div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged category category-lajme category-1 custom-background wp-custom-logo paged-49 category-paged-49 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Veteranja e UÇK-së mesazh Albin Kurtit: Ai e kaIIi Kuvendin për pushtet, unë e kaIIi nëse më prek në vlera të luftës

18 vjeçarja e UÇK-së, Ramize Sinanaj Shala ishte mysafirja e radhës e emisionit “N’Demos”.

Ish-ushtarja pati edhe një mesazh për kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.

” Ai e kaIIi Kuvendin për pushtet, unë e kaIIi nëse më prek në vlera të luftës”, deklaroi Sinanaj-Shala ndër tjerash.

 

Arrestohet 73-vjeçari në Llapushnik të Drenasit, zbulohet arsyeja

Policia ka njoftuar se sot rreth orës 07:00, në fshatin Llapushnik të Drenasit, është arrestuar një person i dyshuar për Asgjësim apo dëmtim të pasurisë dhe armëmbajtje pa leje.

Pjesë e aksionit policor ka qenë edhe kontrolli i shtëpisë së personit të dyshuar, ku janë gjetë dhe sekuestruar tri armë zjarri.

Personi i arrestuar Z.Th (mashkull) 73 vjeç i cili dyshohet të ketë dëmtuar orendi në tri shtëpi, është duke u intervistuar , ndërkohë që hetuesit policorë në koordinim me Prokurorin e shtetit po vazhdojnë veprimet e nevojshme procedurale.

Pas një fjalosjeje në trafik e goditi në kokë dhe i shkaktoi vdekjen, i akuzuari dënohet me 5 vjet e 6 muaj burgim

Gjykata Themelore në Prishtinë shpalli aktgjykim dënues ndaj Dionis Gashit, duke e dënuar me burgim me kohëzgjatje me 5 vjet e 6 muaj për “Lëndim të rëndë trupor me pasojë vdekjen”.

Sipas gjykatësit Adnan Kamberi të akuzuarit do t’i llogaritet në dënim edhe koha e kaluar në paraburgim dhe arrest shtëpiak. Të njëjtit, me aktvendim të veçantë i ndërpritet masa e arrestit shtëpiak.

Sipas aktakuzës së ngritur më 26 maj 2025 nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, Dionis Gashi akuzohej se më 12 dhjetor 2024, në kryqëzimin e rrugës “Dardania” me rrugën “Hajrullah Zymi”, në Fushë-Kosovë, pas një fjalosjeje në trafik në mes të tij dhe tani të ndjerit R.K., ka ardhë deri te goditja nga ana e të pandehurit në drejtim të të ndjerit.

Gjithnjë sipas aktakuzës, tani i ndjeri del nga vetura e tij dhe shkon në drejtim të veturës ku ishte Dionis Gashi, ku edhe ky del nga vetura dhe në fjalosje e sipër e godet të ndjerin me grusht në kokë dhe nga goditja tani i ndjeri R.K., rrëzohet në tokë, ndërsa i pandehuri largohet ngavendi i ngjarjes.

Sipas aktakuzës, tani i ndjeri për shkak të goditjes kërkon tretman mjekësor në Qendrën Emergjente në Podujevë, të cilin me ndihmë të shpejtë e kanë transportuar në QKUK dhe nga aty në Qendrën Intensive për tretman të mëtutjeshëm. Si pasojë e lëndimeve R.K., më 22 dhjetor 2024, ka ndërruar jetë.

Me këtë, Dionis Gashi akuzohej se ka kryer veprën penale “Lëndimi rëndë trupor ma pasoja vdekjen” nga neni 186, par.5 lidhur me par. 1 të Kodit Penal.

Sami Lushtaku për Albin Kurtin: Ky nuk e ka asnjë varr në Kosovë, nuk e ka as familjen e nuk ka as kushëri e shokë – nuk ka interes për këtë vend

Kryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku në një tubim në një odë ka folur për kandidatin e VV-së për kryeministër, Albin Kurti.

Lushtaku duke folur para të pranishmeve tha se Kurti nuk ka interes për këtë vend, transmeton lajmi.net.

Ai shkoi më tutje duke thënë se Kurti nuk e ka asnjë varr të familjarëve në Kosovë.

“Ky nuk e ka asnjë varr në Kosovë, nuk e ka as familjen e nuk ka as kushëri e shokë – nuk ka interes për këtë vend”, tha ai ndër të tjera.

Temperaturat bien ndjeshëm, paralajmërohet dhe reshje bore në këto zona

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, i shoqëruar me reshje lokale dhe të herëpashershme shiu. Sipas parashikimit meteorologjik, gjatë pjesës më të madhe të ditës reshjet do të jenë të pakta dhe të karakterit lokal.

Megjithatë, në orët e vona të mbrëmjes dhe gjatë natës në vijim, reshjet pritet të intensifikohen dukshëm. Me rënien e temperaturave, shiu në shumë zona do të përzihet me borë, veçanërisht në viset më të larta dhe zonat malore, por nuk përjashtohet edhe në disa pjesë të ultësirave.

Temperaturat minimale do të zbresin deri në 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet gjatë ditës do të arrijnë deri në 8 gradë Celsius. Këto kushte mund të ndikojnë në rrugë të lagështa dhe të rrëshqitshme, sidomos gjatë orëve të natës dhe në mëngjesin e hershëm.

Aeroporti i Vlorës në rrezik: Gjykata ndalon votën e Pacollit, dyshohet nxjerrja e kontrollit jashtë Shqipërisë

Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë ka marrë të martën vendim për Aeroportin e Vlorës.

Në aktvendim, Gjykata e ka pranuar kërkesën e 2A Group për sigurimin e padisë dhe ka pezulluar të drejtën e votës së aksionarit Mabco Construction SA, si dhe çdo të drejtë tjetër që rrjedh nga zotërimi i kuotës, në shoqërinë koncesionare “Vlora International Airport – VIA” sh.p.k., deri në vendimin përfundimtar.

Vendimi vjen pas padisë së ngritur nga 2A Group, kompani në pronësi të Valon Ademit, për përjashtimin e ortakut dhe pas konstatimit se ekzistonte një rrezik real, i menjëhershëm dhe i pakthyeshëm që Aeroporti i Vlorës të humbiste kontrollin shqiptar përmes një skeme financiare të fshehtë.

Sipas padisë dhe vlerësimit paraprak të gjykatës, Behgjet Pacolli dyshohet se ka përdorur shumicën e votës për të sunduar shoqërinë në mënyrë të njëanshme, duke marrë vendime pa Asamble, duke publikuar akte të pavlefshme në QKB, duke shkarkuar administratorë që refuzuan të firmosin dhe duke bllokuar çdo kundërshtim institucional.

Zemra e dosjes lidhet me “Compartment Bernina”, një strukturë financiare e huaj e përfshirë në një kontratë të lidhur në fshehtësi përmes Delphos Securities SARL”, e cila sipas dokumenteve të padisë nuk përfaqësonte një kredi të zakonshme, por një mekanizëm që i transferonte kontrollin real ekonomik dhe vendimmarrës të aeroportit një pale të tretë jashtë Shqipërisë.

Padia përshkruan se skema Bernina–Delphos parashikonte veto mbi statutin, administratorët, llogaritë bankare dhe të ardhurat koncesionare, si dhe klauzola që, në rast mospërmbushjeje, do ta kalonin aeroportin në mënyrë të pakthyeshme në kontroll të investitorëve anonimë jashtë juridiksionit shqiptar, duke shuar çdo mundësi reagimi nga shteti dhe gjykatat vendase.

Gjykata ka vlerësuar se, nëse vota dhe pushteti vendimmarrës do të vazhdonin të ushtroheshin, do të krijohej një fakt i kryer: ndryshime statuti, emërime administratorësh të kontrolluar dhe thellim i zbatimit të skemës Bernina–Delphos, duke e bërë drejtësinë formale dhe pa efekt.

Për këtë arsye, është urdhëruar ngrirja e plotë e votës dhe e çdo të drejte që buron nga kuota, si masë emergjente për të ndalur përshkallëzimin e rrezikut dhe për të mbrojtur një pasuri publike strategjike.

Pezullimi do të qëndrojë në fuqi deri në vendimin përfundimtar dhe dërgon një mesazh të fortë për publikun se, kur përballë janë skema si “Compartment Bernina” dhe Delphos, drejtësia ka zgjedhur të ndërhyjë tani, përpara se Aeroporti i Vlorës të mbyllej juridikisht jashtë Shqipërisë.

Policia me aksion: Konfiskohen 350 fishekë me gas dhe 30 fishekë kalibër i ndryshëm

Policia e Kosovës dje në ora 10:15 ka kryer një kontroll në një lokal në Prishtinë.

Gjatë kontrollit, Policia ka konfiskuar 350 fishekë me gas dhe 30 fishekë kalibër të ndryshëm.

Pas konsultimit me prokurorin, pronari i lokalit është intervistuar dhe është liruar në procedurë të rregullt.

Raporti i plotë:

Prishtinë / 23.12.2025 – 10:15. Njësitet policore gjatë kontrollit në një lokal pronë e të dyshuarit mashkull kosovar, kanë gjetur dhe konfiskuar 350 fishekë me gas dhe 30 fishekë kalibër i ndryshëm. Në konsultim me prokurorin, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

Zgjedhjet e 28 dhjetorit, Ismet Munishi del publikisht në përkrahje të këtij kandidati

Trajneri i njohur i futbollit kosovar, Ismet Munishi, i ka ofruar mbështetje Ukë Rugovës, kandidatit të Lidhjes Demokratike të Kosovës për deputet në zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit.

Munishi ka shpërndarë një video të Rugovës, duke i ofruar kështu mbështetje në garën e tij për deputet.

Ukë Rugova ka numrin 10 në listën zgjedhore të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

 

MPJD del me njoftim të rëndësishëm për diasporën

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka dal me një njoftim të rëndësishëm për mërgimtarët të cilët tashmë ja kanë mësyrë Kosovën për festat e fundvitit.

Përmes një njoftimin për media, kjo ministri ka bërë të ditur se nesër më 24 dhjetor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit rrugor në segmentin rrugor në fshatin Kastrat të Kurshumlisë, Serbi, nga ora 11:50 deri në ora 15:50, për shkak të aktiviteteve të paralajmëruara nga banorët lokalë.

“Gjithashtu, sipas paralajmërimeve të tanishme, bllokim të qarkullimit do të kete edhe me datat; 27 dhjetor 2025 ku bllokimi i qarkullimit do të jetë prej orës 11:52 deri në ora 18:52, dhe më 3 janar 2026 ku bllokimi do të zgjasë nga ora 09:00 deri në ora 24:00”, thuhet në njoftimin e kësaj ministrie.

U gjet bakterie e rrezikshme, hiqet nga tregu ky produkt i qumështi për fëmijë

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë e Kosovës ka njoftuar se ka hequr nga tregu produktin e qumështit për fëmijë APTAMIL.

Ky vendim sipas AUV ka ardhur pasi është identifikuar prania e bakteries Bacillus cereus, raporton IndeksOnline.

“Duke marrë parasysh se niveli i rrezikut është vlerësuar si serioz, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, në përputhje me procedurat e sistemit RASFF, është duke ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për gjurmueshmërinë dhe tërheqjen nga tregu të produktit APTAMIL me lot nr. 111444865, i importuar nga Mbretëria e Holandës nga kompania UNION SH.P.K., Vushtrri” , thuhet në njoftimin e AUV.

Njoftimi i plotë:

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë e Kosovës njofton opinionin publik se, përmes Komisionit Evropian – Sistemit të Alarmimit të Shpejtë për Ushqim dhe Ushqim për Kafshë (RASFF), ka pranuar një njoftim lidhur me produktin ushqimor qumësht APTAMIL, në të cilin është identifikuar prania e bakteries Bacillus cereus, si dhe është kërkuar tërheqja e këtij produkti nga tregu.

Duke marrë parasysh se niveli i rrezikut është vlerësuar si serioz, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, në përputhje me procedurat e sistemit RASFF, është duke ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për gjurmueshmërinë dhe tërheqjen nga tregu të produktit APTAMIL me lot nr. 111444865, i importuar nga Mbretëria e Holandës nga kompania UNION SH.P.K., Vushtrri.

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë mbetet e përkushtuar në monitorimin e vazhdueshëm të tregut dhe të zinxhirit ushqimor, duke zbatuar masa parandaluese dhe kontrolluese, me qëllim që konsumatorëve në Republikën e Kosovës t’u garantohet ushqim i sigurt, i shëndetshëm dhe në përputhje me standardet kombëtare dhe ndërkombëtare të sigurisë ushqimore