disa mediume mes deputetes së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Serbeze Kabashi-Muçaj, dhe kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, ka ndezur debatet brenda dhe jashtë LDK-së.

Deputetja Kabashi-Muçaj është parë të hënën mbrëma, më 16 qershor, në objektin e Qeverisë së Kosovës ku është pritur nga Kurti në orët e vona. Ky takim ka ngritur dyshime për afrime të reja mes LDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje, në një kohë kur vendi ende është në pritje të krijimit të institucioneve pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Ndaj këtij zhvillimi ka reaguar ashpër ish-deputeti dhe figura e njohur e LDK-së, Gani Geci. Përmes një komenti të drejtpërdrejtë në lajmin e publikuar nga Gazeta Imazhi, Geci ka kritikuar deputetët që, sipas tij, po lëkunden nga parimet e partisë për interesa personale.

“Ata që shesin prapanicën, e shesin edhe Kosovën,” ka qenë komenti i Gecit, duke mos kursyer as gjuhën dhe as akuzat ndaj atyre që, sipas tij, po tentojnë të bashkëpunojnë fshehtas me Kurtin.

Screenshot

Kurti nis “gjahun” në LDK: Takohet fshehtas me deputeten e LDK-së, e priti në orët e vona në Qeveri

 

 

Refuzoi të pranojë gjobën, polici e godet disa herë me grushta qytetarin në Prizren

Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prizren caktimin e masës së paraburgimit ndaj zyrtarit policor Remzi Pulaj, i cili dyshohet për keqtrajtim të një qytetari gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare dhe lëndim të rëndë trupor.

Seanca dëgjimore në të cilën pritet të vendoset lidhur me masën e sigurisë, mbahet sot në Gjykatën Themelore në Prizren.

Në kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit të siguruar nga “Betimi për Drejtësi“, thuhet se ekziston dyshimi i bazuar se më 14 qershor 2025 rreth orës 21:35 në orën 21:35 në Prizren, tek një kafene, i dyshuari Remzi Pulaj si zyrtar policor, duke keqpërdorur autorizimet e tij, e ka keqtrajtuar personin tjetër, derisa ishte me një zyrtar tjetër policor gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare.

Sipas Prokurorisë, të dëmtuarit S.F., i kanë shqiptuar gjobë të kundërvajtjes për shkak të parkimit të palejuar të veturës të cilën ia kanë vendosur tek xhami i veturës, e në ato momente ka dalë i dëmtuari i cili ka qenë brenda kafenesë, duke e hedhur gjobën e kundërvajtjes në tokë. Pas kësaj, thuhet se zyrtari policor Remzi Pulaj së bashku me kolegun e tij, duke e parë gjobën e hedhur, të dëmtuarit i kanë dhënë urdhër verbal që t’i prezantojë dokumentet e idenfikimit, mirëpo ai nuk i është bindur urdhrit të tyre.

Me këtë, thuhet se zyrtarët policorë kishin filluar ta arrestojnë të dëmtuarin, mirëpo ai përsëri nuk ka lejuar ta arrestojnë dhe se gjatë përpjekjes për ta arrestuar, në një moment i pandehuri të dëmtuarit ia ka vënë këmbën, ndërsa kolegu i tij me të dëmtuarin ishin rrëzuar në tokë, duke rënë mbi të dëmtuarin dhe aty në pozitën e shtrirë përtokë e në tentim për ta vënë nën kontroll, i pandehuri të dëmtuarin disa herë e ka goditur me grushte në kokë, tek syri dhe pjesën e veshit të majtë.

Me këtë, dyshohet se ka kryer veprën penale “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike” nga neni 195, paragrafi 1 të Kodit Penal.

 

 

Gjithnjë sipas Prokurorisë, me datë, kohë dhe vend si në pikën e parë të këtij dispozitivi, i pandehuri i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore personit tjetër, në atë mënyrë që i pandehuri Remzi Pulaj të dëmtuarin S.F., disa herë e ka goditur me grushte në kokë, sy dhe pjesën e veshit të majtë. Si pasojë, të dëmtuarit i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore.

Me këtë, dyshohet se ka kryer veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor” nga neni 186, paragrafi 1 të Kodit Penal.

 

 

Prokuroria vlerëson se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, pasi me lirimin e tij, i pandehuri mund të ndikojë tek kolegu i tij (në dëshminë e tij), i cili është dëshmitar okular. Po ashtu, thuhet se duhet të merret parasysh faktin se vepra është kryer nga një zyrtar policor.

Po ashtu, Prokuroria vlerëson se duhet të merret parasysh pesha dhe natyra e veprës penale, si dhe pasoja e saj- gjendja e të dëmtuarit që nuk është stabile.

 

 

Sipas Prokurorisë, masat e tjera alternative për sigurimin e prezencës së të pandehurit në procedurë penale janë të pamjaftueshme, andaj propozon caktimin e masës së paraburgimit.

Një tjetër largim nga VV: Jep dorëheqje një nga më të votuarit e kësaj partie në Skenderaj

Një prej figurave të njohura të Lëvizjes Vetëvendosje në Skenderaj, Xhevat Nebihu, ka dhënë dorëheqje nga ky subjekt politik, duke deklaruar se nuk është më pjesë e asnjë partie dhe se nuk ka asnjë interes për t’u përfshirë më në politikë.

Nebihu, i cili kishte qenë kandidat për asamblenë komunale nga radhët e VV-së dhe kishte dalë më i votuari në listën e partisë, tha se vendimi i tij është i bazuar në parime dhe bindje personale dhe familjare.

Përmes një deklarate të gjatë dhe të sinqertë në rrjete sociale, ai ka sqaruar se nuk do të bashkohet me asnjë subjekt tjetër politik dhe nuk do të pranojë asnjë librezë partie, pavarësisht joshjeve të shumta që i janë bërë. Nebihu ka bërë të qartë se do të vazhdojë të kontribuojë në profesionin e tij me nder dhe përkushtim, ashtu siç ka vepruar gjithmonë, shkruan Gazeta Imazhi.

Më poshtë e gjeni postimin e plotë të Xhevat Nebihut:

“Njoftim,

Me mirëkuptim, dua t’ju njoftoj publikisht që, ka kohë që  kam dashur, por tani i erdhi momenti që unë nuk jam më anëtar i asnjë partie, e as që kam dashur të jem, bile për hirë të vërtetës më është bërë lutje e madhe që të anëtarësohem në VV, ku pasi kam menduar goxha mirë kam pranuar. Arsyet e bindjes kanë qenë disa kolegë të respektuar, me qëllimin kryesor që të kontriboj me aq mundësi që kam pasur, për një ndryshim sadopak në shoqëri dhe rrethin ku jetojmë dhe të mirën e vendit, sikurse edhe në periudhat tjera, edhe familjarisht.

Njëherë të vetme kam pranuar të kandidoj për asamble komunale, ku kam dalë edhe më i votuari i listës, përkundër rrethanave që edhe dihen në rrethin tonë, ku shfrytëzoj rastin t’i falënderoj të gjithë ata që ma besuan me bindje votën, dhe i falënderoj për respektin e vazhdueshëm që më kanë bërë.

Një gjë duhet ta dini që, nuk kam ndërruar mendje, e as që ka gjasa të ndërroj për ndonjë subjekt tjetër, përkundër joshjeve që vazhdimisht më janë bërë edhe si Xhevat, edhe si familje, dhe s’ka joshje as FORCË që më bindë aty ku nuk është pastër.

Arsyeja kryesore është se ne si familje, edhe në luftë, e edhe tash i kemi grahë, e i grahim vetëm drejt, dmth nuk jemi për politikë, sepse nuk mundet askush me na lakue jashtë principeve tona.

Për të mirë prapë do të kontribojmë, qoftë edhe me sakrificë, aty ku mendojmë se janë interesat e të ardhmes së vendit, e asnjëherë shtrembër me asnjë shpërblim.

Unë ju siguroj, sidomos personalisht se, asnjëherë nuk pranoj asnjë librezë partije, me asnjë shpërblim, do të vazhdoj të kontriboj në profesionin tim me nder e përkushtim, ashtu edhe si njihem nga të tjerët, me principet që kam pasur deri tani.

Shkruajta pak gjatë që tregoi arsyet, e nuk kisha dashur të vazhdojnë komente apo diçka tjetër pa nevojë, e sidomos provokime me apo pa dashje, sepse pika ime më e ndishme është me e provoku dikënd, e sigurisht edhe nuk mund i përballoj.

Një gjë të jeni të bindur se çdo fjalë e shkruar është e vërtetë dhe sinqertë.

Duke u falënderu për mirëkuptim, u përshëndes sinqerisht!

Xhevati”

“Serbia do të fitojë ndaj Kosovës…”, Vuçiq kërcënon Kosovën

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka kërcënuar hapur Kosovën, duke deklaruar se shteti të cilin ai e udhëheq do të jetë gjithmonë me serbët nga Kosova – duke theksuar se do të fitojë edhe në çështjen e Kosovës, pasi sipas tij gjërat janë duke ndryshuar në botë.

Gjatë paraqitjes në televizionin publik të Serbisë, Vuçiqit i është kërkuar të komentojë arrestimet dhe depërtimet e serbëve dhe vendimet e qeverisë së Kosovës, ai tha se kjo nuk do të ketë fund së shpejti dhe se Serbia do të fitojë në fund, transmeton Telegrafi.

“Nuk do t’ju them se çfarë do të thotë kjo, në fund Serbia do të fitojë. Dhe jam absolutisht i sigurt për këtë. Ndërsa gjërat po ndryshojnë ngadalë por me siguri në botë, jam i bindur se Serbia do të fitojë”, theksoi presidenti serb.

Ai shtoi se nuk do të duhet shumë kohë që uji të rrjedhë poshtë Savës dhe Danubit që njerëzit ta vënë re.

Kurti nis “gjahun” në LDK: Takohet fshehtas me deputeten e LDK-së, e priti në orët e vona në Qeveri

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Serbeze Kabashi Muçaj ka dhënë sërish një sinjal afërsie me partinë e parë të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit, Lëvizjen Vetëvendosje. Deputetja e re nga radhët e LDK-së, Kabashi-Muçaj të hënën e 16 qershorit është takuar me Kryeministrin në detyrë, Albin Kurti në objektin e Qeverisë.

Kabashi-Muçaj, e shoqëruar nga asistenti i saj Islam Qerimi është takuar me Kurtin në objektin e Qeverisë të hënën rreth orës 20:00, merr vesh Gazeta Online Reporteri.net.

Deputetja e LDK-së fillimisht e ka mohuar takimin me Kurtin.

“Jo, as s’kam pasur takim, as nuk ka të bëjë me votën për, s’ka votë prej meje”, tha ajo për Reporteri.net.

Pas instistimit të mediumit se “ju jeni parë bashkë me asistentin tuaj Islam Qerimi duke hyrë në objektin e Qeverisë, ajo “e zënë ngusht”, s’e ka mohuar takimin, por votën e saj pro Kurtit si e vetme, jashtë linjës së partisë.

“Nuk ka votë prej meje individual për Qeverinë Kurti”, tha Kabashi-Muçaj, ndërsa e pyetur për kohëzgjatjen e takimit, ajo ka ndërprerë telefonatën.

Për takimin, Gazeta Online Reporteri.net ka provuar të marrë një përgjigjje edhe nga ana e Qeverisë, përmes zëdhënësit të saj, Përparim Kryeziu, por i njëjti nuk është përgjigjur deri në publikimin e artikullit.

Ndërkohë, zëdhënësi i VV-së, Arlind Manxhuka ka thënë se nuk ka informacione mbi këtë takim, por duke shtuar se do të interesohet. Më pas i njëjti, i kontaktuar sërish, nuk i është përgjigjur thirrjeve të Gazetës Online Reporteri.net.

Emri i Kabashi – Muçajt ka kohë që përflitet si një prej deputeteve që mund ta ‘tradhtojë” Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe të votojë pro Kurtit.

Pikërisht një muaj më parë ajo kishte shfaqur shenja “flirti” me Vetëvendosjen e Kurtit.

Deputetja e LDK’së kishte bërë thirrje për reflektim nga të gjitha subjektet politike për të tejkaluar ngërçin institucional.

“Asnjë kalkulim afatshkurtër nuk duhet të mbajë peng asnjë ditë më shumë të ardhmen e vendit. Ne nuk kemi të drejtë t’i zhgënjejmë qytetarët me mosveprim. Ata na kanë zgjedhur për të zgjidhur, jo për të bllokuar”, kishte shkruar ajo.

Ajo e kishte cilësuar si të papranueshme situatën aktuale në Kuvendin e Kosovës, ndërsa kishte theksuar se është e padrejtë që barra e zhbllokimit t’i lihet vetëm një partie politike.

“Procesi është kolektiv dhe çdo deputet mban një mandat që i buron nga qytetarët, jo nga aritmetika politike. Përgjegjësia për ta çuar vendin përpara është e përbashkët, ashtu siç është edhe dëshira e qytetarëve për stabilitet, rend dhe zhvillim”, kishte shtuar deputetja e LDK-së.

Partia e Kurtit është akuzuar nga partitë e tjera për “peshkim” të deputetëve të tyre. Nënkryetarja e LDK’së, njëherit deputete e kësaj partie, Hykmete Bajrami, javë më parë ka konfirmuar se dy deputetë të kësaj partie, janë kontaktuar nga Vetëvendosje për votën e tyre.

Irani me paralajmërim të fortë për banorët e Tel Avivit dhe Haifës: Evakuohuni për të shpëtuar jetën

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Iranit ka lëshuar një paralajmërim të drejtpërdrejtë për qytetarët izraelitë, duke u kërkuar atyre të largohen menjëherë nga disa qytete.

Në një videomesazh të publikuar nga mediat iraniane, Gjenerali Major Abdolrahim Mousavi i drejtohet popullit të Izraelit me këto fjalë: “Veçanërisht Tel Avivi dhe Haifa duhet të evakuohen sa më shpejt të jetë e mundur për të shpëtuar jetën e tyre”.

Ai shton më tej se “operacionet e kryera deri më tani kanë qenë një paralajmërim për parandalim” dhe se një “operacion ndëshkues” nga Irani “do të kryhet së shpejti”.

“Fat në luftën kundër kriminelëve” – Gazetari Mehmetaj mbështet prokurorin që po heton Radojiçiqin dhe Pecin

Gazetari Lirim Mehmetaj i ka uruar fat prokurorit që po i heton Milan Radojiçiqin dhe Faton Peci.

“Ky prokuror me emrin Admir Shala aktualisht po e heton Milan Radojicic-in dhe Faton Pecin…”, shkroi ai.

Shkrimi i plotë:

Ky prokuror me emrin Admir Shala aktualisht po e heton Milan Radojicic-in dhe Faton Pecin…

I uroj fat ne luften kunder ketyre dy krimineleve.

Rritje alarmante e çmimit të naftës

Çmimet e naftës u rritën të martën në nivelet më të larta në gati pesë muaj, teksa tregtarët e energjisë përgatiten për përshkallëzim të mëtejshëm të konfliktit Izrael-Iran.

Rritja e çmimit të naftës u përshpejtua teksa presidenti amrikan, Donald Trump përgatitej të takohej me zyrtarët e sigurisë kombëtare në Sallën e Situatave në Shtëpinë e Bardhë. Dy zyrtarë i thanë CNN se Trump po bëhet gjithnjë e më i hapur ndaj përdorimit të aseteve ushtarake amerikane për të goditur objektet bërthamore iraniane.

Kontratat e ardhshme të naftës amerikane u rritën me 4.3% me çmim prej 74.84 dollarë – çmimi më i lartë mbyllës që nga 22 janari. Nafta bruto është rritur me 23% deri më tani këtë muaj, një ndryshim që tashmë po rrit çmimet e benzinës.

Nafta bruto Brent, u rrit me më shumë se 4% të martën.

Shqetësimet në lidhje me Ngushticën e Hormuzit, pika më kritike e transportit të naftës në planet, u përforcuan nga një përplasje midis dy cisternave të naftës në Gjirin e Omanit. Incidenti është nën hetim, por Qendra e Përbashkët e Informacionit Detar fajësoi problemet “që lidhen me navigimin”.

“Përplasja dhe zjarri që pasoi duket se kanë ngritur shqetësime se situata mund të dalë jashtë kontrollit në rrugën më të ngarkuar të transportit të naftës në botë”, shkroi në një raport të martën Robert Yawger, drejtor i kontratave të ardhshme të energjisë në Mizuho Securities.

Megjithatë, Yawger vuri në dukje se Ngushtica e Hormuzit nuk është mbyllur kurrë, as gjatë luftës Iran-Irak në vitet 1980.