15-vjeçarja që u vra në Austri është nga Vitia

Një sulm vdekjeprurës ndodhi mëngjesin e sotëm, në një shkollë në Graz të Austrisë.

IndeksOnline raportoi më herët se në mesin e viktimave ishte edhe një nxënëse nga Kosova.

Burime të IndeksOnline pohojnë se viktima në fjalë është 15-vjeçare, me prejardhje nga Vitia.

Sipas informative të siguruara nga IndeksOnline bëhet e ditur se nga kjo tragjedi pësuan me fatalitet 9 nxënës, një mësuese dhe personi që kreu aktin, i cili dyshohet të jetë vetvrarë në banjon e shkollës.

 

 

Ndërkohë, presidentja Vjosa Osmani ka thënë se ky sulm është i tmerrshëm dhe se shkollat nuk duhet të jenë vende dhune dhe terrori.

“Ne mendojmë për familjet që humbën të dashurit e tyre dhe qëndrojmë me popullin e Austrisë gjatë kësaj kohe të dhimbshme. Lutemi për shërim të plotë të të plagosurve dhe për shërim në ditët në vijim”, ka shkruar Osmani në platformën “X”.

Mediat austriake kanë raportuar se 30 persona kanë mbetur të plagosur në të shtënat, mëngjesin e së martës në Graz të Austrisë.

I dyshuari për sulmin ishte ish-nxënës i shkollës.

Serbia e akuzon Arbnor Spahiun për “vrasje të rëndë në Banjskë”

Ish-pjesëtari i Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, Arbnor Spahiu, të cilit iu shqiptua masa prej një muaji paraburgim në Serbi, dyshohet për kryerjen e veprës penale “vrasje e rëndë”, konfirmoi Gjykata e Lartë në Suboticë për Radion Evropa e Lirë.

Spahiu dyshohet se ka kryer këtë vepër në Banjskë – pjesa veriore e Kosovës – ku një grup i serbëve të armatosur ka sulmuar policinë e Kosovës në shtator të vitit 2023, duke vrarë rreshterin Afrim Bunjaku.

Në përleshjet me armë që kanë pasuar, janë vrarë edhe tre sulmues serbë.

Me ligjin në Serbi, “vrasja e rëndë” dënohet me një dënim minimal prej dhjetë vjetësh burg ose me burgim të përjetshëm.

Dyshimet e autoriteteve serbe për këtë vepër i konfirmoi për Radion Evropa e Lirë edhe avokati i Spahiut, Arianit Koci, i cili tha se ai aktualisht ndodhet në Suboticë dhe se “është mirë”.

Por, duke folur një ditë më herët për gazetarët në Prishtinë, Koci ka thënë se klienti i tij nuk është pjesë e Policisë së Kosovës tash e tre vjet dhe se ai jeton në Gjermani.

Ai ka thënë se ka paraqitur disa prova që, sipas tij, do ta dëshmojnë pafajësinë e Spahiut.

Deri në publikimin e këtij lajmi, Prokuroria e Lartë Publike në Suboticë nuk u është përgjigjur pyetjeve të Radios Evropa e Lirë në lidhje me këtë rast dhe me pretendimet e avokatit.

As Policia e Kosovës nuk i është përgjigjur pyetjes së REL-it se kur është larguar Spahiu nga shërbimi.

Spahiu është ndaluar më 7 qershor nga autoritetet serbe në pikën kufitare ndërmjet Hungarisë dhe Serbisë, gjatë kthimit të tij nga Austria me autobus.

Në vazhdën e arrestimeve të kohëpaskohshme të shtetasve të Kosovës, autoritetet bëjnë vazhdimisht thirrje që të shmanget udhëtimi përmes Serbisë.

Për sulmin në Banjskë – ku, sipas autoriteteve serbe, dyshohet edhe përfshirja e Spahiut – Kosova ka akuzuar Serbinë, por kjo e fundit ka mohuar çdo përgjegjësi.

Përgjegjësinë për të e ka marrë Millan Radoiçiq, ish-nënkryetar i Listës Serbe në Kosovë, i cili besohet se ndodhet në Serbi.

Të hënën, në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka vazhduar gjykimi i tre prej 45 të akuzuarve për terrorizëm, financim të terrorizmit dhe vepra të rënda penale në rastin Banjska.

Hetime për këtë sulm është duke kryer edhe Zyra e Prokurorit të Lartë Publik në Beograd.

Sulmi vdekjeprurës në Austri, dyshohet se edhe një kosovare e vdekur!

Një sulm vdekjeprurës ka ndodhur në një shkollë në Graz të Austrisë.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se nga ky sulm dyshohet se ka vdekur edhe një 13 vjeçare nga Kosova.

Ndërkohë, presidentja Vjosa Osmani ka thënë se ky sulm është i tmerrshëm dhe se shkollat nuk duhet të jenë vende dhune dhe terrori.

“Ne mendojmë për familjet që humbën të dashurit e tyre dhe qëndrojmë me popullin e Austrisë gjatë kësaj kohe të dhimbshme. Lutemi për shërim të plotë të të plagosurve dhe për shërim në ditët në vijim”, ka shkruar Osmani në platformën “X”.

Të paktën 10 persona kanë mbetur të vdekur kur një person ka shtënë me armë zjarri në një shkollë në Graz, ka konfirmuar policia austriake.

Mediat austriake kanë raportuar se 30 persona kanë mbetur të plagosur në të shtënat, mëngjesin e së martës në Graz të Austrisë.

I dyshuari për sulmin ishte ish-nxënës i shkollës.

Bislimi nuk njoftoi, Petkoviq paralajmëron se sot do të ketë takim trepalësh në Bruksel

Kryenegociatori i Serbisë, Petar Petkoviq, ka paralajmëruar se gjatë së martës në Bruksel do të zhvillojë një takim me kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimi, nën ndërmjetësimin e të dërguarit të bllokut evropian për dialogun mes dy shteteve fqinje, Peter Sorensen.

“Atmosferë pune në delegacionin e Beogradit në Bruksel para bisedimeve të drejtpërdrejta mes Beogradit dhe Prishtinës nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian”, shkroi në Instagram kryenegociatori i Serbisë, Petar Petkoviq.

Nga zyra e kryenegociatorit të Kosovës, Besnik Bislimi, nuk janë përgjigjur lidhur me takimin trepalësh në Bruksel.

Takimi i 10 qershorit vjen pas takimeve dypalëshe që zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, dhe kryenegociatori Petkoviq, zhvilluan me Sorensenin më 2 qershor në Bruksel.

Po ashtu, takimi vjen pasi, sipas Bislimit, më 2 qershor kishte dështuar një takim i planifikuar trepalësh, për shkak se ekipi i Serbisë ishte përballur me vonesa gjatë shkuarjes në Bruksel.

Bislimi tha se në takimin e tij me Sorensenin javën e kaluar në Bruksel bisedoi për qasjen që do të ketë zyrtari evropian në fazat e ardhshme të bisedimeve në nivel të kryenegociatorëve, si dhe ato të nivelit të lartë, nën drejtimin e kryediplomates së BE-së, Kaja Kallas.

“Diskutuam edhe për një proces shumë të rëndësishëm që e kemi – mbështetjen e shqiptarëve në Luginën e Preshevës përmes ndihmave për fermerët e vegjël”, tha Bislimi, sipas një komunikate për media të lëshuar nga zyra e tij.

Hajrullah Çeku i VV-së, emri surprizë që pritet të kandidojë për kryetar të Prishtinës

Një garë interesante pritet të zhvillohet në zgjedhjet lokale në Kosovë, veçanërisht në kryeqytetin Prishtinë. Një emër befasues pritet të dalë nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, bëhet fjalë për ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku.

Edhe pse ende nuk është konfirmuar zyrtarisht, partia e Albin Kurtit nuk e ka mohuar mundësinë që Çeku të jetë kandidat për kryetar komune.

Shefi i asamblistëve të Vetëvendosjes, Gëzim Sveçla, ka deklaruar për Indeksonline se gjatë kësaj jave ka gjasa të bëhet zyrtarizimi i kandidatit.
“Është një prej emrave që përmendet”, është shprehur shkurt ai.

Ndërkohë, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka caktuar datën 12 tetor për mbajtjen e zgjedhjeve të rregullta lokale.
“Ky vendim është marrë pas shqyrtimit të kujdesshëm të propozimeve të subjekteve politike dhe pas një analize të plotë, në përputhje me afatet kushtetuese dhe ligjore”, thuhet në njoftimin e presidencës së Kosovës.

Të shtëna, panik dhe kaos – pamje të sulmit me armë në shkollën austriake që la dhjetë të vdekur dhe të tjerë të plagosur

Një nga të shtënat masive më të këqija në historinë e Austrisë ka ndodhur të martën në qytetin Graz.

Një autor, me sa duket një ish-nxënës, thuhet se ka hapur zjarr në dy klasa në BORG Dreierschützengasse.

Si pasojë, aktualisht, raportohet për dhjetë persona të vdekur dhe një numër dyshifror i të plagosurve rëndë, përcjell Telegrafi.

Dhe imazhe që qarkullojnë në internet tregojnë të shtënat rreth kampusit të shkollës së mesme, ndërsa nxënës të tmerruar shihen të fshehur në klasën e tyre – dhe jo vetëm.

Sipas raportimeve, ndërtesa u kontrollua me imtësi ndërsa autori i dyshuar thuhet se u gjet i vdekur në njërën nga tualetet.

 

Thuhet se 22-vjeçari ka qëlluar veten me armë. I riu ishte një ish-student në BORG dhe thuhet se e konsideronte veten viktimë të ngacmimit.

Banorëve iu kërkua të shmangnin zonën. Zona u rrethua dhe u ngritën dy qendra kujdesi për njerëzit e shumtë të prekur.

Rreth mesditës, policia e vlerësoi situatën si “të sigurt” për popullsinë dhe automjetet e emergjencës po largohen ngadalë.

 

Bazuar në informacionet aktuale, supozohet se një autor i vetëm ishte përgjegjës. Thashethemet se autorë të shumtë ishin të përfshirë nuk janë vërtetuar ende.

Skena tronditëse u zhvilluan përpara Sallës ASKÖ në Graz-Eggenberg, ku ishte ngritur një qendër reagimi ndaj emergjencave. Prindërit e nxënësve të prekur shpërthyen në lot dhe u kujdesën për ta nga ekipet e ndërhyrjes në kriza; i gjithë rrethi ishte në shok.

Policia vazhdon t’u kërkojë publikut të shmangë zonën dhe të ndjekë në mënyrë strikte udhëzimet e shërbimeve të emergjencës. Prindërve u kërkohet të mos i marrin vetë fëmijët e tyre nga shkolla, por të presin për informacione të mëtejshme nga autoritetet.

Së bashku me anëtarë të tjerë të qeverisë, edhe kancelari Christian Stocker është në rrugë për në Graz. Një konferencë për shtyp është planifikuar për sot pasdite. Në orën 15:00, udhëheqja e qeverisë do të japë informacion mbi incidentin në shkollën e Grazit.

Kurti gjuhet me vezë në Skenderaj – VV fajëson Sami Lushtakun

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti dhe ministrja në detyrë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, kanë marrë pjesë në inaugurimin e çerdhes së re në Skenderaj.

Por, eskorta e kryeministrit atje është goditur me vezë.

Lidhur me këtë ka reaguar kryetari i degë se LVV në Skenderaj, Hyseni Mehani.

Ai ka akuzuar Sami Lushtakun se qëndron prapa këtij veprimi.

“Lajmi i sotëm është perurimi i çerdhes në Skënderaj dhe punët e mira që po bën qeveria. 3.2 milionë të investuara nga Qeveria e Kosovës në Skënderaj vetëm gjatë këtij mandati. Sulmet e Sami Lushtakut me vezë janë dëshmi që ju ka lagë baruti, po ashtu dëshmi e mendësisë primitive që udhëheq me PDK në Skënderaj e fatkeqësisht krejt PDK-në.

“Ata që kanë gjuajtur me kallash kur fituan kur një pasardhësi të Jsharajve, nuk na bëjnë përshtypje kur gjuajnë me vezë.

Barutin e kanë lagur. Ide për zhvillimin e qytetit nuk kanë. Pronat për të vjedhur ju kanë harxhuar, po duan të fitojnë vemendje me skandale”, ka shkruar ai, përcjell.

Publikohet videoja e vrasjes së Martin Canit, si ndodhi ngjarja tragjike?

Është publikuar videoja e cila tregon dinamikën e ngjarjes së datës 18 nëntor të vitit të kaluar, kur u vra Martin Cani.

Pamjet i ka publikuar gazetari i Top Story, Eraldo Harlicaj.

Në video duket që Mario Përlleshaj, i akuzuar për vrasjen e Canit mban në dorë një thikë.

“Mario ende nuk ka dëshmuar. Ditën e mërkurë është seanca e radhës, ku është thirrur përpara gjykatës personi i rritur që ka goditur Martinin ditën e premte me shpullë”, thotë Harlicaj në postim.

Të paktën tetë të vdekur – detaje dhe pamje të tjera nga të shtënat me armë në një shkollë në Graz

Raporte të pakonfirmuara në median austriake thonë se të paktën tetë persona u vranë në sulm, me numrin e të plagosurve që besohet të jetë “dyshifror”, siç raportohet nga Kronen Zeitung.

Këto janë disa nga detajet e të shtënave me armë në një shkollë në lagjen Lend, në Graz të Austrisë.

Ngjarja ndodhi pak para orës 10 të mëngjesit të së martës.

Dhe si pasojë, numri i të vdekurve ka vazhduar të rritet: tani është raportuar për tetë të vdekur, përcjell Telegrafi.

 

Mediat lokale, duke cituar burime lokale dhe njerëz në vendngjarje, thotë se dëshmitarët dëgjuan rreth 20 të shtëna me armë brenda shkollës.

Kujdes: të gjitha këto shifra ende nuk janë konfirmuar nga një burim zyrtar.

Ndërkohë, ministri i Brendshëm i Austrisë, Gerhard Karner, thuhet se është duke shkuar në Graz.

Siç raportojnë mediat, përcjell Telegrafi, njësi të shumta policore dhe njësia speciale Cobra janë aktualisht të dislokuara – vendi i incidentit është BORG në Dreierschützengasse.

 

Autori i vrasjes ishte student në BORG dhe thuhet se e konsideronte veten si viktimë të ngacmimit.

Ende nuk është e qartë nëse ai veproi i vetëm.

Autori i dyshuar thuhet se u gjet i vdekur në njërën nga tualetet gjatë kontrollit të shkollës.

Të shtëna u qëlluan në dy klasa. Midis viktimave ishin mësues dhe nxënës.

Raportohet se eskorta e Kurtit u godit me vezë gjatë vizitës për përurimin e çerdhes në Skenderaj

Një incident po raportohet se ndodhur sot në Skenderaj gjatë vizitës së kryeministrit në detyrë Albin Kurti, i cili kishte shkuar për të marrë pjesë në përurimin e një çerdheje në këtë komunë.

Sipas Sinjalit, gjatë lëvizjes së eskortës së Kurtit, automjetet e saj janë qëlluar me vezë nga persona ende të paidentifikuar.