Gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, vjen lajmi i fundit

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sot do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës: Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Sot do të vazhdojë dëshminë dëshmitari i radhës i Zyrës së Prokurorit të Specializuar. Ndonëse për të martën ishte planifikuar që të dëgjohet dëshmitari i 105-të, kjo gjë nuk ndodhi.

Seanca e djeshme u hap, duke u njoftuar që do të shkojnë në pushim për 15 minuta dhe nuk u bë e ditur se çfarë ndodhi në seancë private.

Pas disa pushimeve dhe kalimit në sesione private, trupi gjykues i kryesuar nga gjykatësi Charles Smith III, në fund u tha palët do të shihen të mërkurën në orën 09:00.

Dëshmitari i fundit të hënën ishte, Nezir Çoçaj, i cili ishte i 104-ti me radhë në këtë proces gjyqësor dhe ai ka përfunduar të hënën dëshminë në Hagë.

Sipas kalendarit të Dhomave të Specializuara, gjykimi “Thaçi dhe të tjerët”, këtë javë pritet të mbahen katër seanca gjyqësore, raporton RTKlive.

Ndryshe, rasti gjyqësor ‘Hashim Thaçi dhe të tjerët’, filloi më 3 prill 2023 me deklaratat hyrëse të Prokurorit të Specializuar dhe të përfaqësuesit të viktimave, ndjekur nga ekipet e mbrojtjes, më 4 dhe 5 prill 2023.

Kujtojmë se Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 30 shtator 2022 ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku këta të fundit ngarkohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit.

“Çmendet” Putin, pas vendimit të Bidenit që lejoi Ukrainën hedhjen e raketave në Rusi

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, e miratoi të martën një doktrinë të përditësuar bërthamore, e cila thekson se Rusia mund ta shqyrtojë përdorimin e armëve bërthamore, nëse sulmohet me raketa konvencionale me mbështetjen e një fuqie bërthamore.

Vendimi për ta ndryshuar doktrinën zyrtare të Rusisë është përgjigje e Kremlinit ndaj vendimit të raportuar të administratës së presidentit amerikan, Joe Biden, për ta lejuar Ukrainën të hedhë raketa amerikane me rreze të gjatë thellë brenda Rusisë.

Doktrina e përditësuar, e cila shpalos kërcënimet të cilat mund ta shtyjnë udhëheqësinë e Rusisë ta mendojë sulmin bërthamor, thekon se një sulm me avionë luftarakë, dronë apo raketa konvencionale mund të konsiderohet si kërcënim i tillë.

Sipas kësaj doktrine, çdo agresion kundër Rusisë nga një shtet i cili është anëtar i një koalicioni do të konsiderohet nga Moska agresion nga i tërë koalicioni.

Pak javë para zgjedhjeve të nëntorit në SHBA, Putini urdhëroi ndryshimin e doktrinës bërthamore për të theksuar se çdo sulm konvencional ndaj Rusisë i ndihmuar nga një fuqi bërthamore mund të konsiderohet sulm i përbashkët kundër Rusisë.

Lufta në Ukrainë, e cila nisi në shkurt 2022, ka nxitur konfrontimin më të madh mes Rusisë dhe Perëndimit prej krizës raketore të Kubës më 1962.

Bëhet fjalë për mua”, Nagip Krasniqi deklarohet për videon e paralajmëruar pornografike me një të mitur

Ish-kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi, më në fund është deklaruar rreth pretendimeve se ai është protagonist në një video pornografike me një të mitur.

Përmes  një postimi në Facebook, Krasniqi e tha troç se video e paralajmëruar është për të, por që një gjë e tillë është e fabrikuar, shkruan IndeksOnline.

Krasniqi deklaroi se ka kohë që ka marrë porosi shantazhuese, që nga institucionet e drejtësisë e deri te disa portale.

“Tashmë prej ditësh qarkullojnë në telefonat e njëri-tjetrit politikanë, hetues, prokurorë e pronarë portalesh një material video bashkë me shënimin “ky është ish drejtori i KEK-ut”. Dyshohet që është me një të “mitur.” Ky është fabrikimi më i fundit. Dhe ua kuptoj motivet”, shkroi Krasniqi.

Ai tha se kjo po bëhet në shenjë hakmarrjeje për disa pozita në Prokurori.

“Në prillin e vitit 2023, Prokuroria Speciale autorizoi policët hetues të bastisnin banesën time, zyrën time, konfiskuan gjësende të miat personale, laptopin e telefonin tim. Prej andej ata patën çasje në e-mailin dhe të gjitha adresat e mia. Praktikisht, meqë shteti e ligji ua ka besuar këtë detyrë, ata morën në posedim të gjithë jetën time private, përveç asaj zyrtare e publike. Të cilat, haptazi nuk po përdoren për çështje hetimore por për fushatë të qartë e të pistë elektorale dhe baltosëse”, shtoi Krasniqi.

Ai tha se prapa kësaj gjëje feshet goditja ndaj kryeministrit Albin Kurti.

Ky është postimi i plotë i tij:

Të dashur miq, shokë e ish-kolegë,

Të nderuar dashamirës,

Ka një kohë që në mënyra të ndryshme dhe nga adresa në dukje të ndryshme kam marrë porosi shantazhuese. Pas më shumë se 1 viti po qartësohen gjithnjë e më shumë qëllimet dhe burimet.

Paraprakisht nga burime të afërta me Prokurorë të Prokurorisë Speciale, më pas nga policë hetues, prej më shumë se 1 apo 2 muajve nga zytarë të partive opozitare dhe prej një kohe të gjatë prej pronarëve të disa portaleve është duke u apostrofuar emri im.

Para tre ditësh njëri prej tyre veçse e paraqiti një rrëfim për “videon” intime të “një zyrtari të lartë”. Të njëjtët me paramendim e kanë shtuar përgjatë kohës edhe termin “minorene” apo “e mitur”.

Të dashur miq, shokë e ish-kolegë,

E kanë fjalën për mua.

Tashmë prej ditësh qarkullojnë në telefonat e njëri-tjetrit politikanë, hetues, prokurorë e pronarë portalesh një material video bashkë me shënimin “ky është ish drejtori i KEK-ut”. Dyshohet që është me një të “mitur.”

Ky është fabrikimi më i fundit. Dhe ua kuptoj motivet.

Disa si hakmarrje që nuk morën pozitat në Prokurori, disa sepse janë mësuar ti shantazhojnë njerëzit me video e mesazhe, ata të tjerët sepse u ka „djegur“ se nuk e marrin më hisen e tyre prej 320 mijë euro nga KEK-u në emër të „blerjes së mediave“ si më parë dhe nuk i punësojnë burrat, gratë dhe të dashurat e të dashurit e tyre, dhe disa nga opozita që duan të përdorin çdo kartë të pistë për një grimë pushtet.

Dhe nuk kursehen që të godasin nën brez, të godasin familje, fëmijë dhe farefis.

Në prillin e vitit 2023, Prokuroria Speciale autorizoi policët hetues të bastisnin banesën time, zyrën time, konfiskuan gjësende të miat personale, laptopin e telefonin tim. Prej andej ata patën çasje në e-mailin dhe të gjitha adresat e mia.

Praktikisht, meqë shteti e ligji ua ka besuar këtë detyrë, ata morën në posedim të gjithë jetën time private, përveç asaj zyrtare e publike. Të cilat, haptazi nuk po përdoren për çështje hetimore por për fushatë të qartë e të pistë elektorale dhe baltosëse.

Pra, në vend që prokuroria dhe policia hetuese të ruaj jetën private dhe integritetin tim personal siç parashihet me çdo vlerë juridike e me ligj, ata shndërrohen në segmente  e vegla shantazhuese prej brenda institucioneve, kërcënues e frikësues ndaj jetës së qytetarit dhe konkretisht jetës sime dhe familjës sime, duke fabrikuar e më pas shpërndarë ato tek pronarë portalesh.

U burgosa pa asnjë fakt a dyshim të bazuar, prej 19 prillit deri më 15 shtator 2023.

Ende sot, dy vjet pasi që i kanë nisur hetimet nuk kanë qenë në gjendje të ngrenë aktakuzën për të cilën me mbajtën të burgosur.

Ende sot nuk dinë as ata vet se çfarë kam dëmtuar apo çfarë ligji nga sfera penale kam shkelur.

Në këtë gjendje, të sinkronizuar për të fabrikuar filluan fushatën e re publike, nga “i korruptuar” në “i degjeneruar”.

Tani u ka mbetur dhe sfera private e intime e jetës time. Shpresa e fundit për të më goditur e baltosur.

Pra, brenda kësaj kohe sulmi u bë më brutal po i devijuar krejtësisht prej se si u nis në fillim: Kaluan nga korrupsioni e dëmtimi i ndërmarrjes publike te materialet e mia intime e private. Nagipi nuk e paska sulmuar interesin publik, prandaj le ta sulmojmë ne Nagipin. Për ta dëmtuar VETËVENDOSJE!n normalisht.

Të gjithë e dinë që unë nuk jam targeti përfundimtar. Të gjithë këta bashkarisht dhe në sinkron po shpresojnë që nëpërmjet diskreditimit tim të godasin Kryeministrin Albin Kurti, Qeverinë e Republikës së Kosovës dhe Partinë “Lëvizja VETËVENDOSJE!”.

Po meqë janë futur tek baltosja e jetës intime e private është dëshmi e qartë se nuk ju ka mbetur asgjë tjetër nga saga e gjatë e shpalljes “i korruptuar”.

Andaj lirisht le t’i nxirrin të gjitha materialet çfarë kanë fabrikuar ata që shteti jua ka besuar detyrën për të zbatuar ligjin dhe për ta mbrojtur çdo qytetar.

Unë nuk jam shantazhuar as kur u burgosa padrejtësisht, as kur më dërguan porosi e aq më pak tani.

Unë nuk paguaj as nuk bëhem palë me ata që shtetin e Kosovës dhe detyrën e kanë të llogaritur si plaçkë.

Qeveria mban mbledhje elektronike, merr disa vendime

Qeveria e Kosovës ka mbajtur një mbledhje elektronike, gjatë të cilës ka marrë disa vendime.

Zyrës për informim e Kryeministrit, bënë të ditur se në mbledhjen e së hënës, Qeveria ka ndryshuar dhe plotësuar vendimin e saj për emërimin e Komisionit Ad-Hoc për Vlerësimin Profesional për Pranim për Pozitën e Kategorisë së Lartë Drejtuese: Drejtor Ekzekutiv në Agjencinë për Barazi Gjinore, në kuadër të Zyrës së Kryeministrit.

Bëhet e ditur se Qeveria ka ndarë mjeteve buxhetore për Komunën e Kamenicës për organizimin e vizitës ne Belfast.

“Qeveria ka ndarë mjeteve buxhetore Komunës së Kamenicës për organizimin e vizitës ne Belfast më qëllim të promovimit të sistemit të arsimit të përbashkët ndërmjet komuniteteve dhe shkëmbimit të përvojave”, thuhet në njoftimin e sotëm të zyrës për informim të Kryeministrit

Ndërsa, vendimi i tretë që është marrë është aprovimi i Kërkesës së Ministrinë së Punëve të Brendshme për transfer dhe rialokim të mjeteve buxhetore deri nën 25% të ndarjes së ndikuar negativisht në total të kategorive të shpenzimeve për vitin 2024.

Provokim i ri: Veriu i Kosovës mbushet me posterë me flamuj e mbishkrime serbe

Posterë të ndryshëm me mbishkrime janë shfaqur sot në veri të vendit.

Në disa prej komunave të veriut të Kosovës janë parë posterë me ngjyrat e flamurit serb dhe me mbishkrimet “Ja ku jemi për Krishtlindje”.

Sipas informacioneve të para theksohet se ato janë vërejtur si fillim nga qytetarët pasi ishin vendosur në objekte, mure e vitrina objektesh.

Në vendet ku janë vendosur këto mbishkrime tashmë thuhet se ka zyrtarë policorë të cilët po i largojnë ato.

Duhet theksuar se në prag të zgjedhjeve në vendin tonë ekziston rreziku edhe i përshkallëzimit të situatave, e të krijimit të rrezikut në veri- siç ka ndodhur çdoherë. Kjo madje u tha dje edhe nga ish-ministrja e Jashtme, Meliza-Haradinaj e cila theksoi se duhet pasur kujdes nga ndërhyrja e mundshme e serbëve përmes Vuçiq-it.

E vranë me 5 plumba sapo doli nga lokali, ky është i riu që humbi jetën

Një atentat ka tronditur Tiranën pak pas mesnate. Një 28-vjeçar mbeti i vrarë pasi u qëllua me armë sapo doli nga një lokal në zonën e “Xhamllikut”. Viktima është identifikuar si Klaudio Prendi. Ditën e sotme janë publikuar foto të të riut që humbi jetën. I riu ishte djali i ish-gjyqtarit Fran Prendi.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 01:40 ndërsa i riu teksa po dilte nga një lokal është qëlluar me 5 plumba. Prendi u transportua në spital në gjendje të rëndë për jetën, por si pasojë e plagëve të marra nuk arriti të mbijetone.

Ndërkohë një orë pas ngjarjes në zonën e Farkës është gjetur edhe një makinë e djegur e cila dyshohet se u përket autorëve. Klaudio Prendi nuk është em;r i panjohur, pasi më 6 maj 2023, ai ka qëlluar me armë në qytetin e Pukës.

Qeveria e Kosovës mban mbledhje elektronike, merr këto dy vendime

Në një mbledhje elektronike të mbajtur të dielën, Qeveria e Kosovës ka miratuar dy nisma që synojnë forcimin e bashkëpunimit me Maqedoninë e Veriut.

Sipas njoftimit, e para lidhet me nismën për lidhjen e Protokollit për Implementimin e Marrëveshjes për Pikat e Përbashkëta të Kalimit Kufitar Hani i Elezit – Bllacë dhe Glloboqicë – Jazhincë.

Gjithashtu, Qeveria miratoi nismën për lidhjen e një Memorandumi të Mirëkuptimit ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë së Kosovës dhe Ministrisë së Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale të Maqedonisë së Veriut.

Ky memorandum ka për qëllim bashkëpunimin në sektorin e energjisë, në përputhje me politikat dhe strategjitë kombëtare të të dy vendeve.

Profesori Ahmet Musa konvertohet në kishën katolike në Mitrovicë, merr emrin Shqiptar Shaljani

Profesori Ahmet Musa ka njoftuar se është konvertuar sot në kishën katolike në Mitrovicë.

Ai ka marrë emrin Shqiptar Shaljani, shkruan Jepi zë.

Postimi:

Hyra shqiptar , dola shqiptar !

Sot me 17.11.2024 në Kishën Katolike “Shen Kryqi”ne Mitrovicë në orën 11, 00 unë u pagëzova ne fenë katolike , fenë e të parëve me emrin , Shqiptar Shaljani.
Zoti i bekoftë shqiptarët !

E dhimbshme: Ndahet nga jeta në Kroaci i riu nga Lipjani

Familja Bellaina nga Lipjani ka marrë një lajm të kobshëm mbrëmjen e së shtunës, pasi djali i tyre Mentori papritmas u nda nga jeta.

Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e tashmë të ndjerit, ku dhe kanë dhënë detaje për të pame.

 

 

Ai vdiq në Kroaci, teksa familjarët thanë se deri në kthimin e arkivolit në Kosovë, ata do të presin ngushëllimet në Lipjan dhe në fshatin Rubovc të kësaj komune.

“Për kohën e varrimit ju njoftojmë me kohë”, thuhet tutje në një njoftim.

Gjykimi i ish-krerëve të UÇK-së, vjen lajmi i fundit

Pas një jave pauzë, javën e ardhshme do të vijojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Dosja “Thaçi dhe të tjerët” do të trajtohet nga e hëna deri të enjten në Gjykatën Speciale në Hagë, me seancat që do të fillojnë në orarin e zakonshëm – nëntë të mëngjesit, shkruan IndeksOnline.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi do të dalin përpara trupit gjykues për të 171-tën herë, që nga arrestimi i tyre në nëntor të 2020-tës.

Kujtojmë se ZPS-së i kanë mbetur edhe 43 dëshmitarë për t’u deklaruar lidhur me rastin, pasi në fillim të këtij muaji u njoftua se nuk do të thirren 12 dëshmitarë.