div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="wp-singular post-template-default single single-post postid-36650 single-format-aside custom-background wp-custom-logo wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog">
“Sensacioni” i fushatës – ja sa vota i fitoi kandidati që dërgonte Kurtin në Prokurori me AI

Nga i renditur i 104-ti në listën e Partisë Demokratike të Kosovës, Qëndrim Kryeziu është ngjitur në top 50-shën e më të votuarve të kësaj partie, tregojnë rezultatet preliminare nga numërimi i votave të kandidatëve për deputetë.

Kryeziu, i cili shkaktoi një farë “sensacioni” për shkak të përmbajtjes që krijoi gjatë fushatës zgjedhore, rezulton se ka fituar 1,170 vota pas numërimit të 20% të votave të kandidatëve për deputetë.

Nipi i ish-shefit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Azem Sylës, i cili drejton televizionin ‘Arbëria TV’ dhe operatorin e telekomunikimit ISP, aktualisht renditet i 43-ti më i votuar në listë.

Sipas rezultateve nga numërimi i deritashëm, niveli i votave të siguruara nga Kryeziu rezultojnë larg kufirit të nevojshëm për të siguruar ulëse në legjislaturën e re. Ai ka siguruar rreth dy mijë vota më pak sesa kandidatët që aktualisht renditen në mesin e 23 deputetëve të projektuar të PDK-së në kuvendin e ri.

Fushata elektorale e Kryeziut mori vëmendje të lartë, sidomos në rrjetet sociale, për shkak të përmbajtjes që krijonte kryekëput me ndihmën e Inteligjencës Artificiale, duke përfshire disa ku ai shihej duke e “dërguar” kryeministrin në detyrë Albin Kurti në Prokurori.

Në një moment gjatë fushatës, ai u arrestua ndërsa po pengonte Policinë e Kosovës gjatë një aksioni për rrënimin e një pompe të derivateve që ndodhej në pronën e Minsitrisë së Bujqësisë në Prishtinë. U lirua pas disa orës

Qëndrim Kryeziu kishte dështuar të fitonte një mandat deputeti edhe në zgjedhjet e kaluara nacionale më 28 dhjetor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *