‘S’ka qetësi në Kosovë’: Theren me thikë tre persona

Përleshjet në të cilat përfshihen qytetarët në vendin tonë janë goxha të shpeshta dhe kjo po konsiderohet edhe si cenim i sigurisë publike. Të tilla incidente ndodhin qoftë nëpër rrugë, kafeteri apo edhe në hapësira të tjera publike, raporton Gazeta Sinjali.

Një përleshje e dhunshme ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm 2025 në qytetin ePodujevës, më saktësisht në rrugën “19 Qershori”, afër lokalit “Shisha Zone”, ku tre persona kanë mbetur të lënduar nga një mjet i mprehtë, mëson Gazeta Sinjali.

Sipas burimeve të Sinjalit, rasti është raportuar në polici rreth orës 00:41, dhe në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e ndërhyrjes së shpejtë, të cilat kanë konfirmuar se në incident janë përfshirë: Z.L., 24 vjeçar, L.H., 28 vjeçar, dhe N.H., 27 vjeçar.

Të tre kanë marrë lëndime trupore nga therje me thikë, ndërsa arma e përdorur është sekuestruar nga policia në cilësinë e provës materiale.

Fillimisht, të lënduarit janë trajtuar në Emergjencën e Podujevës, ndërsa dy prej tyre janë transferuar në QKUK – Prishtinë, nën përcjellje policore për shkak të natyrës së plagëve.

Në cilësinë e të dyshuarve janë intervistuar Z.L. dhe N.H., ndërsa si dëshmitar është marrë në pyetje edhe H.H., 26 vjeçar. Me urdhër të Prokurores Kujdestare është inicuar rast penal ndaj Z.L. për “Lëndim i rëndë trupor” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve”, dhe i njëjti është ndaluar për 48 orë, duke u dërguar në Qendrën e Mbajtjes në Prishtinë.

Ndërkohë, ndaj N.H. është iniciuar rast për “Lëndim i lehtë trupor”, ndërsa hetimet janë duke vazhduar, pasi mbetet për t’u intervistuar edhe E.R. dhe A.H., të cilët dyshohet se kanë qenë të përfshirë në incident.

“Ka të armatosur afër qendrave të votimit”, Raportohet për tensione afër qendrave të votimit në Shqipëri

Shqipëria sot po voton për zgjedhjet parlamentare, shkruan Insajderi

Kandidati i PD, Saimir Korreshi tha se ka grupe të armatosura që përpiqen të intimidojnë qytetarët në Lushnjë.

Korreshi: Janë të armatosur nëpër qendra, sa herë futet një makinë që s’e njeh fusin duart, ia kam dërguar shefit të komisariatit, u përballa me 3 grupe, nuk janë as nga zona. I kemi me surrat, makinat e të gjitha, sa tentohet të hyet, ky fuste dorën në marsup, është një Golf dhe një Benz, asnjë s’është nga Lushnja, çdo makinë bën patronazhimin, kë s’njohin tentojnë ta intimidojnë.

Dështim në Kuvend, festë në Vetëvendosje – Albulena s’fitoi votat, por mori tortën!

Albulena Haxhiu, e cila është bërë tashmë kandidate e përhershme e Lëvizjes Vetëvendosje për kryetare të Kuvendit, po e feston sot ditëlindjen.

Konstituimi i Kuvendit dështoi të bëhej edhe sot dhe seanca u ndërpre sërish. Por menjëherë pas ndërprerjes pati festë në grupin parlamentar të LVV-së

Haxhiu u fryu qirinjve të një torteje të përgatitur për të.

Aty shihet edhe Albin Kurti, kryetari i LVV-së i cili po insinston në propozimin e Haxhiut për kryeparlamentare, pavarësisht dështimit për t’i marrë votat e nevojshme dhe moskalimit të një komisioni për votim të fshehtë, i cili po konsiderohet joligjor.

Kurti u duk i buzëqeshur ndërsa duartrokiti fort kur Haxhiu u fryu qirinjve.

Pacolli i ashpër me deputetët: Tallje me qytetarët – Popull, a po e shihni kë keni votuar?

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli ka reaguar ashpër pas dështimit të 14-të të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Postimi i plotë:

Pa pikë turpi, deputetët e Kuvendit të Kosovës hynë në sallë vetëm për t’u larguar pas pesë minutash, pa diskutim, pa vendim, pa përgjegjësi, por me pagese!!!.
Kjo është tallje me qytetarët dhe me shtetin.
Popull, a po e shihni kë keni votuar? A e kuptoni se këta përfaqësues nuk kanë as vullnetin, as guximin, as përgjegjësinë për ta zgjidhur as problemin më të vogël të vendit?

LEXO EDHE:

E rëndë: Shembet dheu i zë dy punëtorë

 

 

 

 

 

 

 

 

Paralajmërimi i Mefit: Disa deputetë nga opozita kanë nisur të shfaqin dilemat e tyre

Deputeti i betuar i VV-së, Mefail Bajqinovci, tha se kjo parti nuk heq dorë nga Albulena Haxhiu për kryetare të Kuvendit pasi siç tha ai, ajo është gruaja më e votuar në vend.

Ai para mediave tha se me LDK-në kanë tentuar të bisedojnë, por pozita e kryetarit të Kuvendit nuk negociohet pasi siç shtoi ai, i takon partisë së parë.

“Për qeveri do të ketë bisedime për formimin e saj. Për çështjen e kryetarit nuk ka diskutime sepse dihet kujt i takon, votimi i fshehtë është demokratik. Disa deputetë të opozitës kanë shfaqur dilemat e tyre, dhe këta nuk po i lejojnë sepse po e dinë që do ta votojnë”, tha ai

 

Vdes një femër në spitalin e Pejës

Një person ka ndërruar jetë (femër), ditën e djeshme në Spitalin e Pejës.

Sipas ekipeve mjekësore, ajo ishte dërguar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Pejë / 10.05.2025 –16:30. Raportohet se sipas ekipit mjekësor viktima femër/kosovare ishte pranuar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion . Rasti është duke u hetuar .” thuhet në raportin e policisë.

Mehmetaj: Vëllai i Kurtit ka marrë pozitë në Drejtorinë e Operimeve në KEK

Gazetari Lirim Mehmetaj ka shkruar se Taulant Kurti, vëllai i kryeministrit në detyrë të Kosovës, ka marrë një pozitë në Drejtorinë e Operimeve në KEK, drejtori kjo që merret me shit-blerjen e rrymës, shkruan Gazeta Metro.

 


Mehmetaj tha se vëllai i Albin Kurti ka marrë një pozitë në KEK, brenda Drejtorisë së Operimeve.

 

”Taulant Kurti, vellai i Albin Kurtit, ka kaluar me pozite ne Drejtorine e Operimeve ne Korporaten Energjetike te Kosoves. Kjo eshte dtejtoria qe merret me shitjen kryesisht, por edhe blerjen e rrymes nga KEK-u”, ka shkruar ai.

 

”Normalisht, ai nuk ka lidhje me ate detyre e as nuk ka profesion per ate pozite. Askush brenda KEK-ut nuk e di cka e si e kush e solli Taulant Kurtin ne kete zyre”, tha ai më tej.

Gjatë Qeverisë Kurti (2021-2025) është raportuar disa herë në media se ka pasur raste të dyshimta në sektorin e energjisë elektrike, qoftë përmes ambasadorit në Slloveni, Martin Berishaj, qoftë përmes ish-kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi.

Konfirmohet gjetja e motorristëve të humbur në Shtërpcë, kjo është gjendja e tyre

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, ka konfirmuar për IndeksOnline se katër motoristët që u zhdukën në Shtërpcë janë gjetur shëndosh e mirë.

 

 

 

Me të marrë lajmin për zhdukjen e katër motoristëve nga Suhareka, Muharremaj iu bashkëngjit policisë në malet e Shtërpcës, për të ndjekur nga afër operacionin e kërkim-shpëtimit, raporton IndeksOnline.

Katër motoristët u gjeten në pjesën malore të quajtur Rrokopeq, pranë fshatit Maçitevë të Suharekës.

Gjendja e tyre shëndetësore është e mirë, dhe për gjetjen e tyre ishin angazhuar njësitet policore dhe Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim.

Lokalizohen motoristë nga Suhareka, që u zhdukën në Shtërpcë

Katër motoristë nga Suhareka shkuan sot në Shtërpcë për atraksion, pa ditur që orë më pas do të nisej një operacion për kërkim-shpëtimin e tyre.

Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim njoftoi se ka nisur një operacion kërkim-shpëtimi në qytetin e Shterpcës, për lokalizimin dhe shpëtimin e katër motoristëve.

Sipas SHKKSH, ekipet e saj janë në terren në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe janë duke punuar intensivisht për gjetjen e personave të zhdukur.

Tani, është konfirmuar se motoristët janë lokalizuar dhe shumë shpejt pritet të bëhet tërheqja e tyre.

Sipas informacioneve fillestare, fatmirësisht motoristët janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Zhduken katër motoristë në Shtërpcë, nis operacioni i kërkim-shpëtimit

Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim (SHKKSH) ka njoftuar se ka nisur një operacion kërkim-shpëtimi në qytetin e Shterpcës, për lokalizimin dhe shpëtimin e katër motoristëve nga Suhareka.

“Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim (SHKKSH) ju njofton se kemi filluar një operacion kërkim-shpëtimi në qytetin e Shterpcës për gjetjen e 4 motoristëve nga Suhareka,” thuhet në njoftimin zyrtar.

Sipas SHKKSH, ekipet e saj janë në terren në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe janë duke punuar intensivisht për gjetjen e personave të zhdukur.

“Ekipet tona janë të angazhuara në terren së bashku me Policinë e Kosovës dhe po punojnë për gjetjen dhe shpëtimin e tyre”.