div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged category category-lajme category-1 custom-background wp-custom-logo paged-558 category-paged-558 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
E vranë me 5 plumba sapo doli nga lokali, ky është i riu që humbi jetën

Një atentat ka tronditur Tiranën pak pas mesnate. Një 28-vjeçar mbeti i vrarë pasi u qëllua me armë sapo doli nga një lokal në zonën e “Xhamllikut”. Viktima është identifikuar si Klaudio Prendi. Ditën e sotme janë publikuar foto të të riut që humbi jetën. I riu ishte djali i ish-gjyqtarit Fran Prendi.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 01:40 ndërsa i riu teksa po dilte nga një lokal është qëlluar me 5 plumba. Prendi u transportua në spital në gjendje të rëndë për jetën, por si pasojë e plagëve të marra nuk arriti të mbijetone.

Ndërkohë një orë pas ngjarjes në zonën e Farkës është gjetur edhe një makinë e djegur e cila dyshohet se u përket autorëve. Klaudio Prendi nuk është em;r i panjohur, pasi më 6 maj 2023, ai ka qëlluar me armë në qytetin e Pukës.

Qeveria e Kosovës mban mbledhje elektronike, merr këto dy vendime

Në një mbledhje elektronike të mbajtur të dielën, Qeveria e Kosovës ka miratuar dy nisma që synojnë forcimin e bashkëpunimit me Maqedoninë e Veriut.

Sipas njoftimit, e para lidhet me nismën për lidhjen e Protokollit për Implementimin e Marrëveshjes për Pikat e Përbashkëta të Kalimit Kufitar Hani i Elezit – Bllacë dhe Glloboqicë – Jazhincë.

Gjithashtu, Qeveria miratoi nismën për lidhjen e një Memorandumi të Mirëkuptimit ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë së Kosovës dhe Ministrisë së Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale të Maqedonisë së Veriut.

Ky memorandum ka për qëllim bashkëpunimin në sektorin e energjisë, në përputhje me politikat dhe strategjitë kombëtare të të dy vendeve.

Profesori Ahmet Musa konvertohet në kishën katolike në Mitrovicë, merr emrin Shqiptar Shaljani

Profesori Ahmet Musa ka njoftuar se është konvertuar sot në kishën katolike në Mitrovicë.

Ai ka marrë emrin Shqiptar Shaljani, shkruan Jepi zë.

Postimi:

Hyra shqiptar , dola shqiptar !

Sot me 17.11.2024 në Kishën Katolike “Shen Kryqi”ne Mitrovicë në orën 11, 00 unë u pagëzova ne fenë katolike , fenë e të parëve me emrin , Shqiptar Shaljani.
Zoti i bekoftë shqiptarët !

E dhimbshme: Ndahet nga jeta në Kroaci i riu nga Lipjani

Familja Bellaina nga Lipjani ka marrë një lajm të kobshëm mbrëmjen e së shtunës, pasi djali i tyre Mentori papritmas u nda nga jeta.

Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e tashmë të ndjerit, ku dhe kanë dhënë detaje për të pame.

 

 

Ai vdiq në Kroaci, teksa familjarët thanë se deri në kthimin e arkivolit në Kosovë, ata do të presin ngushëllimet në Lipjan dhe në fshatin Rubovc të kësaj komune.

“Për kohën e varrimit ju njoftojmë me kohë”, thuhet tutje në një njoftim.

Gjykimi i ish-krerëve të UÇK-së, vjen lajmi i fundit

Pas një jave pauzë, javën e ardhshme do të vijojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Dosja “Thaçi dhe të tjerët” do të trajtohet nga e hëna deri të enjten në Gjykatën Speciale në Hagë, me seancat që do të fillojnë në orarin e zakonshëm – nëntë të mëngjesit, shkruan IndeksOnline.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi do të dalin përpara trupit gjykues për të 171-tën herë, që nga arrestimi i tyre në nëntor të 2020-tës.

Kujtojmë se ZPS-së i kanë mbetur edhe 43 dëshmitarë për t’u deklaruar lidhur me rastin, pasi në fillim të këtij muaji u njoftua se nuk do të thirren 12 dëshmitarë.

Nëse i njihni këta persona lajmërojeni policinë mënjherë

Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunim nga qytetarët për identifikimin e disa personave të dyshuar për përfshirje në një rast shpërdorimi të pasurisë së huaj që ka ndodhur muajin e kaluar.

Policia ka publikuar fotografitë e tyre dhe tha se çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personave apo vendndodhjes së tyre, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192.

Postimi i plotë:

Kërkesë për bashkëpunim – identifikim të personave të dyshuar

Sektori i hetimeve të Drejtorisë së Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personave që shihen në fotografi .

Personat e dyshuar kërkohen për përfshirje në një rast, Shpërdorim i pasurisë së huaj, që ka ndodhur muajin e kaluar.

Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personave apo vendndodhjes së tyre, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192.

A pritet të ketë rritje të çmimit të karburanteve? Vjen lajmi i fundit

Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani ka deklaruar se tregu kosovar i naftës ka pasur një stabilitet të vazhdueshëm në çmime për dy muajt e fundit, duke qëndruar në nivele të pranueshme për konsumatorët.

Berjani ka thënë se aktualisht, çmimi i një litri naftë në vend sillet nga 1.17 deri në 1.27 euro, ndërsa benzina nga 1.19 deri në 1.26 euro, derisa thekson se tash për tash nuk pritet që të ketë rritje të çmimeve.

Kosova, sipas Berjanit me çmimet e derivateve është në regjion më e lira, pas Maqedonisë së Veriut.

“Sa i përket çmimeve të derivateve të naftës në tregun kosovar, që dy muaj, nuk ka pasur ndryshim, tregu ka qenë shumë stabil edhe çmimet kanë qenë shumë në nivelin e duhur. Rast konkret një litër derivat i naftës është 1.17 deri 1.27, benzina 1.19 deri 1.26. Lëvizje ka pasur, por kanë qenë lëvizje të vogla. Për qytetarët tanë çmimi i derivateve i naftës gjithmonë ankohen se është i shtrenjtë unë i kuptoj, por Kosova me çmime është në regjion më e lira, pas Maqedonisë Veriore. Çmimet i ceka në Maqedoni sot sillen rreth 1 euro e 10 centë, ndërsa në shtete në regjion Shqipëri, Serbi është 1.80-90. Për standardin çfarë e kemi, çmimi kishte me qenë real 1 euro”, ka thënë ai.

Berjani theksoi se krizat globale dhe konfliktet e fundit nuk kanë ndikuar në ngritjen e çmimeve të naftës, por sipas tij, rritjet vijnë si pasojë e reduktimit të prodhimit në tregun ndërkombëtar.

“Luftërat të cilat kanë ndodhur, Amerika nuk ja jep atë mundësi e as atë kënaqësi askujt të rrit derivatet e naftës, nuk kanë ndikuar luftërat, por është vetëm reduktim i prodhimit të naftës kur ka reduktim e ceka më herët në mënyrë automatike ka edhe rritje të çmimeve në tërë globin”, ka thënë ai.

Berjani përgëzoi qeverinë Kurti për miratimin e Ligjit për Naftën, i cili ka kaluar pas më shumë se një dekade pritjeje, ai ka shtuar se ligji në fjalë ka bërë reformën e duhur në këtë sektor me uljen e kostove, përfshirë tarifat e licencimit dhe kalibrimit të pajisjeve.

Ai ka thënë se tani sektori i naftës në vend është në nivelin më të duhur i rregulluar, sipas tij me ligjet të cilat i ka Bashkimi Evropian.

Megjithatë, Berjani i bëri thirrje qeverisë që të vendosë kritere për ndërtimin e pikave të reja të karburanteve, duke u bazuar në standardet e BE-së për distancën minimale midis pikave.

“Sa i përket ligjit të naftës pas një dekade apo më shumë apo më shumë se një dekadë, 12 vite e kaloi kryeministri Kurti Ligjin e Naftës gjithashtu punën të cilën e ka bërë të mirë edhe Rozeta Hajdari këtë është për ta vlerësuar sepse u tentua nga ish-qeveritë, ish-ministrat u tentua që Ligji i Naftës të ketë vetëm dy tre persona të ketë një monopol, por që nuk u arritën. Ligji i naftës kaloj, sektori i naftës është në nivelin e duhur rast konkret një licencë më herët është paguar 2000-3000 euro, sot një licencë për import e paguajmë vetëm 50 euro, kështu kalibrimi i pishtoleve ka qenë 36 euro, tashmë paguhet 12 euro, që do të thotë sektori i naftës është në nivelin e duhur. Ne një kërkesë e kemi bërë tek kryeministri Kurti, kur prapë apelojë dhe kërkojë që ajo kërkesë të merret parasysh të mos lejohen të ndërtohet pika e karburantit pa kriter. Shoqata e Naftëtarëve nuk është kundër ndërtimit të pikave të karburantit, por kërkojmë që të këtë kritere siç është kriteri në Bashkimin Evropian, shembull po e marr largësia nëpër rrugë magjistrale 15km, komunale 10km  në autostradë 25klm. Ne ju kemi drejtuar me shkrim kryeministrit dhe besoj dhe shpresoj që do ta kemi një përgjigje pozitive”, tha Berjani për EO.

Ai po ashtu theksoi të gjitha kërkesat e naftëtarëve janë të aprovuara në qeverinë e Albin Kurtit.

“Të gjitha kërkesat në ligj janë parashikuar dhe janë në ligj, kështu që sektori i naftës është në nivelin më të duhur i rregulluar me ligjet i cili i ka Bashkimi Evropian”, ka thënë ai.

Alaudin Hamiti lëshon deklaratën bombë pak para spektaklit te Big Brother

Sot është Prime, dhe të gjithë janë me sy nga ky spektakël me shumë drama dhe ngjarje të reja.

Alaudin Hamiti, prezantuesi në fjalë ka publikuar një instastory duke zbuluar disa detaje pak para Prime-it.

Ai u shpreh se ” Do te kemi nje reagim nga jasht per situata qe ka ndodh edhe brenda edhe jashte shtepise, kush ka me reagu kuptojeni,,,,”

Duket se ky i fundit po paralajmëron një Prime të gjatë dhe me shumë drama./Kosovarja/

Në platformën eKosova shtohen edhe katër shërbime, kanë të bëjnë me…

Në platformën eKosova  ka lansuar edhe katër shërbime nga Ministri e Arsimit, Shkencës Teknologjisë dhe Inovacionit.

Në mesin e këtyre shërbimeve është edhe aplikimi për mbështetje financiare për studime master jashtë Kosovës.

Më poshtë i gjeni të plota shërbimet e reja që I janë shtuar kësaj platofme:

1.Mbështetje financiare për studentët në fushat e Shkencës, Teknologjisë, Inxhinierisë dhe Matematikës (STEM) të arsimit të lartë publik në Kosovë- https://ekosova.rks-gov.net/435;

  1. Mbështetje financiare për studentët e komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian për nivelin Bachelor 2024/2025- https://ekosova.rks-gov.net/434;
  2. Aplikimi për mbështetje financiare për studime master jashtë Republikës së Kosovë- https://ekosova.rks-gov.net/408;
  3. Bursa për studentët e nivelit bachelor dhe master dhe studentët me aftësi të kufizuara në Universitetet Publike të Republikës së Kosovës- https://ekosova.rks-gov.net/318;
Arbërie Nagavci merr vendim të ri për Doracakun e shumëpërfolur për edukimin seksual

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit njofton se ka nxjerrë vendim për rishikimin e Doracakut për edukim seksual dhe shëndet riprodhues.

Për procesin e rishikimit ministria do të formojë një komision me ekspertët më të kualifikuar në vend.

“Të ftuar do të jenë të gjitha palët relevante, përfshirë Këshillin e Prindërve të Kosovës. Ky proces do të kryhet në mënyrë profesionale, etike e transparente dhe me tërë përkushtimin që kërkon ligji dhe detyra.
Duke marrë parasysh shqetësimet e prindërve në adresë të ministrisë, sqarojmë edhe një herë që nuk ka kurrikulë të veçantë për edukim seksual e as tekste shkollore ku fëmijët mësojnë për edukimin seksual. Edukimi seksual synon t’i pajisë fëmijët dhe të rinjtë me njohuri të bazuara në fakte shkencore rreth shëndetit seksual dhe riprodhues dhe u ndihmon të kuptojnë ndryshimet trupore që ndodhin gjatë zhvilimit.
Lidhur me doracakun për mësimdhënës, prej vitit 2019 janë trajnuar më shumë se 2500 mësimdhënës. Deri tani nuk ka pasur asnjë shqetësim nga asnjë palë, përfshirë ekspertët shëndetësorë, psikologët, mësimdhënësit, drejtorët e shkollave, drejtoritë Komunale apo palë të tjera në lidhje me përmbajtjen e doracakut. Pra, nga asnjë mësimdhënës nuk është ngritur kurrë më parë kjo temë.
Ministria e Arsimit kujdeset me të gjitha resurset njerëzore për mirëqenien e fëmijëve në vendin tonë. Ndaj këtë proces të rishikimit do ta kryejmë me përgjegjësinë më të lartë etike dhe profesionale. Ndërkohë, Ministria e Arsimit kërkon nga të gjithë të përmbahen prej gjuhës tejet të papërshtatshme që po përdoret ditët e fundit.
Po ashtu, njoftojmë mësimdhënësit dhe prindërit se doracaku do të largohet nga përdorimi dhe nga faqja zyrtare e MASHTI-t deri në përfundim të rishikimit nga komisioni me ekspertët më të mirë në vend dhe të gjitha palët kompetente që i japin siguri e qartësi këtij procesi. MASHTI-i është institucioni i vetëm kompetent me autoritetin ligjor për këtë çështje. Në këtë linjë, çdo vendim jokompetent nga institucionet komunale nuk prodhon asnjë efekt juridik.
Së bashku do të bëjmë më të mirën për fëmijët tanë” thuhet në njoftimin e MASHTI-t.