A do të bashkohet me PDK-në për zgjedhjet nacionale? – Përgjigjet Fatmir Limaj
Në “Adresa”, moderatori i emisionit Arben Ahmeti telefonoi live kryetarin e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limajn duke i kërkuar përgjigjje për pyetjet dhe paqartësitë e panelistëve për bashkimin e tij me Partinë Demokratike të Kosovës. 

Limaj tha se po shihen zhvillimet që po ndodhin dhe se nuk ka ndonjë temë rreth kësaj për t’u diskutuar rreth kësaj.

“Ne i kemi përcjellë zhvillimet dje dhe sot, janë zhvillime brenda atij subjekti politik e brenda përbrenda tyre, e  mua nuk më takon me komentuar e as me dhënë një opinion të veçantë sepse janë zhvillime tërësisht sovrane brenda një subjekti politik,” shtoi tutje Limaj.

“Qëndrimi jonë është i qartë, mendoj që një subjekt politik që shpreson të ketë një qeverisje ndryshe dhe alternative, ose një kandidat, do të duhej që jo vetëm dëshirën për të ndryshuar qeverisjen, por duhet  dhënë veprime konkrete serioze, për tu pa si alternativë serioze dhe kandidaturë serioze përballë partisë së parë, për të pasur një garë të fortë, një mundësi për qytetarët e Kosovës, përmes atyre dy alternativave të forta me zgjedh.  Unë besoj që në këtë rast, subjektet e mëdha e kanë infrastrukturën, mundësinë për të ndërtuar, jo bashkë të jemi të qartë, por njëra nga to të ndërtojnë një kësi lloj alternative serioze për të garuar dhe me fillu e me garu me tentu me qenë e para,” shtoi tutje Limaj.

Deklarata e plotë e Limajt:

Tragjedi në Bruklin të New Yorkut: Vritet kosovari teksa përpiqej të ndalonte një vjedhje
Mbikëqyrësi i një pallati apartamentesh në Bruklin të New Yorkut, u vra pasi u përpoq të luftonte me dikë që po vidhte pako në hollin e ndërtesës.Viktima raportohet se është kosovar.

Policia u thirr në lidhje me një sulm brenda ndërtesës në Ocean Avenue në Flatbush menjëherë pas orës 8 të mëngjesit të së mërkurës. Oficerët që morën pjesë në ngjarje gjetën një burrë që kishte pësuar lëndime në kokë dhe u dërgua me urgjencë në Spitalin e Qarkut Kings në gjendje kritike, raporton NBC.

Viktima, e identifikuar nga anëtarët e familjes si 41-vjeçari Burim Havolli, vdiq më vonë nga plagët e marra, tha policia.

Sipas fqinjëve, Havolli ishte mbikëqyrësi i ndërtesës dhe u sulmua ndërsa përpiqej të ndalonte një të dyshuar që të vidhte pako nga holli.

Sherri që çoi në vdekjen e Havollit shqetësoi ata që jetonin në lagje, të cilët thonë se zona po bëhet gjithnjë e më e rrezikshme. Ndërkohë, familja e viktimës u trondit që i dashuri i tyre punëtor, i cili ishte i respektuar në ndërtesë dhe në lagje, u vra ndërsa bënte punën e tij.

Policia po heton motivin pas sulmit vdekjeprurës. Një person me interes po merrej në pyetje, por ende nuk nuk është ngritur aktakuzë.

Një hetim është duke vazhduar.

Matoshi: Rriten PDK-LDK-AAK në zgjedhje parlamentare

Komentatori politik, Haluil Matoshi në “Politiko” komentoi rezultatin e parashikuar për zgjedhjet e jashtëzakonshme nëse do të mbahen në fund të këtij viti.

Matoshi tregoi se kush përfiton nga rënia e Vetëvendosjes. Ai tha se PDK, LDK dhe AAK do të rriten, ndërsa për Nismën tha se e ka jashtë radarit dhe nuk ka bërë analliza për ta.

Unë nuk e di saktë, por mundem me dhënë numra sipas kalkulimeve të mia, PDK mrrin deri 27-28%, LDK mrrin 22-23% dhe aleanca mrrin 9-10%,” shtoi tutje Matoshi.

 

Diskutimet për Qeverinë: Çfarë e pret Kosovën ditët në vijim?

Kosova i mbajti zgjedhjet parlamentare në shkurt të 2025-tës, por viti lehtësisht mund të përfundojë pa një Qeveri të re.

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Glauk Konjufca, ka afat deri më 19 nëntor që t’ia propozojë Kuvendit përbërjen e re qeveritare, për të parë nëse i ka votat e nevojshme për ta formuar ekzekutivin e ri.

Në ditën kur u caktua mandatar, Konjufca u bëri thirrje partive tjera politike që t’i linin anash inatet dhe të votonin për një Qeveri të përkohshme deri në prillin e vitit tjetër – kur i skadon mandati presidentes aktuale, Vjosa Osmani – por, partitë e mëdha shqiptare e bënë të qartë se nuk kanë votë për të.Konjufca është mandatari i dytë i LVV-së, pas kreut të partisë, Albin Kurti, që do të provojë të formojë Qeverinë e re.

Kjo parti, ndonëse ka fituar më së shumti vota në zgjedhjet e fillimvitit, nuk ka siguruar mjaftueshëm vende në Kuvend për ta zgjedhur e vetme Qeverinë.“Kurti 2.5”, “Konjufca 1” apo tjetër?

Naim Jakaj, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), thotë për Radion Evropa e Lirë se beson që kabineti që do ta paraqesë Konjufca do të jetë i njëjtë me kabinetin e propozuar nga Kurti, dhe nëse përbërja dhe përkrahja politike nuk kanë ndryshuar, nuk pritet rezultat i ri në votim.

“Në këto rrethana, konsiderojmë që e vetmja mundësi reale për një qeveri të re do të ishte një marrëveshje politike për ta prodhuar një qeveri teknike, me mandat të kufizuar, dhe me disa objektiva të qarta, të cilat tashmë janë problematike”, shprehet Jakaj, duke përmendur si më kritike: miratimin e buxhetit të shtetit dhe të disa komunave për vitin e ardhshëm, ratifikimin e marrëveshjes ndërkombëtare që lidhet me Planin e Rritjes së Bashkimit Evropian, si dhe miratimin e buxhetit për Radiotelevizionin e Kosovës (RTK).

Për dallim prej Konjufcës, që nuk është deklaruar në publik rreth formimit të Qeverisë, Kurti tha ditë më parë se këtë javë mund të ketë më shumë hollësi rreth procesit.

Ai përsëriti qëndrimin e tij se nuk është mirë për Kosovën të ketë zgjedhje edhe në dhjetor, edhe në prill.“Deputetët e Republikës janë para përzgjedhjes: ose ‘Kurti 2.5’ deri në dhjetor, ose ‘Konjufca 1’ deri në prill. Por, pa asnjërën prej tyre nuk është e mundur”.

Pse nuk po thirret seanca?Rëndom në Kosovë, seancat për formim të Qeverisë janë mbajtur shpejt pasi është mandatuar një figurë për kryeministër.

Për Jakajn, situata e tanishme është e pazakontë, dhe ai është i befasuar me Konjufcën.

“Kam pasur pritje të tjera nga zoti Konjufca, që ai të jetë më i shpejtë dhe më dialogues me partitë tjera, në mënyrë që të gjejë një zgjidhje”.

Përveç mungesës së votave, në Kosovë flitet gjerësisht se një tjetër arsye për zvarritje të procesit është që koha e zgjedhjeve eventuale të përshtatet me pushimet e diasporës në Kosovë, diku rreth 28 dhjetorit.

Jakaj shpreson që presidentja do ta evitojë këtë datë, meqë është periudhë feste në pjesën më të madhe të botës.

“Nëse zgjedhjet do të mbaheshin pas datës 24 dhjetor, do të përbënin problem, në kuptimin që të mos ketë prani ndërkombëtare për t’i monitoruar zgjedhjet e jashtëzakonshme”.

Sipas Kushtetutës së Kosovës, nëse Qeverinë nuk arrin ta bëjë as mandatari i dytë, atëherë presidentja Osmani duhet t’i shpallë zgjedhjet, të cilat duhet të mbahen jo më vonë se 40 ditë nga dita e shpalljes së tyre.

Vetë Osmani tha ditë më parë se u ka treguar krerëve të partive ish-opozitare që nëse nuk dëshirojnë ta pranojnë një nismë legjislative të nisur nga ana e Qeverisë në detyrë për miratimin e ligjeve – sikurse ai për buxhetin ose Planin e Rritjes së BE-së – atëherë një kërkesë formale mund ta bëjë ajo në emrin e tyre, mirëpo fillimisht partitë duhet të kenë gatishmëri që ato ligje t’i votojnë në Kuvend.

“Ka mundësi të zgjidhet kjo çështje, mirëpo deri më tani nuk kam përgjigje”, u shpreh ajo.

Sipas presidentes, marrëveshjet ndërkombëtare në vlerë gati 1 miliard euro, buxheti i shtetit dhe çështje tjera do të duhej të votoheshin “nga përfaqësuesit e këtij Kuvendi, të cilët janë votuar më 9 shkurt të këtij viti, por akoma s’kanë vendosur asgjë”, shkruan REL.

Çfarë nëse vendi shkon në zgjedhje?

Ekspertët parashikojnë që do të gjendet një mënyrë që Kosova të ketë buxhet deri në fund të muajit mars të vitit të ardhshëm, ndërsa fondet e huaja rrezikojnë të humbin.

Nëse pas 31 marsit s’ka institucione funksionale, atëherë vendi do të përballet me situatë të paparashikueshme, meqë nuk do të ketë paga për punëtorët e sektorit publik dhe as operatorët e sektorit privat nuk do të mund t’i kryejnë punët e tyre, në mungesë të kryerjes së obligimeve nga ana e shtetit.

Megjithatë, partitë vazhdojnë të mos gjejnë mes, dhe besojnë se zgjedhjet e parakohshme janë opsioni i vetëm real.

Njohësit e çështjeve politike, në anën tjetër, nuk presin ndryshime të mëdha në rezultate, dhe përsërisin që vetëm kompromisi e nxjerr vendin nga kriza.

Mbetet të shihet kush do ta bëjë kthesën e madhe.

Kandidatura e Bedri Hamzës për kreun e PDK-së, reagon djali i Thaçit
Endriti, djali i Hashim Thaçit, e ka uruar për kandidimin Bedri Hamzën për kryetar të Partisë Demokratike të Kosovës.
Në rrjetin social Instagram, ai ka thënë se Hamza ka veti që i duhen PDK-së.

“Urime, zoti Bedri Hamza, për kandidaturën për kryetar të PDK-së. Një lider me përvojë, vizion dhe integritet, vlera që i duhen partisë dhe Kosovës”, ka thënë Thaçi.

I njëjti e ka cilësuar garën e Hamzës si sukses për zhvillim, bashkim dhe besim të ri të PDK-së.

Qeveria në detyrë mban mbledhje, merr disa vendime

Qeveria në detyrë ka mbajtur sot mbledhje elektronike në të cilën ka marrë disa vendime.

Në njoftimin e ZKM-së, thuhet se është:

“Miratuar kërkesën e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve për kursime dhe ndarje, sipas tabelave të bashkangjitura në aneksin A (Kursimet) dhe në aneksin B (Ndarjet);

Miratuar kërkesën e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve për Riformulimin e pikës 2. të Vendimit të Qeverisë Nr. 09/273 të datës 31 tetor 2025;

Emëruar z. Jetmir Hazirin në pozitën e Drejtorit Ekzekutiv të Agjencisë për Regjistrim Civil”, thuhet në njoftim.

TË NGJASHME:

Vendim i rëndësishëm – Qeveria Kurti ndan nga 100 euro për këtë kategori

 

Zgjedhjet e reja, Lushaku-Sadriu: LDK-ja garon për t’u bërë partia e parë
Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku-Sadriu, ka thënë se nëse mbahen zgjedhje të jashtëzakonshme nacionale, subjekti politik në të cilin ajo bën pjesë do të garojë për të dalë i pari.

Në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova, ajo ka theksuar se do të mundohen të bëjnë listën që do të ketë brenda njerëzit e duhur dhe që janë në vijë me programin e LDK-së.

“Do të mundohemi të bëjmë listën më të mirë, me njerëzit më të mirë, me integritet dhe gjithpërfshirës, që mbështeten në profesionalizëm dhe do ta implementojnë programin e LDK-së. Ne garojmë dhe jemi shumë të bindur se do të dalim parti me shumë më shumë vota, me shumë më shumë përkrahje. E kemi ekipin, e kemi kandidatin për kryeministër”.

“Ne garojmë për t’u bërë partia e parë. Unë mendoj se me rikonfirmimin tonë në nivelin komunal, të kryeqytetit si model i qeverisjes, por edhe të komunave të tjera, ne jemi në të drejtën dhe mendoj se kemi mbështetjen tonë popullore për programin dhe për qeverisjen qendrore”, tha Lushaku-Sadriu.

E dhimbshme: Vdes i riu ferizajas, punonte në komunë
Ka vdekur në moshë të re, Albin Kurtaliqi nga Ferizaj.

Lajmin për vdekjen e tij e bëri të ditur komuna e Ferizajt, aty ku dhe punonte i ndjeri.

Ngushëllime ka shprehur kryetari i Ferizajt, Agim Aliu përmes një telegrami.

“Me dhembje e pikëllim, mora lajmin për ndarjen nga jeta të të riut ferizajas, të angazhuarit me punë në Komunën e Ferizajt, bashkëqytetarit tonë Albin Kurtaliqi. Ndarja e tij e hershme nga jeta është dhembje e pamatë për familjen e të gjithë që e njohën Albinin dhe bashkë punuan me të ndjerin. Ngushëllime të sinqerta familjes Kurtaliqi, miqve e të njohurve të të ndjerit. Shpirti i tij u prehtë në paqe”, ka thënë Aliu.

Reagon Çitaku pasi Bedri Hamza shpalli kandidaturën për kryetar të PDK-së

Bedri Hamza e ka shpallur kandidaturën për kryetar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).

Kjo, pasi të mërkurën dha dorëheqje Memli Krasniqi nga pozita kryetarit.

Postimin e Hamzës e shpërndau sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku.

“PDK është familja jonë dhe së bashku do ta hapim kapitullin e ri të fitoreve”, ka shkruar Çitaku në Facebook.

“Kujt po ia shan musteqet”, përleshje mes dy policëve
Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK) kanë nisur veprimet fillestare hetimore lidhur me një incident të ndodhur në qytetin e Prizrenit, ku janë përfshirë dy zyrtarë policorë.

Sinjali merr vesh ekskluzivisht se bëhet fjlaë për Ahmet Pulaj dhe Uran Piraj.

Sipas burimeve të Sinjalit, dy zyrtarët policorë u kapën për arsye banale.

Sipas asaj që dihet deri më tani thuhet se gjithcka kishte filluar pasi njëri ia shau mustaqet tjetrit.

“Pse m’i shave mustaqet”, e që përfundoi në konflikt fizik e pastaj në suspendim të të dyve