Linjat ajrore anulojnë fluturimet, shkaku i një objekti misterioz!

Gjithsej katër avionë me pasagjerë në bord u detyruan të anulonin fluturimet vikendin që lamë pas. Kjo për shkak se në rajonin e Detit të Kuq është vërejtur një objekt misterioz. Anulimin e fluturimeve e kanë konfirmuar edhe Austrian Airlines dhe Air France.

Një objekt i ndritshëm në lartësi të madhe në rajonin e Sudanit ka bërë që linjat e njohura ajrore të kthehen mbrapa nga fluturimet e destinuara.

“Itinerari i disa fluturimeve do të rregullohet sepse siguria e klientëve dhe ekuipazheve është prioriteti ynë kryesor” thuhet në njoftimin e Air France. Rajoni rreth Detit të Kuq ka qenë i tensionuar prej disa vitesh.

Forcat e Mbështetjes së Shpejtë po luftojnë në Sudan, me mbështetjen e grupit mercenar të Grupit wagner nga Rusia dhe ushtarë nga Libia. Fluturimet për në Mauritius, Antananarivo dhe Nairobi u kthyen në Paris.

Fitorja e Trump në SHBA, reagon Kurti

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka uruar Donald Trumpin, për fitoren në zgjedhjet presidenciale në SHBA.

Kurti, përmes një postimi në X, ka thënë se SHBA-ja është aleat, mik dhe partner kyç i Kosovës, shkruan IndeksOnline.

“Urime presidentit Donald Trump, për fitoren tuaj elektorale. SHBA-ja është një aleat, mik dhe partner kyç i Kosovës dhe ne mezi presim të punojmë së bashku për përparim dhe paqe”, shkroi Kurti.

Trump do të jetë presidenti i 47-të i SHBA-së, pasi triumfoi në zgjedhje kundër kandidates demokrate, Kamala Harris.

Trumpi: Zoti ma kurseu jetën për një arsye, për të rikthyer Amerikën në madhështinë e saj

Donald Trumpi ka mbajtur fjalimin e fitores në Florida pas rezultateve të fundit në zgjedhjet për president të SHBA-së.

Ai ka thënë para përkrahësve të tij se: “Zoti ma kurseu jetën për një arsye”.

“Dhe kjo arsye ishte për të shpëtuar vendin tonë dhe për të rikthyer Amerikën në madhështinë. Dhe tani ne do ta përmbushim atë mision së bashku”, deklaroi ai.

Vdes tragjikisht një person

Një person ka ndërruar jetë dje, pasi u rrokullis me traktor.

Incidenti ka ndodhur në fshatin Bushnicë të Novobërdës, shkruan IndeksOnline.

Viktima ishte, duke transportuar dru nga pylli, kur humbi kontrollin e automjetit.

Njësitet përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes, bashkë me ekipin mjekësor që ka konstatuar vdekjen e viktimës.

“Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e policisë.

Osmani e uron Trump: SHBA mbetet partneri i palëkundur dhe aleati i domosdoshëm i Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka uruar Donald Trump dhe James David Vance i për zgjedhjen e tyre si President dhe Zëvendës President i Shteteve të Bashkuara.

“SHBA mbetet partneri i palëkundur dhe aleati i domosdoshëm i Kosovës. Mezi pres të punoj me administratën e re për të thelluar më tej lidhjen tonë unike dhe aleancën strategjike”.

Rikujtojmë sërish se kandidati i republikanëve, Trump nuk është shpallur ende zyrtarisht si president.

Kosova njihet si një prej shteteve më proamerikane në botë.

SHBA-ja ka ndarë për këtë shtet mbi 2 miliardë dollarë prej vitit 1998.

Mbështetja amerikane ka qenë vendimtare për nisjen e bombardimeve të Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO) kundër caqeve të ushtrisë serbe, më 1999, dhe në rrugën e Kosovës drejt pavarësisë.

Uashingtoni ka qenë ndër të parët që e ka njohur shtetësinë e Kosovës, më 2008.

Udhëheqës shtetërorë kosovarë e përsërisin shpesh që Amerika është partnerja më e rëndësishme e Kosovës dhe se mbështetja e saj është jetike.

“Trump zgjedhet president!”

Media “Fox News” në Shtetet e Bashkuara e ka bërë punë të kryer zgjedhjen e Donald Trumpit si president.

Teksa akoma zyrtarisht nuk është deklaruar përfundimi i procesit të numërimit të votave në të gjitha shtetet, “Fox News” raporton se Trump ka marrë mbi 57 për qind të votave, sakaq edhe do të jetë presidenti i 47-të i SHBA-së, shkruan IndeksOnline.

Kryetitulli i këtij mediumi është “Donald Trump është zgjedhur për president”.

Mediumi me bazë në New York thotë se Trump ka marrë 277 vota, 7 më shumë se pragu i votave të nevojshme për të fituar./IndeksOnline/

Kur mbyllen qendrat e votimit në Amerikë?

Qendrat e votimit mbyllen në kohë të ndryshme në të gjithë SHBA-në.

Të parat mbyllen në orën 18:00, që me orën e Kosovës i bie në mesnatë, ndërsa të fundit mbyllen në 01:00, që me orën e Kosovës i bie 07:00, më 6 nëntor.

 

 

Gjatë ditëve dhe javëve të fundit si Kamala Harris ashtu edhe Donald Trump kanë synuar votuesit në shtatë shtetet e lëkundura që do të vendosin rezultatin e zgjedhjeve.

TË NGJASHME:

Betejë për çdo votë në shtatë shtete/ Projeksioni i CNN: Kjo është diferenca mes Harris dhe Trump

Sami Lushtaku: Harris apo Trump s’ka rëndësi, por e rëndësishme që VV mos të fitojë këtu

Kryetari i Degës së PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtaku ka qenë i ftuar në edicionin special në Kanal10 sa i përket zgjedhjeve në Amerikë.

Ai ka thënë se për shqiptarët nuk ka rëndësi a fiton Trump apo Harris.

“Pavarësisht kush zgjedhet është mirë për shqiptarët”, ka thënë Lushtaku.

Ai ka treguar se preferon që këto zgjedhje t’i fitoj Donald Trump.

Lushtaku ka folur pak edhe për zgjedhjet në Kosovë duke uruar që Vetëvendosje më mos ta marrë pushtetin.

“Uroj që Vetëvendosje mos të fitoj këtu”, ka thënë Lushtaku.

Emërohet drejtori i ri i policisë së kryeqytetit

Policia e Prishtinës është bërë me drejtor të ri.

Burime të IndeksOnline pohojnë se në krye të këtij stacioni do të jetë Bekim Bislimi.

Paraprakisht, Bislimi ishte shef i i Sektorit të Operatives Rajonale.

Dy vjet më parë, ai ishte komandant i policisë në Podujevë.
Sulm me mjete piroteknike në ambientet e Klan Kosovës – VIDEO

Një veturë e tipit Volkswagen në të cilin gjendeshin katër persona, ka hyrë brenda ambienteve të Klan Kosovës, duke kryer një sulm me mjete piroteknike.

Nga automjeti ku ndodheshin katër gra, janë hedhur mjetet e rrezikshme në drejtim të sipërfaqes prej druri, gjë e cila ka rrezikuar përfshirjen nga zjarri.

Në lidhje me këtë, televizioni në fjalë ka njoftuar Policinë e Kosovës.

Ndërkaq, siç ka bërë të ditur Klan Kosova, forcat e rendit kanë në dispozicion edhe fotografitë dhe videot e kamerave të sigurisë, ku shihen personat e dyshuar duke e kryer sulmin.