VV-ja fiton në Pejë, reagon Gazmend Muhaxheri i LDK-së!

Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri ka reaguar pas rezultateve

“Faleminderit të gjithë qytetarëve për sjelljen shembullore dhe pjesëmarrjen dinjitoze në procesin zgjedhor.

Mirënjohës për secilin që sot, me votën e tij, zgjodhi ta mbrojë Republikën dhe demokracinë tone”.

Ndryshe, në Pejë ka fituar Vetëvendosje, me mbi 42%

Numërohen rreth 90 për qind të votave, VV-ja e vetmja në rënie në përqindje

Janë numëruar rreth 90 për qind të votave nga vendvotimet në Kosovë.

Lëvizja Vetëvendosje nga numërimi i 90.47 për qind të vendvotimeve, ka marrë 43.71 për qind të votave si partia më e madhe. Ajo ka marrë më shumë se 273 mijë vota.

Partia Demokratike e Kosovës ka marrë 21.58 për qind të votave, apo 135 mijë vota.

Lidhja Demokratike ka 17.99 për qind të votave apo rreth 113 mijë vota.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka marrë 7.28 për qind të votave apo rreth 46 mijë vota.

Në total, më 7 qershor në zgjedhjet e parakohshme parlamentare pati rënie të daljes së votuesve. Aktualisht, LVV-ja nga katërshja e madhe është e vetmja me rezultat më të dobët se në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

89% të votave të numëruara, LVV e para në 21 komuna

Kanë mbetur edhe rreth 11% deri në përfundim të numërimit të votave.

Nga publikimi i rezultateve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, del se Lëvizja Vetëvendosje prin në më së shumti komuna: Prishtinë, Kamenicë, Gjilan, Viti, Lipjan, Han të Elezit, Gjakovë, Pejë, Suharekë, Shtime, Ferizaj, Obiliq, Vushtrri, Mitrovicë të Jugut, Podujevë, Dragash, Prizren, Rahovec, Kaçanik, Fushë Kosovë dhe Klinë.

Partia Demokratike e Kosovës është e para në tri komuna: Skenderaj, Drenas dhe Malishevë.

AAK në dy komuna: Deçan dhe Junik.

Derisa Lidhja Demokratike e Kosovës, është e para veç në Istog.

Numërohen 87% e vendvotimeve, LVV ruan epërsinë në nivel vendi

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet më të fundit preliminare nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ku pas numërimit të 2,174 nga 2,498 vendvotime, apo 87.03% të totalit, Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të kryesojë bindshëm.

Sipas të dhënave të përditësuara në orën 21:04, janë numëruar 620,962 vota, ndërsa renditja e subjekteve politike është kjo:

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) – 43.68% (260,481 vota)
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) – 21.67% (129,229 vota)
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) – 18.04% (107,593 vota)
AAK – 7.39% (44,088 vota)
Lista Serbe – 4.42% (26,364 vota)
Za Slobodu Pravdu i Opstanak – 0.60% (3,587 vota)

Me afro 88 për qind të vendvotimeve të numëruara, LVV mban një epërsi prej mbi 22 pikë përqindje ndaj PDK-së, ndërsa LDK vazhdon të mbetet forca e tretë politike në vend.

Procesi i numërimit po shkon drejt përfundimit, ndërsa rezultatet mbeten preliminare deri në certifikimin zyrtar nga KQZ-ja./Gazeta Infokus 

Numërohen votat në Rahovec, kjo parti prin bindshëm

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) është në përfundim e sipër të numërimit të rezultateve preliminare, për zgjedhjet e 07 qershorit

Votat në Rahovec tashmë janë n umëruar dhe se ne këtë komunë kryeson Lëvizja Vetëvendosje me 44,91% të votave.  Pasuar nga PDK me 19,27%,  AAK me 18.88%. Ndërkaq Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) është rënditur e katërta në Rahove me vetëm 16,96 % të votave.

 

 

Numrohen 48% e votave në Prishtinë, Kurti po ‘deklason’ LDK-në

Procesi i numërimit të votave në kryeqytet po vazhdon, ndërsa rezultatet preliminare tregojnë një epërsi të thellë të Lëvizjes Vetëvendosje.

Sipas të dhënave të fundit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, pas numërimit të 48% të votave në Prishtinë, LVV-ja kryeson me 50.25%, duke lënë pas rivalët e saj politikë.

Në vendin e dytë renditet LDK-ja me 25.07%, ndërsa PDK-ja mban pozitën e tretë me 17.66% të votave të numëruara deri më tani. AAK-ja ka siguruar 4.41%.

Rezultatet mbeten preliminare dhe pritet të ndryshojnë me procesimin e kutive të mbetura të votimit, por aktualisht Vetëvendosje po dominon bindshëm garën në kryeqytet.

Kjo është komuna e vetme ku po prin LDK-ja

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar përditësimin më të ri të rezultateve preliminare të zgjedhjeve të sotme.

Kur janë procesuar 34 nga 60 vendvotimet në Istog, Lidhja Demokratike e Kosovës po kryeson në këtë komunë me 38.84%, pas saj është LVV me 36.17% dhe e treta AAK me 8.89%.

Nga votat totale, kur janë procesuar 1,819 vendvotime nga 2,498 sa janë gjithsej, apo 72,82%, Lëviza Vetëvendosje prin me 43,09% apo 207,253 Vota. E dyta është PDK 21,82% apo 104,943 Vota, e treta është LDK me 17,98% apo 86,456 Vota.

Në vend të katërt është AAK me 7,63% apo 36,683 Vota.

/Reporteri.net/

Numërohen afër 70% të votave: Ky është rezultati

Lëvizja Vetëvendosje prin me 42.78 për qind pas numërimit të 67,45 për qind të votave.

Rezultatet preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, tregojnë se Partia Demokratike e Kosovës renditet aktualisht e dyta me 21.92%.

Në vendin e tretë është Lidhja Demokratike e Kosovës me 17,95% të votave.

PDK-ja “shkatërron” me vota VV-në në Skenderaj

PDK-ja është duke prirë bindshëm me vota në Skenderaj kur janë numëruar 24 për qind e votave në këtë qytet.

PDK-ja ka 81.81 për qind ose 2 mijë e 419 vota, ndërkaq VV-ja ka vetëm 324 vota.

LDK-ja ka siguruar 98 vota ndërsa AAK-ja 49.

98% të votave të procesuara- këto janë shifrat e fundit nga KQZ

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar të dhënat mbi pjesëmarrjen e qytetarëve në zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Me përpunimin e 97.92% të të dhënave (2,446 nga 2,498 vendvotime gjithsej), pjesëmarrja zyrtare e votuesve ka arritur në 36.13%.

Sipas këtyre statistikave zyrtare, deri në këtë fashë orari të drejtën e tyre të votës e kanë ushtruar saktësisht 708,045 qytetarë nga 1,959,962 sa janë gjithsej në listën e votuesve.

Në krahasim me zgjedhjet e kaluara të mbajtura më 28 dhjetor 2025, ku pjesëmarrja kishte qenë 44.99%, ky trend tregon një rënie të interesimit të qytetarëve për të votuar në mbarë Kosovën.

Nga KQZ-ja rikujtojnë se këto shifra pasqyrojnë vetëm gjendjen në vendvotimet e rregullta, ndërsa votat me kusht, ato të personave me nevoja të veçanta dhe votat e ardhura nga diaspora do të shtohen pas numërimit në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR).