Vdes një 48-vjeçar në QKUK

Një burrë i moshës 48 vjeçare ka vdekur tetë ditë pasi ishte aksidentuar në Kukës.

Fillimisht, viktima ishte dërguar për trajtim në Spitalin Rajonal të Prizrenit, e më pas u transferua në QKUK.

Për hetimin e rastit, bashkarisht po punojnë organet e rendit të Kosovës dhe të Shqipërisë.

Detaje për ngjarjen tragjike në emisionin e mëngjesit “Ora 7” në Klan Kosova ka dhënë korrespodenti nga Prizreni, Nuhi Salihu.

Sulmohen policia e Kosovës

Janë sulmuar zyrtarët policorë në dy raste të ndara, në Ferizaj dhe Kaçanik.

Në rastin e Ferizajt janë arrestuar dy persona, pasi të njëjtit i kanë penguar dhe sulmuar policët në kryerje të detyrës.

“Si pasojë, një zyrtar policor ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

Ndërkaq, në Kaçanik patrulla policore ka shkuar në një rast aksident trafiku dhe aty kanë hasur dy persona të përfshirë ne aksident, ku njëri prej tyre, duke mos zbatuar urdhrat e policëve, i ka sulmuar ata.

“Zyrtarët kanë marrë tretman mjekësor. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, njoftoi policia në raportin 24 orësh.

Pamje nga momenti i arrestimit të prokurorit Beqë Shala

Prokurori i Departamentit të Përgjithshëm në Prokurorinë Themelore në Prizren, Beqë Shala, është arrestuar në një aksion të udhëhequr nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK).

Shala dyshohet për kryerjen e veprës penale “Marrje ryshfeti”.

Pamje nga arrestimi i tij i cili ka ndodhur gjatë zhvillimit të një hulumtimi nga “Betimi për Drejtësi” që posedon video-incizim të prokurorit Shala.

 

Prokurori që u arrestua në vendin e punës dyshohët për…

Sistemi Prokurorial ka njoftuar se sot është arrestuar një prokuror në Prizren nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Marrje ryshfeti”.

Bëhet fjalë për Beqë Shalën, që u arrestua në vendin e punës.

Në njoftim thuhet se po ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme hetimore.

“Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda në Policinë e Kosovës, në bashkëpunim me Kryeprokurorin e Prokurorisë Themelore në Prizren kanë arrestuar B.Sh  nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Marrja e ryshfetit”. I dyshuari B.Sh., prokuror në Prokurorinë Themelore të Prizrenit, është arrestuar në vendin e punës. Prokuroria Speciale së bashku me Policinë e Kosovës, është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, në përputhje me Kodin e Procedurës Penale dhe ligjet në fuqi.”

Ky është Prokurori që u arrestua në vendin e punës

Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda në Policinë e Kosovës, në bashkëpunim me kryeprokurorin e Prokurorisë Themelore në Prizren kanë arrestuar B.SH. nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Marrja e ryshfetit”.

I dyshuari Beqë Shala, prokuror në Prokurorinë Themelore të Prizrenit, është arrestuar në vendin e punës.

Prokuroria Speciale së bashku me Policinë e Kosovës, është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, në përputhje me Kodin e procedurës penale dhe ligjet në fuqi

Arrestohet në vendin e punës Prokurori

Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda në Policinë e Kosovës, në bashkëpunim me kryeprokurorin e Prokurorisë Themelore në Prizren kanë arrestuar B.SH. nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Marrja e ryshfetit”.

I dyshuari Beqë Shala, prokuror në Prokurorinë Themelore të Prizrenit, është arrestuar në vendin e punës.

Prokuroria Speciale së bashku me Policinë e Kosovës, është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, në përputhje me Kodin e procedurës penale dhe ligjet në fuqi.

I riu që vdiq sot kishte punuar në kabinetin e Presidentes Vjosa Osmani

Mitrovica është tronditur të hënën nga lajmi për vdekjen e të riut Petrit Hoti.

Hoti vdiq pas një sëmundjeje të rëndë të mushkërive, për të cilën pak vjet më parë u kërkua edhe ndihmë financiare për shërimin e tij, njofton Klankosova.

Për një periudhë kohe, ai ka punuar si zyrtar i sigurisë në kabinetin e presidentes Vjosa Osmani.

I ndjeri ka lënë pas vetes dy fëmijë.

Lajm i trishtë: Vdes i riu Petrit Hoti nga Mitrovica

Ka vdekur i riu Petrit Hoti nga Mitrovica, shkruan Mitrovica SOT

Ai humbi jetën pas një sëmundje të mushkërive.

I ndjeri kohëve të fundit punonte në kabinetin e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.

Ai la pas dy fëmijë.

“Një ditë e mirë shqiptare” – Valon Syla shkruan pasi nuk u votua Qeveria Kurti 3

Gazetari dhe analisti politik, Valon Syla ka shkruar pasi sot në Kuvendin e Kosovës nuk ka arritur t’i mbledh 61 vota, Qeveria Kurti 3.
Këtë ditë ndonëse me shi, Syla e ka parë si “ditë të mirë shqiptare”, shkruan lajmi.net.

Postimi i tij i plotë pa ndërhyrje:

Një ditë e mirë shqiptare sot edhe pse me shi. Por, në vend të shiut sikur të kishin ra bomba që i paska shashtrisë e “sarille” fytyrat e xhematit të Albin Kurtit.

Gajret o populli i Albin Kurtit e gërrnaça se keni qenë në një ëndërr hibride të budallakut dhe shtojcave të çajit të rusit.

Tash kthehemi në realitet. Asgjë spo mbetke për atë dynje.

Reshje shiu, IHMK: Në këto zona priten vërshime të shpejta

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se reshjet e shiut, të cilat kanë filluar gjatë orëve të para të ditës së sotme, do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve në vijim me intensitete të ndryshme.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës thekson se në disa zona pritet të ketë vërshime të shpejta, sidomos në rrjedhat lumore me karakter malor.

“Probabiliteti për tejkalimin e pragut të reshjeve për periudhën dyvjeçare është 47%, ndërsa për periudhën pesëvjeçare është 25% brenda dy ditëve të ardhshme. Zona më e prekur parashikohet të jetë pellgu i lumenjve Sitnicë (Zona e Prishtinës), Morava Binçës, Drini Bardhë (Ereniku, Lumi i Istogut, Klina, Mirusha) dhe Lepenci”, thekson Instituti.

Sipas njoftimit, nuk priten përmbytje të mëdha, për shkak të kushteve të thata që kanë ulur nivelet e lumenjve.

Instituti i bën thirrje qytetarëve dhe institucioneve për vëmendje të shtuar në këto zona gjatë periudhës së reshjeve intensive.