div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged category category-lajme category-1 custom-background wp-custom-logo paged-389 category-paged-389 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Milaim Zeka rastisi të jetë dëshmitar i arrestimit të Shehollit: Ja si ndodhi

Gazetari Milaim Zeka tha se ndodhej sot në restorantin e hotelit ku Fatmir Sheholli u arrestua për spiunazh.

Zeka, në një deklarim për portalin Indeksonline, tha se po pinte kafene me disa miq të tij në momentin e arrestimit nga policia të të dyshuarit për spiunazh.

“Unë jom dal me pi kafe, Fatmiri u kanë qaty në hotel. Unë jam kanë me dikë, me miq të mi edhe erdhën e arrestuan. Kaq”, tha fillimisht Zeka.

“Kurrëfar verisoni tjetër s’ka. T’u pi kafe kam qenë.. ne kolegë jemi me Fatmiri e tanë gazetarët njihemi”, vazhdoi ai.

Zeka, i cili rastisi të ishte dëshmitar i rastit të vendosjes së prangave të Shehollit, rrëfeu momentin e arrestimit.

“[Policia] ju drejtuan atij – i thanë ‘z. Sheholli, je i arrestum për spiunazh”, tregoi Zeka.

Ai tha se akuza për spiunazh është “shumë e rëndë” për këdo.

“Habia më e madhe për mua është që ministri i Brendshëm doli në deklaratë teksa ende njeriut sapo i ishin lidhur duart”, tha gazetari, derisa aludoi në ndërhyrjen e politikës në punën e organeve të drejtësisë.

Skandaloze: Polici shqiptar kapet duke parë filma +18 në orar të punës (VIDEO)

Një ngjarje skandaloze ka ndodhur te vendi i quajtur Ura e Shkozetit në Durrës.

Aty, një pjesëtar i Policisë Rrugore është kapur duke parë filma +18 në orarin e punës brenda veturës së forcave të rendit.

Sipas videos së publikuar nga JOQ Albania, zyrtari policor shihet teksa ka ndaluar veturën poshtë urës për “ta shijuar momentin”.

Një i ri, i cili e ka xhiruar momentin nuk ka ngurruar të ironizonte me ngjarjen teksa dëgjohet duke thënë: “Ja çfarë bën shteti jonë në orar të punës”.

Nis aplikimi për 100 eurot…

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati ka njoftuar se ka nisur sot aplimi për mbështetjen e studentëve për shtesa e njëhershme prej 100 eurove.

Murati ka njoftuar se të drejtë aplikimi kanë studentët aktivë të të gjitha niveleve që studiojnë në ndonjërin nga universitetet e akredituara në Kosovë, publike dhe private.

Afati për aplikim është deri në fund të muajit tetor, kurse pagesat do të kryhet me grupe, sipas radhës së aplikimit.

Njoftimi i plotë:

Arrestimi për spiunazh, Fatmir Sheholli mund të dënohet me kaq vite burgim

Prokuroria Speciale, në bashkëpunim me Agjencinë Kosovare të Inteligjencës dhe Policinë e Kosovës, ka zhvilluar sot një tjetër operacion, pas disa muajsh hetimesh intensive, që rezultoi me arrestimin e Fatmir Shehollit.

I dyshuari është arrestuar nën dyshimin e bazuar se ka kryer veprën penale të “Spiunazhit”, sipas nenit 124, paragrafi 3 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Çka thotë neni 124 i KPRK-së?

Arrestimi për spiunazh, Fatmir Sheholli mund të dënohet me kaq vite burgim - Insajderi - image 86
Pamje nga momenti i arrestimit të Fatmir Shehollit, i dyshuar për spiunazh

Fatmir Sheholli është arrestuar si i dyshuar për përfshirje në spiunazh mëngjesin e së enjtes.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

“Policia e Kosovës në bashkëpunim të ngushtë me AKI-në dhe prokurorinë ka arrestuar sot Fatmir Shehollin, me dyshimet e bazuara për përfshirje në spiunazh. Pres trajtim institucional me seriozitet të lartë të këtij rasti, i cili përbën një nga aktet më të rënda ndaj sigurisë dhe rendit kushtetues të Republikës së Kosovës”, ka thënë ndër të tjera Sveçla.

Prokuroria Speciale ka bërë të ditur se ndaj të dyshuarit është caktuar masa 48-orëshe dhe ka njoftuar për bastisje në shtëpinë e tij.

Mediumi RTV Dukagjini ka siguruar pamje nga momenti i arrestimit të Shehollit:

 

Arrestohet Fatmir Sheholli, dyshohet për përfshirje në spiunazh

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se Policia e Kosovës në bashkëpunim të ngushtë me AKI-në dhe prokurorinë ka arrestuar sot Fatmir Shehollin, nën për përfshirje në spiunazh.

“Pres trajtim institucional me seriozitet të lartë të këtij rasti, i cili përbën një nga aktet më të rënda ndaj sigurisë dhe rendit kushtetues të Republikës së Kosovës.

Individë si ky që kanë pasur hapësira mediatike të pakufizuara në vendin tonë ka bashkëpunuar me akterë që çdo ditë punojnë e veprojnë për të minuar Republikën tonë dhe progresin e saj.

Mbesim të përkushtuar të mbrojmë vendin tonë nga të gjitha qarqet që nuk hezitojnë ta rrezikojnë atë për çfarëdo përfitimi të tyre. Koha e spiunëve të Serbisë në Kosovë ka përfunduar. Kushdo që punon për Serbinë e kundër Kosovës do të ndiqet pa kompromis e pandalshëm. Republika duhet mbrojtur me përgjegjësinë më të lartë institucionale dhe morale”, tha Sveçla.

Bekë Berisha: “Kqyrma fytyrën, a m’ka hije me u ba nënkryetar?”

Kandidati i AAK-së për kryetar të Prishtinës, Bekë Berisha, ishte i ftuar sonte në emisionin Rubikon në Klan Kosova.

Nga analisti Labinot Balaj, Berisha u përball me pyetjen se a do ta linte postin e deputetit për atë të nënkryetarit të Prishtinës, apo për postin e drejtorit në ndonjë drejtori.

Berisha iu përgjigj duke i thënë “këqyre këtë fytyrë, a më ka hije të jem nënkryetar i ndokujt prej këtyre, tash imagjinoji ato fytyra”.

“Këqyre këtë fytyrë, a më ka hije të jem nënkryetar i ndokujt prej këtyre, tash imagjinoji ato fytyra. A më ka hije? Apo Zoti na ruajt, të bëhem drejtor i ndokujt, nuk ka kuptim, nuk mundem”, tha Berisha, njofton Klankosova.tv.

Ai gjatë debatit ishte pyetur edhe për mos-pjesëmarrjen e tij në ballafaqimin e kandidatëve për Prishtinë, duke thënë se “nuk erdha pasi përfitojke ai që refuzoi pjesëmarrjen [Hajrulla Çeku]”.

 

Nënshkruhet plani për paqe ndërmjet Izraelit dhe Hamasit, Trumpi jep lajmin e madh

Presidenti amerikan, Donald Trump, mbrëmë pas mesnate, ka dhënë një lajm të jashtëzakonshëm: arritjen e marrëveshjes për paqe në Lindjen e Mesme.

Trumpi njoftoi se Izraeli dhe Hamasi kanë nënshkruar fazën e parë të planit të paqes, që do të thotë se të gjitha pengjet do të lirohen shumë shpejt dhe Izraeli do të fillojë tërheqjen e trupave në vijen e dakorduar, shkruan IndeksOnline.

“Të gjitha palët do të trajtohen në mënyrë të drejtë! Kjo është një ditë e madhe për botën arabe dhe muslimane, Izraelin, të gjitha kombet përreth dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe ne falënderojmë ndërmjetësit nga Katari, Egjipti dhe Turqia, të cilët punuan me ne për ta bërë të mundur këtë ngjarje historike dhe të pashembullt” deklaroi Trump.

Ky është njoftimi i plotë i tij:

Jam shumë krenar të njoftoj se Izraeli dhe Hamasi kanë nënshkruar fazën e parë të Planit tonë të Paqes. Kjo do të thotë që të gjithë pengjet do të lirohen shumë shpejt dhe Izraeli do të tërheqë trupat e tij në një vijë të rënë dakord, si hapat e parë drejt një paqeje të fortë, të qëndrueshme dhe të përjetshme. Të gjitha palët do të trajtohen në mënyrë të drejtë! Kjo është një ditë e madhe për botën arabe dhe muslimane, Izraelin, të gjitha kombet përreth dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe ne falënderojmë ndërmjetësit nga Katari, Egjipti dhe Turqia, të cilët punuan me ne për ta bërë të mundur këtë ngjarje historike dhe të pashembullt. TË BEKUAR JANË PAQEBËRËSIT!

Publikohet audio-incizimi rreth skandalit seksual të kryetarit të komunës me një nga punonjëset

Një skandal seksual ka përfshirë kryetarin aktual të Komunës së Novobërdës, Sasha Millosheviq.

Emisioni Debat Plus ka publikuar disa audio-incizime, që dëshmojnë rastin, ku dëgjohen biseda nga momentet intime me një nga punonjëset e komunës.

Sipas materialit të transmetuar të mërkurën në Debat Plus, incizimet janë censuruar për përmbajtjen eksplicite, por në to dëgjohen edhe fjalë fyese dhe ofenduese ndaj zyrtarëve në Beograd, si dhe përmendje e veprimeve të tjera të dyshimta e të paligjshme.

Ngjarja ka ndodhur në ambientet e zyrës së kryetarit.

Derisa Millosheviq ende nuk është deklaruar publikisht për incizimet.

Reagim i fortë i Osmanit ndaj Vuçiqit: “Në vend që të frikësojë fqinjët, le të mësojë bashkëpunimin me NATO-n”

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, i ka reaguar presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, i cili e sulmoi Turqinë, pasi Kosova pranoi mijëra dronë kamikaz nga ky shtet.

Osmani tha se në të njëjtën ditë kur presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump e lavdëroi Turqinë dhe Erdoganin për udhëheqjen në promovimin e paqes dhe sigurisë globale, Vuçiqi “pa turp po e sulmon Turqinë, një vend që si anëtare e NATO-s, po na ndihmon në mbrojtjen e paqes”.

“Jam krenare që kam punuar ngushtë me Presidentin Erdogna, një njeri fjale, që gjithmonë ka treguar kujdes të thellë dhe të sinqertë për të gjithë popujt e rajonit tonë, dhe që ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në ruajtjen e stabilitetit, sigurisë dhe paqes”.

“Ndërkohë, Vuçiqi duket se beson se mund të kërcënojë një vend të madh të NATO-s si Turqia, në të njëjtën mënyrë siç kërcënon vendet fqinje. Në vend që të bashkëpunojë ngushtë me shtetet anëtare të NATO-s, ai po e shtyn përpara bashkëpunimin ushtarak me Rusinë, Kinën dhe Iranin”, shkroi Osmani, transmeton Klankosova.tv.

Tutje, e para e shtetit tha se Kosova do të vazhdojë të forcojë lidhjet me aleatët e NATO-s, duke modernizuar kapacitetet mbrojtëse sipas standardeve të NATO-s, për të siguruar paqe dhe stabilitet për popullin dhe për të kontribuar në mënyrë aktive në sigurinë e përgjithshme.

“Vuçiqi duhet të përpiqet të bëjë të njëjtën gjë, në vend që të sulmojë vazhdimisht fqinjët e tij. Por, për mendësinë e tij hegjemone, të mbetur në të kaluarën dhe të fiksuar pas frikësimit të të tjerëve, një pjekuri e tillë duket e paarritshme”.

“Faleminderit, Presidentit Erdogan dhe popullit vëllazëror të Turqisë që na ndihmoni të mbrojmë paqen dhe që gjithmonë qëndroni pranë popullit të Kosovës”, shkroi Osmani.