div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged category category-lajme category-1 custom-background wp-custom-logo paged-37 category-paged-37 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Këta janë dy mjekët që u rrahën sot

Dy kirurgë në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve në QKUK kanë filluar sot ditën me grushte.

Indeksonline mëson se kirurgët e përfshirë në rrahje, janë Xhevdet Ademaj dhe Baton Kelmendi.

E gjithë kjo kishte ndodhur pas një fjalosjeje me sharje e kërcënime, që kishte ndodhur të premten në kolegjium, e që ka përfunduar sot me rrahje mes tyre.

Njëri nga kirurgët e përfshirë në rrahje Xhevdet Ademaj kishte ardhur një vit më parë nga Gjermania dhe ishte punësuar në këtë klinikë.

E kirurgu Baton Kelmendi i kontaktuar nga Indeksonline tha se njëherë nuk do të flasë për këtë çështje.

“Më vonë dal me detaje rreth rastit”, ka thënë Kelmendi.

Ndërsa drejtori i Kirurgjisë së Fëmijeve Sejdi Statovci ka thënë për Indeksonlinen se ka nisur procedura diciplinore ndaj dy kirurgëve të përfshirë në rrahje.

“Unë si drejtor kam nis procedurën diciplinore ndaj të dyve dhe mbetet më tutje me velrësu organet kompetente se qysh ka qenë situata. Ka kamera aty dhe se besoj që çdo gjë është kap nga kamera. Ne s’mund të dimë arsyen, sepse rrahja nuk ka ndodhur në prezencën tonë. Ne s’kemi qenë aty askush. Njëri nga ta e ka thirr policinë. Policia ka ardh dhe ka marrë deklaratë, tjetri tani ka me shku me dhënë deklaratë. Unë si drejtor e kam procesu në komision diciplinoir të dytë, dhe tash të shohim të hulumtohet qysh ka qenë situata”, tha ai.

Por sipas Statovcit i gjithë konflikti kishte filluar të premten gjatë kolegjiumit, ku Ademaj dhe Kelmendi ishin fjalosur mes vete, duke mos i kursyer as ofendimet e kërcënimet.

“Ka qenë të premten një fjalosje gjatë kolegjiumit, me ofendime me kërcënime por që jemi mundu me menaxhu me qetësu situatën dhe e kam procedu në komision diciplinor këtë çështje, në vazhdim të asaj ata sot janë përlesh”, tha Statovci.

Tha se shkoi për Gjermani, por shpejt i ra pishman – Albert Shabani punësohet nga ish-kandidati i PDK-së

U bë lajm se Albert Shabani, përkrahësi viral i Vetëvendosjes u bart në Gjermani për një jetë më të mirë, por megjithatë ai duket se do të qëndrojë në Kosovë.

Qenrim Kryeziu, kandidat i PDK-së për deputet, ka njoftuar se e ka pritur në zyrë Shabanin dhe se i ka siguruar një vend pune në kompaninë e tij.

Postimi i plotë i Kryeziut:

Albert Shabani i është i njohur si njëri nga flamurtarët më të zjarrtë të Albin Kurtit dhe Lëvizjes Vetëvendosje. Ai nuk ka kursyer asgjë nga vetja në mbështetje të këtij subjekti politik.

Së fundmi u bë e ditur se shumë shpejt do ta braktiste Kosovën në kërkim të një jete më të mirë në Gjermani.

Jam i nderuar që pata rastin ta pres sot në zyrën time dhe ta bind që të mos e ndërmarrë këtë hap të dhimbshëm.

Që nga 7 marsi, ai do të jetë pjesë e kompanisë ISP – Broadcast. Albert Shabani dhe të tjerë si ai kanë të drejtë t’i ruajnë bindjet dhe preferencat e tyre politike pa asnjë presion, si qytetarë të lirë të këtij vendi.

Por një gjë duhet ta kemi të qartë: Kosova është mbi partitë. Dhe asgjë nuk e dëmton më shumë shtetin tonë sesa shndërrimi i tij në djerrinë nga ikja e rinisë drejt vendeve perëndimore. Prandaj, angazhimi kundër zbrazjes së Kosovës sot është njëra nga detyrat më patriotike që e kemi para vetes.

Nuk guxojmë ta përçudnojmë politikën në lojë për një mandat, por ajo duhet ta ruajë misionin e saj si përkushtim jetësor për gjeneratat e ardhshme.

I përmendet vdekja e vëllait të Gjestit, ja reagimi i prerë i DJ Gimbos

Rogerti, banori i Big Brother VIP Albania 5, ia ka përmendur DJ Gimbos tragjedinë familjare të Gjestit.

Kjo pasi Gëzim Blakaj (emri i vërtetë) është mik i ngushtë i tij dhe ka qenë i përfshirë në çdo rast të këngëtarit.

DJ Gimbo i thotë që mos t’i hyjë asaj teme pasi nuk dëshiron të flasë për këtë.

Pjesë nga biseda e tyre:

Rogerti: Si ka mundësi, normal që ndodhi fatkeqësia e Gjestit.

DJ Gimbo: Leje bre vëlla.

Rogerti: Më ka ardhur shumë keq.

DJ Gimbo: Nuk e kam qejf këtë temë, sidomos para kamerave hiç hiç të bëj muhabet.

Rogerti: Qoftë i xhenetit.

I hiqen edhe disa vota Fetah Paçarizit, ky është rezultati aktual

‘Qendra’ e manipulimeve me votat e 28 dhjetorit doli Prizreni, si rasti më ekstrem, që e detyroi Komisionin Qendror të Zgjedhjeve të vendos për rinumërim total në gjithë vendin.

Hetimi për keqpërdorime rezultoi edhe me një aksion të Prokurorisë Themelore në Prizren, ku u kapën 109 persona, raporton Klankosova.tv

Mes të dyshuarve, pati familjarë e të afërm të kandidatëve për deputetë, siç ishte rasti me Fetah Paçarizin, i cili deri më tash ka pasur më së shumti mospërputhje.

Votat që i janë hequr deri më tash janë gjithsej 6 mijë e 754, ndërsa procesi i rinumërimit ka mbërritur në gati 70% në nivel vendi./Klankosova.tv

Me vetëm 13% të rinumëruara, LVV humb mbi 1 mijë vota në Podujevë

Procesi i rinumërimit në komunën e Podujevës ka arritur në 13,64%, ndërsa të dhënat e deritanishme tregojnë se Lëvizja Vetëvendosje ka pësuar humbjen më të madhe të votave.

Sipas rezultateve të publikuara deri më tani, LVV ka humbur 1,093 vota.

Pas saj renditen:

LDK: −134 vota

PDK: −132 vota

AAK: −45 vota

Sa i përket kandidatëve të LVV-së që kanë pësuar më së shumti humbje votash, lista kryesohet nga:

Ejup Maqedonci −285 vota

Vendenis Lahu −254 vota

Adelina Stublla −175 vota

Drita Pajaziti −66 vota

Fitim Haziri −59 vota

Ilir Kërçeli −50 vota

Albin Kurti −45 vota

Glauk Konjufca −30 vota

Fahrush Rexhepi −30 vota

Shqipe Mehmeti Selimi −22 vota

Ministria e Financave del me njoftim: Ekzekutohen 100 eurot e shumë përfolura

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka njoftuar se janë realizuar në tërësi pagesat në vlerë prej 100 euro për studentët përfitues. Sipas ministrisë, pagesat janë ekzekutuar në disa grupe dhe kanë përfshirë të gjithë studentët që kanë përmbushur kriteret e përcaktuara.

Po ashtu, MFPT-ja ka bërë të ditur se janë realizuar edhe pagesat e para të bursës së mobilitetit për studentët që jetojnë në distancë dhe që plotësojnë kriteret për përfitim nga kjo bursë, shkruan IndeksOnline.

Ndërkohë, studentët të cilët nuk i kanë përmbushur kriteret dhe për pasojë nuk janë përfitues, janë njoftuar zyrtarisht për refuzimin përmes adresës elektronike të përdorur gjatë aplikimit në platformën e-Kosova.

Për çdo ankesë apo paqartësi, Ministria ka vënë në dispozicion adresat elektronike përkatëse, sipas kategorisë:

 

Ky është biznesmeni i njohur, i arrestuar për mashtrim me tender

Ragip Zejna është i dyshuari i dytë lidhur me tenderin e dyshimtë për kamionë në vlerë prej afro 400 mijë euro të kompanisë regjionale “Eko Regjioni” nga aksioni i Prokurorisë Speciale i mëngjesit të së hënës.

Zejna është pronar i kompanisë “Dielli Construction”, i cili figuron aksionar i vetëm në këtë kompani. Ai u arrestua nën dyshimin për veprën penale “Keqpërdorim dhe Mashtrim në prokurimin publik”, raporton Gazeta Insajderi.

Pos tij, është arrestuar edhe Arbër Gashi, menaxher i Njësisë së “Ekoregjionit” në Prizren, si i dyshuar për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Gazeta Insajderi raportoi se rasti ka të bëjë lidhur me një tender të dyshimtë, në vlerë prej afro 400 mijë eurove, për blerjen e pesë kamionëve dhe një autofshese.

Tenderi ishte shpallur në mënyrë emergjente. Megjithatë, sipas burimeve përbrenda hetuesisë, këta kamionë s’ishin përdorur fare.

Gjatë zbatimit të urdhër kontrollit, autoritetet kanë gjetur dhe sekuestruar prova materiale, përfshirë një pushkë automatike AK-47, si dhe para të gatshme.

Lajm i mirë për familjet, sot ekzekutohen këto pagesa

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ua rikujton të gjithë përfituesve ndryshimin e datave të pagesave. Pagesat e këtyre skemave do të ekzekutohen si në vijim:

Me datë 24 të çdo muaji do të ekzekutohen pagesat për masat aktive të tregut të punës:

Me datë 25 të çdo muaji do të ekzekutohen pagesat për lehonat e punësuara dhe të pa puna, si dhe shtesat për fëmijë;

Me datë 29 të çdo muaji do të ekzekutohen pagesat e ndihmave sociale dhe masat tjera të veçanta nga Pako e Ringjalljes Ekonomike

Sulmohen policia e Kosovës brenda stacionit policor

Një incident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Prishtinë, ku një person i dyshuar për vjedhje është arrestuar nga Policia, por më pas ka eskaluar situata edhe brenda stacionit policor.

Sinjali mëson se rasti ka ndodhur më 26.01.2026, rreth orës 01:00, në rrugën “Fehmi Lladrovci” , ku njësitë e Stacionit Policor Jugu kanë intervenuar pas raportimit për një vjedhje në një supermarket.

Sipas burimeve, në vendin e ngjarjes është arrestuar i dyshuari Flamur Musa Gashi, i cili dyshohet se është recidivist i veprave penale.

Mirëpo, pas shoqërimit të tij në stacion, i njëjti dyshohet se ka sulmuar fizikisht një zyrtar policor, i cili si pasojë ka pranuar tretman mjekësor për lëndimet e pësuara.

Në lidhje me rastin janë njoftuar Hetimet Rajonale, ndërsa palët e përfshira janë intervistuar, përfshirë edhe të dyshuarin, i cili është marrë në pyetje në prani të avokatit mbrojtës.

Po ashtu, sipas të dhënave nga burimet, pas matjes së alkoolit në organizëm, i dyshuari ka rezultuar me 0.60 promila.

Në konsultim me Prokurorin kujdestar, është marrë vendim që rasti të iniciohet si “Sulm ndaj personit zyrtar”, ndërsa i dyshuari të dërgohet në Qendrën e Ndalimit për 48 orë.

Ndërkohë, për rastin e vjedhjes, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.