Sipas Gërvallës, Abdixhiku dha mesazh se nuk dëshiron koalicion pa qenë aty edhe PDK

Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, ka thënë se kryetari i LDK-së nuk hynë në një koalicion pa PDK-së.

Sipas saj, ky ishte mesazhi që Abdixhiku e dha të martën ku refuzojë ftesën e Kurtit për koalicion dhe dha një propozim për një “qeveri të tranzicionit”

“Jo pa PDK-në, vetëm bashkë me PDK-në!Ky ishte mesazhi i sotëm i Lumir Abdixhikut, kryetarit të “Lidhjes së Re” dhe ideatorit të “Rrugës së Re”. Ja pse votuesi i LDK-së e ka braktisur këtë parti dhe këtë kryetar të përkohshëm”, ka shkruar Gërvalla.

Të martën, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku bëri të ditur se nuk do ta pranojë ftesën e Kurtit.

Kjo është hera e dytë që LDK i thotë “jo” LVV-së për bashkëqeverisje pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Qeveri tranzitore? Ky është vendimi i PDK-së pas propozimit të LDK-së

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, është deklaruar rreth propozimit të LDK-së sa i përket formimit të një qeverie tranzicionale.

Në një prononcim për IndeksOnline, Krasniqi tha se kryesia e PDK-së do të mblidhet nesër dhe do të diskutohet edhe kjo gjë.

Ai thotë se qëndrimet e Partisë Demokratike janë të qarta dhe konsistente.

“Qëndrimet tona lidhur me situatën e krijuar janë të qarta dhe konsistente. Ne kemi theksuar vazhdimisht se vendi nuk mund të mbetet peng i interesave të ngushta politike dhe se bllokada institucionale është pasojë direkte e qasjes së papërgjegjshme dhe imponuese të Lëvizjes Vetëvendosje, e cila po insiston me çdo kusht ta mbajë vendin në krizë.

Sa i përket propozimit të LDK-së, jam i informuar tashmë. Gjithsesi, vendimet e rëndësishme ne i marrim në organet e partisë, andaj nesër, në mbledhjen e rregullt të Kryesisë do të diskutojmë për të gjitha zhvillimet politike dhe për hapat e mëtejshëm”, u shpreh Krasniqi.

Kjo është gruaja që humbi jetën tragjikisht në Fushë Kosovë – ra nga kati i 9-të i banesës

Gazeta Sinjali ka raportuar më herët për një incident të rëndë që ka ndodhur në fshatin Bresje të Fushë Kosovës, ku një grua ka rënë nga një ndërtesë dhe ka humbur jetën.

Sinjali mëson ekskluzivisht se gruaja që ka humbur jetën është Shehrije Mustafa, 46 vjeçare.

Këtë rast për Sinjalin e ka konfirmuar edhe zëdhënsja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 16:20, kemi pranuar informatën se një person (femër) ka rënë nga një objekt në rrugën “Tahir Zemaj”, në Fushë Kosovë dhe e njëjta ka vdekur. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vend ngjarje”, ka thënë Ahmeti.

Duke shtuar tutje se Policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen si dhe po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

Tragjedi në Fushë Kosovë – Gruaja bie nga ndërtesa dhe humb jetën

Një incident i rëndë ka ndodhur sot në lagjen Bresje të Fushë Kosovës, ku një grua ka rënë nga lartësia e një ndërtese, e cila ka humbur jetën, raporton Gazeta Sinjali.

Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënsja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 16:20, kemi pranuar informatën se një person (femër) ka rënë nga një objekt në rrugën “Tahir Zemaj”, në Fushë Kosovë dhe e njëjta ka vdekur. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vend ngjarje”, ka thënë Ahmeti.

“Policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen si dhe po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, shtoi ajo.

Bie nga kati i nëntë një person në Fushë Kosovë

Një person ka rënë nga kati i nëntë i një ndërtesë në Fushë Kosovë.

Lexues të Gazetës Insajderi kanë dërguar pamje nga vendi i ngjarjes.

Nga pamjet shihet se prezent janë ekipet mjekësore si dhe policia e Kosovës.

Dyshohet se personi ka humbur jetën por kjo ende nuk është konfirmuar për Gazetën Insajderi.

Abdixhiku me propozim për qeveri tranzicioni – por kush do e udhëheqë?

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka propozuar krijimin e një qeveri të tranzicionit deri në zgjedhjen e presidentit të ri, në të cilën do të merrnin pjesë të gjitha partitë.

Ai u pyet në një konferencë për media se kujt do t’i takonte posti i kryeministrit në një qeveri të tillë.

“Shiqo, ne duhet të ulemi në tavolinë dhe të flasim për atë çështje”, tha ai.

Abdixhiku tha se kryeministri duhet të jetë “unifikues”, ashtu si edhe ministrat.

“E para, le të nisim një proces që nis zhbllokimin e krizës së tanishme dhe krijon një momentum të mirë për Republikën e Kosovës brenda një afati të shkurtër, por duhet të jetë kryeministër unifikues dhe kabinet me ministra unifikues, e jo fare polarizues”.

Vjen reagimi i parë nga VV pas propozimit të LDK’së

Lidhja Demokratike e Kosovës i është përgjigjur letrës së Kurtit duke vlerësuar se e kanë të pamundur bashkëpunimin me VV’në.

Megjithatë të njëjtit, propozuan një qeveri gjithëpërfshirëse deri në zgjedhjen e Presidentit vitin e ardhshëm.

Pas kësaj, ka ardhur reagimi i parë i VV’së.

Halil Thaçi, deputet i kësaj partie ka thënë për Periskopin se “nuk beson se duhet të ketë një qeveri gjithëpërfshirëse”.

“Në parim si parti fituese i kemi hap dyert për LDK në këtë rast, po shihet se unë personalisht mendoj se as renin t’i prijë apo të bëhet pjesë e qeverisë nuk e ka. Sido që të jetë të gjitha këto i jep zëdhënësi i VV’së. Nuk besoj që duhet të ketë një qeveri gjithëpërfshirëse”, ka thënë ai për Periskopin.

 

 

 

“Në parim si parti fituese i kemi hap dyert për LDK në këtë rast, po shihet se unë personalisht mendoj se as renin t’i prijë apo të bëhet pjesë e qeverisë nuk e ka. Sido që të jetë të gjitha këto i jep zëdhënësi i VV’së. Nuk besoj që duhet të ketë një qeveri gjithëpërfshirëse”, ka thënë ai për Periskopin.

“Qeveria tranzitore merr formë”: Ky është lideri i parë që i bashkohet propozimit të LDK-së

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka bërë një hap drejt krijimit të një qeverie të tranzicionit .Ai ka bërë të ditur se ka marrë aprovimin e parë për këtë ide nga lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Në një konferencë për media të mbajtur sot, Abdixhiku tha se i ka njoftuar partitë politike shqiptare për këtë ide dhe se ideja e tij është duke u shqyrtuar nga disa prej tyre, si nga AAK.

“Mund të them që z. Haradinaj sapo më shkroi pas dhe pranoi një ide të tillë”, deklaroi Abdixhiku para gazetarëve, duke lënë të kuptohet se koalicioni për një qeveri të tranzicionit mund të jetë më afër se kurrë më parë.

LDK-ja propozon qeveri të tranzicionit

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka propozuar qeveri të tranzicionit.

Ky propozim vjen pas ftesës së Albin Kurtit, për koalicionin LVV-LDK, transmeton Telegrafi.

“Kam marrë një letër nga kryetari i VV-së dhe i nxitur nga konsiderata për votuesit e VV-së, kam ndjerë nevojën që t’i përsëris qëndrimet dhe bindjet tona mbi çështjet qe janë ngritur mbi atë. LDK-ja duke parë stagnimin 4-vjeçar, e kam fjalën për aleancat e rrezikuara, rrezikimin e sigurisë nacionale… E kam vlerësuar të pamundur bashkëpunimin me z.Kurti. Por sot vendi është në krize te thellë institucionale, pikërisht për shkak të partisë së parë. Dhe zgjidhjen nga kjo bllokadë LDK-ja e konsideron të domosdoshme. Propozojmë nisjen e një procesi të ri politik. Në përputhshmëri me këtë LDK-ja propozon nisjen e këtij procesi me të gjitha partitë për nisjen e një qeverie nacionale te tranzicionit”, ka deklaruar ai.

Abdixhiku ka ftuar të gjitha partitë që të bëhen bashkë dhe të ofrojnë zgjidhje.

“Një qeveri me afat të caktuar, deri në zgjedhjen e presidentit të ri”, theksoi Abdixhiku.

Në konferencën për media, ai ftoi Kurtin dhe liderët tjerë politikë për një takim rreth kësaj nisme.

Ai pohoi se kjo do të ishte një qeveri me afat të shkurtër, derisa tha se duhet krijuar qeveria në mënyrë që të shkohet në zgjedhje.

“Qëndrimi i LDK-së është i pandryshuar, pavarësisht a vjen një letër apo disa. Nuk e kam ndërmend ta tradhtoj votuesin e LDK-së. Votuesit tanë le të ndihen të qetë, pra po flas vetëm për një zgjidhje në mes të krizës”, ka pohuar ai.

Puna i mori jetën: Ky është i riu nga Kosova që vdiq në Milano

Një 24-vjeçar nga Kosova, ka gjetur vdekjen në vendin e punës së tij, në Milano.

Merret vesh se ai është Endrit Ademi, dhe siç raporton media italiane “La Repubblica”, kosovari ka rënë nga kati i tretë i skeleve.

Ai po punonte në një kantier ndërtimi për rinovimin e ndërtesës në numrin 39 të rrugës Bassini.