Vuçiq përfundon në spital pas kthimit të tij nga SHBA
Siç raporton Blic, Vuçiç është pritur nga Ministri i Shëndetësisë Zlatibor Lonçar dhe Dragan Dinçiq, ish-mjeku i presidentit Boris Tadiq.
Siç raporton Blic, Vuçiç është pritur nga Ministri i Shëndetësisë Zlatibor Lonçar dhe Dragan Dinçiq, ish-mjeku i presidentit Boris Tadiq.
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pasditen e sotme në Laç.
Raportohet se disa persona kanë mbetur të plagosur pas një konflikti, teksa mësohet se këta të fundit ndodhen tek spitali Universitar i Traumës në sallë operacioni, dhe dy persona ndodhen në gjendje të intubuar.
Efektivë të shumtë policie ndodhen në vendngjarje, teksa ende nuk dihen rrethanat.
Ndërkohë është qëlluar me armë zjarri edhe një shitëse ambulante, e cila ndodhej në trotuar.
Kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, sot ka bërë një veprim të çuditshëm.
Gjatë seancës së sotme, deputeti i VV-së ia ka ndërpretë fjalën kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi, por jo edhe deputetit të Listës Serbe, Igor Simiq.
Derisa e kishte ftuar kryetarin e PDK-së të propozonte një emër për anëtarë të Komisionit për Votim të Fshehtë për Kryeparlamentar, kryetari i PDK-së kishte thënë se një gjë e tillë është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës.
Ndonëse Krasniqi ka folur vetëm pak sekonda, Dehari i VV-së ka urdhëruar regjinë të ia ndërpres fjalën.
Pas Krasniqit, në foltore të Kuvendit ka dalë deputeti i Listës Serbe, Igor Simqi.
Ani pse deputeti serb ka folur më gjatë se Krasniqi i PDK-së, Dehari nuk ia ka ndërpre fjalën.
Një ngjarje e rrallë dhe skandaloze ka ndodhur më 2 maj 2025 në Mitrovicë, që ka tronditur themelet e sigurisë institucionale. Një person i dyshuar për armëmbajtje pa leje, jo vetëm që nuk u neutralizua siç parashihet me protokoll, por arriti të vjedhë armën zyrtare të një polici brenda vetë stacionit dhe të dalë nga aty me të në brez – pa u vërejtur nga askush.
Burime të Gazetës Sinjali konfirmojnë se bëhet fjalë për Riad Tahirin, 25-vjeçar, i cili po intervistohej në Stacionin Policor të Mitrovicës së Jugut për rastin e armëmbajtjes pa leje. Gjatë kohës sa ndodhej në stacion, ai ka përfituar nga pakujdesia e zyrtarëve dhe ka marrë një revole Gllock me karikator dhe 15 fishekë, që ishte armë personale e një zyrtari policor.
Për më tepër, me armën e vjedhur të fshehur në brez, Tahiri është transferuar në Stacionin Policor në Mitrovicë të Veriut, pa u kontrolluar siç duhet. Vetëm pas mbërritjes në stacionin tjetër, gjatë kontrollit të plotë, arma është zbuluar në trupin e tij.
Prokurori i Shtetit ka urdhëruar ndalimin e tij për 48 orë dhe është iniciuar rasti për “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Vjedhje e rëndë”. I dyshuari është dërguar në mbajtje.
Ky rast ka ngritur alarmin për mangësitë serioze në zbatimin e protokolleve të sigurisë brenda stacioneve policore dhe pritet të pasohet me masa të brendshme disiplinore ndaj zyrtarëve përgjegjës.
Gjatë seancës së dhjetë të Kuvendit të Kosovës, tensionet u rritën kur deputeti i Listës Serbe, Igor Simiq, mbajti një fjalim që shkaktoi reagime të ashpra nga radhët e Vetëvendosjes
Deputetët e VV-së, të dukshëm të pakënaqur, e shoqëruan fjalimin e tij me reagime si “Hec, hec, hec…”, duke e konsideruar atë provokues dhe të papranueshëm në përmbajtje.
Kjo situatë pasqyroi edhe një herë përplasjet e vazhdueshme ndërmjet përfaqësuesve politikë në Kuvend.
Nesër do të mbahet seanca e dhjetë radhazi për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.
Por, kandidatja për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu do t’i ketë sërish 57 vota.
Kështu thotë deputetja e VV-së, Fitore Pacolli në emisionin “Info Nata” në Tëvë1.
Pacolli thotë se numrat do të jenë njësojë përderisa nuk ndryshohet mënyra e votimit.
“Nesër do t’i kemi numrat njësoj, përderisa nuk e ndërrojmë mënyrën e votimit do të kemi prapë numër të deputetëve aq sa e kemi pasur, pra 57. Nuk mundet me pas rënie se 57. Ne i kemi deputetët tonë, nuk ka ndryshime. Nuk do të ketë ndryshime. Ai numër i votave do të qëndrojë. S’mjafton, por është shumë me rëndësi që ne të bëjmë hapim e parë ta konstituojmë kuvendit, e pastaj flasim a kemi mundësinë a jo me kriju qeverinë”, tha ajo.
Një person ka tentuar të hapë derën e aeroplanit në fluturimin Zvicër – Prishtinë.
Sipas pamjeve, pasagjerët kanë mbajtur personin që tentoi të hapë derën, deri kur ka ndërhyrë policia.
I njëtji më pas është marrë nga ta, derisa dëgjohet edhe një përleshje verbale me një person tjetër.
Video e plotë e siguruar nga Nacionale:
VIDEO:

Një person është lënduar pasi ra me skuter në një pusetë e cila ishte pa kapak.
Ngjarja ka ndodhur tek lagja Bregu i Diellit në Prishtinë.
Sipas lexuesve të Gazetës Express, puseta ishte pa kapak, dhe vozitësi i skuterit gjatë ngasjes ka rënë në të.

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se nesër, rruga “Agim Ramadani” do të jetë e mbyllur për qarkullim gjatë gjithë ditës për shkak të punimeve finale në shtresën përfundimtare të asfaltit, raporton Gazeta Sinjali.
Mbyllja do të vazhdojë deri në përfundimin e plotë të punimeve, dhe nëse paraqitet nevoja, mund të vazhdojë edhe gjatë ditës së diel, më 4 maj.
“Pas përfundimit të asfaltimit, do të ndalohet qarkullimi i mjeteve të rënda për 48 orë, me qëllim të stabilizimit të shtresës së re dhe shmangies së dëmtimeve të mundshme.
Kërkojmë nga qytetarët dhe pjesëmarrësit në trafik që të planifikojnë lëvizjet e tyre në kohë, duke pasur parasysh këtë ndërprerje të përkohshme”.
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka deklaruar se nëse Lëvizja Vetëvendosje, në seancën e së shtunës për konstituimin e Kuvendit, do të propozojë një kandidat apo kandidate tjetër për pozitën e kryetarit të Kuvendit, do ta kenë votën e kësaj partie.
Ai po ashtu ka thënë se nëse propozimi do të ishte Glauk Konjufca, do ta votonin.
“Ne jemi në pritje që Vetëvendosje të reflektojë në kandidaturë, pra të gjejë një kandidaturë që na bashkon, dhe shpresojmë që deri nesër ta kemi ndonjë lajm të mirë, që Vetëvendosje ta nxjerrë një kandidaturë unifikuese. Nëse e bën këtë, nesër do ta kemi kryetarin apo kryetaren e Kuvendit. Nuk kemi biseduar për Glaukun, por nuk është problem, besoj që po”, deklaroi Haradinaj pas organizimit solemn në shënimin e 25-vjetorit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).
Ndërsa për Fatmir Limajn, Haradinaj ka shprehur pasiguri nëse do ta votonte atë, duke thënë “Nuk e di. Nuk kemi qëndrim ende, por duhet diskutuar”.