div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged category category-lajme category-1 custom-background wp-custom-logo paged-458 category-paged-458 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Pas sulmit të SHBA-së në Iran, rritje alarmante e çmimit të naftës

Çmimet globale të naftës pritet të rriten kur tregjet e energjisë të fillojnë tregtimin të hënën në mëngjes në Azi.

“Sulmet e SHBA-së e kanë çuar konfliktin në një nivel të ri dhe shumë njerëz kanë frikë se kjo vetëm sa do ta përkeqësojë një situatë të keqe”, i thotë BBC-së Dr. Carole Nakhle, drejtoreshë ekzekutive e Crystol Energy.

“Kjo frikë do të reflektohet në një premium më të lartë gjeopolitik të shtuar në çmimet e naftës – askush nuk e di se sa përbën kjo, por si rregull i përgjithshëm, sa më e madhe të jetë frika, aq më i madh është premiumi”, shton ajo.

Nafta bruto Brent e mbylli javën e tregtimit të premten me 77.01 dollarë për fuçi, pasi fitoi pothuajse 20% në muajin e fundit.

Pavarësisht këtyre fitimeve, çmimet e naftës janë ende aktualisht më të ulëta se sa ishin në të njëjtën pikë vitin e kaluar.

Kostoja e naftës bruto ndikon në gjithçka, nga sa kushton të mbushësh makinën tënde deri te çmimi i ushqimit në supermarket, ka raportuar BBC

Mbikëqyrësi bërthamor i OKB-së thërret takim urgjent

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) do të mbajë një takim urgjent të hënën “në dritën e situatës urgjente në Iran”, sipas shefit të agjencisë mbikëqyrëse bërthamore të OKB-së, 

Ndërkohë, shefi i agjencisë bërthamore të Iranit, Mohammad Eslam, i ka shkruar IAEA-së, duke thënë se Teherani dëshiron një hetim mbi sulmet e SHBA-së dhe po i kërkon agjencisë mbikëqyrëse të dënojë veprimin e SHBA-së, raportojnë mediat iraniane, raporton BBC.

Më parë, IAEA ka kofirmuar se nuk ka pasur “rritje” të niveleve të rrezatimit pasi SHBA-ja ka goditur tri centrale bërthamore në Iran.

Pas sulmeve ndaj centraleve bërthamore, Irani paralajmëron: Lufta fillon tani

Trupa e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC) ka reaguar ashpër pas sulmeve ajrore amerikane që goditën tri nga objektet kryesore bërthamore të vendit – Fordow, Natanz dhe Esfahan, shkruan Gazeta Sinjali.

“Lufta fillon tani”, thuhet në deklaratën zyrtare të IRGC-së, duke sinjalizuar një përshkallëzim të mëtejshëm të konfliktit.

Presidenti amerikan Donald Trump konfirmoi goditjet, duke deklaruar se “një ngarkesë e plotë bombash u hodh” mbi objektet bërthamore iraniane dhe përgëzoi forcat amerikane për operacionin.

“Urime luftëtarëve tanë të mëdhenj amerikanë,” tha ai nga Shtëpia e Bardhë, duke shtuar se tani është “koha për paqe”.

Trump i bëri thirrje Iranit të zgjedhë paqen, por paralajmëroi se nëse nuk e bën, sulmet e ardhshme do të jenë “shumë më të mëdha”.

“Do të ketë ose paqe ose tragjedi për Iranin,” deklaroi ai, duke shtuar: “Mbani mend, kanë mbetur shumë objektiva. Sonte ishte më e vështira nga të gjitha deri më tani, dhe ndoshta më vdekjeprurësja”.

“Njerëzit do vdesin si mizat”- Paralajmërohen qindra vdekje nga i nxehti në këtë vend

Autoritetet britanike japin alarmin, duke thënë se me qindra njerëz mund të vdesin nga vala e të nxehtit që po “përvëlon” Anglinë dhe Uellsin.

Një nivel i tillë jetësh të humbura sipas tyre nuk do të ndodhte pa ngrohjen globale të shkaktuar nga njeriu, me temperaturat e rritura me 2-4 gradë Celsius nga ndotja nga lëndët djegëse fosile. Këto vdekje të parakohshme parashikohen në të dy rajonet, por normat më të larta të vdekshmërisë priten në Londër.

Shumica e vdekjeve apo 85%, sipas mediave britanike, parashikohet të jenë persona të moshaës mbi 65 vjeç, të cilët konsiderohen edhe më të cënueshëm prej nxehtësisë ekstreme. Më të rrezikuarit janë ata që banojnë në qytet. Valët e të nxehtit gjatë stinës së verës kanë marrë nga 2020-ta deri në 2024-tën më shumë se 10,000 jetë njerëzish, sipas Agjencisë së Sigurisë Shëndetësore të Mbretërisë së Bashkuar.

Kritikët i përshkruajnë si të pamjaftueshme përgatitjet e qeverisë për të mbrojtur njerëzit nga ndikimet në rritje të krizës klimatike. “Valët e nxehtësisë janë vrasëse të heshtura – njerëzit që humbasin jetën në to zakonisht kanë probleme shëndetësore para-ekzistuese dhe jo gjithmonë, listohet nxehtësia si shkak kontribues i vdekjes”, thanë ekspertë nga Imperial College London, që thonë se analiza e tyre në kohë reale zbulon numrin e fshehur të valëve të nxehtësisë. Ne duam që në këtë mënyrë të kontribuojmë në dhënien e alarmit”, shprehen ata.

Erdogan i kërkon myslimanëve të bashkohen kundër Izraelit

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka bërë thirrje për solidaritet më të fortë midis vendeve islame për t’u përballur me veprimet izraelite në Lindjen e Mesme, duke akuzuar Izraelin për krijimin e pasigurisë rajonale dhe globale.

Në fjalimin e tij në Sesionin e 51-të të Këshillit të Ministrave të Jashtëm të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik (OIC), Erdogan krahasoi kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu me Adolf Hitlerin dhe paralajmëroi kundër krijimit të një “rendi të ri Sykes-Picot” në rajon, duke iu referuar marrëveshjes së fshehtë të vitit 1916 që kishte ndarë Lindjen e Mesme midis fuqive perëndimore.

Ai theksoi se “nuk do të lejojnë vendosjen e një rendi të ri Sykes-Picot me kufij të vizatuar me gjak”.

Erdogan gjithashtu përshkroi kushtet në Gaza si më të rënda se ato në kampet naziste, duke theksuar vuajtjet e dy milionë banorëve që po përballen me krizën prej 21 muajsh.

Macron bisedon me presidentin iranian: Bien dakord për..!

Presidenti francez Emmanuel Macron ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij iranian, Masoud Pezeshkian, ku kanë rënë dakord për përshpejtimin e negociatave mes fuqive evropiane dhe Iranit mbi programin bërthamor të këtij të fundit.

Në një postim në X, Macron theksoi se Irani nuk duhet të pajiset kurrë me armë bërthamore dhe duhet të ofrojë garanci për natyrën paqësore të qëllimeve të tij.

Ai shprehu bindjen se ekziston një rrugëdalje për të shmangur konfliktet dhe rreziqet më të mëdha, duke theksuar se negociatat e udhëhequra nga Franca dhe partnerët evropianë do të përshpejtohen për këtë qëllim.

Mosreagim i Kurtit për krizën energjetike, Kajtazi i ashpër: Ku e ke futur kokën o struc, dil thuaje naj fjalë

Gazetari Vehbi Kajtazi, ka kritikuar kryeministrin në detyrë Albin Kurti, për shkak se ky i fundit ende s’ka reaguar në lidhje me situatën energjetike në vend.

Kajtazi në postimin e tij në Facebook i është drejtuar Kurtit duke e pyetur se ‘‘ku e ke futur kokën’’, dhe duke kërkuar prej tij që të dal e të thotë ndonjë fjalë.

”Mbase nuk ke çfare te thuash sepse çdo dite po ia ben tik detyrave tua – shkaterrimin e ketij vendi, Kosoves qe te dha gjithçka”, ka shkruar ai mes tjerash.

Postimi:

Ku e ke futur koken o struc? Dil thuje naj fjale! A po e sheh se çka i ke ba vendit qe te mirepriti babane tend? A po e sheh se çka i ke ba vendit qe te rriti, te deshti, te shkolloi, ta fali besimin, te votoi, te beri kryeminister!

Çfare bere ti?

U kujdese qe secilen te arritur ta shkaterrosh. Fol tash diçka, apo ndoshta je duke festu diku me ndonje shampanje te mire me Martin Berishajn e Luan Dalipin.

Nxirre koken!

Beje ndonje videomesazh te mire siç beje per pervjetorin e vrasjes se kriminelit te luftes, Oliver Ivanoviq!

Bjeri tastatures, shkreto naj send!

Mbase nuk ke çfare te thuash sepse çdo dite po ia ben tik detyrave tua – shkaterrimin e ketij vendi, Kosoves qe te dha gjithçka.

Izraeli ndalon hyrjen e mijëra palestinezëve ta falin namazin e xhumasë

Forcat izraelite kanë ndaluar mijëra palestinezë të marrin pjesë në lutjet e xhumasë në xhaminë Al-Aksa, duke e kthyer vendin e shenjtë thuajse në boshatisje, shkruan Gazeta Sinjali.

Ushtarët izraelitë u vendosën rreth portave të jashtme të xhamisë dhe atyre të Qytetit të Vjetër të Jerusalemit herët të premten, duke penguar hyrjen e besimtarëve.

Sipas burimeve lokale, më pak se 500 persona arritën të hyjnë në oborrin dhe zonat e lutjeve të Al-Aksas, një numër shumë i vogël në krahasim me dhjetëra mijëra besimtarë që zakonisht marrin pjesë në lutjen e së premtes.

Izraeli ka arsyetuar masën me pretendimin për sigurinë publike, për shkak të tensioneve pas sulmeve raketore nga Irani. Megjithatë, shumë palestinezë dhe përfaqësues të komunitetit fetar shprehen të shqetësuar se këto masa po përdoren për të ndryshuar realitetin në terren dhe status quo-në historike të xhamisë.

Një burim nga stafi i xhamisë, i cili foli në mënyrë anonime, tha për mediat se vetëm një nga çdo 100 persona që përpiqeshin të hynin po lejohej të kalonte.

“Al-Aksa është bosh. Edhe stafi është i pakët në numër”, deklaroi ai, duke e quajtur njoftimin e mëparshëm për një hapje të pjesshme si mashtrues.

Presidenti i Iranit i jep ultimatum Izraelit: Nëse vazhdoni kështu, do ju…

Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, ka theksuar se vendi i tij nuk do të ndalë aktivitetet e tij bërthamore dhe as nuk do të heqë dorë nga e drejta për të zhvilluar një program bërthamor civil, pavarësisht presioneve ndërkombëtare.

Në një telefonatë me presidentin francez, Emmanuel Macron, Pezeshkian ka theksuar se Irani është i gatshëm të ofrojë garanci për të ndërtuar besim në aktivitetet bërthamore të vendit, por ka shtuar se programi bërthamor i Iranit nuk mund të ndikohet nga kërcënimet ose lufta.

Sipas agjencisë zyrtare iraniane IRNA, Pezeshkian e ka paralajmëruar presidentin francez se çdo sulm i vazhdueshëm nga Izraeli ndaj Iranit do të ketë një përgjigje “më shkatërruese” nga ana e Teheranit.

Presidenti iranian theksoi se, megjithatë, Irani është i gatshëm për dialog dhe bashkëpunim ndërkombëtar për të ndihmuar në ndërtimin e besimit në lidhje me aktivitetet e tij bërthamore paqësore, por përjashtoi mundësinë e ndalimit të programit të tij bërthamor.

E rëndë: Ky është personi që vdiq në QKUK, s’i përballoi plagët nga aksidenti në Mitrovicë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka humbur jetë personi i cili ishte duke u trajtuar që nga 6 qershori në QKUK, si pasojë e lëndimeve të marra nga aksidenti që ndodhi në Lushtë të Mitrovicës, raporton GazetaDemos.

Viktima pavarësisht ndihmës mjekësore të pranuar tash e disa ditë, s’mundi t’i bëj ballë plagëve.

Për vdekjen e tij kanë shkruar të pikëlluar edhe familjarët e të ndjerit.

“Shumë gjera ne jet i mesova por me ndarjen tende nga jeta Lavdim Hoti, smundem te pajtohem ndihem pa forc te shkruaj per ty vlla Lavdim ishim kusheri shok madje u rritem ne nje sofer me quaje ne shumë emra si, Bushi Qorri madje shumë her me thoje ngjiti syzat se nuk sheh mir te gjitha ato qe mi thoje me pelqejshin mirpo pse more vlla na le, te pikelluar mbar familja Hoti”, thuhet në njoftimin e familjarit.