E rëndë- Ky është i riu që vdiq nga aksidenti rrugën Prishtinë- Ferizaj

Një person ka mbetur i vdekur e një tjetër i lënduar rëndë si pasojë e një vet aksidenti që ka ndodhur rreth orës 04:30 të mëngjesit në magjistralen Prishtinë-Ferizaj.

Policia ka thënë se viktima është mashkull. Insajderi mëson se emri i viktimës është Leonard Avdyli, rreth 30 vjeçar.

Bashkë me të në makinë ndodhej edhe një person tjetër që po trajtohet në QKUK.

”Sot rreth orës 04:30,ka ndodhur një aksident trafiku në rrugën Prishtinë- Ferizaj, ku ka qenë i përfshirë një automjet. Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore kanë pësuar dy persona, njëri nga të cilët nuk ka arritë të përballojë plagët dhe i njëjti ka vdekur. Vdekjen e viktimës (mashkull) e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Rasti po hetohet nga zyrtarët e njësitit të trafikut rajonal”, tha Ahmeti.

Trump dhe Putin dakordohen për armëpushim në Ukrainë

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, ka thënë se presidenti i ShBA-së, Donald Trump dhe presidenti rus, Vladimir Putin, kanë rëndë dakord për armëpushim në luftën në Ukrainë.

Leavitt tha se Trumpi e Putini folën në telefon për nevojën për paqe, teksa të dy theksuan nevojën për përmirësimin e marrëdhënieve dypalëshe.

“Ky konflikt nuk duhet të kishte filluar kurrë dhe duhej të kishte përfunduar shumë kohë më parë me përpjekje të sinqerta dhe të mirëbesimit për paqen. Udhëheqësit ranë dakord se lëvizja drejt paqes do të fillojë me një armëpushim energjetik dhe infrastrukturor”, shkroi Leavitt.

Po ashtu, Leavitt bëri të ditur se Trumpi e Putini ranë dakord për negociata teknike për zbatimin e një armëpushimi detar në Detin e Zi dhe se negociatat tha se “do të fillojnë menjëherë”.

Postimi prekës i djalit të Thaçit: Baci mbylli sytë i qetë pas takimit me babin

Endrit Thaçi, dali i presidentit Thaçi, ka bërë një reagim për vdekjen e gjyshit të tij Haxhi Thaçi, për të cilin tha se ishte frymëzim për të.

“Baci mbylli sytë i qetë pas takimit me babin”, shkruan Endriti, teksa lutet që gjyshi i tij të prehet në paqe.

Postimi i plotë:

Vdes babai i Presidentit Thaçi

Ka ndërruar jetë Haxhi Thaçi, babai i Hashim Thaçit, i cili ishte i shtruar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Ai që një kohë ishte në gjendje të rëndë shëndetësore.

Vetë dy ditë më parë, ai u vizitua nga djali i tij Hashim Thaçi, i cili gjendet duke u gjykuar në Hagë.

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren – kapet nga kamerat e sigurisë

Një incident i pazakontë ka ndodhur në qytetin e Prizrenit, ku një qytetar është kapur nga kamerat e sigurisë duke e grisur librin e shenjtë, Kuranin.

Ngjarja ka ndodhur në ditën e tretë të muajit të shenjtë të Ramazanit, duke e bërë aktin edhe më të ndjeshëm për besimtarët myslimanë.

Pamjet e këtij veprimi janë shpërndarë në Facebook nga qytetari, Halid Jonuzi.

Grisja e Kuranit vazhdimisht ka nxitur reagime të forta tek myslimanët, të cilët e konsiderojnë një veprim fyes dhe provokues ndaj besimit të tyre.

Disa përdorues të rrjeteve sociale kanë dënuar ashpër aktin, duke e quajtur një shkelje të vlerave fetare dhe duke kërkuar ndërhyrjen e institucioneve kompetente për të marrë masa kundër personit të përfshirë.

Duhet kujtuar se burri që pati nxitur protesta të dhunshme pas djegies së librit të shenjtë Kuranit, është qëlluar për vdekje në Suedi, në fund të muajit janar të 2025-ës.

Ky është qyteti në Kosovë ku kafiteritë nuk shërbejnë alkool gjatë muajt të Ramazanit

Mitrovica është njëri nga qytetet ku praktikohen ritet fetare dhe mbahet Ramazani nga qytetarët.

Por në qytetin e minatorëve, ndodhë edhe një fenomen interesant gjatë një muaji.

Kafiteritë dhe restauranet largojnë alkoolin që e shërbejnë gjatë vitit, dhe ofrojnë oferta për iftare.

Ky veprim i tyre mirëpritet nga qytetarët që mbajnë ramazan, pasi e konsiderojnë si respekt për muajin e shenjtë.

Nëse një qytet kërkon alkool, atë nuk mund ta gjejnë përveç në rastet kur shërbehet fshehtas dhe jo në shishe të qelqit, por “kamufllohet”.

Këto kafiteri që gjatë vitit ofrojnë kokteje me alkool, gjatë muajit të Ramazanit ofrojnë meny të ndryshme për iftare. /JepiZe

Zbulohen numrat se sa % duhet të fitojë VV nga mërgata për ta formuar vet Qeverinë e vetme

Është duke vazhduar numërimi i votave nga diaspora, ku sipas rezultateve të deritanishme Lëvizja Vetëvendosje është duke prirë me vota.

Njohësi i çështjeve politike, Shenoll Muharremi ka bërë një analizë të rezultateve të deritanishme, duke treguar se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës, transmeton Telegrafi.

“Këtu i kemi të gjitha skenarët e ndikimit të votave të diasporës për LVV. Nga kjo shifet se sa mandate i fiton LVV nëse fiton 40%, 50%, 60%, 65%, 70% dhe 80%”, ka pohuar ai.

Muharremi ka shkruar tutje se modeli më i besueshëm mundet me qenë 60%-65%, dyjat rezultojnë me 48 mandate për LVV.

“Në këtë rast, PDK do i ketë 24 mandate, LDK 20; AAK-N 8 dhe Pakicat 20”.

Më tej, ai ka shkruar se si mund të jetë ndikimi i diasporës :LVV: Vota 40% Mandate 45, LVV: Vota 50% / Mandate 47, LVV: Vota 60% / Mandate 48, LVV: Vota 65% / Mandate 48, LVV: Vota 70% / Mandate 49, LVV: Vota 80% / Mandate 50.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se nga votimi që është bërë në përfaqësi diplomatike, deri tani LVV radhitet e para me 81.89%. E dyta, LDK me 7.21% dhe e treta PDK me 5.75%.

Procesi i numërimit të fletëvotimeve nga votimi jashtë Kosovës po vazhdon.

Zgjedhjet parlamentare janë mbajtur më 9 shkurt.

Iu vazhdohet paraburgimi Thaçit dhe Veselit

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, është marrë vendim për vazhdimin e masës së paraburgimit edhe për dy muaj të tjerë për ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin dhe ish-kryekuvendarin Kadri Veselin, të cilët akuzohen për krime lufte.

Nëpërmjet dy vendimeve të ndara, kryetari i trupit gjykues Charles Smith III, më 13 shkurt 2025 ka konstatuar se për dy të pandehurit është arritur në përfundim se nuk ka mjaftueshëm informacione që justifikojnë gjetjet se ata mund të ikin nga drejtësia, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Por, sipas panelit të gjyqtarëve, Thaçi dhe Veseli mund të pengojnë zhvillimin e procedurave të DhSK-së apo të kryejnë krime të tjera ndaj dëshmitarëve, apo edhe atyre që perceptohen si kundërshtarë të UÇK-së.

ZPS-ja kishte parashtruar se mbajtja e Veselit dhe i Thaçit në paraburgim mbetet proporcional dhe i arsyeshëm, duke marrë parasysh edhe përparimin e procedurave.

“Në dritën e rrethanave të diskutura më sipër, dhe fakti që rreziqet e pengimit të procedurave dhe kryerjes së krimeve të tjera vazhdojnë të ekzistojnë – asnjëra nga të cilat nuk mund të minohen mjaftueshëm me masat alternative të arsyeshme – Paneli gjen se ndalimi i z. Thaçi për një periudhë të mëtejshme dymujore është i nevojshëm dhe i arsyeshëm në rrethana të veçanta të këtij rasti”, thuhet në vendimin për Thaçin e ngjashëm edhe për Veselin.

Si rrjedhojë, ZPS-ja u urdhërua që parashtrimet e saj lidhur me shqyrtimin e ardhshëm të kësaj mase ndaj dy të akuzuarve ta bëjë deri më 20 mars 2025 dhe përgjigjet në këtë parashtrim të bëhen sipas afateve të parashikuara me Rregullore.

Ndryshe, Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 30 shtator 2022 ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku këta të fundit ngarkohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit.

Më 29 prill 2022, Zyra e Prokurorit të Specializuar kishte dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, ku pretendohet se katër të akuzuarit kanë kryer krime lufte edhe në Gjilan, Budakovë e Semetishtë.

Më 9 nëntor të vitit 2020, në paraqitjet e tyre të para, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë. Njëjtë është deklaruar edhe Veseli në paraqitjen e tij më 10 nëntor, sikurse edhe Rexhep Selimi më 11 nëntor.

Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020.

Ndahet nga jeta mjeku i njohur

Dje është ndarë nga jeta mjeku nga Prizreni, Dr. Bajram Kryeziu, raporton Gazeta Sinjali.

Ai ka vdekur në moshën 57-vjeçare, derisa për shumë vite ka punuar si Specialist i Mjekësisë familjare në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prizren.

Studimet për Mjekësi të Përgjithshme i ka përfunduar në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Prishtinës, gjithashtu edhe specializimin për mjekësi familjare.

Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë të ditur familjarët, ndërsa kanë reaguar edhe nga Oda e Mjekëve të Kosovës.

“Oda e Mjekëve të Kosovës i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve të tij”, shkruhet në postim.

Qeveria e Kosovës ndan 500 mijë euro për Gazën

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës, është miratuar ndarja e 500 mijë eurove për Gazën.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se populli palestinez ka nevojë për mbështetje humanitare si pasojë e luftës që është zhvilluar nga tetori i vitit 2023.

Tutje, gjatë mbledhjes së Qeverisë, ai ka bërë thirrje që armëpushimi aktual atje të shfrytëzohet për arritje të paqes së qëndrueshme.

“Konflikti në Gaza ka shkaktuar humbje të mëdha për popullin palestinez. Që të rindërtojmë vendin e tyre ata kanë nevojë për ndihmën e shteteve të tjera. Për këtë arsye MPJ ka kërkuar nga MF ndarjen e gjysmë milioni euro mbështetje për popullin palestinez. Qeveria bën thirrje që armëpushimi të shfrytëzohet për arritjen e paqes së qëndrueshme”.