Hillary Clinton sot feston ditëlindjen, ja sa vite mbushi

Hillary Clinton, ish-sekretare e Shteteve të Bashkuara, senatore amerikane, dhe Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara nga 1993 deri në 2001, sot mbushi 77 vjet jetë.

Ajo ka qenë kandidatja e parë femër e nominuar nga një parti mazhorante demokratike, si dhe e vetmja Zonjë e Parë kandidate për post publik.

Nga 2009-2013, ajo ishte sekretarja e 67-të e ShBA-së, duke qenë nën presidencën e Barack Obama. Ajo përfaqësoi herët Nju Jorkun në Senatin amerikan gjatë viteve 2001-2009.

Gjithashtu, si gruaja e presidentit Bill Clinton, ajo ka qenë Zonja e Parë nga viti 1993-2001. Në zgjedhjet 2008, brenda partisë, Clinton ishte një kandidate kryesore për zgjedhjet presidenciale. Clinton është e admiruar në gjithë botën, dhe jo vetëm brenda ShBA-së.

Gazmend Muhaxheri merr këtë vendim pasi u sulmua nga dy persona

Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri, mëngjesin e sotëm u përball me një sulm fizik që dyshohet se lidhet me motive për shkak të funksionit të tij. Dy personat që dyshohen për këtë incident përfunduan në prangat e Policisë, ndërkohë që tashmë ka nisur një hetim në koordinim me Prokurorin e Shtetit, raporton Gazeta Sinjali.

Dy të arrestuarit, Dukagjin Lulaj dhe Korab Lulaj – identitetin e të cilëve Sinjali e zbuloi ekskluzivisht, u prangosën dhe u dërguan në mbajtje.

Policia ndërmorri veprimet e nevojshme dhe intervistoi kryetarin në cilësinë e viktimës lidhur me këtë incident, me ç’rast dha dëshminë e tij para hetuesve policorë.

Sinjali mëson se pas përfundimit të intervistimit dhe procedurave të tjera në Polici, Muhaxheri është nisur për në Gjermani, udhëtim ky që e kishte të planifikuar në agjendën e tij.

Muhaxheri ishte bashkë me një person tjetër, në momentin që u sulmua dhe për pasojë të dy pësuan lëndime trupore – për çka morën trajtim mjekësor.
Vjosa Osmani ia thotë në sy Von Der Leyen: Hiqni masat e padrejta ndaj Kosovës

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen, është duke zhvilluar takimin e saj me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Osmani në një konferencë për media i ka kërkuar Von Der Leyen që masat ndaj shtetit tonë të largohen përfundimisht.

“Kosova po dëshmon qasje konstruktive duke resprktuar shtetet e rajonit. Sot kemi nevojë që BE t’i njohë këto arritje. Masat e padrejta ndaj Kosovës të largohen përfundimisht. Këto masa janë dëmtuar edhe dialogun duke e bërë pakreditivilitet”, ka thënë Osmani.

Ndërsa ka shtuar se mezi presim që Kosova të përfitojë nga agjendja e reformave.

“Padyshim se rruga deri këtu ska qenë e lehtë. Mezi presim që si Kosovë të përiftojmë nga agjenda e reformave. Parashikohet derj në vitin 2027, 882 milionë do ti përfitoj.

Kosova do të jetë perfituesja më e madhja e kësaj pako”, ka bërë të ditur Osmani.

Sulmi ndaj Gazmend Muhaxherit, reagon deputeti i VV-së

Deputeti i LVV-së, Gramos Agusholli ka reaguar pas sulmit ndaj kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxherit.

Këtë sulm ndaj kryetarit të Pejës, Agusholli e quan akt të shëmtuar dhe të pabesë, njofton Klankosova.tv.

“U bëj thirrje organeve të rendit të ndërmarrin masat e nevojshme për të sjellë autorët para drejtësisë. Pavarësisht dallimeve apo pakënaqësive, siguria dhe shëndeti i kryetarit të qytetit duhet të jetë prioritet për të gjithë”, ka shkruar deputeti në Facebook.

Reagon Gazmend Muhaxheri pasi u sulmua nga dy persona

Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, është sulmuar fizikisht sot rreth orës 08:50, në rrugën ‘Bill Klinton’ në Pejë.

Muhaxheri, ka reagur për herë të parë pas sulmit, duke ndarë një fotografi në facebook me disa miqë, ku shprehet se është shëndosh e mirë.

“I rrethuar mes miqëve.

Pas sulmit te befasishëm, jam shëndoshë e mirë. Ju falenderoj të gjithëve për interesimin”, ka shkruar Muhaxheri.

Indeksonline ka mësuar se njëri nga personat që ka sulmuar fizikisht kryetarin është, Korab Lulaj nga fshati Stankaj i Rugovës.

Muhaxheri u godit në kokë dhe këmbë nga dy të dyshuar, arrestimin e të cilëve e konfirmoi për IndeksOnline edhe drejtoria rajonale e policisë në Pejë.

Momenti kur sulmohet fizikisht Gazmend Muhaxheri në Pejë (VIDEO)

Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, është sulmuar fizikisht rreth orës 08:50, në rrugën ‘Bill Klinton’ në Pejë.

Indeksonline ka mësuar se njëri nga personat që ka sulmuar fizikisht kryetarin është, Korab Lulaj nga fshati Stankaj i Rugovës.

Sulmin ndaj kryetarit për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova, ku njoftoi se janë arrestuar dy të dyshuarit për sulm.

Indeksonline ka siguruar pamje, nga momenti kur sulmohet fizikisht Gazmend Muhaxheri në Pejë.

EMRAT/ Dyshohet se sulmuan fizikisht Muhaxherin, këta janë dy personat e arrestuar

Gazmend Muhaxheri, është sulmuar fizikisht sot në mëngjes. Lidhur me rastin policia ka arrestuar dy persona.

Gazeta Insajderi merr vesh se të arrestuarit janë Dukagjin e Korab Lulaj.

Të njëjtit siç ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë për Rajonin e Pejës, Shkodran Nikçi janë ndaluar për 48 orë.

Ai tha se në koordinim të plotë me Policinë po ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme për të sqaruar të gjitha rrethanat e këtij rasti.

“Dy persona janë ndaluar për 48 orë për shkak se kanë sulmuar Kryetarin e Komunës së Pejës dhe i kanë shkaktuar lëndime trupore. Të njëjtit janë arrestuar nga Policia e Kosovës dhe janë ndaluar për 48 orë nga prokurori i shtetit. Gjithashtu janë duke u marrë të gjithë veprimet e nevojshme në koordinim me Policinë e Kosovës për të sqaruar të gjitha rrethanat e këtij rasti”, ka thënë Nikçi për Insajderin.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Pejë, Agim Kurmehaj, kishte deklaruar se Muhaxheri është dërguar në Spital për të parë natyrën e lëndimeve.

Ndërkaq, vetë Muhaxheri tha se tashmë ka dal nga spitali.

Ai për Gazetën Insajderi tha se për momentin është në polici.

“Po jam sulmuar, për momentin jam në polici”, tha shkurt ai për Insajderin.

Ndërkaq, kur u pyet se a i njeh personat që e kanë sulmuar i njëjti u përgjigj: Jo.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova, mirëpo ai ka thënë se bëhet fjalë për dy të dyshuar.

Ai ka thënë se rasti ka ndodhur rreth orës 08:50.

“Sot rreth orës 08:50, në rrugen Bill Klinton, është sulmuar nga  perona të dyshuar Kryetari i Komunës së Pejës i cili ka pësuar lendime trupore, të dyshuarit janë arrestuar”, ka thënë Rugova.

Policia konfirmon sulmin ndaj Gazmend Muhaxherit, arrestohen dy të dyshuarit

Policia e Kosovës e ka konfirmuar se Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, është sulmuar fizikisht.

Këtë për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova, ku njoftoi se janë arrestuar dy të dyshuarit për sulm.

“Sot rreth orës 08:50, në rrugen Bill Klinton, është sulmuar nga  perona të dyshuar Kryetari i Komunës së Pejës i cili ka pësuar lendime trupore, të dyshuarit janë arrestuar”, ka thënë Rugova.

Sondazhi i CNN, Harris dhe Trump “kokë më kokë”, ja kush po prinë

Gara për Shtëpinë e Bardhë qëndron në fije të perit sipas sondazhit të fundit mbarëkombëtar të CNN, përpara se të numërohen votat.

Sondazhi, i kryer nga SSRS, zbulon se 47% e votuesve të mundshëm mbështesin Zëvendës Presidenten Kamala Harris dhe 47% mbështesin ish-Presidentin Donald Trump .

Sondazhi i CNN tregon një garë të ngushtë gjatë gjithë fushatës së shkurtër mes Harris dhe Trump. Në shtator, votuesit e mundshëm u ndanë në 48% për Harris dhe 47% për Trump, pothuajse identike me sondazhin e ri.

Në një sondazh të mëparshme, Harris kishte 49% të mbështetjes, ndërsa Trump 46%.

Trump nuk ka dalë kurrë jashtë kufirit të gabimit në sondazhin e CNN për garën presidenciale të këtij viti kundër Harris ose Biden.

Gara ka qenë jashtëzakonisht e qëndrueshme gjatë gjithë këtij viti të trazuar politik. Sondazhi zbulon se 85% e votuesve të mundshëm që kanë bërë një zgjedhje thonë se e dinin se cilën parti do të mbështesnin në zgjedhjet presidenciale gjatë gjithë kohës, dhe vetëm 15% thonë se ndryshuan mendje gjatë rrugës.

Deri tani, edhe më shumë se kaq janë të mbyllura plotësisht: Një pakicë 2% e të gjithë votuesve të mundshëm thonë se nuk kanë zgjedhur ende një kandidat dhe 9% të tjerë thonë se mund të ndryshojnë mendje përpara se të votojnë.

Lëkundje tërmeti janë ndjerë në disa qytete

Lëkundje tërmeti janë ndjerë në qytetin e Fierit, Lushnjës e Vlorës dhe zonat përreth mbrëmjen e së premtes.

Tërmeti ka qenë me magnitudë 4 të shkallës rihter.

 

 

Epiqendra e tërmetit është regjistruar 11 kilometra në lindje të qytetit të Fierit.