div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged category category-lajme category-1 custom-background wp-custom-logo paged-438 category-paged-438 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Reshje bore e shiu, temperaturat deri në 5°C sot në vend

Sot parashikohet mot i vranët, me reshje shiu dhe bore, të cilat gjatë orëve të para të 24-orëshit pritet të jenë më intensive. Reshjet e borës do të përqendrohen kryesisht në Rrafshin e Kosovës, ku pritet të krijojnë shtresa edhe në zonat e ulëta, me së paku 5–15 cm, njofton MeteoKosova.

Në Rrafshin e Dukagjinit do të dominojnë reshjet e shiut, megjithatë tani ka gjasa më të mëdha që edhe në këtë pjesë të përzihen ose të shndërrohen në borë.

Gjatë ditës, reshjet do të humbasin gradualisht intensitetin në mbarë vendin.

Era do të fryjë kryesisht nga drejtimi i veriut, e cila herë pas here pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 15-45 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej -1 deri në 2°C, ndërsa ato maksimale prej 2 deri në 5°C.

Bora e parë nis ta zbardh Prishtinën

Prishtina ka nisur të zbardhet nga reshjet e para të borës.

Në disa imazhe të publikuara nga qytetarët shihet se flluskat e para të borës kanë arritur në kryeqytet.

Ndërsa meteorologët kanë parashikuar mot të ftohtë dhe me reshje shiu dhe borë.

Ndërsa Komuna e Prishtinës ka paralajmëruar kujdes rreth mundësisë së vërshimeve për shkak të reshjeve të pandërprera të shiut.

Vetura bie në det, katër të vdekur

Katër persona humbën jetën në një aksident të rëndë trafiku që ndodhi sot pranë Senjit, kur një veturë ra në det, njoftoi Departamenti i Policisë Lika-Senj.

Aksidenti ndodhi rreth orës 16:30 në vendbanimin Bunica. Shërbimet e emergjencës u dërguan menjëherë në vendngjarje dhe zhytësit e HGSS u përfshinë gjithashtu në kërkim.

Policia njoftoi se trupat e dy grave dhe dy burrave u nxorën nga automjeti, raporton KosovaPress.

Do të kryhet një hetim në vendngjarje për të përcaktuar rrethanat e aksidentit, ndërsa trupat u transportuan në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Rjekë.

Për shkak të erës së fortë, gjatë ditës së sotme u vendos ndalim trafiku për automjetet e kategorisë I dhe II në rrugën shtetërore DC8 Senj-Karlobag.
Haradinaj për vizitën e Kurtit në Amerikë: Poshtnim, refuzim

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, u shpreh i habitur se si askush nga “ekzekutivi nuk ia dha dorën Kurtit”, gjatë vizitës së tij në SHBA. Haradinaj duke komentuar tutje këtë vizitë, tha “imagjinoni me hy kryeministri në shtet dhe asnjë zyrtar mos me ta qitë me ja dhanë dorën”.

Prandaj, sipas Haradinajt, kjo situatë përçon mesazhe “poshtërimi e refuzimi”.

“Mungesa e një takimi qoftë edhe për foto, që çohet në këmbë me ja jap dorën dikujna nga ekzekutivi, kjo është shumë konkrete. Në të gjitha ato hapësira ku ka qëllu, ka pas njerëz të ekzekutivit por mungesa e të paktën një shtrëngimi të dorës nënkupton diçka”, tha Haradinaj në Pressing.

“Nuk e ki një situatë që ky (kryeministri në detyrë), që ia jep dorën dikujna të Qeverisë (amerikane)”, tha Haradinaj.

 

 

Sipas Haradinaj, kjo është “më keq se gjithçka tjetër, mos me ta jep dorën kerkush”.

Vrasje në Tiranë, ky është 40-vjeçari që nuk mundi t’i mbijetoi plagëve

Detaje të reja kanë dalë lidhur me vrasjen në Tiranë në zonën e “Babrrusë”.

Sipas ABC News, 40-vjeçari Hajdar Ismailgeci u godit me thikë pas një sherri duke mbetur i plagosur, e më pas humbi jetën si pasojë e hemorragjisë.

Turpi i viktimës do të dërgohet në morg për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

Reshje të dendura dëbore gjatë natës

Reshjet të dendura dëbore parashihet të përfshinë edhe pjesë të ulëta të vendit gjatë natës, duke vazhduar orëve të mëngjesit të ditës së premtë. Deri në 10 e 15cm shtresë bore mund të formohet në disa pjesë të ulëta të vendit, kryesisht nga rrafshi i Kosovës. Më pas, ditën intenziteti i reshjeve pritet të dobësohet gradualisht, e me rritje të temperaturave, reshjet e borës shndërrohen në të shiut apo sqotës. Temperaturat minimale zbresin deri në 1C, e ato maksimale luhaten ndërmjet 2C e 5C. Frynë erë mesatare e mesatarisht e fuqishme veriore 6-12m/s. Pjesëve malore, sidomos nga Istogu me hove prej 25m/s (90km/h).

Reshjet pushojnë ditën e shtunë, mirëpo vransirat dominojnë pjesën më të madhe të vendit. Temperaturat shënojnë një rritje të lehtë në 6C e 8C. Të dielen parashihen intervale më të gjata me diell, me temperatura maksimale deri në 13C e 15C.

Gjatë mbrëmjes vransirat shtohen, e orëve të hershme të mëngjesit të ditës së hënë shfaqen kushte edhe për reshje të dobëta shiu. Temperaturat sërish pësojnë një rënie të lehtë në 10C. Nga dita e martë, pritet përmirësim i situatës meteorologjike, me më shumë intervale me diell, ndërkohë që temperaturat maksimale shënojnë rritje deri në 15C e 17C, me tendencë të rikthehen mbi 20C, në pjesën e dytë të javës. Erërat frynë kryesisht nga krahu verior, të lehta dhe mesatare 3-9m/s.

Nga 4 tetori, vetëm një shujtë ushqimi për policët që shërbejnë 12 orë në veri

Pjesëtarëve të Njësive Elitare të Policisë së Kosovës që shërbejnë në veri të vendit, nga data 4 tetor do t’u ofrohet vetëm një shujtë ushqimi gjatë orarit 12-orësh të punës.

Sipas informacioneve që ka siguruar teve1.info, vendimi është marrë nga Drejtori i Departamentit të Shërbimeve Mbështetëse të Policisë së Kosovës.

Ky ndryshim nuk është pritur mirë nga pjesëtarët e njësive policore. Ata theksojnë se, përveç turneve të rregullta prej 12 orësh, shpesh detyrohen të qëndrojnë më gjatë në terren për shkak të rrethanave të sigurisë.

Për më tepër, shumë prej tyre udhëtojnë mbi 4 orë për të arritur në vendin e shërbimit, çka do të thotë se shpesh kalojnë mbi 16 orë me vetëm një shujtë ushqimi.

Kujtojmë se vitin e kaluar pjesëtarët e Njësive Speciale kishin protestuar dy herë duke kërkuar rritje të pagës dhe kushte më të mira pune.

Një shqiptare në mesin e të arrestuarëve nga Izraeli në flotën Summud
Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka reaguar lidhur me kapjen aktivistëve të flotës Sumud nga Izraeli.

Sipas kësaj organizate në këtë flotë ishte edhe aktivistja shqiptare, Albulena Fazliu.

“Ndër aktivistët/et nga 40 vende të botës që kanë mësyrë të hapin koridor humanitar, është edhe Albulena Fazliu”, thuhet në postim.

Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka kërkuar nga shteti i Kosovës që të kërkojë menjëherë nga Izraeli lirimin e saj.

“Shteti i Kosovës duhet të kërkojë menjëherë që Izraeli ta lirojë Albulenën dhe aktivistet e aktivistët tjerë”, thuhet në reagim.

Nëse i njihni këta persona lajmërone policinë

Njësiti i Hetimeve i stacionit policor në Graçanicë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e personave që shihen në fotografi. Personat e dyshuar kërkohen për përfshirje veprën- vjedhje.

“Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e tyre, ju lusim të kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192 ose përmes emailit: info@kosovopolice.com.”, thuhet në njoftim.

 

Lëkundje të forta tërmeti në Turqi

Një tërmet me magnitudë 5 i shkallës rihter ka tronditur këtë të enjte Turqinë Perëndimore, duke u regjistruar në 14:55 me orën lokale.

Epiqendra e lëkundjeve është lokalizuar 42 km në juglindje të Tekirdağ dhe rreth 21 km në jug të Marmara Ereğlisi, në një thellësi prej 14 kilometrash. Qytetarët, në qytetin me 120 mijë banorë, kanë dalë me shpejtësi jashtë banesave të tyre të tmerruar.

Deri tani nuk raportohet për dëme materiale të konsiderueshme apo të lënduar, shkruan A2 CNN.

Lëkundja e sotme ka ndodhur në një zonë me aktivitet të lartë sizmik , ku shpesh regjistrohen tërmete të forta, për shkak të përplasjeve të pllakave tektonike në Detin Marmara.