Mbyllet kompania paralele e ujësjellësit “Ibar” në Mitrovicë të Veriut
Sot është mbyllur kompania paralele e ujësjellësit “Ibar” në Mitrovicën e Veriut, me kërkesë të Njësisë për Monitorimin e Ndërmarrjeve Publike të Ministrisë së Ekonomisë.
Kështu ka konfirmuar Artane Rizavnolli, ministre në detyrë e Ekonomisë.
“Ky është një hap konkret që i shërben sundimit të ligjit dhe funksionalizimit të shërbimeve publike nga institucionet e shtetit tonë”, tha ajo.
“Në përputhje me marrëveshjen e nënshkruar në janar të këtij viti mes KRU Mitrovicës dhe Komunës së Mitrovicës së Veriut, shërbimet e rregullta e më cilësore për qytetarët e Komunës së Mitrovicës së Veriut do të ofrohen nga KRU Mitrovica, me standarde më të larta dhe në përputhje të plotë me ligjet tona”.

Mësohet koha kur do të hapet Ura e Ibrit