Vdes komandanti i UÇK-së

Ka ndërruar jetë komandanti i UÇK-së. Naim Qorolli.

Ai ishte Komandanti për Operativë në Brigadën 142 në Zonën Operative të Shalës.

Lajmin e kanë bërë të ditur familjaret e tij.

Njoftimi i plotë:

Përshëndetje të gjithëve,

Me pikellim të thellë ju njoftojmë per ndarjen nga jeta të babit tonë të dashur, Naim Qorrollit. Ai ishte një shembull i forcës dhe dashurisë për atdheun dhe familjen. Zërin dhe veprat e tij do t’i ruajmë përherë në zemrat tona.

Data, ora dhe vendi i ceremonisë mortore do te bëhen te ditura së shpejti, ku të gjithë ata që e nderuan mund t’i japin lamtumirën e fundit.

Me pikëllim të thellë,
Familja Qorrolli

Borë dhe shi, ky është moti për sot

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot më i ftohtë por kryesisht me diell. Do të fryjnë erëra më të ftohta nga verilindja.

Temperaturat pritet të lëvizin nga -2 minimalja deri në 10°C Maksimalja.

Rrallë në ndonjë rajon mund të ketë ndonjë reshje krejtësisht të dobët shiu e bore.

Të hënën më ftohtë me diell e vranësira lokale dhe me ndonjë reshje të dobët shiu e bore në disa zona kodrinore-malore.

Të martën ftohtë dhe thatë, ndërsa reshje lokale priten të Mërkurën të cilat fillimisht mund të përzihen me borë e pastaj shi. Nuk priten reshje në të gjitha viset /MeteoBallkan/

Vdes aksidentalisht ish-ushtari i UÇK-së

Forca e Sigurisë së Kosovës ka njoftuar se është ndarë nga jeta zyrtari në Shtabin e Përgjithshëm të FSK-së, Liman Musliu

 

 

Musliu ndërroi jetë në një aksident tragjik, shkruan IndeksOnline.

Përkushtimin ndaj atdheut, Musliu e nisi që në moshë të hershme, duke iu bashkuar Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari u shpreh ngushëllime familjes, miqve, shokëve, bashkëluftëtarëve e bashkëpunëtorëve në FSK, duke vlerësuar lartë kontributin dhe shërbimin e tij ndaj atdheut , me nder dhe dinjitet në të gjitha periudhat!” thuhet në njoftimin e FSK-së.

Ja kur do të bie borë në Kosovë

Moti nesër do të jetë kryesisht me diell.

Parashihet që masat e ftohta ajrore që depërtojnë zbresin temperaturat në 9C, e të hënën edhe në 6C, kur shtrihen më shumë vransira.Minimalet zbresin në -2C e -3C.

Nga e mërkura paraqiten kushte edhe për të reshura, kryesisht shiu me temperatura në rritje deri në 8C, ato maksimale, por dhe minimalet shënojnë rritje mbi 0C.

Reshje dëbore priten në vise malore, por nuk përjashtohet mundësia për ndonjë përzierje të shiut me fjolla bore edhe në pjesë të ulëta

Kryetarët e dy komunave në Kosovë pjesë e listës për deputet

Disa nga kryetarët e komunave me të cilat udhëheq Lidhja Demokratike e Kosovës, do të jenë kandidatë për deputetë në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Pas zyrtarizimit të kandidaturës nga kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, garës për deputet do t’i hyjë edhe kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri.

Kjo gjë është bërë e ditur sot, gjatë ‘Turneut të Ndryshimit’ që e ka nisur LDK e që do të mbahet në 10 qytete të Kosovës dhe në mërgatë.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, edhe më herët në intervista kishte deklaruar se disa nga kryetarët e komunave, do të jenë në listën për deputetë të kësaj partie.

E dhimbshme: Ndahet nga jeta në moshë të re Mirdita Aliu, nëna e tre fëmijëve

Familjet Shala dhe Aliu kanë marrë lajmin e hidhur për vdekjen e familjares së tyre.

Mirdita Aliu-Shala u nda nga jeta duke lënë pas tre fëmijë dhe bashkëshortin.

Lajmin për vdekjen e saj e kanë dhënë të afërmit përmes rrjetit social “facebook”.

Ceremonia e varrimit do të mbahet sot në orën 16:00, ku të gjithë ata që e njohën dhe e donin do të kenë mundësinë ta nderojnë kujtimin e saj.

Si rrallë herë, Kurti shfaqet në këtë mënyrë në një tubim para mërgimtarëve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe kryediplomatja Donika Gërvalla kanë filluar fushatën edhe në Oslo të Norvegjisë.

Gërvalla ka publikuar pamje nga ky takim me mërgimtarët atje.

Aty shihet kryeministri Kurti duke tentuar të shfaqet ‘modest’ para mërgimtarëve, duke hyrë në sallë me një çantë në krah.

 

Muja: Kurti ia kaloi Rugovës me vota, mendohet si një prej liderëve me më së shumti besim

Deputeti i LVV-së, Armend Muja ka thënë se kryeministri Albin Kurti ia ka kaluar ish-presidentit Ibrahim Rugova me vota, e që sipas tij, i pari i qeverisë konsiderohet si njëri prej liderëve me më së shumti besim.

“Populli i Kosovës nga viti 2019 e këndej, ka vendosë që lider duhet me qenë Albin Kurti, në kuptimin e sakrificës së të kaluarës por edhe një dëshirë për të ardhmen, kështu e kanë parë si simbiozë dhe kanë vendosur që këtë lidership t’ia japin Albin Kurtit”, tha Muja në “Dpt te Fidani”, njofton Klankosova.tv.

“Pas Rugovës, mendoj që e tejkaloi edhe numrin e votave të Rugovës, mendohet që është një prej liderëve me më së shumti besim. Tani, individualisht, Albin Kurti i ka 47.7 për qind vetëm vet besim, sipas sondazhit të ‘Iri-it’”, tha deputeti.

Ja kur pritet të rriten pagat

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja ka thënë se është paraparë që në vitin 2026 dhe ashtu edhe në vitin 2027, do të ketë rritje të pagave.

Sipas tij, pagat nuk janë rritur vetëm në prag të zgjedhjeve, dhe përmend se pagat janë rritur edhe në vitin 2023, njofton Klankosova.tv.

“Qeveria Kurti është ballafaquar me tri kriza, një është pandemia, dy ka qenë kriza e energjisë, dhe tre ka qenë kriza e inflacionit.  Në vitin 2012 dhe 2008 me kësi lloj krizash ka pasur rritje ekonomike vetëm 1 për qind, ndërsa ne kemi pasur rritjen më të madhe ekonomike, mbi 6 për qind”, tha Muja në “Dpt te Fidani”.

“Ka pasur rritjeve të pagave në vitin 2023, në vitin 2024 dhe ka rritje të pagave në vitin 2025. Kemi paraparë rritje të pagave edhe në vitin 2026 dhe në vitin 2027, sipas parimit se kur rritet ekonomia, të rriten dhe rrogat”.

Ky është moti për dy ditët e ardhshme

Mot pothuajse i ngjashëm do të vazhdojë të mbajë edhe gjatë fundjavës, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Të shtunën parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Në mëngjes nëpër ultësira parashihet të ketë mjegull. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -5 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës mes 10 deri 13 gradë.

Të dielën parashihet të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Në mëngjes parashihet të krijohet mjegull e radiacionit. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri -1 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës mes 9 – 12 gradë Celsius.