Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, në një intervistë në FRONTAL të T7 ka thënë se nuk e kanë menduar asnjëherë që LVV do të bënte propozime për kryetar të Kuvendit të emrave si Gërvalla, Murati, Basha e të tjerë.
“As në ëndrrën më të keqe s’e kemi mëndu që një parti mundet me dalë me propozime të tilla”, ka thënë Behrami.
Ai ka thënë se PDK vetëm e ka mbajtur fjalën dhe se do ta votonte cilindo prej 34 deputetëve që do ta propozonte Kurti për kryetar të Kuvendit.
“Kurti ka pasë 34 deputetë në dispozicion, nga 48. Cilindo që e kish vendosë e kishim votu. Nuk e kem votu ne Dimal Bashën se na pëlqen, e as se i nënshtrohemi. PDK tregoi që në rrethana të vështira di me dalë jashtë vijave të kuqe, në mënyrë që me i zhblloku institucionet”, ka thënë Behrami.
Lumir Abidhxiku kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, është deklaruar pas seancës së sotme konstituive, duke e konsideruar si ‘’gabim trashanik’’ votën e PDK dhe AAK-së për zgjedhjen e Dimal Bashës si kryetar të Kuvendit.
Ai ka paralajmëruar edhe se Kosova mund të futet edhe në një krizë tjetër të interpretimit të Gjykatës Kushtetuese, lidhur me moszgjedhjen e nënkryetarit të parlamentit nga radhët e komunitetit jo shumicë serbe.
‘‘E ndjej si gabim trashanik votën e dy partive tjera të ish opozitës PDK e AAK që institucioneve të Kosovës të u japin një emër të tillë. Megjithatë ky është vullnet 73 deputetëve shumicës, LDK e respekton këtë vullnet por s’mund të jetë e lumtur me kualitetin e njerëzve që përfaqësojnë këto institucione. Besoj se do të futemi në një krizë tjetër të interpretimit të Gjykatës Kushtetuese sa i përket vendeve të pakicave në Republikën e Kosovës, në radhë të parë pakicës serbe e cila duhet të ketë qartësi sa i përket të drejtë për propozim. Ajo çka është fatkeq është që Kosova me institucionet e saj të mos mbetet peng i vullnetit të Beogradit. Ne s’marrim pjesë që s’i konsiderojmë si Kushtetuese në radhë të parë dhe për këtë arsye mbajmë qëndrim parimor’’, ka thënë ai.
Një rast i dyshimtë vdekjeje është raportuar në afërsi të burgut në Mitrovicën e Veriut.
Burime të Insajderin kanë bërë me dije se dyshohet për vrasje.
Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka deklaruar për Insajderin se ende nuk dihet nëse bëhet fjalë për vrasje.
Ai ka konfirmuar se viktima është person i njohur si përdorues i substancave narkotike.
“Bëhet fjalë për një vdekje të dyshimtë. Personi ishte i njohur për përdorim droge – nuk dihet ende çka e ka shkaktuar vdekjen e tij,” tha Elshani, duke shtuar se ekipet e mjekësisë ligjore do ta konstatojnë shkakun e saktë të vdekjes.
Projektkodi Civil, i cili në vazhdimësi ka nxitur një debat të gjerë në Kosovë ishte komentuar dikur edhe nga Dimal Basha, i cili sot u bë kryetar i Kuvendit të Kosovës.
Në mars 2022, deputeti i Vetëvendosjes, Dimal Basha, i ishte bashkuar debatit, duke përkrahur projekt kodin që do t’u hapte rrugë martesave të gjinive të njëjta.
Basha kishte deklaruar në KTV se do të preferonte që para imamit të njohur Shefqet Krasniqi, tre djemtë e tij t’i rriste Tim Cook, shefi i kompanisë gjigante Apple, i cili orientimin seksual e ka të deklaruar si ‘gay’.
“Nesër hipotetikisht, unë i kam tre djem si pëllumba… me më pyet, a po do me t’i rritë Shefqet Krasniqi si heteroseksual apo Tim Cook si homoseksual, unë gjithë jam Tim Cook me i rritë ata. Edhe qetu përfundon ky debat”, deklaronte Basha, transmeton Klankosova.tv
Ndryshe, ai sot u zgjodh kryeparlamentar me 73 vota për.
Dimal Basha është zgjedhur kryetar i ri i parlamentit të Kosovës. Votat e PDK-së kanë qenë vendimtare për t’i mundësuar Bashës suksesin më të madh në karrierë.
Por PDK-ja nuk ka qenë unike në votimin e tij.
Ganimete Musliu, Fadil Demaku, Kosovare Murseli dhe Nait Hasani kanë votuar kundër zgjedhjes se tij kryetar.
Ariana Musliu-Shoshi, Ferat Shala, Elmi Reqica, Rashit Qalaj dhe Arbnora Salihu kanë abstenuar në votim për zgjedhjen e Bashës për kryeparlamentar
Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për të identifikuar një person të dyshuar për veprën penale “vjedhje”.
Sipas njoftimit zyrtar, Njësiti i Hetimeve i Stacionit Policor në Podujevë, me autorizim të prokurorisë kompetente, ka publikuar një fotografi të personit të dyshuar dhe u ka bërë thirrje qytetarëve që të ndihmojnë me informata që mund të çojnë në identifikimin ose lokalizimin e tij.
Ka vdekur Jahir Krasniqi, ish-luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Lajmi është bërë i ditur përmes një njoftimi nga kryetari i OVL-UÇK-së në Prizren, Isa Berisha.
“Me dhimbje të madhe njoftojmë se nga mesi ynë u nda për të shkuar në amshim njëri nga luftëtarët e lirisë, Jahir Krasniqi”, thuhet në njoftimin në Facebook.
“Ceremonia e varrimit do të mbahet sot, më 26 gusht 2025, pas namazit të iqindisë, në varrezat e qytetit të Prizrenit.
Në emër të Organizatës së Veteranëve të Luftës, kryetari Isa Berisha ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjen, miqtë dhe bashkëluftëtarët e Jahir Krasniqit”.
Gazeta Sinjali pak më parë raportoi për një ngjarje të rëndë që është raportuar këtë të hënë pasdite në Podujevë, ku një burrë është gjetur i shtrirë në tokë pa shenja jete.
Siç raportoi Sinjali, rasti ka ndodhur rreth orës 16:40, pranë mullirit në fshatin Sekiraqë, ku qytetarët kanë njoftuar autoritetet.
Sinjali mëson se bëhet fjalë për Valon Breznicën, i moshës rreth 35-40 vjeçare
Në vendngjarje kanë dalë njësitet policore dhe ekipi i emergjencës, ku mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Po ashtu, në vendngjarje po qëndrojnë njësitë e reagimit të shpejtë dhe hetuesit e Departamentit për Krime të Rënda, ndërsa disa persona janë marrë në pyetje në cilësinë e dëshmitarëve.
Hetimet janë duke vazhduar për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.
Gazetarja dhe moderatorja e emisionit të lajmeve Magazine në RTK, Blerta Foniqi-Kabashi, ka thënë se të premten, në fund të orarit, ajo dhe disa kolegë të saj kanë marrë një njoftim të paparalajmëruar dhe joligjor, me të cilin përjashtohen nga moderimi i emisioneve, përkatësisht i magazinës së orës 17:00 dhe lajmeve të orës 23:00.
Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se ajo dhe kolegët Meneta Zekaj Nushi, Jehona Zhitia, Edona Musa, Arton Mulliqi dhe Valon Bajrami, kanë kërkuar takim me menaxhmentin e RTK-së, por s’kanë marrë përgjigje.
“Tendenca është e qartë dhe e shpërfaqur hapur. Këtë e vërteton edhe fakti i paralajmërimeve për heqjen nga skema programore të magazinave informative, sa herë që në këto magazina janë realizuar intervista me të ftuar nga partia në pushtet, të cilët kanë shprehur pakënaqësi nga ballafaqimi profesional”, ka shkruar ajo.Gazetarja ka shtuar se ky është një alarm shumë serioz për funksionimin e Transmetuesit Publik dhe për demokracinë në vend, teksa ka thënë se “do t’i ndjekim të gjitha rrugët ligjore për mbrojtjen e të drejtave tona, ndërsa do të vazhdojmë të punojmë të panënshtruar, në mënyrë objektive dhe profesionale”.
Postimi i saj i plotë:
Reagim publik për përjashtimin arbitrar dhe censurën alarmante në RTK!
Të premten, në fund të orarit të punës, ne të poshtëshënuarit morëm një njoftim të paparalajmëruar dhe joligjor, me të cilin përjashtohemi nga moderimi i emisioneve, përkatësisht i magazinës së orës 17:00 dhe lajmeve të orës 23:00. Lidhur me këtë situatë, kemi kërkuar edhe takim me menaxhmentin e RTK-së, por nuk kemi marrë përgjigje.Tendenca është e qartë dhe e shpërfaqur hapur. Këtë e vërteton edhe fakti i paralajmërimeve për heqjen nga skema programore të magazinave informative, sa herë që në këto magazina janë realizuar intervista me të ftuar nga partia në pushtet, të cilët kanë shprehur pakënaqësi nga ballafaqimi profesional.
Vendimi arbitrar për ndërhyrjen në skemën programore, duke hequr tani Magazinën e orës 17:00 dhe muaj më parë Magazinën “Lajmet e fundit”, është edhe i paligjshëm, pasi skema programore mund të ndryshohet vetëm nga Bordi, ndërsa aktualisht RTK nuk ka Bord funksional.Ne, në vazhdimësi, jemi përballur me presion dhe akuza të pabaza nga eprorët, por asnjëherë ata nuk kanë pranuar t’i evidentojnë ato në mënyrë elektronike. Andaj, ushtrimi i detyrave tona të punës është bërë i vështirë, gati i pamundur.
Nisur nga këto, vendimi i fundit arbitrar ka vetëm një qëllim: heshtjen e zërit të panënshtruar dhe profesional brenda Transmetuesit Publik.Ky është një alarm shumë serioz për funksionimin e Transmetuesit Publik dhe për demokracinë në vend.
Andaj, ne do t’i ndjekim të gjitha rrugët ligjore për mbrojtjen e të drejtave tona, ndërsa do të vazhdojmë të punojmë të panënshtruar, në mënyrë objektive dhe profesionale.Blerta Foniqi Kabashi
Meneta Zekaj NushiJehona Zhitia