div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged category category-lajme category-1 custom-background wp-custom-logo paged-47 category-paged-47 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Del sondazhi i ri me 20 mijë të anketuar, ky është rezultati i VV’së

Një analizë e gjerë online, e mbështetur në rreth 20 mijë respondente dhe në modele të avancuara statistikore, tregon se situata elektorale në Kosovë mbetet e ndërlikuar dhe me gjasa të larta për ngerç politik.

Sipas të dhënave të prezantuara, lëvizjet e votuesve nga 9 shkurti e deri më tani kanë qenë minimale, ndërsa vetëm 6% e qytetarëve deklarohen të pavendosur se kujt do t’ia japin votën.

Sipas këtij sondazhi online fituese e zgjedhjeve do të jetë Lëvizja Vetëvendosje me 40.8%.

Sqarim: Kjo matje është publikuar nga Bleron Baraliu.

Topi e goditi në gjoks teksa luante futboll, vdes 42-vjeçari

Një ngjarje tragjike është shënuar në Vlorë natën e Krishtlindjes, pasi një 42-vjeçar ka ndërruar jetë si pasojë e një arresti kardiak, pasi është goditur nga topi në gjoks, teksa luante futboll.

Incidenti ndodhi në kalçeton e fshatit Novoselë, shtetasi B. R., 42 vjeç, banues në Vlorë, rezident në shtetin e Gjermanisë, gjatë një loje futbolli, pasi topi e ka goditur në pjesën e kraharorit, është rrëzuar dhe gjatë transportit për në spitalin e Vlorës ka ndërruar jetë.

Policia tha se nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas ka pësuar atak kardiak, siç shkruan A2CNN.

E dhimbshme: Vdes më moshë të re farmacistja

Ka ndërruar jetë në moshë të re farmacistja Kaltrina Gashi. Kështu ka bërë të ditur Oda e Farmacistëve të Kosovës .

“𝐌𝐞 𝐩𝐢𝐤𝐞̈𝐥𝐥𝐢𝐦 𝐭𝐞̈ 𝐭𝐡𝐞𝐥𝐥𝐞̈, 𝐧𝐣𝐨𝐟𝐭𝐨𝐣𝐦𝐞̈ 𝐩𝐞̈𝐫 𝐧𝐝𝐚𝐫𝐣𝐞𝐧 𝐧𝐠𝐚 𝐣𝐞𝐭𝐚 𝐭ë 𝐤𝐨𝐥𝐞𝐠𝐞𝐬 𝐭𝐨𝐧ë 𝐊𝐚𝐥𝐭𝐫𝐢𝐧𝐚 𝐆𝐚𝐬𝐡𝐢. Në këto çaste të rënda, Oda e Farmacistëve të Kosovës, në emër të gjithë komunitetit të farmacistëve, shpreh ngushëllimet më të thella dhe të sinqerta për familjen Gashi, të afërmit, miqtë dhe të gjithë ata që patën fatin ta njohën Kaltrinen”, thuhet në njoftim.

LVV “fluturon” në sondazh – dyfish më shumë vota se PDK

Gazeta Sinjali ka realizuar një sondazh për të parashikuar rezultatin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme të 28 dhjetorit, duke e pyetur opinionin publik: “Kush mendoni se do t’i fitojë zgjedhjet më 28 dhjetor?”.

Sipas sondazhit, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) kryeson me një mbështetje prej 56% të votave, që përkthehet në 3,790 vota. Partia Demokratike e Kosovës (PDK) është e dyta, me 25% të votave (1,705 vota), e pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 15% të votave (1,017 vota).

Ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka një mbështetje shumë më të ulët, me vetëm 3% të votave (228 vota).

Këto rezultate mund të ndryshojnë deri në momentin e zgjedhjeve, por ky sondazh tregon tendencat e momentit.

Në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, LVV doli e para në zgjedhje, pasuar nga PDK, LDK dhe koalicioni AAK-Nisma.

Ja kur do të ekzekutohen 100€ për fëmijë dhe pensionistë

Qeveria e Kosovës e udhëhequr nga Albin Kurti, dje mori dy vendime të rëndësishme.

Shtesa nga 100€ për fëmijë dhe pensionistë ishim vendimet me të cilat Kurti gëzoi qytetarët.

Këto shtesa do të ekzekutohen të hënën, pra me datë 29 dhjetor.

Çun Lajçi i shkruan poezi Albin Kurtit: Ky shekull të ka ty, je djali i nënave

Çun Lajçi, artist i njohur, ka publikuar një poezi, të cilën ia ka kushtuar Albin Kurtit, kryeministër në detyrë.

Lajçi duket se e ka shkruar poezin pas takimit të Kurtit me një të moshuar nga Peja.

Lajçi ka shkruar se Kurti është djali i nënave.

Për më shumë, lexojeni poezinë më poshtë:

Djalin që e duen nanat

E di se t’urrejnë, mos u trazo.

Kur lind drita, hija shtohet, shtohet urrejtja.

Këtij popull i pëlqen hija ma shumë se trupi,

jehona ma shumë se fjala,i besojmë zhurmës ma shumë se frymës!

E bukura e rreme na mashtron,

e vërteta na dhemb.

E di se t’urrejnë.

E ndjej n’frymën e shkrimeve për Ty,

në gjuhën që s’gjen paqe përballë vlerës,

përballë dijes që s’mundet me u përkulë,

përballë dashnisë për Kosovën

që s’ka nevojë me u shpallë,

se rri n’gjak.

Çdo shekull ka rojtarin e vet.

Njiherë ishte Gjergji me shpatë e kryq,

njiherë Ismaili me fjalë e peshë kohe,

Bogdani me librin si lutje,

Ademi me flijim,

Ibrahimi me durim profeti,e tash,

ky shekull t’ka Ty,

t’vërtetën që djeg!

Ti je djali i nanave

dashnia për gjinin e fëmiut,

fluturimi i bletës n’polemin e lulës!

Më shajnë edhe mue kur flas për shekullin tand.

M’quajnë coftinë,të shitun,

të blemë n’pazar t’vogël.

Por fjala që vjen prej shpirti

s’ka çmimas pranga.

E di kush ishe para se me t’njoftë,

kush je n’heshtje,

e kush ke me u ba kur koha ta zbardhë fytyrën.

Atij që ia kanë thye brijtë,

që ia kanë lidhë duert me hekur,

mund t’ia këpusin kryet —

por s’mundet me ia nxjerrë prej gjoksit

dashninë për Kosovën.

Prandaj, gëzuar që tani,

për gëzimet që po vijnësi shenjë,si ogur,si dritë.

Për Ty,

për ne,

për Kosovën.

22.12.2025

Vdes babai i Mimoza Kusari-Lila

Ka vdekur babai i ish-deputetes Mimoza Kusarit-Lila, shkruan DEMOS.

Lajmi u bë i ditur nga vet ajo.

“ë dashur miq dhe familjarë,

Me pikëllim të thellë ju njoftojmë se babai, bashkëshorti dhe gjyshi ynë, Adem Kusari, ka ndërruar jetë sot pasdite, pas një sëmundje të shkurtër.

Babi u nda nga jeta ashtu siç jetoi: i rrethuar nga familja me dashuri, me dinjitet, me respekt për jetën dhe për njeriun, që e përcollën deri në frymën e fundit.

Kujtimi për të dhe mësimet që na la Babi do të na shoqërojnë në gjithë rrugëtimin tonë në këtë jetë.

Për detajet e ceremonisë mortore do t’ju njoftojmë së shpejti.”, shkroi Kusari.

A do t’i lejohet Calit pjesëmarrja në varrimin e babait? Flasin nga Specialja

Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale janë deklaruar rreth asaj se a do t’i lejohet Salih Mustafës – Calit, që të marrë pjesë në ceremoninë mortore të babait të tij.

Në një përgjigje për Klankosova.tv nga Specialja thuhet se Mustafa kërkesën e ka dorëzuar, të hënën më 22 dhjetor.

“Gjyqtari  mori në shqyrtim kërkesën të hënën, më 22 dhjetor. Po atë ditë, u lëshua një vendim që kërkonte informacione të mëtejshme, i cili u dha të martën, më 23 dhjetor. Në kohën kur babai i z. Mustafa ndërroi jetë, ende duheshin paraqitur parashtresa të mëtejshme te gjyqtari i vetëm”, thuhet në përgjigje.

DhSK-ja tregoi edhe proceduralisht se si shqyrtohet një kërkesë e tillë.

“Kur një i paraburgosur bën një kërkesë të kësaj natyre, gjyqtari ose gjyqtarët që merren me çështjen vlerësojnë të gjitha rrethanat në kohën kur është bërë kërkesa me urgjencën dhe dhembshurinë që kërkojnë situata të tilla si kjo. Ata vendosin bazuar në kornizën ligjore të DHSK-së dhe standardet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut”.

“Është e rëndësishme të theksohet se ndërsa vizita të tilla, kur urdhërohen nga gjyqtarët, organizohen sa më shpejt të jetë e mundur, kjo mund të zgjasë pak, duke kërkuar koordinim të ngushtë me një numër aktorësh të jashtëm dhe rregullime komplekse logjistike, duke përfshirë fluturimet dhe sigurinë”, thuhet tutje në përgjigje.

Specialja ndër të tjera, thotë se është e rëndësishme të theksohet se ndërsa vizita të tilla, kur urdhërohen nga gjyqtarët, organizohen sa më shpejt të jetë e mundur, kjo mund të zgjasë pak, duke kërkuar koordinim të ngushtë me një numër aktorësh të jashtëm dhe rregullime komplekse logjistike, duke përfshirë fluturimet dhe sigurinë.

“Deri më tani nuk ka asnjë dosje publike që trajton pyetjen tuaj nëse z. Mustafa ka bërë ndonjë kërkesë shtesë për të shprehur respektin”.

Salih Mustafës, nuk iu lejua nga Gjykata Speciale për ta vizituar babain e tij, ndonëse e kishte në gjendje të rëndë shëndetësore.

Babai i Calit, Jahja Mustafa ndërroi jetë gjatë ditës së sotme, ndërsa varrimi i tij do të bëhet nesër me fillim nga ora 12:00 në fshatin Rimanishtë të Prishtinës.

Peci: Do të propozoj që ura e re mbi Ibër ta mbajë emrin e Albin Kurtit

Kryetari i ri i Mitrovicës së Jugut, Faton Peci ka thënë se ai do të propozojë që urën e re të ndërtuar mbi lumin Ibër, ta emërtojë me emrin e liderit të VV’së, Albin Kurti.

Kështu tha ai në një deklaratë përballë gazetarëve të Kosovo Online.

“Unë jam Kryetar i Mitrovicës, dhe unë do ta propozoj këtë propozim, sepse është përsoni, autoriteti që e bëri të mundur këtë urë, që është në të mirën e njerëzve në dy anët e lumit, dhe ai është Kryeministri jonë Albin Kurti. Unë këtë do ta propozoj në mekanizmat e nivelit lokal që ta emërojmë këtë urë me emrin Albin Kurti, sepse ai është personi që e bëri mrekullinë në Mitrovicë dhe në të gjithë vendin tonë”, ka thënë Peci.

 

Vdes babai i Salih Mustafës

Ka ndërruar jetë babai i Salih Mustafës, shkruan GazetaDemos.

I njëjti që disa ditë ishte në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ndërkaq, duhet të ceket se Gjykata Speciale nuk ia lejoi takimin me babain Salih Mustafës.