div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged category category-lajme category-1 custom-background wp-custom-logo paged-451 category-paged-451 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
E dhimbshme: Vdes Besnik Klaiqi, ish-luftëtari i UÇK-së e ish i burgosuri politik

Ka vdekur ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Besnik Klaiqi, i cili njëherit ishte edhe i burgosur politik së bashku me Ukshin Hotin. Klaiqi ishte edhe njëri nga të mbijetuarit e masakrës në burgun e Dubravës.

Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë të ditur familjarët.

Të njëjtit njoftuan se i ndjeri vuante nga një sëmundje e rëndë tash e disa kohë.

“U shua para kohe nga kjo jetë, i dashuri shoku ynë Besnik Klaiqi, pas një sëmundjeje të rëndë dhe të papritur. Zemrat tona sot janë të thyera… sepse humbëm jo vetëm një mik, por një bashkë luftëtar që ndriçoi çdo rrugë ku kaloi gjatë përpjekjeve për liri e bashkim kombëtar”, thuhet në një njoftim.

Haxhiu tregon nëse VV mund të japë emër tjetër për kryeparlamentar

Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, e cila është edhe e propozuara e partisë së saj për kryeparlamentare, ka përsëritur atë që dje ta shefi i saj, Albin Kurti, që “opozita po  ia zgjat mandatin e Qeverisë Kurti”.

Ajo ka bërë përgjegjëse deputetët e partive të tjera për bllokadën në Kuvendin e Kosovës, duke insistuar sërish se tashmë çështja është të mungesa e votimit për Komisionin zgjedhor që do të mundësonte votimin e fshehtë dhe jo te mungesa e votave për të.

E pyetur nëse Vetëvendosje mund të japë një emër tjetër për kryerparlamentar, Haxhiu tha se për këtë flet partia, por se fillimisht duhet të formohet Komisioni.

“Sa herë të flisni për propozimin e Vetëvendosjes, ta merrni përgjigjen nga Lëvizja Vetëvendosje. Ajo e ka dhënë propozimin e saj dhe në këtë drejtim më s’po flasim më për emrin, por për Komisionin për votimin e fshehtë. Kushedi, ndoshta Vetëvendosja do ta ketë një qëndrim tjetër. Por, opozita s’po lejon as të shkojë te propozimi i radhës, por që është e rëndësishme që të vazhdojmë”.

Haxhiu pretendoi se për të dhe partinë e saj është i rëndësishëm konstituimi i Kuvendit të Kosovës dhe më pas krijimi i qeverisë së re meqë Vetëvendosje insiston se ka numrat për qeverinë.

“E rëndësishme është që të përmbyllet konstituimi i Kuvendit dhe të vazhdojmë me qeverinë e re. Kemi shumë punë për të bërë”.

Ajo tha se janë në pritje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese rreth ndryshimit të procedurës – nga votim i hapur në të fshehur – çështje të cilën e ka dërguar AAK për vlerësim.

“Urojmë që të dalë sa më parë. Do ta respektojmë vendimin e GJykatës Kushtetuese, por s’mund ta respektojë vetëm një parti. Problemi kryesor është që opozita ka vendosur të vijë në seancë e të mos votojë. Veprim i papërgjegjshëm politik – është edhe shkelje e aktgjykimit të GJK, por edhe duke ardhë në seancë dhe duke mos votuar ky është qëndrim barrikadues”.

Ky është 48 vjeçari që vdiq në aksidentin mes një veture dhe një motoçiklete në Lipjan

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot pasdite në Sllovi të Lipjanit, ku një motoçiklist u aksidentua me një automjet.

Drejtuesi i motoçikletës E.B., pësoi plagë të rënda trupore, të cilave nuk iu bëri ballë.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Sot rreth orës 18:00 në fshatin Sllovi të Lipjanit, ka ndodhur një aksident trafiku ku janë përfshirë një automjet dhe një motoçikletë.

Po ashtu është publikuar fotoja e të ndjerit.

Piraj demanton lajmet për mishin me Salmonella: Jemi mashtruar nga kompania eksportuese

Kompania “Meka Halal Food”, e njohur për prodhimin dhe tregtimin e produkteve me certifikim “hallall” dhe cilësi të lartë, është përmendur në një raport të fundit të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, sipas të cilit në depon e saj janë gjetur mbi 20 mijë kilogramë mish pule të infektuar me bakterin Salmonella.

Sipas këtij raporti, mishi konsiderohet i papërshtatshëm për konsum dhe Agjencia ka urdhëruar kthimin ose asgjësimin e tij.

 

Pirro Piraj, djali i pronarit të kompanisë “Meka Halal Food”, në një prononcim për “Front Online” ka reaguar ashpër ndaj raportimeve që lidhen me mish pule të infektuar me salmonellë, të cilat u publikuan së fundmi nga disa media.

Ai i ka cilësuar këto lajme si të pavërteta dhe ka demantuar kategorikisht përfshirjen e kompanisë së tyre në këtë rast.

Piraj ka shpjeguar në detaje se si e është eliminuar mishi i infektuar nga kompania e tyre.

“Jemi mashtruar nga kompania. Ata nuk guxojnë të eksportojnë mall që është i infektuar me salmonell, në moment që vjen në kufi merren analizat prej agjencisë të ushqimit kur merret analiza malli shkarkohet tek ne në depo se analizën duhet me prit disa ditë dhe tek ne vendoset me një vend të veçantë dhe nuk përdoret deri të vjen vendimi i inspektoratit të AUV për me përdor këtë mall ose jo, në këtë rast ka dal që ky mall është i infektuar me salmonell”,deklaroi ai.

Ai thotë se sapo është konstatuar infektimi, kompania ka kërkuar asgjësimin e produktit, dhe pala tjetër ka kërkuar kthimin e tij.

 

“Ne kemi thirr kompaninë dhe kemi kërkuar që malli të asgjësohet se nuk përdoret, kompania ka thënë se duhet të kthehet malli e kemi njoftuar AUV ata e kanë parë mallin që është i ndarë veç e kanë inspektuar dhe kanë parë që nuk është përdorur ai mall. Ai mall është kthyer dhe nuk është përdoruar, ne jemi mashtruar nga kompania”, u shpreh Piraj për “Front Online”.

Tjetër aksident me fatalitet në Kosovë, vdes motoçiklisti

Një motoçiklist, E.B, ka vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në Sllovi të Lipjanit.

Lidhur me rastin, detaje  ka dhënë Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës.

Ahmeti deklaroi se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

“Sot rreth orës 18:00 në fshatin Sllovi të Lipjanit, ka ndodhur një aksident trafiku ku janë përfshirë një automjet dhe një motoçikletë. Si pasojë e aksidentit në vendin e ngjarjes ka humbur jetën ngasësi i motoçikletës. Vdekjen e viktimës mashkull, e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal” deklaroi Ahmeti.

Ky është polici që vdiq sot në aksidentin në Gjilan

Një aksident trafiku që ndodhi mesditën e sotme në segmentin rrugor Prishtinë-Gjilan, më saktësisht pranë liqenit të Badovcit, ishte faal për një shofer.

Drejtuesi i automjetit Renault, Shyqeri Mahmuti, u përplas për vdekje me dy automjete të tjera: një veturë dhe një kamion.

Mahmuti ishte pjesëtar i Policisë së Kosovës dhe shërbente në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Gjilan.

Çmimet e naftës bien edhe më tutje

Çmimet e naftës kanë shënuar rënie të theksuar, teksa investitorët po shfaqin më pak shqetësim se lufta mes Izraelit dhe Iranit do të ndikojë në rrjedhën globale të furnizimit me naftë të papërpunuar.

Sipas agjencisë AP, një fuçi naftë e papërpunuar amerikane është ulur me 4.9%, duke arritur në 65.12 dollarë.

Ndërkaq, nafta Brent – standardi ndërkombëtar – ka rënë me 4.8%, duke shkuar në 67.13 dollarë.

Rënia e çmimeve ka qenë aq e madhe gjatë dy ditëve të fundit, saqë aktualisht çmimet janë nën nivelin e regjistruar para sulmit të Izraelit ndaj Iranit, që ndodhi pothuajse dy javë më parë.

Irani është një prej prodhuesve kryesorë të naftës së papërpunuar dhe ekzistonin frikë se mund të përpiqej të bllokonte Ngushticën e Hormuzit – një zonë strategjike ku kalon rreth 20% e furnizimit ditor botëror me naftë.

I dhuroi punëtorit të KEK-ut një mijë euro, Mozzik e ‘thumbon’ Labin: E vërteta e bamirësisë është heshtja, e jo rrjetet sociale

Këngëtari dhe humanisti nga Ferizaj, Labinot Tahiri, ka shpërndarë një fotografi të një punëtori të KEK-ut, i cili shihet duke kryer punë të rënda dhe ka ofruar publikisht një shpërblim prej 1000 eurosh si dhe një drekë në restorantin e tij personal.

Ai në ditën e sotme (e martë) tha se e ka mbajtur premtimin për shpërblimin, duke treguar se është gjithmonë pranë atyre që kanë nevojë.

E për këtë u bë një reagim nga Mozzik, i cili siç duket lëshoi një thumb për Labin, ndonëse raportet e tyre kanë qenë të mira.

I njëjti thekson se bamirësia duhet të bëhet në heshtje, e jo që të jetë e dukshme në rrjete sociale – vetëm për pëlqime e lavde.

Më poshtë ndiqni postimin e plotë të Mozzik:

“Bëje të mirën dhe gjuaje në det – jo për t’u kthyer, por se ashtu ta thotë zemra.

Sepse e mira s’është peshk që e hedh për ta zënë prapë, por bekim që e lëshon pa pritur duartrokitje. Kush e reklamon të mirën, s’e ka bërë për hir të saj – por për veten, për lavdinë, për pëlqimet.

E vërteta e bamirësisë është heshtja

Tragjedia e papritur e Festim Isufit, vëllai ngre dyshime serioze

Më shumë se një muaj pas ndarjes së papritur nga jeta të dizajnerit të njohur nga Gjilani, Festim Isufi, familjarët e tij ende nuk kanë marrë një përgjigje përfundimtare mbi shkaqet dhe rrethanat e vdekjes.

Në një intervistë për emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova, vëllai i tij, Lulzim Isufi, ka ngritur dyshime serioze mbi mundësinë që në këtë rast të jetë i përfshirë edhe një person i tretë.

“Akoma nuk kemi marrë raportin e autopsisë. Nuk ka asgjë të sigurt, jemi ende në pritje,” u shpreh ai, duke theksuar se familja vazhdon të mos ketë qasje në të dhëna zyrtare.

Megjithëse nuk ka konfirmime nga prokuroria, Lulzimi pretendon se ka informacione që sugjerojnë një prapaskenë më të komplikuar. Ky situatë ka krijuar një atmosferë tensioni dhe shqetësimi mes familjarëve, të cilët ndajnë një dhimbje të thellë për humbjen e Festimit, por edhe një zemërim të natyrshëm për mungesën e transparencës.

“Sipas informatave që kam unë personalisht, edhe pse nuk mund të flas me siguri të plotë, dyshoj se është përfshirë një person i tretë. Madje besoj se edhe prokuroria e di këtë,” shtoi ai. Këto komente janë një apel i fortë për hetime të mëtejshme dhe zbardhje të situatës.

Familja Isufi apelon për zbardhjen sa më të shpejtë të rastit, duke u shprehur se nuk ndërhyjnë në hetime, por kërkojnë transparencë dhe drejtësi për humbjen e tyre të madhe. Ky rast gjithashtu ka ngritur pyetje të shumta në opinionin publik mbi mënyrën se si institucione të ndryshme që merret me sigurinë dhe rendin, i përballen situatave të tilla tragjike.

Çështja e vdekjes së Festim Isufit po tërheq gjithashtu vëmendjen e mediave dhe analistëve, të cilët kanë diskutuar mbi rëndësinë e hetimit të thelluar dhe profesional në raste të tilla. Dështimi për të ofruar përgjigje të qarta dhe në kohë, sipas shumë ekspertëve, mund të çojë në humbjen e besimit të publikut në sistemin e drejtësisë dhe të sigurisë.

Një nga aspektet kyçe të këtij rasti është nevoja për një qasje më të fortë dhe më koherente ndaj çështjeve të sigurisë publike në Kosovë. Vlerësimet e rrethanave që janë në lojë dhe situatat që lidhen me to, kërkojnë një angazhim të përbashkët nga ana e autoriteteve, mediave dhe shoqërisë civile.

Si rezultat, ata që kërkojnë drejtësi për Festimin dhe për çdo qytetar tjetër që ka pësuar në rrethana të ngjashme, shpeshherë ndiejnë një ndjenjë frustruese për mungesën e sigurisë dhe mbrojtjes. Kjo sjell në pah rëndësinë e një sistemi të drejtësisë që nuk vetëm dëgjon, por edhe vepron me vendosmëri.

Nevojitet një kohezion më i fortë mes institucioneve dhe qytetarëve, për të garantuar se asnjë rast tragjik nuk do të mbetet pa zgjidhje. Familja Isufi ka shprehur shpresën se zëri i tyre do të dëgjohet dhe se drejtësia do të triumfojë në këtë çështje të vështirë, duke kërkuar gjithashtu një angazhim të madh nga vetë shoqëria për të ndihmuar në procesin e hetimit dhe transparencës.

Shpërndani këtë artikull dhe ndani mendimet tuaja në lidhje me këtë rast të rëndësishëm në komentet më poshtë! Angazhohuni për drejtësi dhe transparencë në rastet ngashmë të ngjashme, dhe le të bëhemi një zë aktiv për ata që janë të humbur.

Trump merr një vendim të rëndësishëm për Ballkanin Perëndimor

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka vazhduar edhe për një vit Urdhrin Ekzekutiv për gjendje të jashtëzakonshme në Ballkanin Perëndimor me arsyetimin se ka veprime që kërcënojnë paqen dhe përpjekjet për stabilitet.

Ky vendim do t’i transmetohet Kongresit dhe është bërë zyrtar me publikimin në Regjistrin Federal – gazeta zyrtare e qeverisë amerikane.

“Veprimet e personave që kërcënojnë paqen dhe përpjekjet për stabilizim ndërkombëtar në Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë aktet e dhunës ekstremiste dhe aktivitetin pengues, dhe situata në Ballkanin Perëndimor, e cila pengon përparimin drejt qeverisjes efektive dhe demokratike dhe integrimit të plotë në institucionet transatlantike, vazhdojnë të përbëjnë një kërcënim të pazakontë dhe të jashtëzakonshëm për sigurinë kombëtare dhe politikën e jashtme të Shteteve të Bashkuara. Për këtë arsye, emergjenca kombëtare e shpallur në Urdhrin Ekzekutiv 13219, sipas të cilit u ndërmorën hapa shtesë në Urdhrin Ekzekutiv 13304, i cili u zgjerua në fushëveprim në Urdhrin Ekzekutiv 14033 dhe sipas të cilit u ndërmorën hapa shtesë në Urdhrin Ekzekutiv 14140, duhet të vazhdojë të jetë në fuqi përtej 26 qershorit 2025. Prandaj, në përputhje me nenin 202(d) të Aktit Kombëtar të Emergjencave (50 U.S.C. 1622(d)), unë po e vazhdoj për 1 vit emergjencën kombëtare të shpallur në Urdhrin Ekzekutiv 13219 në lidhje me Ballkanin Perëndimor”, thuhet në njoftim.

Më 26 qershor 2001, me Urdhrin Ekzekutiv 13219, Presidenti i atëhershëm amerikan George Bush shpalli një gjendje të jashtëzakonshme kombëtare në lidhje me Ballkanin Perëndimor në përputhje me Aktin Ndërkombëtar të Fuqive Ekonomike të Emergjencës (50 U.S.C. 1701 et seq.) “për t’u marrë me kërcënimin e pazakontë dhe të jashtëzakonshëm për sigurinë kombëtare dhe politikën e jashtme të Shteteve të Bashkuara, të përbërë nga veprimet e personave të angazhuar në, ose që ndihmojnë, sponsorizojnë ose mbështesin, (i) dhunën ekstremiste në ish-Republikën e Maqedonisë (që tani është Republika e Maqedonisë së Veriut) dhe gjetkë në rajonin e Ballkanit Perëndimor, ose (ii) akte që pengojnë zbatimin e Marrëveshjeve të Dejtonit në Bosnjë ose Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të 10 qershorit 1999, në Kosovë. Më pas, Presidenti e ndryshoi atë urdhër në Urdhrin Ekzekutiv 13304 të 28 majit 2003, për të ndërmarrë hapa shtesë në lidhje me veprime të caktuara që pengojnë zbatimin, ndër të tjera, të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit të vitit 2001 në lidhje me ish-Republikën e Maqedonisë (që tani është Republika e Maqedonisë së Veriut)”.

“Më 8 qershor 2021, Presidenti nënshkroi Urdhrin Ekzekutiv 14033, i cili zgjeroi fushëveprimin e emergjencës kombëtare të shpallur në Urdhrin Ekzekutiv 13219, siç është ndryshuar, duke konstatuar se situata në territorin e ish-Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë dhe Republikës së Shqipërisë (Ballkani Perëndimor), gjatë dy dekadave të fundit, duke përfshirë minimin e marrëveshjeve dhe institucioneve të pasluftës pas shpërbërjes së ish-Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë, si dhe korrupsionin e përhapur brenda qeverive dhe institucioneve të ndryshme në Ballkanin Perëndimor, pengon përparimin drejt qeverisjes efektive dhe demokratike dhe integrimit të plotë në institucionet transatlantike dhe në këtë mënyrë përbën një kërcënim të pazakontë dhe të jashtëzakonshëm për sigurinë kombëtare dhe politikën e jashtme të Shteteve të Bashkuara”.

“Më 8 janar 2025, Presidenti nënshkroi Urdhrin Ekzekutiv 14140, në dritën e ngjarjeve në Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë përpjekjet e vazhdueshme të individëve për të sfiduar sovranitetin dhe integritetin territorial të kombeve të Ballkanit Perëndimor, për të minuar marrëveshjet dhe institucionet e pasluftës, për t’u përfshirë në korrupsion të konsiderueshëm që gërryen sundimin e ligjit dhe besimin në qeverisjen demokratike, dhe për të shmangur sanksionet e Qeverisë së Shteteve të Bashkuara, si dhe me qëllim ndërmarrjen e hapave shtesë në lidhje me emergjencën kombëtare në lidhje me Ballkanin Perëndimor”.