div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged category category-lajme category-1 custom-background wp-custom-logo paged-425 category-paged-425 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Kica-Xhelili: Qëllimi i pushtetit të Kurtit është që t’iu lodh, t’iu hutojë, dhe të mos besoni më në asgjë

Deputetja e Lidhjes Demokratike, Doarsa Kica-Xhelili, ka akuzuar ashpër qeverinë në largim Kurti për, siç ka thënë ajo, shkelje të përditshme të ligjit dhe përpjekje për të krijuar konfuzion te qytetarët përmes një “katrahurë shkeljesh që minojnë demokracinë.”

Përmes një postimi në Facebook, Kica-Xhelili ka reaguar pas sulmeve të pushtetit ndaj vendimit të fundit të Gjykatës Supreme, i cili, sipas saj, vërtetoi se “krejt kabineti Kurti janë shkelës të ligjit, jo herë pas here, por çdo ditë”.

Deputetja Kica-Xhelili ka bërë thirrje për një kërkesë të qartë dhe njëzëshme: të lejohen deputetët e zgjedhur të popullit të votojnë për kryetarin e Kuvendit, “ashtu siç e kërkon rendi juridik”.

“Gjithçka po ju duket e pakuptimtë, apo jo? Dhe nuk keni faj. Ky është pikërisht qëllimi i pushtetit të Kurtit: që ju të lodheni, të hutoheni, të mos besoni më në asgjë, derisa edhe më bazikja të tingëllojë e dyshimtë.

Në këtë përpjekje për ta shtrembëruar të vërtetën, tani i keni dëgjuar edhe sulmet e tyre të reja kundër vendimit të djeshëm të Gjykatës Supreme. Pse? Sepse ai vendim e tha qartë: krejt kabineti Kurti janë shkelës të ligjit. Jo herë pas here, por çdo ditë. Dhe sipas Kurtit & co, ju nuk “guxoni” ta pranoni këtë si fakt”.

Operacioni Stuhia | Kroacia përgatitet për shënimin e 30 vjetorit të fitores ndaj Serbisë, tregon fuqinë ushtarake

Kanë mbetur pak më shumë se dy javë deri në paradën ushtarake me rastin e 30-vjetorit të operacionit policor ushtarak Stuhia (Oluja), dhe përgatitjet për ngjarjen tashmë janë duke u zhvilluar në disa vende të Kroacisë.

Parada do të mbahet më 31 korrik në Zagreb, dhe është njoftuar një shfaqje e njësive të mekanizuara të Ushtrisë Kroate, përfshirë automjete të reja luftarake.

“Përgatitjet për paradën ceremoniale ushtarake me rastin e 30-vjetorit të VRO Oluja janë në kulmin e tyre! Trajnimi intensiv i skalioneve të mekanizuara të Ushtrisë Kroate është duke u zhvilluar për spektaklin ushtarak që na pret më 31 korrik në Zagreb! Në paradë, do të keni mundësi të shihni më shumë se 500 automjete luftarake dhe jo-luftarake, përfshirë tanket luftarake Leopard që do të jenë pjesë e Forcave të Armatosura të Republikës së Kroacisë në të ardhmen. Jeni të gjithë të mirëpritur në Zagreb më 31 korrik!”, shkroi ai Ministri i Mbrojtjes së Kroacisë, Ivan Anushiq.

Alaska goditet nga një tërmet i fuqishëm, lëshohet paralajmërim për cunami

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.3 të shkallës Rihter ka goditur mëngjesin e sotëm Alaskën, duke alarmuar autoritetet dhe banorët e zonave bregdetare. Lëkundjet e forta janë regjistruar në një thellësi prej 30.5 kilometrash dhe janë ndjerë në të gjithë Gadishullin e Alaskës dhe Ishujt Aleutian.

Sipas Qendrës Amerikane të Paralajmërimit për Cunami, epiqendra e tërmetit ishte rreth 55 milje (88 kilometra) në jug të Sand Point, një komunitet në ishullin Popof. Tërmeti u regjistrua në orën 12:38 sipas kohës lokale (4:38 pasdite ET).

Menjëherë pas lëkundjeve, autoritetet kanë lëshuar paralajmërim për cunam në disa zona bregdetare. Edhe pse nuk pritet një përmbytje e gjerë, ekspertët paralajmërojnë për rryma të fuqishme dhe valë të rrezikshme për këdo që ndodhet afër ujit.

Qendra Sizmologjike e Alaskës ka bërë të ditur se aktualisht nuk raportohet për dëme apo viktima, por vlerësimet janë ende në proces. Banorët janë këshilluar të largohen nga brigjet dhe të ndjekin udhëzimet e autoriteteve lokale për mbrojtje civile.

Ky tërmet ka rikthyer kujtimet e zymta të vitit 1958, kur një rrëshqitje toke e shkaktuar nga një tërmet në Gjirin Lituya gjeneroi një megatsunami me një valë gati 525 metra të lartë – më e madhja e regjistruar ndonjëherë në histori.

Ekspertët e sizmologjisë theksojnë se, ndonëse mundësia për një cunam ekstrem është e ulët, Alaskës nuk i mungojnë kushtet gjeologjike që mund të krijojnë skenarë të tillë, sidomos nëse tërmetet shoqërohen me rrëshqitje masive në terrene të thepisura pranë bregdetit.

Lladrovci i bënë thirrje publike Memli Krasniqit: Vendos ti, jo ai i anëtari i kryesisë Skenderajt a Kamenicës

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, i ka bërë një thirrje publike kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi.

Lladrovci i ka thënë ‘vendos nesër’, por vendos ti personalisht jo ndonjë anëtar i kryesisë nga Skenderaj apo Kamenicës, .

“Sonte i bëj ftesë liderit vendos nesër, vendose ti jo me vendos për mua ai anëtari i kryesisë së Skenderajt ose Kamenicës. Vendose ti unë jam kryetari i PDK-së, unë vendosi”, ka thënë Lladrovci në Pressing.

Lladrovci: Nuk ka bir nane që m’qet prej PDK-së

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci thotë se nuk kandidon i pavarur në zgjedhjet lokale dhe se është pjesë e PDK’së.

Lladrovci në T7 tha se askush nuk mund ta largojë nga PDK.

“Unë po thom që nuk ka bir nane që me m’qet prej PDK. Unë jam PDK, unë ia kom rrit vlerat PDK’së, jam rrit me PDK. Ma përmenin Aleancën, qysh dikush po del kundër teje, saherë po ka zgjedhje qendrore hajde bohum bashkë, e kur ka zgjedhje lokale prenu ju mes veti se na pe qesim njanin që na ka premtu edhe do sene tjera”, tha ai.

Izraeli sulmon Damaskun

Izraeli ka rritur sulmet ajrore ndaj Sirisë, përfshirë kryeqytetin Damask, duke deklaruar se po ndërhyn në mbështetje të komunitetit minoritar druzi, i cili është përfshirë në një konflikt të armatosur me grupe të tjera siriane.

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz, ka publikuar një video që tregon një sulm të drejtpërdrejtë ndaj një ndërtese në Damask, i cili ndodhi gjatë një transmetimi live televiziv – gazetari shihet duke u larguar me shpejtësi nga studioja pasi ndërtesa goditet.

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz, ka dhënë një deklaratë të ashpër pas sulmeve ajrore në Damask dhe në jug të Sirisë.

“Paralajmërimet në Damask kanë përfunduar – tani do të vijnë goditje të dhimbshme”, shkruan Katz.

Ai thotë se forcat izraelite do të vazhdojnë të veprojnë me forcë në zonën e Suweida-s, ku Izraeli ka ndërhyrë kohët e fundit për shkak të përleshjeve mes komunitetit minoritar druzi dhe grupeve të tjera të armatosura siriane.

Duke iu drejtuar komunitetit druzi në Izrael, Katz deklaron se Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) do të mbrojnë popullsinë druzi në Siri.

“Kryeministri Netanyahu dhe unë, si Ministër i Mbrojtjes, kemi marrë një angazhim – dhe do ta mbajmë atë”, shton ai.

Klan Kosova: 25-vjeçari dyshohet se kërkoi hallallin para se të binte nga lartësia

Autoritetet e sigurisë në Prishtinë, janë duke hetuar vdekjen tragjike të 25-vjeçarit i cili dyshohet se ra nga lartësia e objektit të hotel ‘’Grand’’.

Siç mëson ekskluzivisht Klan Kosova, nga hetimet preliminare, ai para hedhjes, dyshohet ta ketë telefonuar djalin e hallës së tij në telefon

Kjo siç i ka thënë Klanit ky burim, për t’i kërkuar ”hallallin”.

Ndër tjera, redaksia mëson se tashmë i ndjeri, ishte i punësuar si mirëmbajtës.

Kunati i Albulena Haxhiut: 6 ari tokë i kam, i shes për me i mbrojtë krerët e UÇK-së

Kunati i Albulena Haxhiut, Dardan Krasniqi ka thënë se është i gatshëm që të shes pasurinë e tij, vetëm për të mbrojtur ish krerët e UÇK-së.

“6 ari tokë i kam prej pasurisë tem, i shes për me i mbrojtë krerët e UÇK-së. Për arsye se nuk mbrohen ata, mbrohet lufta, sakrifica e popullit tonë”, ka thënë ai në T7.

“Merkato e bujshme” nga AAK-ja ia merr Nismës ish-deputetin
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se e ka mirëpritur aderimin në partinë e tij ish-deputetin dhe ish-zëvendësministrin e Nismës, Enver Hoti.

Me këtë rast, Haradinaj ka konfirmuar edhe kandidaturën e Enver Hotit për kryetar të Komunës së Malishevës në zgjedhjet e ardhshme lokale.

“Enver Hoti përfaqëson më së miri frymën e Aleancës – vendosmërinë, transparencën dhe përkushtimin për t’u shërbyer qytetarëve me ndershmëri. Aderimi i tij është një vlerë e shtuar për projektin tonë politik”, theksoi Haradinaj pas takimit.

Familjarët të pikëlluar pas vdekjes së 25-vjeçarit, dihet identiteti i viktimës

Një 25-vjeçar ka mbetur i vdekur mesditën e së mërkurës, pasi ra nga një lartësi e konsiderueshme e Hotelit Grand në Prishtinë.

Viktima R.Bytyçi, 25-vjeçar, mbeti i vdekur në vendin e ngjarjes.

Në pamjet e publikuara nga Ekonomia Online, shihen familjarët e viktimës të pikëlluar për rastin.

Vdekjen e viktimës e ka konfirmuar Policia e Kosovës.

“Rreth orës 11:30 është raportuar se në rrugën ”Garibaldi” në Prishtinë, një person ka rënë nga lartësia e një objekti. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilë kanë konstatuar se , viktima( mashukull) është pa shenja jete. Aktualisht policia po punon për zbardhjen e rrethanave që karakterizojnë rastin”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Ky është 25-vjeçari që dyshohet se ra nga kati i 13-të i ‘Hotel Grandit’ sot në mesditë