Vdes 23-vjeçarja nga Fushë Kosova

Një ngjarje e rëndë kishte ndodhur me 29 maj rreth orës 13:00 në rrugën “Fazli Grajçevci” në Fushë Kosovë, ku një 23-vjeçare pati rënë nga kati i katërt i një ndërtese banimi.

E reja jetë dje pasi nuk ka mundur t’iu përballojë plagëve. Për vdekjen e Adelina Sinanit ka njoftuar bashkëshorti i të ndjerës.

Siç bëhej e ditur Sinani dyshohet se aksidentalisht kishte rënë nga dritarja e banesës së saj, derisa ishte duke pastruar xhamat.

E reja ishte gjetur e shtrirë në tokë pranë objektit “MureBest” dhe ishte dërguar me urgjencë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku po trajtohet për lëndime të rënda trupore.

“Duket sikur Trump do të futet në Iuftë”, – “Tankerët” amerikanë zbarkojnë në Evropë

Ish-kryeministri suedez, Carl Bildt, ka publikuar një fotografi të fluturimeve nga SHBA drejt Evropës, ku janë një numër i madh i aeroplanëve ushtarakë amerikanë.

Bildt ka shkruar se një numër i madh avionësh cisternë po vendosën në Evropë dhe sipas tij kjo nevojitet për një fushatë ajrore të madhe dhe të qëndrueshme.

“Kjo është ajo që ju nevojitet për një fushatë ajrore të madhe dhe të qëndrueshme”, ka shkruar ai.

Sipas Bildt, “duket sikur Trump do të futet në luftë”.

Sipas fotografisë, një numër i madh avionësh cisternë kanë zbarkuar në Gjermani e Poloni, dy shtetet evropiane ku SHAB ka baza të mëdha ushtarake.

Tahiri: Mesazhi i Trump është i qartë, Kosova ka nevojë për qeveri pa Kurtin

Abelard Tahiri, deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, para fillimit të  seancës së 33-të për konstituimin e kuvendit, ka komentuar deklartata e presidentit Donald Trump,  duke thënë se  Kosova duhet sa më shpejt  ta ketë një qeveri të re e mos të vazhdojë më me Kurtin.

Kurti ka një rekord jashtëzakonisht të dëmshëm në raport me administratën Trump. Nëse deri sot kemi pas dyshime në atë se a duhet të vazhdojë a nuk duhet të vazhdojë. Trump ka dërguar mesezh të qartë që duhet të angazhohemi maksimalisht të gjitha partit tjera ku deri dje kemi qenë në opozitë që vendit t’i jepim një qeveri të re pa përfshirjen e Lëvizjes Vetvendosje.

Tahiri: Hipokrizia e deputetit Kurti e mori në qafë Kosovën

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, e ka kritikuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, i cili dje ka akuzuar për shkelje të Kushtetutës deputetët e partive që deri dje kanë qenë në opozitë.

Ajo ka bërë me dije se kjo është një hipokrizi, duke rikujtuar se vet Kurti është duke e shkelur Kushtetutën e Kosovës.

Në profilin e tij në “Facebook”, Tahiri ka shkruar se Kurti e mori në qaftë Kosovën.

“Kur shkelesi i kushtetutes kritikon shkeljet e saj – hipokrizia e deputetit Kurti e mori ne qafe Kosoven..”, ka shkruar Tahiri.

Dëshiron të bëhesh pjesë e Policisë së Kosovës? Ja si mund të aplikosh!

Policia e Kosovës ka shpallur konkurs publik për pranimin e zyrtarëve të rinj policorë, duke ofruar 350 vende të lira pune për të gjithë të interesuarit që plotësojnë kushtet e përcaktuara në konkursin zyrtar.

Kandidatët e interesuar janë të ftuar të aplikojnë brenda afatit të caktuar dhe të informohen në detaje për kriteret dhe dokumentacionin e nevojshëm.

Për më shumë informata, vizitoni faqen zyrtare të Policisë së Kosovës apo rrjetet sociale.

Tentim vrasje në Prishtinë

Gjatë ditës së djeshme nje person ka raportuar se derisa ka qenë duke lëvizur në këmbë është goditur nga një veturë.

I njëjti për shkak të lëndimeve të pësuara është dërguar për trajtim mjekësor.

Në konsultim me prokurorin është inicuar rasti dhe po vazhdon të hetohet nga njësitet kompentente policore.

Rasti është cilësuar si tentim vrasje.

Vdes një grua në QKUK

Policia e Kosovës sipas raportit policor ka bërë të ditur se është raportuar për një person të shtrirë në tokë.

Në vendin e ngjarjes përveç njësive policore ka dal edhe ekipi mjekësor që e kanë marrë viktimën femër për trajtim mjekësor.

Derisa ka qenë në tretman mjekësor në QKUK e njëjta ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion.Lidhur me rastin janë duke u zhvilluar hetime.

“Të gjithë duhet të evakuohen menjëherë nga Teherani”, thirrja urgjente e Trump për popullin iranian

Në një postim në platformën e tij të mediave sociale Truth Social, Presidenti i SHBA-së Donald Trump thotë se “të gjithë duhet të evakuohen menjëherë nga Teherani”.

Komentet e tij vijnë pasi zyrtarët izraelitë këshilluan banorët të evakuojnë pjesë të Teheranit verilindor më herët sot, duke thënë se planifikonte të synonte “infrastrukturën ushtarake”.

Në postimin e tij, Trump shton se Irani duhet ta kishte nënshkruar marrëveshjen që ai ua paraqiti atyre në raundin më të fundit të bisedimeve bërthamore SHBA-Iran.

“Thënë thjesht, IRANI NUK MUND TË KETË NJË ARMË BËRTHAMORE,” shkruan ai. “E thashë vazhdimisht!

“Të gjithë duhet të evakuohen menjëherë nga Teherani!”, tha Trump, raporton BBC

“Kurti ia kishte hequr kushtet Serbisë, sot ia vendosi SHBA-së”

Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, theksoi se kryeministri në detyrë, Albin Kurti kushtëzojë vazhdimin e dialogut, vetëm një ditë pas deklaratës të presidentit Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

Behrami ka thënë se Kosova nuk është një projekt i frikës, por i sakrificës, i dialogut, i kompromisit dhe mbi të gjitha, i guximit.

Sipas tij, dikur, çdo hap politik dhe ushtarak në Kosovë është ndërtuar në koordinim të ngushtë me Uashingtonin.

“Pashë shumë reagime, pas deklaratës së Presidentit të SHBA-së, Donald Trump. Jo vetëm të qytetarëve, por edhe të një deputeti në detyrë që ka uzurpuar zyrën e kryeministrit e që po sillet si pronar i shtetit. Dikur, çdo hap politik dhe ushtarak në Kosovë e kemi ndërtuar në koordinim të ngushtë me Uashingtonin. Bashkë i kemi fituar të gjitha betejat! SHBA-ja kishte dhe ka rol vendimtar në çdo zgjidhje për Ballkanin pas Luftës së Ftohtë. Sot, kemi një pengmarrës të shtetit që bën gjithçka që ta largojë Amerikën nga Kosova”, ka shkruar Behrami në Facebook.

Ai ka theksuar po ashtu se “një sjellje vetëshkatërruese që ka më shumë lidhje me frikën personale, sesa me interesin shtetëror”.

“Çfarë bën Kurti pas deklaratës së Trump? I vendos kushte Amerikës. Kërkon dorëzimin e Radoiçiqit, të cilin vetë e kishte amnistuar. Kërkon nënshkrim për Marrëveshjen e Ohrit, të cilën e ka pranuar, pastaj mohuar, pastaj kërkuar garant, tani nënshkrim, më pas vulë. Pasnesër një noter. Tërheqja e letrës së Bernabiçit befas u bë pengesë!Natyrisht që bëhet, sepse ka pranuar largimin e njohjes reciproke nga marrëveshja”, shkruan Behrami.

Sipas tij, Kurti, është ai që në vitin 2020 ia hoqi Serbisë të gjitha kushtet: kërkimfaljen, të pagjeturit, dëmet e luftës.

Ai tha se Kurti po e përdor kushtëzimin vetëm si perde për t’u fshehur.

“Sot e përdor kushtëzimin vetëm si perde për t’u fshehur. Kur nuk ke vizion e përdor frikën. Kur nuk ke guxim, e zëvendëson me sabotim. Prandaj, zvarritja e krijimit të institucioneve, bllokimi i Kuvendit dhe Qeverisë, janë vetëm përpjekje për të mbajtur pushtetin në gjendje paniku. Por, frika e Kurtit nuk është frika e Kosovës. Kosova nuk është një projekt i frikës, por i sakrificës, i dialogut, i kompromisit dhe, mbi të gjitha, i guximit”, shkruan ai.

Policia e Kosovës shpall konkurs pune, ja si mund të aplikoni

Policia e Kosovës ka shpallur konkurs pune për pranimin e zyrtarëve policorë.

Sipas konkursit janë të hapura 350 pozita të lira.

Aplikimi në konkursin për zyrtarë policor mund të bëhet në dy mënyra: Aplikimi online ose Aplikimi në formë fizike.

Konkursi do të jetë i hapur nga data 17.06.2025 deri me datën 07.07.2025.

Për më shumë detaje linkun e gjeni këtu