Nxirrni rrobat dimërore – Nesër borë e shi, temperaturat pritet të zbresin deri në 3C

Edhe dita e sotme po vijon me diell dhe vranësira të herëpashershme, si dhe me rritje të temperaturave, ku maksimalet pritet të ngjiten deri në 24°C.

Megjithatë, një ciklon i fuqishëm nga Afrika Veriore ka filluar gradualisht të lëvizë drejt rajonit tonë, duke sjellë shtim të vranësirave gjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes, të cilat pritet të gjenerojnë reshje të pakta lokale, shkruan Meteo Kosova, transmeton Insajderi.

Të premten, ky ciklon do të kalojë përmes Greqisë, duke sjellë reshje intensive në pjesën më të madhe të rajonit, përfshirë edhe vendin tonë. Si rrjedhojë, të premten do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu, të cilat lokalisht dhe herë pas here pritet të jenë intensive.

Ndërkohë, masa të ftohta dhe të fuqishme ajrore me origjinë polare do të shkaktojnë një rënie të ndjeshme të temperaturave për këtë periudhë të vitit. Gjatë orëve të pasdites, në zonat e ulëta, temperaturat parashikohen të zbresin në 3 apo 4°C, nga 12–13°C sa pritet të jenë në mesnatë.

Këto masa të ftohta gjithashtu do të sjellin reshje të dendura bore në zonat malore, ku temperaturat mund të zbresin deri në -3°C. Reshje bore priten edhe zonat e larta malore në Mal të Zi.

Pra, edhe pse jemi në mesin e muajit maj, këto ndryshime ekstreme të motit do të ngjajnë më shumë me fundin e nëntorit apo dhjetorit.

Reshjet më intensive pritet të jenë në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut dhe Greqi, ku do të ketë edhe shkarkesa rrufesh, sidomos në jug të Shqipërisë dhe në Greqi.

Muhaxheri për takimin me presidenten: Nëse s’ka zgjidhje, LVV t’ia lëshojë rrugën të dytit!

Kryetari i komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka thënë se presin që presidentja Vjosa Osmani, të ofrojë ndonjë alternativë për zgjedhjen e ngërçit në Kuvend. 

Ai ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje duhet të lirojë rrugë nëse nuk mundet që t’i formojë institucionet e reja.

“I takon të parit me u mundu me e ba zgjedhjen dhe besojë që ka kohë me reflektu, por nëse nuk mundet duhet me lëshu rrugë me ia dhanë mundësin partisë së dytë”, ka thënë Muhaxheri.

Tutje, Muhaxheri në “Politiko” ka thënë se alternativa e tyre është që të bëhet një transitore dhe pastaj me u përgatit për zgjedhje vitin e ardhshëm.

U nis për në vendlindje, ndërron jetë në autobus një 70-vjeçar shqiptar në Serbi

Rrugët e gurbetit kanë marrë shumë jetë të mërgimtarëve tanë vitet e fundit – disa në aksidente, e disa nga vdekja natyrale.

Sot në orën 10:00 të mëngjesit, ka ndërruar jetë një i moshuar 70-vjeçar në autobus, i cili udhëtonte nga Gjermania drejt vendlindjes me kompaninë “Euro Bus”, raporton gazeta zvicerane në shqip LeCanton27.ch.

Mësohet se i ndjeri është nga Maqedonia e Veriut, dyshohet nga zona e Strugës. Ndihma e parë iu dha nga bashkatdhetarët, të cilët ishin ndalur në një parking pranë restorantit “A1 Express Restaurant” në Mihajllovac, mes Beogradit dhe Nishit.

Pas rreth 30 minutash në vendin e ngjarjes arritën edhe ndihma e parë dhe policia serbe, të cilët tentuan ta ndihmojnë, por për fat të keq ishte tepër vonë. Më pas, trupi i të ndjerit u dërgua në spitalin më të afërt.

Shkaqet e vdekjes ende nuk janë konfirmuar zyrtarisht, por dyshohet se bëhet fjalë për shkaqe natyrore.

Ngërçi politik n vend, Haradinaj del me propozim

Deputeti, Ramush Haradinaj ka mbrojtur qëndrimin e tij për krijimin e qeverisë së opozitës.

Ai është shprehur i gatshëm për një qeveri të opozitës ose qeveri kalimtare, shkruan Insajderi.

“Mirë që po ndodhë një komunikim i parë. Unë angazhohem për qeverinë e opozitës. Nëse gjendet një zgjidhje e një qeveria kalimtare, edhe atë e shqyrtojmë. Ne ju kemi drejtuar edhe Kushtetueses dhe kemi kërkuar vlerësimin e kushtetueshmërisë së procedit të deritashëm në kuvend. Gjykata mund të zgjidhë ngërçin dhe të vendosë një normë të përhershme. Ai që e kandidon një kandidat, ai është edhe përgjegjës me i gjet votat”, ka thënë Ramush Haradinaj.

Ngërçi politik, Memli del me një propozim

 

A po ndryshon emri për kryeparlamentar? Ja çfarë u konfirmua sot nga VV-ja

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Faton Peci, ka komentuar zhvillimet rreth procesit të votimit për kryetaren e Kuvendit, duke mohuar se është propozuar zyrtarisht ndonjë emër, ndonëse emri i Albulena Haxhiut është përfolur disa herë publikisht.

Në deklaratën e tij, Peci tha se partia e tij po përpiqet të përmbushë detyrimet kushtetuese, duke marrë pjesë në seancë dhe votime, me qëllim të zhbllokimit të situatës aktuale.

 

 

“Në emër të grupit tonë parlamentar të shprehim keqardhje që edhe sot nuk kemi rezultat në zhbllokimin e gjendjes. Ne si grup jemi duke bërë përpjekje për zhbllokimin e kësaj situate, po kryejmë detyrimet tona ligjore e kushtetuese, duke marrë pjesë në seancë, por edhe duke marrë pjesë në votim. Meqënëse ka sot një përfolje të emrit, ne ende nuk kemi ardhur deri te propozimi i emrit, përpjekja jonë është të kemi proces të votimit të fshehtë. Ne kemi vlerësuar që vullneti i njëmendtë, dhe ndërgjegja e secilit deputet, kontributon në proces të zhbllokimit”, deklaroi ai.

 

TË NGJASHME:

Kurti jep detaje, ky është propozimi i tyre për kryeparlamentar nesër

 

Dështim në Kuvend, festë në Vetëvendosje – Albulena s’fitoi votat, por mori tortën!

 

Memli Krasniqi: E humbëm anëtarësimin në KE për shkak të kësaj bllokade

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, është deklaruar para mediave pas dështimit të 16-të të kuvendit.

Krasniqi, u shprehë se qëndrimet e PDK-se, që nga fillimi e deri më sot do të jenë të njëjta, dhe qe sipas tij e humbëm edhe anëtarësimin në Këshillin e Evropës, pikërisht për shkak të kësaj bllokade.

“Qëndrimet e PDK-se, qe nga fillimi e deri më sot do të jenë të njëjta, e që do të thotë të ofrohet një emër tjetër për kryetarin e Kuvendit. Ne po shkojmë me gatishmëri, me vullnet dhe bindjen që vendit i duhen institucionet. E humbëm edhe anëtarësimin në Këshillin e Evropës, pikërisht për shkak të kësaj bllokade.”, ka thënë Krasniqi.

Shoku i burgut e kritikon ashpër Kurtin: Dje e harrove Qyshkun ku ranë rreth 100 dëshmorë, vjet nënat e tyre ta puthnin dorën

Shoku i burgut të Albin Kurtit, Naim Lushi i cili njëherit i ka disa familjarë të rënë në masakrën e Qyshkut, ka shprehur pakënaqësit e tij ndaj Kurtit, pasi i njëjti nuk u pa dje në nderimin e kujtimin e 26-vjetorit të masakrës, raporton GazetaDemos.

Lushi i cili shprehu mirëkuptimin e tij ndaj kryeministrit në detyrë për mospjesëmarrje në homazhe, nuk e arsyetoi aspak për mosrikujtimin e kësaj masakre me rreth 100 të rënë, së paku edhe me një shkrim në rrjete sociale.

I njëjti ia rikujtoi Kurtit se është obligative nderimi i gjakut të derdhur për liri.

“Albin, dje na mungove në Qyshk. Mund ta kuptoj agjendën mbase të ngjeshur prej kryeministri në detyrë që do të ta ketë pamundësuar pjesëmarrjen në homazhe për rreth 100 të rënët e fshatrave tona në altarin e lirisë por smund ta kuptoj mungesën e sëpaku një shkrimi apo një fjale në faqet tua në rrjetet sociale, sepse jeni mjaft i kujdesshem që të bëni postime edhe për gjëra krejtësisht dytësore sipas pikëpamjes time. Smund ta kuptoj Albin, sepse e di që jeni koshient për faktin se gjaku i derdhur për liri është obligim të nderohet nga ata që udhëheqin në liri. Madje duhet të nderohet edhe kur jeni kryeminister në detyrë, edhe po të jeni vetëm deputet dhe edhe po të mos jeni asgjë nga këto”, tha Lushi.

Teksa shprehu falenderimet e tij për nderimet nga Ramush e Daut Haradinaj, Lushi i tha Kurtit me një fjalë se kujdesin e treguar ndaj tij, të kthyer me këtë monedhë s’ia kishin për borxh.

Sidoqof Albin, rreth 100 të vrarët nga lokaliteti ynë dje kanë pritur për një buqetë lulesh nga ju, por kam pritur tju shoh aty edhe unë si bashkëvuajtës i juaji në burgjet serbe por besoj kanë pritur e kanë ngelur me sy nga rruga për ta parë hapin tëndë drejt ardhjes edhe ato nënat e nderuara që të patën puthur doren vitin e kaluar në manifestim. Për dallim edhe dje si gjithëmonë nuk na mungoj Ramushi, por sna duket gjë për tu thënë kjo, sepse me prezencen e perhershme të Ramushit ose të Dautit jemi mësuar tashmë. Na duket rrethanë normale, ndaj dhe ndonjëherë harrojmë t’i nderojmë në mënyrë meritore. Por, Albin me ty kemi qënë të kujdesshem. Nuk kemi harruar të ju nderojmë!”, ka shkruar Lushi.

Ky është kosovari që zgjidhet kryetar komune në një qytet në Texas

Gino Mulliqi, me prejardhje nga Kosova, është zgjedhur kryetar i komunës në qytetin Wylie të shtetit të Texasit, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai u emërua në këtë pozitë nga anëtarët e këshillit komunal të qytetit, i cili numëron rreth 60 mijë banorë dhe gjendet në pjesën verilindore të Texasit.

Pas zgjedhjes, Mulliqi ka falënderuar kolegët për besimin dhe mundësinë që t’i prijë qytetit, duke shprehur njëkohësisht mirënjohje për paraardhësin e tij, Tem Jeff Forrester.

“Dua të shpreh mirënjohjen time më të thellë për ish-kryetarin e komunës, Tem Jeff Forrester, për shërbimin e tij dhe udhëheqjen e qëndrueshme. Jeff ka dhënë një shembull të fortë dhe jam mirënjohës për themelet që ka hedhur”, ka shkruar Mulliqi në një postim në rrjetet sociale.

Ai shtoi se është një nder i madh për të që t’i shërbejë komunitetit të qytetit Wylie dhe premtoi se do ta kryejë detyrën me përkushtim të plotë.

“Jam i përkushtuar që këtë rol ta kryej me integritet, transparencë dhe bashkëpunim”, theksoi Mulliqi.

Zgjedhja e tij në këtë pozitë të rëndësishme përbën një tjetër histori suksesi të diasporës kosovare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Aksidenti me fatalitet në autostradën “Ibrahim Rugova”, viktima shtetase e Shqipërisë

Një aksident me fatalitet ka ndodhur dje në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Në përplasjen mes një kamioni dhe një veture, e vdekur ka mbetur një grua. Viktima është shtetase e Shqipërisë, ka bërë të ditur sot Policia e Kosovës.

Trupi i pajetë është dërguar për autopsi.

“Autostrada Ibrahim Rugova / km-7 / 14.05.2025 – 13:00. Një automjet transportues (kamion) dhe një veturë e udhëtarëve me targa të Shqipërisë me drejtues meshkuj shtetas të Shqipërisë janë përfshirë në aksident trafiku në mes vete. Si pasojë e lëndimeve të marra në aksident ka ndërruar jetë një femër shtetase e Shqipërisë. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për autopsi”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Inflacioni nuk ndalet -Çmimet e kafesë, çajit dhe kakaos rriten ndjeshëm

Indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit ishte 3 për qind më i lartë në muajin prill krahasuar me prillin e vitit 2024 dhe 0.2 për qind në krahasim me marsin e këtij viti, sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës.

Në muajin prill, ndër produktet që kanë pësuar rritjen më të ndjeshme të çmimeve janë kafeja, çaji dhe kakaoja – me një mesatare alarmante prej 16% më shumë krahasuar me një vit më parë. Bashkë me to, janë shtrenjtuar ndjeshëm edhe shërbimet për mirëmbajtjen e mjeteve të transportit personal, frutat, vajrat dhe yndyrnat, mishi, energjia elektrike, produktet bazë të bulmetit (qumështi, djathi, vezët), perimet, si dhe shërbimet hoteliere dhe pijet alkoolike.

Sipas të dhënave të muajit mars 2025, inflacioni ishte 0.8 për qind në nivel mujor, dhe 2.9 për qind në nivel vjetor, krahasuar me marsin e vitit të kaluar. Ndërsa në janar, , inflacioni mujor i matur ishte 0,7 për qind, ndërsa norma vjetore e inflacionit arriti në 1,5 për qind krahasuar me janarin e vitit 2024 krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak.

Sipas të dhënave të fundit nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, çmimet mesatare të produkteve gjatë dy muajve të fundit kanë arritur nivelin më të lartë në 20 vitet e fundit.