Vdes stomatologu i njohur

Një lajm i trishtë ka prekur sot Vushtrrinë dhe komunitetin mjekësor në vend. Ka ndërruar jetë Dr. Bashkim Vatovci, stomatolog i njohur dhe i respektuar nga ky qytet.

I ndjeri, i cili ishte vëllai i të ndjerit Agim Vatovci, ka qenë një prej profesionistëve më të dalluar në fushën e stomatologjisë në Kosovë, duke lënë pas një trashëgimi të pasur profesionale dhe njerëzore.

Gjatë gjithë jetës së tij, Dr. Vatovci u dallua për përkushtimin e palëkundur ndaj profesionit dhe kujdesin ndaj pacientëve.

Ceremonia e varrimit do të mbahet nesër, më 21 maj 2025, në fshatin Novolan të Vushtrrisë.

Kjo ishte puna e Teuta Krasniqit para se të bëhej e famshme – nuk do ta besoni!

Teuta Krasniqi sot është një nga artistet më të dashura dhe më të njohura.

Rrugëtimi për të marrë këtë epitet nuk ishte i lehtë për aktoren.

Ajo para se të ishte aktore dhe personazh publik ka punuar në një butik në qendër të Prishtinës.

Teuta është shembull ideal që me punë dhe mund të arrihet gjithçka, shkruan “Kosovarja”.

“Kush **** jeni?”, kosovari përjashtohet nga “Për’puthen”

Edhe pse dukej se kosovari, Adoro, gjeti fatin e jetës në “Për’puthen”, e papritura ndodhi në studio.

Teksa Emi ishte duke folur për takimin, konkurrenti vëmendjen e kishte dika tjetër, shkruan Indeksonline.

Ai ofendoi kameramanët duke thënë: “Pse qeshni ju, kush **** jeni?”.

I menjëhershëm ishte reagimi i moderatores Megi Pojani, e cila e përjashtoi atë nga programi, për shkak se fyerjet nuk tolerohen në asnjë mënyrë.

 

 

Ja sa është paga e deputetëve për seanca disa minutëshe

Që nga prilli e deri në mesin e majit, deputetët e betuar të Kuvendit, kanë mbajtur plot 18 tentativa me seanca veç disaminutëshe për konstituim, por pa asnjë rezultat konkret.

Pavarësisht kësaj situate të pazakontë dhe mungesës së funksionalitetit parlamentar, deputetët vazhdojnë të marrin pagën e plotë mujore.

”Sipas Ligjit për Pagat në Sektorin Publik, paga bruto mujore e një deputeti është afërsisht 1,859 euro, deri më 30 qershor 2025. Pas kësaj date paga bëhet 1,914 euro”, deklaroi për klankosova.tv, Ehat Miftaraj nga Instituti Demokratik i Kosovës.

Ai thotë se parlamentarët madje kanë të përfshirë meditjet në pagën e tye fikse mujore.

”Mëditja është integruar në pagën e tyre fikse mujore, ku legjislatura e 8-të e ka bërë këtë ndryshim”.

”Deputetët nuk përfitojnë më kompensime/mëditje shtesë për pjesëmarrje në seanca plenare, përfshirë edhe ato për tentimet për konstituim të Kuvendit”, shton ndër tjera Miftaraj.

Kjo do të thotë se edhe në rastet kur seancat po thirren çdo 48 orë, nuk ka pagesë shtesë për pjesëmarrje.

Megjithatë, deputetët vazhdojnë të marrin pagën e tyre afro 1,859 euro pavarësisht seancave 48 orëshe, vetëm disa minutëshe.

Ndryshe, seanca e radhës mbahet nesër, në orën 11:00, në tentativën e 19-të për konstituim./Klankosova.tv.

Ndahet nga jeta Zamira Gashi-Shatri, ishte profesoresh në Universitetin “Fehmi Agani”

Ka vdekur Zamira Gashi-Shatri, që ishte pjesë e stafit të rregullt akademik në Fakultetin e Edukimit në Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë.

Për lajmin ka njoftuar vetë universiteti përmes një njoftimi në Facebook.

“Me dhembje të thellë morëm lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta në moshë shumë të re, të Prof. Ass. Dr. Zamira Gashi-Shatri, pjesë e stafit të rregullt akademik në Fakultetin e Edukimit në Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë, që nga themelimi”, thuhet në njoftim.

Postimi i Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë:

Me dhembje të thellë morëm lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta në moshë shumë të re, të Prof. Ass. Dr. Zamira Gashi-Shatri, pjesë e stafit të rregullt akademik në Fakultetin e Edukimit në Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë, që nga themelimi.

Me veprat dhe përkushtimin e saj, ajo la një trashëgimi të çmuar në edukimin dhe zhvillimin akademik të brezave të tërë të studentëve, duke ndikuar në formësimin e shumë gjeneratave.

E ndjera do të mbetet shembull i mirësjelljes, kolegialitetit, sinqeritetit dhe korrektësisë gjatë punës në Instucionin tonë.

Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë, bashkëndjen dhimbjen e thellë dhe shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve, miqve dhe kolegëve të saj. Kujtimet dhe vepra e Profesoreshës Zamira, do të mbeten të përjetshme, ndërsa kontributi i saj do të vazhdojë të frymëzojë brezat e ardhshëm.

U prehtë në paqe!

Me respekt dhe ngushëllime të sinqerta,

Prof. Ass. Dr. Drilon Bunjaku

Rektor i Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë.

Egli Tako lajmërohet nga ky vend

Ish finalistja e ‘Big Brother VIP Albania’ Egli Tako këtë periudhë nuk është aq aktive në rrejt.

Por me veprimin e fundit që është lajmëruar nga studio ka bërë të ditur se eshët duke punuar fort për projekte të reja, shkruan “Kosovarja”.

E padyshim këtij vendimi po i gëzohen edhe shumë fansa që Egli ka zgjedhur të rikthehet në muzikë, e që kohët e fundit është përfolur dhe një bashkëpunim me Gjestin

Pot, Mbetët të shihet se a do të ndodh ndonjë bashkëpunim mes saj dhe Gjestit.

Kërcënimi ndaj presidentes Osmani, Policia jep këtë njoftim

Një ngjarje shqetësuese ka tronditur institucionin më të lartë të vendit, pasi Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është bërë shënjestër e një kërcënimi me vdekje. Policia e Kosovës ka njoftuar se ka pranuar informatën dhe ka ndërmarrë hapat e parë proceduralë.

“Policia e Kosovës ditë më parë ka pranuar informacionin që ju i referoheni, sipas procedurave është njoftuar Prokurori i shtetit dhe është inicuar rast penal”, thuhet në përgjigjen e Policisë për media.

Këshilltari për media i presidentes, Bekim Kupina, të hënën ka njoftuar publikisht se kërcënimi është bërë përmes një emaili të dërguar në adresën zyrtare të Presidencës.

Ndërkohë, edhe Zotëriu i Parë i Kosovës, Prindon Sadriu, ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social Facebook, i cili ka ngritur shqetësimin për kërcënimet e vazhdueshme që, sipas tij, janë drejtuar jo vetëm ndaj Presidentes Osmani, por edhe ndaj anëtarëve të familjes së saj.

Aksidenti tragjik në Fushë Kosovë, DKA reagon për vdekjen e nxënëses

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmë në fshatin Kuzmin të Fushë Kosovës, ku si pasojë e një vetaksidenti humbën jetën dy persona, përfshirë një të mitur.

Të ndjerat janë identifikuar si: H.H.A., 27-vjeçare, e cila drejtonte automjetin dhe A.V., 17-vjeçare, pasagjere, e mitur

Me këtë rast, Drejtoria e Arsimit e kësaj komune ka shprehur ngushëllime për vdekjen e Anita Vrellakut, e cila kishte qenë nxënëse e shkollës “Minatori”.

“Në këto momente të vështira, shprehim ngushëllimet më të sinqerta dhe solidaritetin tonë të thellë me familjen Vrellaku, miqtë dhe komunitetin shkollor që patën fatin ta njohin Anitën – një vajzë e sjellshme, e talentuar dhe e dashur për të gjithë”, shkruan në telegramin e ngushëllimit të drejtorit Fatlum Berisha.

“Humbja e saj është një dhimbje e madhe për të gjithë ne që jemi pjesë e arsimit në Fushë Kosovë. U prehtë në paqe!”, thuhet ndër të tjera

 

“Qeni e kishte në gojë qesen”, flet dëshmitari që e gjeti foshnjën e braktisur në Matiqan

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur të hënën në Matiqan të Prishtinës, ku një foshnjë pa shenja jete është gjetur në një deponi mbeturinash, e futur brenda një qeseje plastike.

Njëri nga dëshmitarët që e ka gjetur foshnjën ka rrëfyer për Klan Kosova momentin e tmerrshëm kur e gjetën trupin e pajetë.

“Me shokun tem jam kanë dhe ai e ka parë qenin me një qese në gojë. Unë isha në oborr të tij dhe ka vrapuar, më ka thënë ‘leji ata hekra se po më duket një fëmijë i vdekur’. Jam shkuar dhe e kam parë, këmbët i kishin dalë jashtë qeses, dhe e pashë që fëmija ishte i vdekur”, tregoi dëshmitari.

E rëndë sa ska më: Maturanti 19-vjeçar gjendet i vdekur

Trupi i pajetë i një të riu 19-vjeçar, i identifikuar si M.A., është gjetur rreth orës 12:00 në hyrje të Strumicës, në vendin e njohur si “Kriva Reka”, pas depove të drurit të Ndërmarrjes Pyjore “Bellasica”, në Maqedoni të Veriut.

Lajmin e ka konfirmuar  Prokuroria Themelore Publike (PTHP) në Strumicë dhe Sektori për Punë të Brendshme (SPB) Strumicë.

Viktima ishte maturant në një nga shkollat e mesme të këtij qyteti.

Sipas prokurores Violeta Milçovska, deri më tani në trupin e të ndjerit nuk janë vërejtur shenja dhune. Trupi është dërguar për autopsi dhe analizat  pritet të ndihmojnë në sqarimin e shkaqeve të vdekjes.

Nga SPB Strumicë kanë bërë të ditur se një mjek ka konstatuar vdekjen në vendin e ngjarjes, ndërsa inspektimi është kryer nga një prokuror publik dhe një ekip hetimor i policisë.

Deri tani nuk janë dhënë detaje shtesë se si i ndjeri përfundoi në atë lokacion apo rrethana të tjera që mund të kenë ndikuar në vdekjen e tij.