Bashkimi Evropian jep lajmin shpresëdhënës për Kosovën

Komisioni Evropian ka “nisur punën” drejt heqjes graduale të masave ndëshkuese ndaj Kosovës, është konfirmuar nga ky institucion.

Në një përgjigje me shkrim për mediat, nga zyra për shtyp e Komisionit Evropian theksohet se po punohet drejt heqjes graduale, të kushtëzuar dhe të kthyeshme të masave.

Konfirmohet gjithashtu se kësaj faze i ka paraprirë një shkëmbim qëndrimesh mes shteteve anëtare të BE-së gjatë takimit të ministrave të jashtëm në prill.

Siç merret vesh jozyrtarisht nisja e heqjes graduale, për momentin, është më shumë simbolike se sa substanciale.

Bashkimi Evropian ka zhbllokuar funksionimin e nënkomiteteve me Kosovën dhe ka rifilluar asistencën teknike nga Fondi i Investimeve për Ballkanin Perëndimor.

Sipas disa burimeve diplomatike në Bruksel, ky është maksimumi që BE mund të ofrojë aktualisht, pasi për heqjen e plotë të masave kërkohet pajtimi unanim i të gjitha shteteve anëtare. Për një konsensus të tillë, thuhet se nevojiten veprime të qarta të autoriteteve të Kosovës, në përputhje me konkluzionet e dhjetorit, ku u theksua se heqja e graduale e masave do të ndodhë paralelisht me hapat konkret të autoriteteve kosovare drejt uljes së tensioneve në veri të vendit./RTK

Tahiri i AAK-së: Ne duhet të themelojmë qeverinë që udhëhiqet nga Bedri Hamza

Nënkryetari i AAK-së, Besnik Tahiri ka folur rreth themelimit të Qeverisë së Kosovës.

Ai u shpreh se qeveria e ardhshme duhet të jetë e udhëhequr nga Bedri Hamza i PDK-së, e sipas tij, këtë qëndrim duhet ta ketë ish-opozita.

“Opozita sot nuk ka qëndrim të përbashkët. Qëndrimi i Aleancës, i PDK-së, i LDK-së është dashur të jetë qeveria e opozitës, këtë rast qëndrimi i PDK-së ish dashtë me qenë qeveria e Bedri Hamzës. Ne luftojmë që të konstituohet Kuvendi, dhe në momentin që dalim për të konstituuar qeverinë, dhe ne e marrim dhe ne e themelojmë qeverinë që në këtë rast është qeveria e udhëhequr nga zotëri Hamza”, tha Tahiri në “DPT te Fidani” .

Qeveria merr vendimin, fal gjobat e dhjetë viteve të fundit

Qeveria shqiptare ka miratuar ditën e sotme një vendim që fal një sërë gjobash dhe masash administrative të vendosura ndër vite ndaj qytetarëve dhe bizneseve.

Vendimi, i miratuar këtë të premte parashikon shfuqizimin e të gjitha masave administrative të paekzekutuara që janë vendosur gjatë periudhës 1 janar 2015 deri më 30 nëntor 2024.

Falja përfshin gjoba të vendosura nga një sërë institucionesh; nga inspektoratet vendore të mbrojtjes së territorit, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (në vijim IKMT), Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (në vijim AKU), Inspektorati Shtetëror Shëndetësor, Policia e Shtetit dhe Policia Bashkiake.

Procesi i heqjes/fshirjes së masave administrative, të shfuqizuara me ligjin nr.127/2024, dhe të paekzekutuara, sipas këtij vendimi, zbatohet vetëm për masat që janë vendosur ndaj individëve dhe/ose personave fizikë apo juridikë, të cilët:

a) kanë bërë ndërtime dhe/ose ndërhyrje pa leje apo njoftim paraprak, në:

-ndërtime për qëllime banimi;

-objekte ku kryhen veprimtari të prodhimit, magazinimit, përpunimit, ruajtjes dhe tregtimit të produkteve bujqësore dhe blegtorale;

-objekte që shërbejnë për mbajtjen e mjeteve të punës e input-eve bujqësore dhe blegtorale.

b) kanë objekt të aktivitetit të tyre prodhimin, përpunimin, ruajtjen dhe tregtimin e produkteve bujqësore dhe blegtorale në zonat rurale;

c) nuk kanë zbatuar rregullat e vendosura për administrimin e situatës Covid-19 gjatë periudhës së pandemisë.

Gjobat që do të falen përfshijnë, ndër të tjera, masat administrative të vendosura ndaj qytetarëve për shkelje të masave kufizuese gjatë pandemisë së COVID-19, si dhe gjoba të dhëna për ndërtime apo ndërhyrje pa leje për qëllime banimi apo bujqësie në zonat rurale. Po ashtu përfitojnë nga falja edhe subjektet që ushtrojnë aktivitet bujqësor apo blegtoral në këto zona.

Nëse pas këtij afati ndonjë qytetar apo subjekt rezulton ende me gjoba që përfshihen në këtë falje, ai ka të drejtë të paraqesë kërkesë për fshirje dhe, nëse kjo kërkesë refuzohet, mund të ankimojë vendimin në gjykatë.

    VENDIM PËR 

PËRCAKTIMIN E PROCEDURAVE QË NDIQEN PËR  SHFUQIZIMIN E MASAVE ADMINISTRATIVE TË PAEKZEKUTUARA

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 3, të ligjit nr.127/2024, “Për shfuqizimin e masave administrative të vendosura nga data 1 janar 2015 deri më 30 nëntor 2024, inspektoratet vendore të mbrojtjes së territorit, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, Inspektorati Shtetëror Shëndetësor, si dhe Policia e Shtetit e Policia Bashkiake”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, të ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, të ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe të ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor, Këshilli i Ministrave

        V E N D O S I:

  1. TË PËRGJITHSHME
  2. Përcaktimin e procedurave që ndiqen për realizimin e procesit të shfuqizimit të masave administrative të paekzekutuara, sipas përcaktimeve të ligjit nr.127/2024, nga inspektoratet vendore të mbrojtjes së territorit, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (në vijim IKMT), Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (në vijim AKU), Inspektorati Shtetëror Shëndetësor, Policia e Shtetit dhe Policia Bashkiake.
  3. Procedurat e këtij vendimi, në kuptim të ligjit nr.127/2024, zbatohen për realizimin dhe përfundimin e procesit të shfuqizimit dhe heqjes/fshirjes së masave administrative të paekzekutuara deri në datën 15 janar 2025, të cilat janë vendosur nga data 1 janar 2015 deri më 30 nëntor 2024, nga:
  4. a) inspektoratet vendore të mbrojtjes së territorit;
  5. b) Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit;
  6. c) Autoriteti Kombëtar i Ushqimit;

ç) Inspektorati Shtetëror Shëndetësor;

  1. d) Policia e Shtetit;
  2. dh) Policia Bashkiake.
  3. Procesi i heqjes/fshirjes së masave administrative, të shfuqizuara me ligjin nr.127/2024, dhe të paekzekutuara, sipas këtij vendimi, zbatohet vetëm për masat që janë vendosur ndaj individëve dhe/ose personave fizikë apo juridikë, të cilët:
  4. a) kanë bërë ndërtime dhe/ose ndërhyrje pa leje apo njoftim paraprak, në:
  5. ndërtime për qëllime banimi;
  6. objekte ku kryhen veprimtari të prodhimit, magazinimit, përpunimit, ruajtjes dhe tregtimit të produkteve bujqësore dhe blegtorale;

iii. objekte që shërbejnë për mbajtjen e mjeteve të punës e input-eve bujqësore dhe blegtorale.

  1. b) kanë objekt të aktivitetit të tyre prodhimin, përpunimin, ruajtjen dhe tregtimin e produkteve bujqësore dhe blegtorale në zonat rurale;
  2. c) nuk kanë zbatuar rregullat e vendosura për administrimin e situatës Covid-19 gjatë periudhës së pandemisë.
  3. Procedurat e heqjes/fshirjes së masave administrative, të shfuqizuara me ligjin nr.127/2024, dhe të paekzekutuara, ndiqen dhe zbatohen nga organet që kanë vendosur këto masa, përkatësisht, për:
  4. a) subjektet në shkelje, sipas përcaktimeve në shkronjën “a”, të pikës 3, të këtij vendimi, nga:
  5. inspektoratet vendore të mbrojtjes së territorit;
  6. Policia Bashkiake;

iii. Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit.

  1. b) subjektet në kushtet e përcaktuara në shkronjën “b”, të pikës 3, të këtij vendimi, nga:
  2. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit;
  3. Inspektorati Shtetëror Shëndetësor.
  4. c) subjektet në shkelje, sipas përcaktimeve në shkronjën “c”, të pikës 3, të këtij vendimi, nga Policia e Shtetit.
  5. PROCEDURAT QË ZBATOHEN NGA INSPEKTORATET VENDORE TË MBROJTJES SË TERRITORIT DHE POLICIA BASHKIAKE
  6. Inspektorati Vendor i Mbrojtjes së Territorit dhe policia bashkiake e çdo njësie të vetëqeverisjes vendore, brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi, përgatisin listën e individëve dhe/ose personave fizikë apo juridikë ndaj të cilëve nga ky organ është vendosur, përkatësisht, masë administrative, e cila rezulton e paekzekutuar dhe që është shfuqizuar me ligjin nr.127/2024.
  7. Një kopje e listës së hartuar sipas pikës 1, të këtij kreu, nënshkruar nga titullari i organit procedues, i përcillet menjëherë drejtorisë përkatëse të njësisë së vetëqeverisjes vendore, përgjegjëse për taksat dhe tarifat vendore, për kryerjen e procedurave për heqjen/fshirjen nga sistemi të masave administrative, të shfuqizuara.
  8. Drejtoria përkatëse e njësisë së vetëqeverisjes vendore për taksat dhe tarifat vendore, brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga administrimi i listës, kryen heqjen/fshirjen nga sistemi të masës administrative, sipas listës së përcjellë për secilin individ dhe/ose person fizik apo juridik.
  9. Drejtoria përkatëse e njësisë së vetëqeverisjes vendore, pas përfundimit të heqjes/fshirjes nga sistemi, njofton, sipas listës së përcjellë, Inspektoratin Vendor të Mbrojtjes së Territorit dhe Policinë Bashkiake për fshirjen e detyrimit në sistem.
  10. Çdo individ dhe/ose person fizik apo juridik, që pretendon se një masë administrative e vendosur ndaj tij dhe e shfuqizuar me ligjin nr.127/2024, nuk është hequr/fshirë në sistem, pas përfundimit të afatit të parashikuar në pikën 6, të këtij kreu, paraqet kërkesë, përkatësisht, pranë Inspektoratit Vendor të Mbrojtjes së Territorit ose Policisë Bashkiake për heqjen/fshirjen e masës.
  11. Inspektorati Vendor i Mbrojtjes së Territorit ose Policia Bashkiake përkatëse verifikon pretendimet në kërkesë dhe, nëse plotësohen kriteret e parashikuara në ligjin nr.127/2024 dhe në këtë vendim, procedon me dërgimin menjëherë të të dhënave pranë drejtorisë përkatëse të njësisë së vetëqeverisjes vendore për taksat dhe tarifat vendore për heqjen/fshirjen e detyrimit nga sistemi. Në rast se nuk plotësohen kriteret për shfuqizimin e masës, sipas ligjit dhe këtij vendimi, Inspektorati Vendor i Mbrojtjes së Territorit ose Policia Bashkiake njofton brenda 5 (pesë) ditëve individin dhe/ose personin fizik apo juridik për refuzimin e kërkesës për heqje/fshirje nga sistemi, duke parashtruar edhe arsyet përkatëse. Kundër vendimit për refuzimin e heqjes/fshirjes së masës administrative, subjekti ka të drejtën e ankimit në gjykatë.

III. PROCEDURAT QË ZBATOHEN NGA INSPEKTORATI KOMBËTAR I MBROJTJES SË TERRITORIT (IKMT)

  1. Strukturat përgjegjëse në nivel qendror dhe rajonal, në përbërje të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT), sipas ndarjes së tyre të përgjegjësive, brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi, përgatisin listat e individëve dhe/ose personave fizikë apo juridikë, ndaj të cilëve nga struktura përkatëse është vendosur masë administrative, e cila rezulton e paekzekutuar, plotësisht ose pjesërisht, dhe që është shfuqizuar me ligjin nr.127/2024, dhe ia përcjellin për miratim Kryeinspektorit.
  2. Lista e përgatitur sipas pikës 1, të këtij kreu, konsiderohet përfundimtare, kur për çdo subjekt kundërvajtës dhe për masën administrative përkatëse, të evidentuar për çdo subjekt, aktet administrative të mbajtura nga strukturat inspektuese të IKMT-së, përfshirë procesverbalet e konstatimit të kundërvajtjes (në vijim PVKK), relacionet shpjeguese bashkëlidhur tij, si dhe vendimin e masës administrative dhe vendimin e prishjes, kanë të evidentuar qartësisht tipologjinë e ndërtimit pa leje apo njoftim paraprak, të cilat, në çdo rast, duhet të pasqyrojnë qartë se përmbushen kushtet për shfuqizimin e masës administrative, sipas kërkesave të nenit 2, të ligjit nr.127/2024.
  3. Përjashtimisht nga sa përcaktohet në pikën 2, të këtij kreu, për rastet e masave administrative të paekzekutuara, plotësisht apo pjesërisht, për të cilat aktet administrative të mbajtura nga strukturat inspektuese të IKMT-së, siç janë PVKK-të, relacionet shpjeguese bashkëlidhur tij, si dhe vendimi i masës administrative dhe vendimi i prishjes, nuk kanë të evidentuar qartësisht tipologjinë e ndërtimit pa leje apo njoftim paraprak, e cila në çdo rast duhet të jetë sipas përcaktimit të nenit 2, të ligjit nr.127/2024, dokumenti shtesë që do të vërtetojë tipologjinë e ndërtimit pa leje apo njoftim paraprak do të jetë akti i ekspertimit të ndërtimit pa leje, i nënshkruar nga 3 (tre) ekspertë të licencuar të fushës. Në mungesë të këtij akti ekspertimi, vlerësimi për tipologjinë e ndërtimit pa leje apo njoftim paraprak, për masën administrative që shqyrtohet dhe vërtetimi i përmbushjes së kushteve për shfuqizimin e saj, sipas ligjit nr.127/2024, bëhet nga një komision i posaçëm, i krijuar me urdhër të Kryeinspektorit, që përbëhet nga punonjës të IKMT-së, specialistë të fushës dhe juristë.
  4. Vendimet e Kryeinspektorit të nxjerra sipas pikave 1 dhe 3, të këtij kreu, për heqjen/fshirjen e masave administrative të shfuqizuara me ligjin nr.127/2024, administrohen nga strukturat përgjegjëse për ndjekjen e ekzekutimit të masave administrative, si dhe nga strukturat përgjegjëse për mbajtjen e regjistrave, ku evidentohen masat administrative të vendosura nga IKMT-ja, të cilat përkatësisht bëjnë heqjen ose fshirjen e tyre nga evidencat apo regjistrat, që ato disponojnë.
  5. Çdo individ dhe/ose person fizik apo juridik, që pretendon se një masë administrative e vendosur ndaj tij dhe e shfuqizuar me  ligjin nr.127/2024, nuk është hequr/fshirë në sistem, paraqet kërkesë, përkatësisht pranë strukturave përgjegjëse në nivel qendror e rajonal, në përbërje të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT) për heqjen/fshirjen e masës.
  6. Struktura përgjegjëse verifikon pretendimet në kërkesë dhe, nëse plotësohen kriteret e parashikuara në ligjin nr.127/2024 dhe në këtë vendim, procedon me dërgimin menjëherë të vendimit për shfuqizimin e masës administrative Kryeinspektorit. Në rast se nuk plotësohen kriteret për shfuqizimin e masës, sipas ligjit dhe këtij vendimi, struktura përgjegjëse njofton brenda 5 (pesë) ditëve individin dhe/ose personin fizik apo juridik për refuzimin e kërkesës për heqje/fshirje nga sistemi, duke parashtruar edhe arsyet përkatëse. Kundër vendimit për refuzimin e heqjes/fshirjes së masës administrative subjekti ka të drejtën e ankimit në gjykatë.
  7. PROCEDURAT QË ZBATOHEN NGA AUTORITETI KOMBËTAR I USHQIMIT DHE INSPEKTORATI SHTETËROR SHËNDETËSOR
  8. Strukturat përgjegjëse, në nivel qendror e rajonal, në përbërje të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit ose të Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor, sipas ndarjes së përgjegjësive të tyre, brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi, përgatisin listat e individëve dhe/ose personave fizikë apo juridikë ndaj të cilëve, nga struktura përkatëse, është vendosur masë administrative, e cila rezulton e  paekzekutuar, plotësisht ose pjesërisht, dhe që është shfuqizuar me  ligjin nr.127/2024.
  9. Lista e subjekteve kundërvajtëse shoqërohet me kopjen e vendimeve përfundimtare të vendosjes së masës administrative, relacionin shpjegues për çdo masë të vendosur, si dhe informacionin për fazën, në të cilën ndodhet procesi i ekzekutimit, duke e shoqëruar me dokumentacionin përkatës.
  10. Lista e përgatitur sipas pikave 1 dhe 2 të këtij kreu përcillet për miratim, përkatësisht, në Drejtorinë e Përgjithshme e AKU-së ose te Kryeinspektori i Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor. Listat përfundimtare miratohen nga titullari institucionit brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e përcjelljes për miratim.
  11. Listat e miratuara nga titullarët e institucioneve, sipas pikës 3, të këtij kreu, për heqjen/fshirjen e masave administrative të shfuqizuara me   ligjin nr.127/2024, administrohen nga strukturat përgjegjëse për ndjekjen e ekzekutimit të masave administrative dhe nga strukturat përgjegjëse për mbajtjen e regjistrave, ku evidentohen masat administrative të vendosura përkatësisht nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ose Inspektorati Shtetëror Shëndetësor. Strukturat përgjegjëse, përkatësisht, bëjnë heqjen ose fshirjen e tyre nga evidencat apo regjistrat që ato disponojnë.
  12. Çdo individ dhe/ose person fizik apo juridik, që pretendon se një masë administrative e vendosur ndaj tij dhe e shfuqizuar me ligjin nr.127/2024, nuk është hequr/fshirë në sistem, paraqet kërkesë, përkatësisht pranë strukturave përgjegjëse, në nivel qendror e rajonal, në përbërje të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit ose të Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor, sipas ndarjes së tyre të përgjegjësive për heqjen/fshirjen e masës.
  13. Struktura përgjegjëse verifikon pretendimet në kërkesë dhe, nëse plotësohen kriteret e parashikuara në ligjin nr.127/2024 dhe në këtë vendim, procedon me dërgimin menjëherë të vendimit për shfuqizimin e masës administrative për miratim në Drejtorinë e Përgjithshme të   AKU-së ose te Kryeinspektori i Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor. Në rast se nuk plotësohen kriteret për shfuqizimin e masës, sipas ligjit dhe këtij vendimi, struktura përgjegjëse njofton brenda 5 (pesë) ditëve individin dhe/ose personin fizik apo juridik për refuzimin e kërkesës për heqje/fshirje nga sistemi, duke parashtruar edhe arsyet përkatëse. Kundër vendimit për refuzimin e heqjes/fshirjes së masës administrative subjekti ka të drejtën e ankimit në gjykatë.
  14. PROCEDURAT QË ZBATOHEN NGA POLICIA E SHTETIT
  15. Drejtoritë vendore të policisë, brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi, përgatisin listat e individëve dhe/ose të personave fizikë apo juridikë, ndaj të cilëve, nga struktura e tyre policore është vendosur masë administrative, të cilat rezultojnë të paekzekutuara, plotësisht ose pjesërisht, dhe që janë shfuqizuar me ligjin nr.127/2024.
  16. Lista e subjekteve kundërvajtëse shoqërohet me kopjen e vendimeve përfundimtare të vendosjes së masës administrative, relacionin shpjegues për çdo masë të vendosur, si dhe informacionin për fazën, në të cilën ndodhet procesi i ekzekutimit për çdo masë.
  17. Listat e përgatitura nga drejtoritë vendore të policisë, sipas pikave 1 dhe 2, të këtij kreu, së bashku me dokumentet shoqëruese, përcillen për miratim në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
  18. Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, pasi verifikon e konstaton plotësimin e kushteve ligjore për shfuqizimin e masave administrative të listuara, brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e përcjelljes së tyre, për miratim, me vendim të drejtorit të Përgjithshëm ose të autorizuarit prej tij, miraton listat përfundimtare të masave administrative të shfuqizuara me ligjin nr.127/2024.
  19. Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit dërgon në secilën drejtori vendore të policisë listat përfundimtare së bashku me vendimet përkatëse miratuese për heqjen/fshirjen e masave administrative të shfuqizuara.
  20. Listat përfundimtare dhe vendimet miratuese për heqjen/fshirjen e masave administrative të shfuqizuara me ligjin nr.128/2024, administrohen nga strukturat e drejtorive vendore të policisë, përgjegjëse për ndjekjen e ekzekutimit të masave administrative, si dhe nga strukturat përgjegjëse për mbajtjen e regjistrave, ku evidentohen masat administrative të vendosura nga Policia e Shtetit, të cilat përkatësisht, bëjnë heqjen ose fshirjen e tyre nga evidencat apo regjistrat që ato disponojnë.
  21. Çdo individ dhe/ose person fizik apo juridik që pretendon se një masë administrative e vendosur ndaj tij dhe e shfuqizuar me ligjin nr.127/2024, nuk është hequr/fshirë në sistem, paraqet kërkesë, përkatësisht pranë strukturave përgjegjëse në nivel vendor, për heqjen/fshirjen e masës.
  22. Struktura përgjegjëse verifikon pretendimet në kërkesë dhe, nëse plotësohen kriteret e parashikuara në ligjin nr.127/2024 e në këtë vendim, procedon sipas pikave 3 dhe 4, të këtij vendimi. Në rast se nuk plotësohen kriteret për shfuqizimin e masës, sipas ligjit dhe këtij vendimi, struktura përgjegjëse njofton brenda 5 (pesë) ditëve individin dhe/ose personin fizik apo juridik për refuzimin e kërkesës për heqje/fshirje nga sistemi, duke parashtruar edhe arsyet përkatëse. Kundër vendimit për refuzimin e heqjes/fshirjes së masës administrative subjekti ka të drejtën e ankimit në gjykatë.
  23. DISPOZITA TË FUNDIT
  24. Institucionet e përmendura në pikën 2, të kreut I, të këtij vendimi, kryejnë njoftimin për heqjen/fshirjen e masave administrative të shfuqizuara nëpërmjet njoftimit publik me shpallje, në përputhje me parashikimet në Kodin e Procedurave Administrative të Republikës së Shqipërisë.
  25. Procesi i heqjes/fshirjes nga lista e subjekteve të debitorëve, sipas këtij vendimi, përfundon brenda 60 (gjashtëdhjetë) ditëve nga hyrja në fuqi e tij, me përjashtim të rastit të parashikuar në pikën 3, të kreut III, për të cilin afati i përfundimit të procesit është 80 (tetëdhjetë) ditë.
  26. Shpenzimet administrative për realizimin e procesit të heqjes/fshirjes së masave administrative të paekzekutuara dhe të shfuqizuara me ligjin nr.127/2024, të kryera sipas këtij vendimi, përballohen nga secili institucion.
  27. Ngarkohen inspektoratet vendore të mbrojtjes së territorit, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, Inspektorati Shtetëror Shëndetësor, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, Policia Bashkiake dhe njësitë e vetëqeverisjes vendore për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

Prishtina spo gjen qetësi, të shtëna me armë zjarri në kryeqytet

Sot rreth orës 15:00, në rrugën “Astrit Rrushi” në Prishtinë, janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri.

Rastin për IndeksOnline e ka konfirmuar zëdhënsja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ku njoftoi se nuk raportohet për persona të lënduar.

“Rreth orës 15:00 kemi marrë informatën për të shtëna me armë zjarri, më rrugë “Astrit Rrushi” në Prishtinë.

Njësitet policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, nuk raportohet për persona të lënduar.

Aktualisht hetuesit policor kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti dhe po punojnë për arrestimin e personit të dyshuar i cili tashmë është identifikuar”, ka thënë Ahmeti.

Si i shpëtoi Rina vdekjes, mësohen detaje të reja

Në rrugën “B” në Prishtinë dyshohet se ka ndodhur një rast i rëndë, ku një person thuhet se ka therur veten për vdekje, pasi paraprakisht kishte lënduar të dashurën e tij.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, e cila bën të ditur se 34-vjeçari ka humbur jetën, ndërsa 30-vjeçarja është lënduar nga një mjet i mprehtë, dyshohet thikë.

Pronari i “Alba Dent” ka deklaruar për Arbresh.info se ngjarja nuk ka ndodhur në ambientet e lokalit, por në një banesë.

“Rasti nuk ka ndodhur në lokalin tim, por e plagosura ka ardhur këtu duke kërkuar ndihmë”, tha ai.

Dyshohet se Rina ka arritur të ikë nga banesa ku kishte zënkën me tashmë partnerin e saj të ndjerë, Festimin i cili në fund ka bërë aktin fatal të vetëvrasjes.

Plagosja e 30-vjeçares me thikë nga burri i saj, mësohet gjendja e saj

Gazeta Imazhi ka raportuar ekskluzivisht për një ngjarje tronditëse që ka ndodhur sot pasdite në Prishtinë, ku një grua është plagosur me thikë nga partneri i saj, i cili më pas është gjetur i vdekur në banesën e tij.

Sipas informacioneve ekskluzive që siguroi Sinjali nga burime të Policisë, rreth orës 15:08 është pranuar një informatë për një incident të dhunshëm që ka ndodhur në rrugën “B”, afër ordinancës stomatologjike “Alba Dent”.

Sinjali mësoi se gruaja është Rina Isufi, rreth 31-vjeçare e cila dyshohet se është therur me thikë në dorë nga bashkëshorti i saj, Festim Isufi. Ajo është takuar nga njësia policore dhe është dërguar menjëherë për trajtim mjekësor.

Ndërkohë, i dyshuari, Festim Isufi, është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në rrugën “B”, tek ndërtesa “Dervisholli”, me ç’rast ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e tij.

“Një shpirt i ndjeshëm na la” – Blerina Kllokoqi-Rugova reagon për vdekjen e Festim Isufit

Gazeta Imazhi raportoi për një vdekje tragjike që ndodhi në pasditën e sotme në Prishtinë, ku një grua është plagosur me thikë nga bashkëshorti i saj, i cili më pas është gjetur i vdekur në banesën e tij.

Bëhet fjalë për Festim Isufi i cili ishte dizajner i njohur, me ç’rast ka reaguar edhe dizajnerja e njohur Blerina Kllokoqi-Rugova, e cila u shpreh me dhimbje pas lajmit për ndarjen nga jeta të Isufit.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, ajo ka ndarë një mesazh prekës për kolegun e saj:

“Një shpirt i ndjeshëm, një dizajner i talentuar dhe një njeri i mirë na la. Pusho në paqe, Festim.”

Detaje të reja! Ja çfarë kishte postuar Rina para tragjedisë me Festimin – një mesazh dashurie që u kthye në tmerr

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot rreth orës 15:00 në Prishtinë, saktësisht të “Rruga B”.

Një person ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marrë nga thika, ku fillimish ka therur me thikë të dashurën e tij e më pasë e ka qëlluar vetën.

IndeksOnline ka mësuar se bëhet fjalë për Festim Isufin dhe Rina Maloku.

Pak orë para aktit tragjik, Rina në Instagram e saj personal ka ndarë një fotografi në story duke i bërë publicitet krijimtarinë e fustave të të dashurit të tij, Festimit.

 

 

Kujtojmë se Festim Isufi ka qenë dizajner i njohur në vend, i cili ishte stilisti i parë shqiptarë që ishte në javen e modes në Paris. Njëkohësisht për vite me radhë ka qenë bashkëpunëtor në biznes me Agnesa Vuthajn.

Detaje të reja: Burri që u gjet i vdekur në Prishtinë është dizajner i njohur në vend

Një vrasje dyshohet të ketë ndodhur mesditën e sotme te Rruga B në Prishtinë.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se një person ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marrë nga thika.

Dyshimet e para janë se fillimisht një person ka therur më thikë të dashurën, e më pas ka qëlluar edhe veten.

IndeksOnline ka mësuar se i vrarë sot në Prishtinë, është dizajneri i njohur, Festim Isufi.

Isufi ishte stilisti i parë shqiptarë që ishte në javen e modes në Paris. Njëkohësisht për vite me radhë ka qenë bashkëpunëtor në biznes me Agnesa Vuthajn./I

Ekskluzive: Ky është personi që i dha fund jetës pasi që e theri me thikë gruan e tij, kjo e fundit është influencuese e njohur

Gazeta Imazhi raportoi ekskluzivisht për një ngjarje tronditëse që ka ndodhur sot pasdite në Prishtinë, ku një grua është plagosur me thikë nga partneri i saj, i cili më pas është gjetur i vdekur në banesën e tij.

Sipas informacioneve ekskluzive që ka siguruar Sinjali nga burime të Policisë, rreth orës 15:08 është pranuar një informatë për një incident të dhunshëm që ka ndodhur në rrugën “B”, afër  ordinancës stomatologjike “Alba Dent”.

Viktima, R.I, rreth 31-vjeçare dyshohet se është therur me thikë në dorë nga bashkëshorti i saj, Festim Isufi. Ajo është takuar nga njësia policore dhe është dërguar menjëherë për trajtim mjekësor. Burimet tona konfirmojnë se e lënduara është jashtë rrezikut për jetë.

Ndërkohë, i dyshuari, Festim Isufi, është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në rrugën “B”, tek ndërtesa “Dervisholli”, kati i gjashtë, hyrja 18. Ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen.

Të gjitha njësitë relevante policore dhe hetimore ndodhen në të dy lokacionet për të sqaruar rrethanat dhe motivet e kësaj ngjarjeje të rëndë, e cila dyshohet se përfshin dhunë në marrëdhënie intime dhe përfundon me vetëvrasje.