Kurti: Zgjedhjet mund t’i përsërisim, por edhe rezultati mund të thellohet në favor të LVV-së

Kryeministri në detyrë, njëherazi kryetar I LVV-së, Albin Kurti, ka thënë se është hera e tretë që dalin të parët në zgjedhje

Kurti ka folur edhe për përgatitjet për zgjedhjet lokale, duke thënë se reformat duhet të ndodhin edhe nëpër komuna, njëjtë si në nivelin qendror.

“Komunat ku udhëheq LVV, janë shembull se si duhet qeverisur”, tha ai.

Kurti foli edhe për konsitutimin e Kuvendit, që ka mbetur duke u zvarritur tash disa ditë.

“Institucionet janë funksionale, organet e drejtësisë po veprojnë dhe ligjet po respektohen. E vetmja pengesë është se Kuvendi i ri ende nuk është konstituuar, pasi Kushtetuta e Kosovës nuk parashikon se çfarë duhet bërë në rast se një kandidat për kryetar të Kuvendit nuk i siguron votat e nevojshme për t’u zgjedhur. Institucionet janë funksionale, organet e drejtësisë po veprojnë dhe ligjet po respektohen. E vetmja pengesë është se Kuvendi i ri ende nuk është konstituuar, pasi Kushtetuta e Kosovës nuk parashikon se çfarë duhet bërë në rast se një kandidat për kryetar të Kuvendit nuk i siguron votat e nevojshme për t’u zgjedhur”, tha Kurti.

Ai tha se Kuvendi nuk themelohet nga fituesi, pa marrë parasysh a është absolut apo relativ, duke shtuar se Kuvendi themelohet nga të gjithë.

“Ne nuk kemi bllokuar, ne kemi propozuar kandidaten tonë. Bllokimi vjen prej atyre që votojnë kundër ose nuk votojnë. Ne nuk jemi bllokues, jemi propozues dhe propozuesja jonë është Albulena Haxhiu. Të tjerët le t’i ruajnë propozimet e tyre”, theksoi ai.

Kurti tha se mund të shkojnë edhe në zgjedhje, por që rezultati mund të thellohet në favor të partisë së tij./

Ndahet nga jeta veterani i UÇK-së

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, dega në Ferizaj, njofton me dhimbje të thellë për humbjen e Veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Muhamet Karalija.

“Lajmi për ndarjen e tij nga jeta na ka prekur thellë. Ngushëllime të sinqerta familjes Karalija, bashkëluftëtarëve dhe gjithë miqve të tij!”, thuhet në njoftimin e OVL e Veteranëve të Luftës së UÇK-së.

Ceremonia e varrimit do të zhvillohet më 10 maj 2025 (e shtunë), në ora 17:00, në varrezat e fshatit Pleshinë e Epërme.

Putin kërkon takim, Trump i ‘prerë’ pret ndaljen e luftës – Uashingtoni i vendosur për më shumë presion

Një takim mes liderëve amerikan dhe rus është “në vëmendje”, tha zëdhënësi i Kremlinit.

Por, ndërsa Moska duket se po dërgon sinjale për gatishmërinë për një takim, cili është reagimi i Uashingtonit?

Një takim mes presidentit rus, Vladimir Putin dhe homologut amerikan, Donald Trump është “i domosdoshëm në shumë drejtime”, por ende nuk është planifikuar, tha të hënën zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

“Një takim i tillë është qartësisht në horizont”, shtoi ai, raporton euronews.

“Duhet të përgatitet siç duhet, dhe kjo kërkon përpjekje në disa nivele ekspertësh”, tha Peskov.

Por çfarë përfshijnë këto “përpjekje”?

Para së gjithash, angazhimin e Kremlinit për një armëpushim në luftën kundër Ukrainës, thotë Kurt Volker, ish-përfaqësues i posaçëm i SHBA për negociatat për Ukrainën gjatë administratës Trump.

Në një intervistë për Euronews nga Forumi i Sigurisë në Kiev, Volker tha se presidenti amerikan do të dëshironte të takohej me homologun rus, por vetëm pasi të vendosej një armëpushim në Ukrainë.

“(Trump) dëshiron ta përfundojë luftën, dhe më pas do të donte të rindërtonte marrëdhëniet me Rusinë. Ai mendon se Rusia mund të reintegrohet në ekonominë globale, se mund të bëhen marrëveshje biznesi me të, por Putini duhet të ndalojë luftën më parë”, shpjegoi Volker.

“Dhe meqë Putini nuk po e bën këtë, mundësitë për një takim mes Trump dhe Putin duken gjithnjë e më të largëta”, shtoi ai, transmeton Telegrafi.

Volker shërbeu si negociatori i Uashingtonit për Ukrainën midis viteve 2017 dhe 2019, periudhë gjatë së cilës Putini dhe Trump u takuan për herë të fundit në Helsinki dhe më pas në samitin e G20 në Osaka.

Putini po përpiqet të luajë me egon e Trumpit

Volker thotë se presidenti rus “po përpiqet të luajë me egon e presidentit Trump duke thënë: mirë, mund të ulemi si dy burra dhe ta zgjidhim këtë”.

Në fillim të mandatit të dytë, Trump kishte deklaruar se do të takohej me Putinin “shumë shpejt” pas marrjes së detyrës.

“Mendoj se presidenti Trump, në njëfarë mënyre, e sheh veten si një figurë e fortë që është në gjendje ta bëjë këtë. Por ai nuk është i kënaqur me faktin që Putini nuk po e përfundon luftën. Dhe pikërisht këtu, kjo ide për një takim nuk ka gjasa të ndodhë, përveçse nëse ndryshojnë rrethanat”, tha Volker.

Volker i tha Euronews se për pasojë ka pasur një ndryshim të ndjeshëm qëndrimi në Uashington për sa i përket gatishmërisë së Putinit për të ndalur luftën kundër Ukrainës. “Është e qartë se SHBA dhe Ukraina janë në një linjë për të kërkuar një armëpushim të plotë 30-ditor. Dhe kjo është një hap drejt një armëpushimi të përhershëm. Por Putini po e përqesh këtë”, pohoi ai.

“Ai nuk është serioz për ndalimin e luftimeve. Dhe tashmë ndjesia në Uashington është se njerëzit po e kuptojnë këtë dhe po e sfidojnë Putinin, po i thonë se Rusia po kërkon shumë dhe nuk po pranon një armëpushim”, theksoi Volker.

Në vend të kësaj, presidenti rus shpalli një “armëpushim të njëanshëm” tre-ditor për të mbrojtur dhe siguruar paradën e Ditës së Fitores në Moskë.

“Putini nuk është serioz për një armëpushim. Ai nuk është serioz për ndalimin e sulmeve të tij. Mendoj se ai thjesht dëshiron të bëjë një gjest politik, sidomos tani që përkon me paradën ushtarake në Moskë”, tha Volker, duke shtuar se do të ishte “i habitur nëse ai e respekton edhe armëpushimin e vetë”.

Çfarë do të bëjë tani Uashingtoni?

Zëvendëspresidenti amerikan, JD Vance pranoi këtë javë se bisedimet për t’i dhënë fund luftës së Rusisë kundër Ukrainës janë larg pritshmërive fillestare të Uashingtonit.

“Aktualisht, rusët po kërkojnë një sërë kushtesh dhe lëshimesh për ta përfunduar konfliktin. Ne mendojmë se po kërkojnë shumë”, tha Vance.

Administrata amerikane tani mund të “ashpërsojë retorikën ndaj agresionit rus dhe mungesës së gatishmërisë së tyre për një armëpushim”, tha Volker për Euronews.

Ky do të ishte hapi i parë, i pasuar nga “një theks i ri mbi sanksionet kundër Rusisë”, që mund të përfshijnë edhe sanksione dytësore “kundër atyre që ndihmojnë Rusinë të shmangë sanksionet ekzistuese për naftën, gazin dhe industrinë financiare”.

Dhe më e rëndësishmja, Uashingtoni do të vazhdojë të furnizojë Ukrainën me armë. “Nuk do të jetë më me para të taksapaguesve. Mendoj se ajo epokë e fondeve të drejtpërdrejta ka përfunduar. Por mund të kemi kredi për Ukrainën, një politikë huadhënieje-shembim siç bëmë me Mbretërinë e Bashkuar gjatë Luftës së Dytë Botërore”, shtoi ai.

Ndërsa nuk përjashtoi mundësinë e sekuestrimit të aseteve të ngrira ruse dhe përdorimin e tyre për të financuar armë për Ukrainën, “Kanadaja po lëviz në atë drejtim, dhe nuk do të befasohesha nëse edhe SHBA vepron njësoj,” përfundoi ambasadori Volker.

Bota në ankth – Konflikt bërthamor në horizont? Tensionet Indio-Pakistaneze arrijnë pikën kritike

Bota vazhdon të shikojë me ankth mundësinë që India dhe Pakistani të vazhdojnë një konflikt të hapur ushtarak pas “shkëmbimit” të raketave gjatë natës që synojnë bazat ushtarake në të dyja anët.

India nisi një raund të ri përplasjesh me avionë luftarakë indianë që lëshuan raketa kundër tre bazave ajrore në Pakistan.

Sipas një zëdhënësi të ushtrisë indiane, avionët luftarakë qëlluan raketa ajër-tokë në bazat Noor Khan, Murid dhe Shorkot të Forcave Ajrore Pakistaneze, pa raportuar ndonjë viktimë apo dëme të konsiderueshme materiale.

Pakistani u përgjigj pak kohë më vonë me Operacionin “Muri prej Plumbi”, në të cilin avionë luftarakë nga forcat ajrore të vendit goditën infrastrukturën dhe bazat ushtarake indiane, duke përfshirë aeroportin ushtarak Pathankot dhe depon e raketave BrahMos në shtetin indian të Punjabit, si dhe bazën ajrore Udapur në Kashmirin e administruar nga India.

Përgjigja e Indisë erdhi me një deklaratë nga Ministria e Mbrojtjes: “Forcat e armatosura indiane mbajnë një nivel të lartë gatishmërie dhe të gjitha kërcënimet ajrore monitorohen dhe kundërshtohen me sisteme anti-dronë.”

Ushtria indiane tha se “përshkallëzimi provokues i tensionit nga Pakistani me dronë dhe armë të tjera vazhdon përgjatë kufirit tonë perëndimor”. Thuhet se disa dronë armik u vunë re mbi qytetin Amritsar në Punjab, të cilët u “kundërsulmuan dhe u shkatërruan menjëherë nga njësitë e mbrojtjes ajrore”.

Në të njëjtën kohë, ushtria indiane akuzoi Pakistanin për sulm ndaj objekteve mjekësore dhe arsimore në Kashmirin Indian, duke folur, sipas Reuters, për sulme ajrore nga forcat ajrore pakistaneze në 26 vende.

Pas incidenteve të reja, Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, u bëri thirrje Indisë dhe Pakistanit të gjejnë mënyra për të ulur tensionet në konflikt.

Departamenti i Shtetit njoftoi se Rubio foli me shefin e ushtrisë së Pakistanit, gjeneralin Asim Munir. Reuters raporton se Rubio ofroi ndihmën e SHBA-së në fillimin e bisedimeve konstruktive që synojnë shmangien e konflikteve të ardhshme. /TCh/

Vdes njëri nga shoferët e kamionit të aksidentuar

Ka vdekur njëri nga shoferët e kamionit të aksidentuar gjatë ditës së djeshme në Komoran.

Rasti është konfirmuar edhe nga policia.

“Po, në ora 01:30 na është konfirmuar vdekja e tij”, thanë nga policia.

Derisa i lënduar në këtë aksident ka mbetur edhe shoferi i kamionit tjetër.

Njësitë e hetimeve të trafikut kanë dalë në vendin e ngjarjes për të kryer ekzaminimet e nevojshme dhe me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Rasti është duke u hetuar për të përcaktuar shkaqet dhe përgjegjësitë e aksidentit.

Pakistani fillon hakmarrjen ndaj Indisë

Pakistani ka njoftuar se ka nisur një kundërpërgjigje pasi akuzoi Indinë se kishte sulmuar tre baza të tijat ushtarake me raketa të lëshuara nga aeroplanë luftarakë.

Zëdhënësi i ushtrisë pakistaneze, Ahmed Sharif Chaudhry, deklaroi se India herët në mëngjes kishte lëshuar gjashtë raketa tokë-ajër duke shënjestruar Nur Khan, Murid dhe Shorkot, tre nga bazat më të rëndësishme ushtarake të Pakistanit.

Ai tha se shumicën e tyre i kishte kapur mbrojtja kundërajrore pakistaneze, shkruan skynews.

Menjëherë pas kësaj, zyrtarët pakistanezë konfirmuan se kishin nisur një kundërsulm ndaj Indisë, i quajtur operacioni “Bunyan Ul Marsoos”.

Pas sulmit, India njoftoi se kishte shkatërruar dronë “dhe municione të tjera” të lëshuara nga Pakistani përgjatë kufirit perëndimor të vendit.

Shpërthime dhe të shtëna nga artileria kundërajrore u dëgjuan pranë të gjitha zonave.

Shpërthime të forta u dëgjuan edhe në qytetin Srinagar të Kashmirit të kontrolluar nga India.

Qytete dhe distrikte në Punjab, Haryana dhe në të gjithë rajonin e Kashmirit nën administrimin indian janë vënë në gjendje alarmi të kuq; banorëve u është urdhëruar të qëndrojnë nëpër shtëpitë e tyre dhe janë zbatuar masa të errësimit të detyruar.

India nuk ka komentuar menjëherë për asnjë sulm, por në një deklaratë të ministrisë së mbrojtjes thuhet se forcat e armatosura indiane janë në gjendje të lartë gatishmërie.

“Kurti u zotua se do ta vizitonte në Hagë, Thaçi pranoi vizitën e kryeministrit, por ai nuk shkoi”

I ftuari i radhës në Blic Interview ishte deputeti nga Partia Demokratike e Kosovës, Nait Hasani.

Hasani thotë se i’u ka premtuar votuesve të tij, që nuk do ta votonte kurrë një koalicion mes PDK dhe LVV, edhe në qoftë se Bedri Hamza do ta merrte postin e kryeministrit ky koalicon nuk do të votohej nga ai.

“Qytetarët që kanë votuar për mua, ma kanë dhënë besimin që të jem deputet dhe përfasues i tyre. Si përfaqësues i tyre ata kanë votu që unë të mos votoj për një koalicion PDK – LVV. Unë ju kom premtu, ju kam dhënë fjalën që nuk e votoj një koalicion të tillë, edhe kryeminsitër me qenë Bedri Hamza, edhe posti i kryeminsitrit për mua koalicion PDK – LVV nuk votohet“, tha ai.

Hasani gjithashtu si asnjëherë më parë, tregon se si kishte shkuar të bisedoj me Kurtin që ta realizoj një vizitë në Hagë tek ish presidenti Hashim Thaçi, ku i cili për hirë të shtetit dhe institucioneve ishte shprehur i gatshëm që ta priste në vizitë Kurtin.

Sipas tij Kurti si fillim kishte pranuar që ta vizitoj Thaçin në Hagë, ku ishte intersuar edhe për procedurat që duhet për të shkuar atje. Hasani tregon se kishte shpresuar që Kurti do ta realizonte këtë vizitë por i njëjti nuk e kishte bërë edhe përkundër faktit se në fillim kishte pranuar.

Pas kësaj Hasani thotë se nuk e ka takuar dhe as nuk ka kontaktuar më me të, ku nga ky rast Hasani ndjehet i zhgënjyer dhe thotë se Kurti nuk e meriton votën e tij për kryeministër dhe qeveri.

“Kryeministri në detyrë Kurti më ka mashtru mua drejt personalisht. Kam qenë vizitë në Hagë, kam kërku nga ish presidenti atje Hashim Thaçi, që ta pres në takim kryeminsitrin e Kosovës Albin Kurtin, ka pajtu për hirë të institucioneve dhe shtetit, ka pajtu që ta pres atje. Kur kam bisedu në zyrën e tij drejpërdrejtë, i kam thënë ‘je kryeminstër dhe të takon të shkosh ta vizitosh Thaçin atje’, ‘ai tha po do të shkoj cilat janë procedurat’, kjo ka ndodhur në tetor të vitit 2023 para se me fillu gjykimi. I kam thënë se duhet të shkosh para se të filloj procesi se në momentin që fillon procesi nuk ki të drejtë. Tha i kqyri proceduat se cilat janë dhe do të shkoj, e kam prit që do të shkoj, kam prit që për vitin e ri do të shkoj, ai nuk shkoj. Nuk e kam taku më, as nuk i kam shkru sepse ky ishte zhgënjim i drejtë për drejtë i imi. Këtu tregon se është jo mirënjohës dhe nuk e meriton votën time për qeveri dhe për kryeministër“, shprehet ai.Gjithashtu ai thotë se edhe nëse PDK shkon në koalicon me LVV votën time do ta ketë kundër.

“Edhe në zgjedhje, edhe pa zgjedhje vota ime nuk shkon për LVV. Edhe nëse PDK shkon në koalicon me LVV, votën time do ta ketë kundër. Unë jam pjesë e partisë dhe nuk dal prej partisë por unë jam kundër këtij koalicioni, vota ime është publike dhe drejtëpërdrejtë e hapur ka me qenë“, përfundoi Hasani.

E rëndë në Prishtinë: Theret me thikë në shpinë një 15-vjeçar

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në zemër të Prishtinës, në Sheshin “Zahir Pajaziti”, ku një i mitur ka mbetur i plagosur si pasojë e therjes me thikë.

Burime të sigurta nga Emergjenca bëjnë të ditur për Sinjalin se viktima është G.Q., 15 vjeçar. I mituri ka marrë një plagë në anën e majtë të shpinës dhe në momentin e gjetjes ka qenë në gjendje të vetëdijshme. Ai është dërguar menjëherë në QKUK për trajtim mjekësor.

Rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta, ndërsa autoritetet janë duke hetuar për zbardhjen e plotë të rastit. Gjendja shëndetësore e të miturit pritet të konfirmohet nga mjekët.

Serbia dhe SHBA-të do të prodhojnë së bashku dronë luftarakë

Në ekspozitën SOF Week në Florida, kompania serbe PR-DC dhe kompania amerikane Raven Autonomous Technologies nënshkruan një marrëveshje për të krijuar një sipërmarrje të përbashkët në të ardhmen që do të zhvillojë dhe prodhojë dronin luftarak serb IKA Bombarder, i aftë të mbajë 12 predha mortaje 60 mm.

Siç u tha nga bashkëpronari i PR-DC, Miloš Petrašinović, qëllimi nuk është vetëm hyrja në tregjet e treta, por edhe prodhimi në Shtetet e Bashkuara.

Serbët presin që sipërmarrja e re e përbashkët të fitojë rreth 3 miliardë dollarë gjatë tre viteve të ardhshme, dhe ata janë veçanërisht të inkurajuar nga fakti që partneri amerikan po bashkëpunon me Departamentin e Mbrojtjes të SHBA-së.

Shpërthen rrjeti, merr kthesë tjetër raporti mes Gjestit dhe Eglit

Pas përfundimit të spektaklit “Big Brother VIP Albania”, marrëdhëniet mes dyshes Egli Tako dhe Gjesti që u përfolën si një çift të mundshëm, kanë marrë një kthesë të papritur. Dyshimet për tradhti që kanë shpërthyer në rrjetet sociale po përflasin një histori misterioze, e cila ka tërhequr vëmendjen e fansave dhe ndjekësve të tyre.

Pasi kaluan një kohë të ngushtë në shtëpinë e “Big Brother”, fansat ishin të sindikuar që ndoshta do të shihnin një zhvillim romancer mes dy të rinjve. Megjithatë, në vend të një lidhjeje të dëshmuar, tabloidet kanë nisur të raportojnë për një intrigë të mundshme që përfshin Gjestin dhe ish të dashurën e tij, Diellzën.

Disa ditë më parë, një gazetar nga “Kosova Today” publikoi një deklaratë që tronditi bazat e marrëdhënies mes Gjestit dhe Eglit, duke thënë se motra e Gjestit, e cila është shumë e afërt me Diellzën, ka ndikuar negativisht në situatën mes tyre. Sipas tij, kjo miqësi e ngushtë ka çuar në tensione mes dy të rinjve, duke lënë Eglin pa mbështetje nga familja e Gjestit.

Dhe siç duket, situata është komplikuar akoma më shumë kur u raportua se Gjesti kishte takuar sërish Diellzën dhe madje i kishte dhuruar një zinxhir. Ky veprim ka ngritur shqetësime se marrëdhënia e tij me Eglin mund të jetë në krizë, duke hedhur dritë mbi një pezullim të mundshëm në dashurinë e tyre.

Egli, sipas burimeve, ka qenë në dijeni të pakët për këtë takim të mistershëm, dhe ky zhvillim mund të ketë qenë gjithashtu një “pikë kyçe” që e ka shtyrë atë të distancohet nga Gjesti dhe rrethi i tij familjar. Rrethanat japin të kuptohet se, ndonëse ata ishin përcaktuar si një çift të njohur, tani kanë filluar të shpërbëhen si pasojë e keqkuptimeve dhe tradhtive të mundshme.

Dhe si të mos mjaftonte kjo, festimi i ditëlindjes së Gjestit ka sjellë edhe më shumë spekulime. Të shumtë ishin miqtë që morën pjesë në festë dhe figura publike që i uruan Gjestit, por asnjë shenjë nga Egli. Ajo kishte munguar totalisht, madje as në rrjetet sociale nuk kishte një mesazh urimi, një “like” apo një koment.

Kur lidhjet romantike shpesh shoqërohen me postime publike, heshtja e Eglit është ndjerë e fortë dhe e dhimbshme. Ky zhvillim krijon një atmosferë tensioni dhe paqartësie për fansat që kanë pritur me padurim një konfirmim të marrëdhënies mes çiftit. Dëshira e ndjekësve për të ditur më shumë rreth situatës është rritur, duke i bërë ata të pyesin nëse marrëdhënia, e cila ende nuk është përcaktuar qartë, ka marrë fund.

Megjithatë, për momentin, festa e ditëlindjes dukej se ishte e fokusuar vetëm në një person, Gjestin. E gjitha kjo ka lënë shpresa për një të ardhme të mundshme mes tij dhe Eglit në ajër. Valët e dyshimeve dhe frikës kanë filluar të kenë ndikim edhe në mendimet e ndjekësve, që tani pyesin: A është kjo fundi i një historie dashurie para se të fillonte vërtet?”