Konfirmohet: Analisti i njohur kandidat i VV-së për deputet

Analisti i njohur, Gazmir Raci i është bashkuar Lëvizjes “Vetëvendosje”.

Ai do të jetë në listën e partisë së Albin Kurtit në garën për deputet në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Kjo është konfirmuar nga vetë Rraci përmes një postimi në rrjetin social në Facebook.

Reagimi i plotë:

Të nderuar miq,

Dëshiroj të ndaj me ju vendimin tim për të kandiduar për deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës nga radhët e Lëvizjes VETËVENDOSJE!

Ky vendim buron nga dëshira ime për të kontribuar në ndërtimin e një shteti të suksesshëm, sovran, të drejtë dhe të bazuar në vlera, ku dinjiteti i qytetarit është në qendër të çdo vendimi.

Do të angazhohem të jem zëri juaj në Kuvend dhe të luftoj për të drejtat, interesat dhe aspiratat tuaja, me ndershmëri dhe përkushtim.

Nën drejtimin e Kryeministrit Albin Kurti, vendi ka arritur përparime të rëndësishme.

Sot, në veri sundon rendi dhe ligji, nën sigurinë e Policisë së Republikës së Kosovës. Mbështetja për z. Kurti më 9 shkurt 2025 dhe për listën e VV është jetike për një Kosovë më të fortë, më të zhvilluar dhe me kujdes për të gjithë qytetarët.

Lidershipi i Kryeministrit Kurti dhe lista e kandidatëve të Lëvizjes VETËVENDOSJE! garantojnë fitoren e radhës plebishitare në Kuvendin e Kosovës.

Ftoj të gjithë qytetarët në Kosovë dhe mergatën tonë të na bashkohen në këtë rrugëtim, për të vazhduar me ndryshimin e filluar dhe të domosdoshëm.

Me respekt,Gazmir Raci.

Prokuroria Speciale e fton të dëshmojë kryeministrin Albin Kurti

Kryeministri Albin Kurti është ftuar për të dëshmuar nga Prokuroria Speciale. 

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, i cili e ka lidhur këtë ftesë me procesin zgjedhor.

“Teksa kryeministri Kurti ndodhet në mbledhje të Kryesisë së Lëvizjes VETËVENDOSJE! për të përmbyllur listën e kandidatëve për deputetë nga koalicioni LVV, Guxo dhe Alternativa në zgjedhjet e vitit 2025, nga kryeministria më njoftuan se ka ardhur një ftesë për të nga Prokuroria Speciale.

Në zgjedhjet e kaluara kishte një vendim gjyqësor i cili ia kishte pamundësuar kandidimin në garën zgjedhore të 14 shkurtit 2021, kurse tash përmes kësaj ftese po tentohet ndikimi në rezultatin e zgjedhjeve të 2025. Qëllimi mbetet i njëjtë. Metoda ka ndryshuar. Kjo është ndërhyrje e sistemit të drejtësisë në proces zgjedhor.”

Në thirrjen e Speciales thuhet se dëshmitari detyrohet t’i përgjigjet thirrjes më 16 dhjetor në orën 9:30.

“Në mbështetje të nenit 132 të KPP, mosparaqitja juaj e paarsyeshme, do të jetë shkas që t’ju detyrojmë të paraqiteni dhe mund të dënoheni me gjobë deri 250 euro për çdo mosparaqitje. Nëse ju paraqiteni, por pasi t’u jenë bërë me dije pasojat, refuzoni të dëshmoni pa arsyetim ligjor, mund të dënoheni me gjobë deri në 250 euro.

Nëse edhe pas kësaj gjobe, refuzoni të dëshmoni, atëherë mund të burgoseni. Burgimi zgjat derisa nuk pranoni të dëshmoni apo derisa dëshmia juaj bëhet e panevojshme, ose derisa procedura të përfundojë, por jo më shumë se 1 muaj”, thuhet në udhëzimet e Speciales.

Vepra penale për rastin që do të dëshmojë Kurti është “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Premtimi i Daut Haradinajt: Do ta zhbëjmë Gjykatën Speciale!

Anëtari i kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka reaguar në lidhje me bastisjet dhe thirrjet e Gjykatës Speciale që po ndodhin na ditët e fundit.

Haradinaj, përmes një postimi në facebook ai ka thënë se Gjykata Speciale u kriju ne Parlament të Kosovës dhe Parlamenti i Kosovës është organi më i lartë që duhet t’a zhbëjë.

“Gjykata Speciale u kriju ne Parlament të Kosovës dhe Parlamenti i Kosovës është organi më i lartë që duhet t’a zhbëjë.

Ta bashkojmë besimin tuaj në zgjedhjet e ardhshme, NE do t’a zhbëjmë.

U bo boll!”, ka shkruar ai.

“I rrini gatitu shefit tuaj kriminel, Radoiçiqit, turp” – Konjufca i ashpër me Listën Serbe pasi erdhën për t’u nënshkruar

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, nuk kanë lejuar të ulën në ulëset e tyre deputetët e Listës serbe, të cilët janë rikthyer në Kuvendin e Kosovës pas disa muajsh bojkoti.

Deputetët e VV-së nuk kanë dashur t’i lejojnë brenda sallës me arsyetimin se deputetët e Listës Serbe nuk janë distancuar asnjëherë nga sulmet në veri dhe se ata po paraqiten në Kuvend vetëm për t’u nënshkruar që të sigurojnë pagën.

“Turp të keni”, u është drejtuar deputetëve të LS-së, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca. Ai e ka ndërprerë seancën.

Konjufca ka kërkuar nga ta që ta lirojnë Kuvendin.

“Ju drejtohem deputetëve të Listës serbe të cilët vijnë dhe provokojnë në këtë mënyrë, është më të vërtetë e patolerueshme në Kuvendin e Kosovës këso sjellje. Njëherë në gjashtë muaj vini në Kuvendin e Republikës së Kosovës vetëm për t’i keqpërdorur paratë e taksapaguesve dhe në anën tjetër e luftoni Republikën e Kosovës me çdo mjet që e keni dhe shkoni e i rrini gatitu shefit tuaj kriminel, Radoiçiqit dhe keni guxim dhe vini në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Turp të keni, ndërpritet kjo seancë dhe kërkoj me lirua Kuvendin e Republikës së Kosovës”, ka thënë Konjufca.

Vuçiq: Nuk kemi të bëjmë me atë që ka ndodhur në Ibër dhe Prishtina e di këtë

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë sot se Beogradi nuk ka lidhje me atë që ndodhi në veri të Kosovës kur u dëmtua kanali Ibër-Lepenc dhe se këtë e di edhe Prishtina.

“E dini, ne mund ta bënim këtë dhe t’ua kthenim lumin, nuk na duhej asnjë terrorizëm, çfarë t’i justifikoj askujt”, tha Vuçiq.

Ai shtoi se edhe Kosova e di që Serbia nuk e ka bërë.

“Çfarë duhet të bëj që të justifikohem, të vrapoj nëpër mediat e botës, t’u kërkoj falje për diçka që nuk e kam bërë, nëse do ta interpretojnë si të duan. Kjo është arsyeja pse gjithmonë ngadalë, në fund, të gjitha gjërat bien në vendin e tyre. Është e rëndësishme vetëm të punoni, të luftoni dhe të besoni në veten tuaj, si dhe të vendosni shiritin lart. E nesërmja do të më kalojë disi, kjo është e gabuar”, tha Vuçiq.

Vdes ish-ushtari i UÇK-së

Ka vdekur Behgjet Hetemi, ish-ushar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

 

 

 

Lajmi u bë i ditur nga familjarët.

Në njoftimin e publikuar thuhet se varrimi i të ndjerit bëhet sot në ora 15:00, në fshatin e lindjes Bistricë.

Hetemi ishte i kyçur që nga fillimi deri në fund të luftës ushtar në brigadën, 141, “Mehë Uka”.

E rëndë: Aksidentohet për vdekje një person në Krushë të Madhe

Një këmbësor është goditur nga një automjet në fshatin Krushë e Madhe, në rrugën që lidh Gjakovën me Prizrenin.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, i cili bëri të ditur se këmbësori është dërguar për trajtim mjekësor, i cili më pas ka vdekur.

“Rreth orës 17:15 është raportuar aksident trafiku në fshatin Krushë e Madhe, në rrugën që lidh Gjakovën me Prizrenin. Policia ju ka përgjigjur rastit, ku të përfshirë në aksident kanë qenë një automjet dhe një këmbësor (mashkull i moshës madhore)” Këmbësori është dërguar për trajtim mjekësor, nga jemi njoftuar se i njëjti ka ndërruar jetë. Shoferi i automjetit, i dyshuar për përfshirje në aksident, është arrestuar dhe me vendim të Prokurorit të Shtetit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në konfirmim.

Rrebeshet e shiut, KESCO del me njoftim rreth furnizimit me energji elektrike

KESCO, ka njoftuar se disa rajone të Kosovës po ballafaqohen me probleme sa i përket furnizimit me energji elektrike.

Arsye janë kushtet atmosferike të përcjella me rrebeshe shiu.

“Ne jemi duke punuar me kapacitete shtesë në mënyrë që të pranojmë secilin konsumatorë, por kërkojmë mirëkuptimin tuaj përgjatë kësaj kohe kur duhet të presin në linjë”, thuhet në njoftim.

Në Zvicër thyhen rekorde të sasisë së borës

Reshjet e dendura të borës kanë çuar në një sasi rekord bore për muajin nëntor në vende të ndryshme të Zvicrës. 42 centimetra borë e freskët u ra në Lucern, 36 centimetra në Glarus dhe 28 centimetra secila në Cyrih dhe Bazel.

Të gjitha këto janë rekorde të nëntorit për vendet e prekura, njoftoi Meteoschweiz të premten.

Stuhia Caetano ishte përgjegjëse për reshjet e mëdha të borës të enjten pasdite dhe të premten mbrëma.

Kjo lëvizi pikërisht mbi Zvicrën, siç shpjegoi më tej Meteoschweiz. Me kalimin e frontit frynte edhe erë e stuhishme, sidomos në male. Vlera maksimale u regjistrua në Jungfraujoch, me një shpejtësi të erës prej 198 kilometrash në orë.

Kushtet e motit ndikuan në trafikun rrugor dhe hekurudhor, ku disa rrugë mbetën të bllokuara.

Erëra të forta e shi orët në vijim, komuna e Prishtinës paralajmëron qytetarët: Reduktoni lëvizjet

Komuna e Prishtinës ka dalë me një paralajmërim për orët në vijim për shkak të parashikimeve për erëra të forta e reshje shiu.

Kryeqyteti iu rekomandon qytetarëve që të sigurojnë objektet e lëvizshme nëpër ballkone e oborre, ndërsa bëri thirrje për reduktim të lëvizjeve të panevojshme, si dhe kërkoi kujdes në trafik.

Po ashtu, komuna e Prishtinës tha se ekipet e emergjencave janë në gatishmëri të plotë për çdo situatë të mundshme dhe vuri në dispozicion kontaktet për ndihmë.

“Për ndihmë apo raportime, mund të kontaktoni Drejtorinë për Siguri dhe Emergjenca në numrin 0800 122 33 ose 122 44”.

Më poshtë njoftimi i plotë:

Të dashur qytetarë të Prishtinës,

Duke pasur parasysh parashikimet e motit për orët në vijim, ju njoftojmë se priten erëra të forta të shoqëruara me reshje shiu, ndërsa në orët e vona të natës do të ketë edhe reshje bore.

Ju lusim të tregoni kujdes të shtuar, veçanërisht:

• Siguroni objektet e lëvizshme në ballkone ose oborre për të shmangur dëmet nga era.

• Reduktoni lëvizjet e panevojshme në kushte të motit të rënduar.

• Kujdesuni për sigurinë në trafik dhe shmangni parkimin pranë pemëve ose objekteve të rrezikshme.

Ekipet tona të emergjencave janë në gatishmëri të plotë për çdo situatë të mundshme. Për ndihmë apo raportime, mund të kontaktoni Drejtorinë për Siguri dhe Emergjenca në numrin 0800 122 33 ose 122 44.

Së bashku, të kujdesshëm, e kalojmë çdo sfidë.