div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged category category-lajme category-1 custom-background wp-custom-logo paged-639 category-paged-639 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
‘Tmerrohen’ serbët, pasi u hakua billbordi shihet shqiponja dykrenare duke kap për fyti atë serbe

Serbia është zgjuar e tronditur këtë të shtunë.

Kjo pasi, siç raporton B92, në një billbord të qytetit të Valevës (Valjevo), Serbi, është shfaqur një imazh i cili paraqet flamurin serb në një çosh dhe në anën tjetër shqiponjën dykrenare shqiptare në prapavijë të kuqe dhe me plisa në kokë, e cila e ka kapur për fyti shqiponjën serbe.

Fotografia është publikuar në Instagram në faqen “valjevo_live”.

“Billbordi në qendër të qytetit. Besohet se është hakuar dhe se kjo është një prej provokimeve”, shkruan në njoftim.

Ndërkaq, në komentet e këtij postimi, është paraqitur një person që pretendon se është pronar i billbordit në fjalë.

“Jam pronari i billbordit i cili mbrëmë është hakuar. Me të marrë vesh, e kam fikur të njëjtin, ndërsa rasti do të raportohet te organet kompetente”, ka shkruar ai.

E dhimbshme: Ky është i riu nga Peja që humbi jetën në aksidentin tragjik në Rozhajë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në Rozhajë të Malit të Zi, ku një i ri nga Peja ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti tragjik.

I riu nga Peja i cili ka vdekur si pasojë e këtij aksidenti është Benjamin Lajqi.

Lajmin për vdekjen e tij e kanë konfirmuar edhe familjarët përmes postimeve në rrjetet sociale.

Aksident i rëndë në Rozhajë, humb jeten i riu nga Kosova

Një aksident i rëndë mes dy veturave ka ndodhur të premtën rreth orës 21:20 në Rozhajë të Malit të Zi.

Si pasojë e këtij aksidenti një person ka humbur jetën.

Indeksonline ka mësuar se personi që humbi jetën është nga qyteti i Pejës, Benjamin Lajqi.

Bashkë me Benjaminin ishte edhe gruja e tij, që sipas mediave të huaja është në gjendje të rëndë.

Më poshtë mund të shihni pamje nga ky aksident tragjik.

‘Fenomen i rrallë’, vajzat i mbushin duart me shkronjën F, shkak biznesmeni Fisnik Syla

Biznesmeni i njohur, Fisnik Syla, është bërë një figurë qendrore në diskursin publik dhe mediatik, duke tërhequr vëmendjen e shumë ndjekësve me stilin e tij të jetesës dhe aktiviteteve të shumta në rrjetet sociale.

Pjesë e këtij trendi të ri është një fenomen befasues që ka marrë hov në Instagram, ku shumë vajza po e zbukurojnë dukjen e tyre duke mbushur duart me shkronjën “F” – shkronja e parë e emrit të tij.

Ky fenomen ka filluar si një mënyrë për të shprehur admirimin ndaj Fisnik Sylës, por ka evoluar në një sfidë të veçantë dhe një formë identifikimi mes ndjekësve të tij.

Në disa video të publikuara nga vetë biznesmeni, mund të shohim vajza të ndryshme që e realizojnë këtë veprim, duke krijuar një lëvizje që është bërë virale brenda një kohe të shkurtër.

Trendët e tilla shpesh reflektojnë një marrëdhënie unike midis figurave publike dhe ndjekësve të tyre, dhe Fisnik Syla nuk bën përjashtim. Ai është bërë një simbol i suksesit dhe luksit, dhe ndjekësit e tij femra e shohin si një frymëzim për të arritur standarde të larta në jetën e tyre.

Kjo ka nxitur shumë nga ato që të krijojnë një lidhje më personale me të, duke e përdorur shkronjën “F” si një mënyrë për të shprehur këtë admirimin.

Shiko videon:

Video KËTU

Pesë gjëra që duhet të dini për liderin e Hamasit

SHBA dhe liderë të tjerë botërorë po këmbëngulin sërish në arritjen e një marrëveshjeje të armëpushimit dhe lirimin e pengjeve të mbetura në Gaza, pas vdekjes së liderit të Hamasit, Yahya Sinwar.

Ky i fundit, që besohej nga Izraeli të ishte arkitekti kryesor i sulmit të 7 tetorit, u vra gjatë një operacioni në Rripin e Gazës, tha ushtria izraelite.

Hamasi ende nuk ka komentuar vrasjen e 62-vjeçarit, shkruan cnn.

Lideri i Hamasit, Yahya Sinwar, i cili besohet të jetë një nga arkitektët e sulmit terrorist të 7 tetorit 2023 dhe njeriu më i kërkuar nga Izraeli, u vra në Gaza të mërkurën, sipas ushtrisë izraelite.

Pesë gjëra që duhet të dini për Sinwarin

1. Sinwar lindi në një kamp refugjatësh në vitin 1962 në Khan Younis, në jug të Gazës. Familja e tij u shpërngul nga fshati palestinez Al-Majdal – tani qyteti izraelit Ashkelon – gjatë luftës arabo-izraelite.

2. Ai iu bashkua Hamasit në fund të viteve 1980 dhe u ngjit shpejt në radhët e tij. Ai themeloi degën e inteligjencës ndërkombëtare të sigurisë së Hamasit, Majd. Ai gjithashtu shihej nga disa si një udhëheqës politik pragmatik: Në vitin 2017, Hamasi zgjodhi Sinwarin si shefin politik të organit kryesor vendimmarrës, Byrosë Politike, në Gaza. Si udhëheqës politik i grupit, Sinwar u përqendrua në marrëdhëniet e jashtme të grupit, duke krijuar lidhje të rëndësishme me fuqitë arabe rajonale. Në muajin gusht, Sinwar u bë një nga udhëheqësit më të lartë të Hamasit pasi paraardhësi i tij, Ismail Haniyeh u vra në kryeqytetin iranian, Teheran.

3. Sinwar u burgos në Izrael pasi mori katër dënime të përjetshme në vitin 1988. Ai tha se kaloi vitet në burg duke studiuar armikun e tij, përfshirë mësimin e gjuhës hebraike përmes Universitetit të Hapur. Në vitin 2011, ai u lirua si pjesë e një shkëmbimi të të burgosurve.

4. Në vitin 2015, Sinwar u cilësua si terrorist global nga Departamenti Amerikan i Shtetit dhe Bashkimi Evropian. Në vitet e fundit, ai është sanksionuar nga Mbretëria e Bashkuar dhe Franca.

5. Në vitin 2018, nën drejtimin e Sinwarit, Hamasi nisi fushatën, “Marshi i Kthimit”, ku banorët e Gazës protestuan çdo javë pranë kufirit izraelit, duke kërkuar që Izraeli të heqë bllokadën e tyre dhe t’u japë palestinezëve të drejtën për t’u kthyer në fshatrat dhe qytetet e tyre stërgjyshore.

Në një intervistë të rrallë me një gazetar italian në vitin 2018, Sinwar shprehu gatishmërinë e Hamasit për të gjetur një zgjidhje politike, duke thënë se “një luftë e re nuk është në interesin e askujt”.

Humolli: Kurti është kopje e Rugovës dhe Thaçit

Deputeti i pavarur, Fatmir Humolli ka thënë se kryeministri Albin Kurti është një kopje e Ibrahim Rugovës dhe e Hashim Thaçit.

Humolli tha se kopja është gjithmonë më e keqe se origjinali.

“Kopja del gjithmonë më e keqe se origjinali. Ibrahim Rugova ka qenë origjinal. Hashim Thaçi ka qenë origjinal. E tash Albin Kurti është kopje e këtyre dyve, dhe del shumë më keq”, deklaroi Humolli, në “DTP te Fidani” në Klan Kosova.

Ai akuzoi kryeministrin Kurti se po i godet vlerat kombëtare, teksa tha se interes për këtë goditje ka vetëm shteti serb.

“Ai po e godet arsimin, sindikatat e punëtorëve, minatorët e Trepçës, veteranët e luftës. Më lehtë bashkëpunon me Mimozën (Kusari-Lila) sesa me mua. Dhe nëse ky mos respekt ndaj kësaj vlere, atëherë është normale që ka goditje nga faktori ndërkombëtar. Dhe faktori ndërkombëtar, kur e sheh që ka hapësirë për të vepruar, ai vepron. Albin Kurti u ka dhënë hapësirë për veprim”, deklaroi Humolli.

E dhimbshme: Vdes ish-ushtari i UÇK-së

Ka ndërruar jetë ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Hoxha.

Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë familjarët, që treguan dhe orën e vendin e ceremonisë së varrimit.

I ndjeri u varros në fshatin e tij të lindjes, në Nekoc të Drenasit, nën përcjelljen e pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

FOTO:

Kurtit i shkon në derë edhe zyrtari i Nismës, ‘i kërkon punë’

Ish-kandidati për kryetar të Komunës së Podujevës nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Xhemajl Hasani, ka kërkuar takim me kryeministrin Albin Kurti për të kërkuar punë.

Nga zyrtarët policor, Hasani u njoftua se kryeministri Kurti nuk gjendet në Kosovë.

“Arsyeja është se siç je i në dijeni para pak ditësh kryeministri Kurti në një takim me mërgimtarë në diasporë që ju ka thënë se kushdo që vjen dhe kërkon punë, dërgoni direkt tek unë, kam qenë në shumë vende dhe kushërinjtë më kanë sugjeruar që të vijë tek kryeministri me kërkuar punë se jam i papunë”.

“Erdha insistova që të takohem me të por nuk mujta. Unë i inkurajon të gjithë ata që janë papunë dhe të bëhet rendi deri tek ‘Xhamia e Llapit’ dhe me ardhë e me i adresuar shqetësimet e tyre”, u shpreh Hasani, teksa shtoi se do të insistojë që të takohet sërish me Kurtin.

Gjatë një takimi me mërgimtarë në Gjermani, kreu i ekzekutivit i inkurajonte ata që për “punë t’i drejtonte në Qeveri”.

“Kur iu thojnë po du me ardhë në Gjermani se në Kosovë s’ka vende pune, veç i çoni drejt te unë”, deklaronte Kurti.

Gjatë ditës së sotme, Zyrës së kryeministrit ia mësynë edhe dy studente për të kërkuar punë.

Ekipi mbrojtës i Hashim Thaçit kërkon praktikantë, ftohen studentët të aplikojnë
Ekipin mbrojtës i ish-presidentit Hashim Thaçi, i cili po gjykohet në Hagë, ka publikuar një shpallje për të interesuarit që dëshirojnë të bëjnë praktikë.
Ekskluzive/ Prona e një serbi “mollë sherri” për rrahjen brutale në Pejë

Rreth orës 13:30, në qendër të Pejës ndodhi një rrahje e rëndë.

Në pamjet e siguruara nga portali ynë vihen re dy persona teksa shqelmojnë dhe godasin me shufra një viktimë.

Burime të IndeksOnline pohojnë se deri te ky konflikt ka ardhur pasi palët kishin mosmarrëveshje lidhur me një pronë, e cila ishte në pronësi të një serbi. Palët e përfshira në konflikt janë kacafytur për shkak të kontestimit se cili është blerësi i pronës një fjalë.

Viktima dhe të pandehurit janë shqiptarë.

Në anën tjetër, nga policia është bërë e ditur se dy të dyshuarit janë arrestuar dhe janë dërguar për intervistim.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, pohoi se me rastin është duke u marrë sektori i hetimeve rajonale.

Rastin për IndeksOnline e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi.

“Dy persona janë arrestuar, ndërkaq viktima është dërguar për tretman mjekësor në spitalin rajonal të Pejës. Aktualisht, të dyshuarit janë duke u intervistuar nga hetuesit policor, ku më pas, me urdhër të Prokurorit të Shtetit do të ndalohen për 48 orë. Njëkohësisht, do të merren masat ligjore, brenda afateve të caktuara ligjore” deklaroi Nikçi./IndeksOnline/

PAMJE: Rrahet brutalisht një person nga dy të tjerë, e pësojnë keq të dyshuarit