E dhimbshme: Ky është i riu që humbi jetën pasi u zu nga dheu gjatë punimeve

Pas shtatë ditësh kërkimesh intensive, është gjetur paraditen e së premtes trupi i pajetë i Ardit Beshirit, punëtorit 29-vjeçar që humbi jetën si pasojë e rrëshqitjes së dheut, ndërsa po punonte me eskavator, shkruan Gazeta Sinjali.

Beshiri u aksidentua më 3 maj, kur u zë nga një masiv dheu dhe inertesh gjatë punës në zonën e “Qafës së Burrelit”, pranë fabrikës së përpunimit të kromit në bashkinë Klos. Rrëshqitja përfshiu një sipërfaqe të gjerë dhe ndodhi në një distancë rreth 4 kilometrash, çka e vështirësoi ndjeshëm operacionin e kërkimit nga ekipet e emergjencës.

Trupi i viktimës u lokalizua dhe u nxor nga masivi këtë mëngjes. Policia dhe autoritetet përkatëse kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e incidentit dhe për të verifikuar nëse janë respektuar protokollet e sigurisë në vendin e punës.

 

 

“Nxehet” Agim Bahtiri, bën këtë veprim ndaj Hykmete Bajramit derisa po fliste në Kuvend

Kryesuesi i Seancës së Kuvendit, Avni Dehari, ia ndërpreu fjalën deputetes Hykmete Bajrami, gjatë seancës së sotme konstituive, pasi u kërkua nga partitë që të propozojnë nga një anëtarë për Komision rreth ndryshimit të procesit të votimit për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.

“Dola këtu për të thënë që mundesh me na thirrë edhe 48 herë çdo 48 orë..”, ka thënë Bajrami, ku më pas Dehari ndërhyri.

E vëmendje mori, reagimi i deputetit të betuar të VV’së, Agim Bahtirit.

Në atë moment është “nxehur keq”, ku ndëgjohet Bahtiri, duke ulërit në Kuvend: Nalja, naljaaa

Këtu mund ta shihni videon:

https://www.facebook.com/reel/1188256272568404

Gjendet trupi i pajetë i të riut që e zuri dheu gjatë punimeve

Pas më shumë se një jave kërkime në Klos, është gjetur trupi i të riut i cili mbeti i bllokuar nën masivin e dheut.

Në Qafën e Burrelit vijuan kërkimet për 29-vjeçarin Ardit Beshiri, i cili ishte duke punuar me ekskavator kur një masiv i madh dheu e zuri poshtë pranë fabrikës së përpunimit të Kromit.

Në operacionin kompleks u përfshin Shërbimi i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi i bashkisë Klos, Forcat e Policisë, Punonjës të Autoritetit Kombëtar për Sigurinë dhe Emergjencat në Miniera (AKSEM), Ekip mjekësor me autoambulancë, Forca vullnetare nga komuniteti, Efektivë të Forcave të Armatosura me pajisje për detektimin e metaleve, Punonjës të Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore. / abcnews.al

Kuvendi në krizë të thellë, Edona Llalloshi: “Për Kosovën po bëhet edhe më mirë….”

Deputetja e betuar e Lëvizjes Vetëvendosje, Edona Llalloshi, është shfaqur entuziaste në një fotografi të publikuar përpara nisjes së seancës plenare, ndërkohë që Kuvendi është në një krizë të thellë.

Në foto, ajo shfaqet pranë kryetarit të partisë, Albin Kurti, dhe kolegëve të saj deputetë.

Llalloshi, e cila është për herë të parë deputete, ka shoqëruar postimin me mbishkrimin: “Për artin-kulturën po bëhet mirë, e për Kosovën edhe më mirë…”.

Megjithatë, përkundër entuziazmit publik të deputetëve të VV-së, realiteti politik mbetet ndryshe. .

Kosova po vazhdon të jetë pa Kuvend të konstituuar. Përpjekjet për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit kanë dështuar disa herë, meqë Lëvizja Vetëvendosje, nuk po arrin të sigurojë votat e nevojshme për kandidatin e saj.

Pavarësisht këtyre pengesave të vazhdueshme, VV nuk ka ndryshuar qasjen dhe as kandidaturën, duke e thelluar ngërçin, ndërkohë që partitë e tjera s’po ia votojnë Albulena Haxhiun.

“Mund të na ftoni për herë të 48 çdo 48 orë por…”, Avni Dehari bën veprimin e papritur ndaj Hykmete Bajramit

Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës ka vazhduar për herë të 13’të.

Kryesuesi më i moshuar i Kuvendit të Kosovës, Avni Dehari, i ka ftuar partitë opozitare, që ta propozojnë kandidatin për kryetar të komisionit.

Nga radhët e LDK’së, ka dal Hykmete Bajrami, e cila tha se “mund të na ftoni për herë të 48 çdo 48 orë, por…”.

Në këtë moment Bajramit iu ndërpre fjala nga Avni Dehari, duke i thënë mund të flasësh vetëm nëse e prezantoni kandidatin.

Peci: Çdo ditë po vijmë me shpresën që partitë do të reflektojnë, por me të njëjtin propozim që s’kalon

Deputeti nga lista e Vetëvendosjes, Faton Peci, tha se edhe sot do të provojnë të themelojnë Komisionin për votim të fshehtë për zgjedhjen e kryeparlamentarit/es. 

“Ne çdo ditë vijmë me vullnet pozitiv me shpresën që edhe partitë tjera do të reflektojnë. Ne edhe sot do të provojmë të themelojmë komisionin”.

I pyetur për një takim të mundshëm me të gjitha partitë të ftuar nga presidentja Vjosa Osmani, Peci tha se janë për dialog, por se duhet ta shohin edhe përmbajtjen e ftesës.

“Përveç ftesës është shumë e rëndësishme edhe përmbajtja e ftesës”.

Ai po ashtu tha se e kanë të njëjtin emër për kryeparlamentare – Albulena Haxhiun.

E di që s’ka gjë nga seanca e 13 e Kuvendit?, Kurti e lë një aktivitet nga ora 11:00

Kryeministri në dorëheqje i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, zhvillon sot një aktivitet politik, vetëm pas një ore nga thirrja për seancën e 13-të konstituive të Kuvendit.

Vetëm një orë pas fillimit të seancës, Kurti zhvendoset në Varrezat e Dëshmorëve në lagjen Velania për të bërë homazhe me rastin e 27-vjetorit të rënies së heroit Ilir Konushevci dhe dëshmorit Dr. Hazir Malaj.

Duke filluar nga ora 10:00 deputetët do të kuptojnë se cili do të jetë propozimi i radhës nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje- si fitues të zgjedhjeve për kryvekuvendar.

Në tri seancat e fundit nga Vetëvendosje u tentua të formohet komisioni për votim të fshehtë që të mund të votohet e propozuara e tyre Albulena Haxhiu në mënyrë të fshehtë.

Por edhe k y propozim dështoi duke mos siguruar votat e mjaftueshme.

E siç duket situatë e njëjtë do të jetë dehe sot.

Madje kryeministri në detyrë, kreu i VV-së Albin Kurti ka zgjedhur edhe agjendë tjetër duke nis nga ora 11:00, duke qenë i sigurtë se edhe seanca e sotme do të jetë njësoj, e dështuar.

“1. Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti bën homazhe me rastin e 27-vjetorit të rënies së heroit Ilir Konushevci dhe dëshmorit Dr. Hazir Malaj. VENDI: Varrezat e dëshmorëve në lagjen Velania. KOHA:11:00”, thuhet në njoftim.

Çitaku: Kurti e di që ka emra për kryeparlamentar që do të siguronte 61 vota (VIDEO)

Sekretarja  e Përgjithshme e PDK-së Vlora Çitaku ka qenë e ftuar mbrëmë në emisionin “Rubikon” të Klan Kosovës.

Ajo theksoi se kryeministri i dorëhequr Albin Kurti është në dijeni se ka emër që mund të votohet për kryeparlamentar dhe do ti siguronte 61 vota.

“Të gjitha subjektet politike bashkërisht duhet të bëjnë përpjekje serioze për të gjejnë një emrin që do të siguronte 61 vota. Kurti e din që emra të tillë ka, por kam përshtypjen që ende nuk po e ndjenë mjaftueshëm peshën e përgjegjësisë që e ka”,tha Çitaku, transmeton Klankosova.tv.

Pak para fillimit të seancës, VV-ja jep detaje, ky është propozimi i tyre për kryeparlamentar sot

Deputeti i VV-së Dimal Basha ka thënë se Albulena Haxhiu është serish kandidate për kryetare të Kuvendit. Ndërsa ka thënë se opozita duhet ta zhbllokojë procesin.

“Presim me u zhblloku kuvendi. Qytetarët kanë votuar për parlament dhe presin një qeveri të re. Është e paarsyeshme, votimin e hapur e refuzojnë po ashtu dhe votimin e fshehtë. Kemi ofruar dhe koalicion dhe para qytetarëve kemi dal faqebardhë. Besoj që opozita e ka radhen me zhblloku kuvendin. Me kushtetutë na takon propozimi neve. Është e drejtë e jona. Sbesoj që z.haxhiu është problemi. Ata janë fut në një rrugë pa kry. Besoj që tash duhet ta zhbllokojnë”, ka thënë Basha.

“Kanë për qëllim kërcënimin ndaj meje”, Gjergj Dedaj kontaktohet nga Gjykata Speciale

Gjergj Dedaj ka bërë të ditur se dje është kontaktuar nga Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale në Hagë.

Përmes një postimi në Facebook, Dedaj thotë se ish-krerët e UÇK-së janë të pafajshëm dhe duhet të kthehen në shtëpi.

“Sot jam kontaktuar përmes një bisede telefonike, nga zyrtarêt për çështje të sigurisë së dëshmitarëve, nga DHS të Gjykatës Speciale, në Hagë, lidhur me shqetësimet e mija të ngritura dhe tendencat e keqëpërdorimit dhe keqëinterpretimit të qëllimshëm apo me porosi, të disa mediave, portaleve, gazetarëve dhe individëve( të njohur për DHS të GJS), të deklaratave të mija të dhëna para Trupit Gjykues në Hagë, në nëntor 2023.

Këto tendenca të izoluara, me gjasë kanë për qëllim nxitjen e urrejtjes, ndrësyrjet për kercënim, rrezikim, bullizim dhe shantazh ndaj meje, duke keqëpërdorur, prerë dhe nxjerrur nga konteksti, të deklaratave të mija, gjatë dëshmisë në Hagë, ku edhe aty kam ngritur pafajësinë dhe kam thëne se kjo gjykatë është antishqiptare, politike dhe e padrejtë, dhe se UÇK ka berë luftë vetëmbrojtëse, të pastër dhe çlirimtare, ndërsa janë forcat serbe ato të cilat kanë bërë krime dhe gjenocid në Kosovë, madje edhe ndaj familjes sime!

Zyrtarëve të sigurisë së DHS të Gjykatës Speciale edhe njëherë ua bëra me dije se kurrë nuk kam pasur asnjë shqetësim dhe as më të voglen ndërhyrje nga familjarët, pjesêtarët e rrethit të gjërë, sipmatizantët dhe rajoni nga vinë ish krerët e UÇK, por këtë e bëjnë vetem disa individ dhe klane të cilat kane për qëllim dezinformimim dhe nxitjen e urrejtjes dhe të kërcënimit ndaj meje dhe familjes sime atdhetare dhe martire!

Edhe njëhere ua pëserita gjatë kësaj bisede të sotme, zyrtarëve të DHS të GJS, sè gjatë dëshmisë sime në Hagë, e kam thënë të verteten troq, se ish krerët e UÇK janë të pafajshem dhe se duhët të kthehen në shtëpi!”, tha ai.