Shteti në ngërç parlamentar – Kurti s’mund të ndalët, Qeveria merr këtë vendim

Qeveria në detyrë ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën ka shqyrtuar dhe miratuar vendimin për aprovimin e Kërkesës së Ministrisë së Mbrojtjes për dërgimin e Kontingjentit të FSK-së në operacion humanitar në Republikën e Shqipërisë.

Nga vendimi i kësaj mbledhjeje të 259-të të Qeverisë, mjetet financiare për dërgimin e Kontingjentit të FSK-së në operacion humanitar, sigurohen nga Buxheti i Republikës së Kosovës.

Ministria e Mbrojtjes, mbi bazën e objektivave dhe planifikimeve strategjike për zgjerimin e kapaciteteve dhe vënies në detyrë të këtyre kapaciteteve është e përgatitur të mbështetës Shqipërinë me një Kontingjent për nevojë humanitare, përkatësisht operacionin humanitar kërkim shpëtim, në vendin e quajtur “Qafën e Burrelit”, Bashkia Klos.

Kjo mbështetje është në kuadër të partneritetit strategjik me shtetet mike e në veçanti me Shqipërinë, me këtë rast për mbështetje të autoriteteve të shtetit shqiptar

Ngërçi në Kuvend, Pacolli: Deputetët që bllokojnë punën s’duhet të paguhen

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli ka komentuar situatën aktuale politike në vend.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, ai tha se ngrirja e punës po i shkakton jo vetëm pasoja politike e institucionale, por edhe dëme ekonomike të qëllimshme.

Ai shkruan se çdo seancë e dështuar kushton nga taksat tona.

“Është për të ardhur keq çfarë po ndodh në Kuvendin e Kosovës. Ngrirja e punës po i shkakton vendit jo vetëm pasoja politike e institucionale, por edhe dëme ekonomike të qëllimshme – çdo seancë e dështuar kushton nga taksat tona”, ka shkruar Pacolli, njofton Klankosova.tv.

Kreu I AKR-së, më tej shprehet se deputetët që bllokojnë punën nuk duhet të paguhen për këtë.

“Të fillojmë nga një kërkesë e thjeshtë dhe e drejtë: pa punë,( pa rezultat ) nuk ka meditje”, përfundoi Pacolli, njofton Klankosova.tv.

Limaj paralajmëron zhvillime: A po shkojnë Nisma dhe VV drejt një marrëveshjeje?

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka bërë një deklaratë para nisjes së seancës konstituive, duke theksuar se ditët e fundit ka pasur zhvillime interesante, shkruan Gazeta Sinjali.

“Ka lëvizje, të shohim se çfarë lëvizje. Nuk do të thotë se gjithmonë lëvizjet shkojnë në kahun e duhur, por të shohim,” tha Limaj shkurtimisht.

Përshkallëzim i rrezikshëm mes Indisë dhe Pakistanit – Sulme, viktima dhe kërcënime për hakmarrje

Të paktën 19 persona kanë humbur jetën, përfshirë një fëmijë, pasi India ka ndërmarrë sulme ajrore në disa lokacione brenda territorit të Pakistanit herët në mëngjesin e së mërkurës.

Autoritetet indiane kanë deklaruar se cak i këtyre sulmeve ishin infrastrukturat që, sipas tyre, po përdoren nga militantët përgjegjës për masakrën e fundit ndaj turistëve në pjesën e Kashmirit të kontrolluar nga India.

Pakistani nuk ka qëndruar duarkryq,  sipas deklaratave zyrtare nga Islamabadi, forcat ajrore pakistaneze kanë rrëzuar disa avionë indianë që kishin depërtuar në hapësirën e tyre ajrore.

Dy prej këtyre avionëve kanë rënë në zona të banuara në Kashmirin e kontrolluar nga India, ku raportohen të paktën 7 civilë të vrarë nga bombardimet e mëvonshme të Pakistanit.

Kryeministri pakistanez, Shehbaz Sharif, ka dënuar ashpër sulmet e Indisë dhe ka paralajmëruar hakmarrje. “Ne nuk do të rrimë duarkryq. Çdo agresion do të marrë përgjigjen e merituar”, ka deklaruar ai.

Tensionet mes dy shteteve që posedojnë armë bërthamore janë rikthyer në nivel alarmant.

Aksion i madh i Policisë në veri

Policia e Kosovës po kryen aksion në tri lokacione në veri të Mitrovicës. Deri tani janë arrestuar dy persona. Aksioni është duke u zhvilluar ende.

 

 

 

Këtë e ka konfirmuar për Indeksonlinen, zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Veton Elshani.

“Aksionet  janë duke u zhvilluar në Mitrovicën e Veriut dhe në Zveçan për shkak të dyshimeve për posedim të armëve të paligjshme.

Aksioni tashmë ka përfunduar në një lokacion në të dy qytetet, ndërsa kërkimi në një lokacion tjetër në veri të Mitrovicës është ende duke vazhduar”, tha Elshani.

Tjetër ngjarje e rëndë në Kosovë: Nipi ther gjyshen me thikë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në Podujevë.

Një i mitur ka sulmuar me thikë gjyshen e tij, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Vuçiq humb terren: Lideri që s’bind më askënd përveç vetes, SHBA e refuzon, BE e paralajmëron

Vizita e ndërprerë e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Shtetet e Bashkuara ka nxjerrë në pah krizën e thellë në politikën e jashtme të vendit. Pas një sëmundjeje të papritur gjatë qëndrimit të tij në SHBA, që çoi në anulimin e vizitës, janë ngritur dyshime dhe pyetje të shumta rreth motivave të udhëtimit dhe qëllimit të tij.

Përtej versionit zyrtar për sëmundjen, në opinionin serb ka spekulime se udhëtimi në SHBA mund të ketë qenë një dështim tërësisht i paplanifikuar.

Kjo vjen në një kohë kur Vuçiq kërkon të forcojë imazhin e tij ndërkombëtar në mes të tensioneve politike të brendshme.

Nga ana tjetër, pas dështimit të vizitës në SHBA, Vuçiq po përballet me presion nga Bashkimi Evropian dhe po spekulohet për anulimin e udhëtimit të tij në Moskë për Paradën e Fitores.

Reagimet e ashpra nga BE-ja dhe paralajmërimet për rrezikimin e rrugës evropiane të Serbisë kanë shtuar tensionet.

Në këtë kontekst, diplomacia e Vuçiqit duket gjithnjë e më shumë si një mjet për mbijetese politike, ndërsa përpjekjet e tij për të promovuar imazhin e një lideri global bëhen gjithnjë e më të dukshme.

Dikur “Vetëvendosje ishte opsioni i vetëm” – Tani Haki Abazi e akuzon Kurtin për bllokim dhe ego personale

Ish-deputeti i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Haki Abazi, i cili ka qenë edhe zëvendëskryeministër i vendit, ka kritikuar ashpër “Vetëvendosjen” për bllokadën e Kuvendit.

Ai tha se kjo situatë pasqyron mendësinë e kryeministrit Albin Kurti, i cili sipas tij, nuk e sheh asnjë institucion tjetër më të rëndësishëm, siç thotë ai, se vetveten.

Abazi ka shtuar se për të realizuar objektivat e tij personale, Kurti ka bllokuar çdo mundësi për kompromis politik.

“Kjo është mendësia e Kurtit që asnjë institucion tjetër nuk është më i rëndësishëm se ai vet dhe për të arritur objektivat e tija personale që është një autizim politik e ka bllokuar çdo tentim racional për kompromis politik. Sa më shumë që kalon kohë që Kurti është direkt në politikë aq më shumë njerëz e kuptojnë se nuk e ka për interes të vendit”, ka deklaruar Abazi për “Front Online”.

Sulmi i Indisë ndaj Pakistanit, reagon Donald Trump

Presidenti amerikan, Donald Trump sapo ka reaguar në lidhje me sulmin e Indisë ndaj territorit të kontrolluar nga Pakistani.

Trump raportohet se është pyetur nga gazetarët mbi këtë çështje, ku sipas “The Guardian” deklaroi:

“Është për të ardhur keq. Sapo dëgjuam”.

Ai ka shtuar se “njerëzit e dinin që do të ndodhë diçka duke u bazuar në të kaluarën”, sepse që të dyja palët kanë qenë duke luftuar “për shumë e shumë dekada dhe shekuj”.

“Vetëm shpresoj që të përfundojë shpejt” – ka thënë ai.