div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged category category-lajme category-1 custom-background wp-custom-logo paged-648 category-paged-648 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Tragjedi në Fushë Kosovë – Gruaja bie nga ndërtesa dhe humb jetën

Një incident i rëndë ka ndodhur sot në lagjen Bresje të Fushë Kosovës, ku një grua ka rënë nga lartësia e një ndërtese, e cila ka humbur jetën, raporton Gazeta Sinjali.

Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënsja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 16:20, kemi pranuar informatën se një person (femër) ka rënë nga një objekt në rrugën “Tahir Zemaj”, në Fushë Kosovë dhe e njëjta ka vdekur. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vend ngjarje”, ka thënë Ahmeti.

“Policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen si dhe po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, shtoi ajo.

Bie nga kati i nëntë një person në Fushë Kosovë

Një person ka rënë nga kati i nëntë i një ndërtesë në Fushë Kosovë.

Lexues të Gazetës Insajderi kanë dërguar pamje nga vendi i ngjarjes.

Nga pamjet shihet se prezent janë ekipet mjekësore si dhe policia e Kosovës.

Dyshohet se personi ka humbur jetën por kjo ende nuk është konfirmuar për Gazetën Insajderi.

Abdixhiku me propozim për qeveri tranzicioni – por kush do e udhëheqë?

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka propozuar krijimin e një qeveri të tranzicionit deri në zgjedhjen e presidentit të ri, në të cilën do të merrnin pjesë të gjitha partitë.

Ai u pyet në një konferencë për media se kujt do t’i takonte posti i kryeministrit në një qeveri të tillë.

“Shiqo, ne duhet të ulemi në tavolinë dhe të flasim për atë çështje”, tha ai.

Abdixhiku tha se kryeministri duhet të jetë “unifikues”, ashtu si edhe ministrat.

“E para, le të nisim një proces që nis zhbllokimin e krizës së tanishme dhe krijon një momentum të mirë për Republikën e Kosovës brenda një afati të shkurtër, por duhet të jetë kryeministër unifikues dhe kabinet me ministra unifikues, e jo fare polarizues”.

Vjen reagimi i parë nga VV pas propozimit të LDK’së

Lidhja Demokratike e Kosovës i është përgjigjur letrës së Kurtit duke vlerësuar se e kanë të pamundur bashkëpunimin me VV’në.

Megjithatë të njëjtit, propozuan një qeveri gjithëpërfshirëse deri në zgjedhjen e Presidentit vitin e ardhshëm.

Pas kësaj, ka ardhur reagimi i parë i VV’së.

Halil Thaçi, deputet i kësaj partie ka thënë për Periskopin se “nuk beson se duhet të ketë një qeveri gjithëpërfshirëse”.

“Në parim si parti fituese i kemi hap dyert për LDK në këtë rast, po shihet se unë personalisht mendoj se as renin t’i prijë apo të bëhet pjesë e qeverisë nuk e ka. Sido që të jetë të gjitha këto i jep zëdhënësi i VV’së. Nuk besoj që duhet të ketë një qeveri gjithëpërfshirëse”, ka thënë ai për Periskopin.

 

 

 

“Në parim si parti fituese i kemi hap dyert për LDK në këtë rast, po shihet se unë personalisht mendoj se as renin t’i prijë apo të bëhet pjesë e qeverisë nuk e ka. Sido që të jetë të gjitha këto i jep zëdhënësi i VV’së. Nuk besoj që duhet të ketë një qeveri gjithëpërfshirëse”, ka thënë ai për Periskopin.

“Qeveria tranzitore merr formë”: Ky është lideri i parë që i bashkohet propozimit të LDK-së

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka bërë një hap drejt krijimit të një qeverie të tranzicionit .Ai ka bërë të ditur se ka marrë aprovimin e parë për këtë ide nga lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Në një konferencë për media të mbajtur sot, Abdixhiku tha se i ka njoftuar partitë politike shqiptare për këtë ide dhe se ideja e tij është duke u shqyrtuar nga disa prej tyre, si nga AAK.

“Mund të them që z. Haradinaj sapo më shkroi pas dhe pranoi një ide të tillë”, deklaroi Abdixhiku para gazetarëve, duke lënë të kuptohet se koalicioni për një qeveri të tranzicionit mund të jetë më afër se kurrë më parë.

LDK-ja propozon qeveri të tranzicionit

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka propozuar qeveri të tranzicionit.

Ky propozim vjen pas ftesës së Albin Kurtit, për koalicionin LVV-LDK, transmeton Telegrafi.

“Kam marrë një letër nga kryetari i VV-së dhe i nxitur nga konsiderata për votuesit e VV-së, kam ndjerë nevojën që t’i përsëris qëndrimet dhe bindjet tona mbi çështjet qe janë ngritur mbi atë. LDK-ja duke parë stagnimin 4-vjeçar, e kam fjalën për aleancat e rrezikuara, rrezikimin e sigurisë nacionale… E kam vlerësuar të pamundur bashkëpunimin me z.Kurti. Por sot vendi është në krize te thellë institucionale, pikërisht për shkak të partisë së parë. Dhe zgjidhjen nga kjo bllokadë LDK-ja e konsideron të domosdoshme. Propozojmë nisjen e një procesi të ri politik. Në përputhshmëri me këtë LDK-ja propozon nisjen e këtij procesi me të gjitha partitë për nisjen e një qeverie nacionale te tranzicionit”, ka deklaruar ai.

Abdixhiku ka ftuar të gjitha partitë që të bëhen bashkë dhe të ofrojnë zgjidhje.

“Një qeveri me afat të caktuar, deri në zgjedhjen e presidentit të ri”, theksoi Abdixhiku.

Në konferencën për media, ai ftoi Kurtin dhe liderët tjerë politikë për një takim rreth kësaj nisme.

Ai pohoi se kjo do të ishte një qeveri me afat të shkurtër, derisa tha se duhet krijuar qeveria në mënyrë që të shkohet në zgjedhje.

“Qëndrimi i LDK-së është i pandryshuar, pavarësisht a vjen një letër apo disa. Nuk e kam ndërmend ta tradhtoj votuesin e LDK-së. Votuesit tanë le të ndihen të qetë, pra po flas vetëm për një zgjidhje në mes të krizës”, ka pohuar ai.

Puna i mori jetën: Ky është i riu nga Kosova që vdiq në Milano

Një 24-vjeçar nga Kosova, ka gjetur vdekjen në vendin e punës së tij, në Milano.

Merret vesh se ai është Endrit Ademi, dhe siç raporton media italiane “La Repubblica”, kosovari ka rënë nga kati i tretë i skeleve.

Ai po punonte në një kantier ndërtimi për rinovimin e ndërtesës në numrin 39 të rrugës Bassini.

LDK merr vendim për ftesën e Kurtit

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka refuzar e ftesën e Kurtit për një koalicion mes LDK’së dhe VV’së, shkruan Insajderi

Ai në një konferencë për media tha se LDK ka qëndrime të qarta sa i përket bashkëpunimit me VV-në.

“LDK ka garuar në zgjedhje me qëndrime të qarta për bashkëpunim. E kemi vlerësuar për jo bashkëpunimin”.

E dhimbshme: Kjo është 15-vjeçarja që u vřą sot nga babai i saj në Prizren

Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në orët e para të mëngjesit, në rrugën “Shote Galica” në komunën e Prizrenit, ky një person e ka vrarë me thikë vajzën e tij, teksa lëndime me mjet të mprehtë i ka shkaktuar edhe vajzës tjetër dhe vetes, me çrast ka mbetur e lënduar edhe bashkëshortja, raporton GazetaDemos.

Viktima e kësaj tragjedie, është Silan Gorenç, e cila i takon moshës 15-vjeçare.

E lënduara tjetër, po ashtu e moshës së mitur, momentalisht është në gjendje të rëndë shëndetësore, dhe e njëjta është duke u trajtuar në QKUK në Prishtinë.

I dyshuari i këtij krimi, është shtetasi turk me banim të përkohshmë në Prizren, 44-vjeçari me inicialet M.G.

Siç merr vesh Demos nga Policia e Kosovës, në telefonatën e pranuar, një person kishte raportuar se në rrugën e lartëcekur njëra nga të plagosurat nuk po mundte ta merrte ndihmën mjekësore nga emergjenca, pasi i dyshuari i krimit ishte ende me thik në dorë.

Me këtë rast, PK-ja ka nisur në atë drejtim edhe katër parulla tjera policore shtesë.

Me intervenimin e tyre është arritur që dorasi të lokalizohet dhe të bie në prangat e Policisë.

Letra e çuar në LDK me kërkesën për koalicion, Kurti i thotë disa fjalë para mediave

Kryeministri i vendit, Albin Kurti është përgjigjur sot shkurt nëse pret përgjigje pozitive nga Lidhja Demokratike e Kosovës, pas letrës së dëguar për mundësi koalicioni.

Kurti i cili ishte në Gjilan për vendosjen e një gurthemeli të objektit për banim të përballueshëm tha se çështje të tilla janë të Prishtinës.

“Ato janë çështje të Prishtinës, këtu jemi për banim”, tha shkurt Kurti.

Më pas, ai u pyet nga mediat nëse “opozita po e zvarritë konstituimin nga frika se më pas LVV-ja do të formojë qeverinë e re”.

“Nuk është kollaj të analizojmë frikën e opozitës, edhe kjo është punë për analistë. Unë kryeministër, vazhdojmë tutje ose vazhdojmë tutje”, tha Kurti duke qeshur.

Konstituimi i Kuvendit ka dështuar për të njëmbëdhjetën herë me radhë, ndërsa seanca e radhës pritet të mbahet nesër.