Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, po vazhdon publikimin e rezultateve që kandidatët për deputetë kanë marrë deri më tani në garën për tu bërë deputet.
Kësisoj, në përditësimin e fundit të bërë, të orës 11:20, nga 21,30%, jashtë listës së 25 më të votuarve të Partisë Demokratike të Kosovës, mbesin figura si Xhavit Haliti, Nait Hasani, Aida Dërgutin e Hajdar Beqa.
Lista e 25 kandidatëve më të votuar të PDK’së deri më tani:
Nga i renditur i 104-ti në listën e Partisë Demokratike të Kosovës, Qëndrim Kryeziu është ngjitur në top 50-shën e më të votuarve të kësaj partie, tregojnë rezultatet preliminare nga numërimi i votave të kandidatëve për deputetë.
Kryeziu, i cili shkaktoi një farë “sensacioni” për shkak të përmbajtjes që krijoi gjatë fushatës zgjedhore, rezulton se ka fituar 1,170 vota pas numërimit të 20% të votave të kandidatëve për deputetë.
Nipi i ish-shefit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Azem Sylës, i cili drejton televizionin ‘Arbëria TV’ dhe operatorin e telekomunikimit ISP, aktualisht renditet i 43-ti më i votuar në listë.
Sipas rezultateve nga numërimi i deritashëm, niveli i votave të siguruara nga Kryeziu rezultojnë larg kufirit të nevojshëm për të siguruar ulëse në legjislaturën e re. Ai ka siguruar rreth dy mijë vota më pak sesa kandidatët që aktualisht renditen në mesin e 23 deputetëve të projektuar të PDK-së në kuvendin e ri.
Fushata elektorale e Kryeziut mori vëmendje të lartë, sidomos në rrjetet sociale, për shkak të përmbajtjes që krijonte kryekëput me ndihmën e Inteligjencës Artificiale, duke përfshire disa ku ai shihej duke e “dërguar” kryeministrin në detyrë Albin Kurti në Prokurori.
Në një moment gjatë fushatës, ai u arrestua ndërsa po pengonte Policinë e Kosovës gjatë një aksioni për rrënimin e një pompe të derivateve që ndodhej në pronën e Minsitrisë së Bujqësisë në Prishtinë. U lirua pas disa orës
Qëndrim Kryeziu kishte dështuar të fitonte një mandat deputeti edhe në zgjedhjet e kaluara nacionale më 28 dhjetor.
Osman Musliu dhe Adelina Tërshani ishin dy kandidatët për deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje goxha të përfolur gjatë fushatës zgjedhore për shkak të qëndrimeve që ata kanë.
Në zjedhjet e 7 qershorit, tani kur janë procesuar 21,42% e votave të numëruara, kandidati Osman Musliu numëron aktualisht 5,060 Vota.
Në anën tjetër, kandidatja Adelina Tërshani ka deri tani 2,266 Vota.
Nga 535 vendvotime sa janë numëruar, nga 2,498 në total, pesëshja më e votuar e Lëvizjes Vetëvendosje është: Albin Kurti, Glauk Konjufca, Albulena Haxhiu, Hekuran Murati dhe Donika Gërvalla.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka procesuar rezultatet nga 19,46% e votave të numëruara të kandidatëve për deputetë.
Të dhënat janë nga 486 vendvotime prej 2,498 sa janë në total.
Nga Lëvizja Vetëvendosje prin Albin Kurti me 41 mijë e 629 vota, pas tij, Glauk Konjufca, Albulena Haxhiu, Hekuran Murati dhe Donika Gërvalla Schwarz.
Te Partia Demokratike e Kosovës, Bedri Hamza del të jetë i pari me 20 mijë e 228 vota aktualisht kur janë numëruar 19.46% e votave. Pas tij Përparim Gruda, Arian Tahiri, Uran Ismaili dhe Sala Jashari.
Në listën e LDK më të votuarit janë Vjosa Osmani me 13 mijë e 537 vota, Lumir Abdixhiku, Doarsa Kica Xhelili, Hykmete Bajrami dhe Avdullah Hoti.
Ndërkohë, në AAK më të votuarit janë Ardian Gjini, Ramush Haradinaj, Daut Haradinaj, Besnik Tahiri dhe Bekë Berisha.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka filluar numërimin e votave për kandidatët për deputetë, pas përfundimit të numërimit të votave për subjektet politike që kanë garuar në zgjedhjet e 7 qershorit.
Kur janë numëruar 19,46%e votave, listës së LDK-së, i prin Vjosa Osmani, pasuar nga Lumir Abdixhiku, Doarsa Kica-Xhelili, Hykmete Bajrami e Avdullah Hoti.
Gjeneral Agim Çeku pritet të sigurojë një ulëse në Kuvendin e Kosovës, bazuar në trendin e votave që po vazhdojnë të numërohen nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ).
Sipas renditjes aktuale në listën e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Çeku renditet i teti, duke qenë në pozitë të favorshme për të fituar mandatin e deputetit.
Ndërkohë, sipas përllogaritjeve aktuale, Ardian Gjini dhe Daut Haradinaj pritet të tërhiqen nga gara për ulëse në Kuvend.
Kujtojmë se AAK ka siguruar rreth 7 për qind të votave në zgjedhjet parlamentare të mbajtura më 7 qershor.
Ka nisur përditësimi i rezultateve për votat e kandidatëve për deputetë në platformën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), ndërsa deri më tani janë numëruar 13.13 për qind e votave.
Sipas të dhënave të publikuara nga KQZ-ja, kandidati i Guxo –Vetëvendosje, Fatos Geci, ka siguruar deri më tani 1,008 vota.
Me këtë rezultat, Geci renditet në pozitën e 78-të në listën e kandidatëve.
Rezultatet aktuale janë ende preliminare dhe mund të pësojnë ndryshime të konsiderueshme, pasi procesi i numërimit të votave për kandidatët për deputetë është duke vazhduar në të gjitha qendrat e numërimit në vend.
Po vazhdon përditësimi i rezultateve për votat e kandidatëve për deputetë në platformën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), ndërsa deri më tani janë numëruar 16.49 për qind e votave.
Një nga emrat që tërhoqi vëmendje të madhe gjatë fushatës zgjedhore ishte edhe kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Qëndrim Kryeziu.
Megjithatë, rezultatet e deritanishme tregojnë se Kryeziu aktualisht renditet në vendin e 47-të në listën e kandidatëve të PDK-së, me 787 vota të grumbulluara.
Procesi i numërimit të votave për kandidatët për deputetë po vazhdon në të gjitha qendrat e numërimit, ndërsa renditja e kandidatëve mund të ndryshojë me publikimin e rezultateve të reja nga KQZ-ja.