div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged category category-lajme category-1 custom-background wp-custom-logo paged-625 category-paged-625 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Dy të plagosur në një incident me armë në fshatin Haraçinë

Pas raportimit në disa media vendase për incident me armë në Haraçinë, MPB ka dalë me detaje zyrtare.

“Dy persona kanë marrë lëndime nga armë zjarri në incidentin që ndodhi sonte në fshatin Haraçinë”, konfirmojnë nga MPB.

“Më 01.11.2024 rreth orës 19 nga Qendra urgjente Nëna Terezë në SPB Shkup është paraqitur se me plagë nga armë zjarri janë sjellë S.A. dhe A.A. nga f. Haraçinë. Sipas paraqitjes, drejt tyre, në f. Haraçinë është shtënë me armë zjarri nga ana e dy personave të cilët kanë qenë në automjet të llojit ‘Audi’”, theksojnë nga MPB.

Po ndërmerren masa për ndriçimin e rastit.

Tetë të vdekur pas shembjes së strehës së stacionit hekurudhor në Serbi

Tetë persona kanë vdekur dhe dy të tjerë janë lënduar pasi është shembur streha e stacionit hekurudhor në Novi Sad të Serbisë, tha ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiq.

Dy persona ende janë të bllokuar nën rrënoja dhe Daçiq tha se ekipet e shpëtimit po tentojnë që t’i nxjerrin nga aty.

Aktualisht, afër 80 pjesëtarë të ekipeve të shpëtimit janë në vendin e ngjarjes.

Kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviq, tha se kjo është një nga ditët më të vështira në historinë e pasluftës të Novi Sadit.

“Ne do të insistojmë që të gjithë përgjegjësit të gjenden dhe ata që janë përkujdesur për gjendjen e kësaj strukture dhe të kësaj ndërtese të mbahen përgjegjës”, tha kryeministri serb.

Ai tha se streha që u shemb ishte ndërtuar në vitin 1964, raporton REL.

Ky stacion hekurudhor ishte ndërtuar më 1964. Më 2024, pas rikonstruktimit për tre vjet, ky stacion u hap sërish. Më 5 korrik, në hapjen e objektit të rindërtuar kishte marrë pjesë edhe ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Goran Vesiq, kryetarja e Qeverisë Krahinor Maja Gojkoviq dhe kryetari i Komunës së Novi Sad, Millan Gjuriq.

Infrastruktura e Hekurudhave të Serbisë bëri të ditur se streha që u shemb “nuk ka qenë subjekt i rindërtimit në kuadër të punimeve për rinovimin e objektit të stacionit në kuadër të projektit të ndërtimit të linjës së shpejtësisë së lartë Novi Sad-Suboticë”.

Siç u tha në njoftimin e kësaj kompanie, në kuadër të rikonstruksionit është punuar në pjesën e brendshme e stacionit, çatisë dhe fasadës sipër dhe poshtë strehës.

Thaçi dhe të tjerët”, Specialja jep lajmin e fundit

Zyra e Prokurorit të Specializuar ka bërë të ditur se në rastin “Thaçi dhe të tjerët” i ka larguar 12 dëshmitarë.

Sipas njoftimit, ZPS-ja njoftoi sot se nuk do të mbështetet më në dëshmitë e 12 dëshmitarëve, e gjithashtu do t’i paraqesë deklaratat e tetë dëshmitarëve me shkrim.

“Siç ishte bërë e ditur gjatë konferencës për ecurinë e çështjes më 1 tetor, për të cilën informuam këtu, ZPS-ja njoftoi sot, më 1 nëntor, se nuk do të mbështetet më në dëshmitë e dymbëdhjetë dëshmitarëve. Gjithashtu, ZPS-ja do t’i paraqesë deklaratat e tetë dëshmitarëve me shkrim në vend të dëshmive të drejtpërdrejta në gjykatë”, thuhet në njoftim.

Abrashi akuzon opozitën: Gjuriqi bëri thirrje të mos votohet Kurti, po kërkon të kthehet koha prapa

Artan Abrashi, deputet i VV-së, ka shkruar një status, në të cilën ka komentuar opozitën.

Në fakt, Abrashi ka bërë një akuzë ndaj partive opozitare, duke pretenduar se Serbia po kërkon të kthehet koha prapa.

Tutje, Abrashi shkroi se “ata juve po ju lypin, edhe nga OKB-ja madje”.

Statusi i plotë:

“ATA JUVE PO JU LYPIN, EDHE NGA OKB MADJE

Thirrja e Gjuriqit në Këshill të Sigurimit ishte thirrja e fundit e sikletit në Beograd që ekziston tash e 4 vite. Në çdo paraqitje të Serbisë ata kanë kërkuar që koha në Republikën e Kosovës të kthehet mbrapa.

Serbia, përmes Gjuriqit në OKB, bëri thirrje të hapur që të mos votohet Albin Kurti, ndërkaq Vuçiq më parë deklaronte se me kë mund të merrej vesh e më kë.

Situata në Kosovë kurrë nuk ka qenë më e qartë dhe mirë që është kështu” – ka shkruar Abrashi.

Thellohet bilanci tragjik nga përmbytjet në Spanjë, ja sa ka shkuar numri i të vdekurve

Spanja po përballet me shifra tronditëse të viktimave si pasojë e përmbytjeve që ndodhën në zonën e Valencias.

Sipas CNN deri më tani numri i viktimave është 202, ndërsa vijojnë kërkimet për të zhdukurit.

Stuhia përmbyti qytete dhe rrugë, bëri që lumenjtë të dilnin nga shtratet dhe lanë mijëra banesa pa energji dhe ujë të rrjedhshëm.

Valencia pa reshjet e saj më të mëdha në 28 vjet, teksa banorët u gjetën në befasi dhe të bllokuar në bodrumet dhe katet e poshtme të ndërtesave.

Projektligji i rrezikshëm ndaj Kosovës, analisti Raci apelon të sanksionohet qeveria serbe!

Qeveria e Serbisë ka miratuar Projektligjin për organizimin dhe kompetencën e autoriteteve gjyqësore në ndjekjen e veprave penale të kryera në territorin e Kosovës.

Miratimi i këtij ligji ishte paralajmëruar nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në mesin e shtatorit, duke thënë se prokuroria speciale dhe trupi gjykues special “do të ndjekin penalisht të gjithë ata që marrin pjesë në persekutimin e popullatës serbe” në Kosovë.

Lidhur me këtë, ka reaguar analisti Gazmir Raci. Sipas tij, Serbia duhet të anulojë projektligjet për Kosovën, pasi ato shkelin Marrëveshjet e Brukselit dhe Planin Franko-Gjerman, duke penguar integrimin evropian të Ballkanit Perëndimor.

“Ajo meriton sanksione të ashpra për të kuptuar pasojat”, është shprehur ai.

Ndryshe, Qeveria e Serbisë më 28 tetor, zgjidhjet e propozuara ligjore parashikojnë që juridiksionin në lëndët penale në shkallë të parë ta kenë Prokuroria e Lartë Publike dhe Gjykata e Lartë në Beograd, ndërsa për procedurën në shkallën e dytë publiku i Apelit. Prokuroria dhe Gjykata e Apelit në Beograd.

Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) është pajtuar me qëndrimin e Bashkimit Evropian se projektligji i Serbisë që pretendon juridiksion ligjor në Kosovë shkel detyrimet e dialogut Kosovë- Serbi.

Kështu ka deklaruar zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Mattheë Miller, në një postim në rrjetin social “X”, transmeton Telegrafi.

“Ne pajtohemi me BE-në se projektligji i Serbisë që pretendon juridiksion ligjor në Kosovë shkel detyrimet e dialogut. Kosova dhe Serbia secila duhet të zbatojnë marrëveshjen e vitit 2023 duke përfshirë ASM-në dhe zgjidhjet e dialogut për të gjithë qytetarët, përfshirë serbët në Kosovë”, ka pohuar ai.

Moment i frikshëm, aeroplani dështon të ulej nga era e madhe që po fryente (Pamje)

Një aeroplan në aeroportin Taoyuan pati probleme me uljen pasi Tajvani u godit nga një tajfun më i rëndi gjatë 30 vjetëve të fundit.

Starlux JX871 po udhëtonte nga Okinawa në Taipei, por pas përpjekjes së parë të dështuar për t’u ulur, iu desh të qarkullonte përsëri në aeroport dhe u ul në një përpjekje të dytë.

Mbi 500 fluturime u anuluan në të gjithë Tajvanin.

Administrata Meteorologjike e Tajvanit tha se ishte tajfuni më i madh që goditi ishullin që nga viti 1996.

Publikohen pamjet e rënda nga krimi që tronditi Shqipërinë, trupat e pajetë të shtrirë në tokë (VIDEO)

Qyteti i Shkodrës është tronditur ditën e mërkurë nga një atentat i armatosur, si pasojë e të cilit humbën jetën tre persona, një prej tyre qytetare e rastësishme në vendin e ngjarjes.

Top Channel ka publikuar pamjet e rënda nga ngjarja, ku shihen të shtrirë në tokë trupat e pajetë.

Nga ky atentat mbeti i vrarë Hamza Lici, vëllai i Ibrahim Licit, dhe Arlind Bushati, djali i ish-kandidatit të PD për bashkinë Shkodër, Xhemal Bushati.

Po ashtu humbi jetën një grua dhe u plagos burri i saj, të cilët ishin duke udhëtuar me motor në momentin e atentatit.

Policia ende nuk ka arritur t’i kap të dyshuarit, ndërsa dyshohet se kanë qenë tre persona.

Aksidenti në Viti, ky është i riu që humbi jetën

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmë pas menatës në rrugën Kllokot – Viti, ku për pasojë një person ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i lënduar.

I riu që humbi jetën në këtë aksident është Besnik Kurteshi nga Vitia.

Sipas informacioneve të para, Kurteshi ishte pasagjer në një veturë e cila u vetaksidentua rreth orës 01:15 mëngjesin e hershëm të së premtes.

Vdekjen e tij e konstatuan ekipet mjekësore në vendin e ngjarjes.

Aksident i rëndë përsëri në rrugët e Kosovës, një i vdekur dhe një i lënduar

Një person ka humbur jetën në një aksident trafiku që ka ndodhur pak pas mesnatës në rrugën Kllokot Viti, transmeton IndeksOnline.

Viktima ishte pasagjer në një veturë, e cila është vetërrokullisur dhe ka përfunduar jashtë rrugës.

Aksidentin e ka konfirmuar për Indeksonline, zëdhënësi i Policisë Rajonale të Gjilanit, Ismet Hashani.

“Ju njoftoj se me datën 01.11 2024, rreth orës 01:15 ka ndodhur një vetaksident trafiku në aksin rrugor Kllokot-Viti. Dyshohet se ngasësi i automjetit me targa vendore ka humbur kontrollin mbi automjetin, dalë jashtë rrugës dhe është rrokullisur. Si pasojë, pasagjeri i mjetit nga lëndimet e marra ndërron jetë në vendin e ngjarjes. Vdekjen e viktimës e ka konfirmuar mjeku”, ka thënë Hashani.

Mësohet se edhe drejtuesi i mjetit ka pësuar lëndime trupore për të cilat është duke u trajtuar në Spitalin Rajonal në Gjilan.