div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged category category-lajme category-1 custom-background wp-custom-logo paged-653 category-paged-653 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Guri i LDK-së godet Vetëvendosjen: Do të ndajmë pampersa edhe për premtimet tuaja

Kryetari i Forumit Rinor të LDK-së, Paris Guri, ka shkruar lidhur me reagimet që janë bërë nga figura të partisë në pushtet lidhur me premtimin e Lumir Abdixhikut për përkrahjen e të sapolindurve me pelena e qumësht falas.

LEXO EDHE:

Guri me ironi ka shkruar se LDK përveç që do të ndajë pelena për foshnjet, do të ndajë edhe për premtimet e Lëvizjes Vetëvendosje.

“Nga pampersat që do t’i sigurojmë për cdo të sapolindur, i ndajmë edhe do për premtimet e juja”, ka shkruar Guri.

Kurti dhe ministri i jashtëm arab flasin për mundësinë e investimeve në Kosovë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, u mirëprit në një takim në New York nga zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme të Emirateve të Bashkuara Arabe, Abdullah bin Zayed bin Sultan Al Nahyan.

 

Përgjatë bashkëbisedimit, kryeministri Kurti i falënderoi Emiratet e Bashkuara Arabe për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës. Diskutuan mbi fuqizimin e bashkëpunimit dhe rritjen e marrëdhënieve ekonomike mes dy vendeve.

Kurti theksoi avantazhet që ofron Kosova si destinacion i përshtatshëm dhe i volitshëm për investime dhe ambientin e të bërit biznes, duke i ftuar kompanitë që të vijnë ta njohin më gjerë vendin tonë e të investojnë në fusha me interes të përbashkët.

Ai e njoftoi ministrin arab edhe me përpjekjet e avancimin e shtetit tonë drejt energjisë së gjelbër e të ripërtërishtme, veçanërisht ankandin e suksesshëm të zhvilluar e ato të ardhshme që priten këtë vit, si një mundësi e mirë për investitorët.

Një drenicas u konvertua sot në fenë katolike

Sot në kishën Shën Abrahami në Llapushnik të Drenasit, një banorë i lagjes Nikaj të kësaj Komunr ka vendosur ta ndërrojë fenë e tij. Ai është konvertuar në fene katolike.

LEXO EDHE:

Njoftimi është bërë nga Kisha e Llapushnikut nëpërmjetë rrjetit social “facebook”.

”Edhe një burrë i Nikajve të Drenicës i kthehet rrënjëve të të parëve tanë. Urime Gjon Nika!”, thuhet në njoftimin e tyrë në facebook.

LAJM I MIRË: Gjendet i riu, u shpall i zhdukur

Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim ka njoftuar se këtë të shtune, bashkë me policinë kanë marrë pjesë në një operacion kërkimi pasi janë njoftuar për humbjen e një personi nga fshati Veriq i Istogut.

Në njoftim thuhet se pas një kërkimi intensiv dhe të organizuar mirë, personi i humbur është gjetur afër fushës së futbollit nga ana e Policisë së Kosovës.

“Operacioni ka përfunduar me sukses dhe falënderojmë të gjithë ata që morën pjesë dhe kontribuuan në këtë aksion”, thuhet në njoftimin e ShKKSh-së.

Për shëndetin e personit nuk është bërë e ditur nga ShKKSh-ja.

Zhduket i riu, familja kërkon ndihmë për gjetjen e tij

Nuk ndalet Rrahman Jashari, paralajmëron për të hënën këtë veprim

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës ka bërë të ditur se të hënën do të dorëzojë në kuvend nënshkrimet dhe shkresat tjera përcjellëse të nismës qytetare për miratimin e Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për skemat pensionale.

LEXO EDHE: 

Në njoftimin e SBASHK-ut thuhet se në lidhje me këtë nismë, janë mbledhur mbi 20 mijë nënshkrime.

“Ju informojmë se të hënën, më 30 shtator, në orën 10 e 30, do të jemi te Parlamenti i Kosovës për t’ia dorëzuar në mënyrë solemne 20.458 nënshkrimet dhe shkresat tjera përcjellëse të nismës qytetare për miratimin e Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04L-131 për skemat pensionale të financuara nga shteti, të ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 08L- 248, kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca dhe anëtarëve të Kryesisë së Kuvendit”, thuhet në njoftimin e SBASHK-ut.

E dhimbshme: Ndërron jetë i riu nga Peja

Ka ndëruar jetë sot personi që kishte rënë nga ballkoni i banesës së tij në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Pejë, me 4 shtator të këtij viti.

LEXO EDHE:

Bëhet fjalë për, Trim Sylqa 33 vjeçar.

Vdekjen e të riut e ka konfirmuar vëllai i të ndjerit Ylli Sylqa, përmes një postimi në facebook.

“Vëllau ynë i dashur. Sot ne të humbëm pas një beteje jo të leht për ty. Ishe i veçant dhe të tillë do të kujtojm deri në frymën tonë të fundit. Allahu të shpërbleft me Xhennet ma i dashuri jonë”, ka shkruan ai.

Rama ndanë pjesën e fjalimit në OKB: Të fala atyre prej Kosove që më shajnë me nanë e babë si “vëllaun e Vuçiqit”

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka shpërndarë sot një pjesë të fjalimit të tij në mbledhjen e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, ku ka folur për pavarësinë e Kosovës si një realitet të pakthyeshëm dhe si vend me një perspektivë të qartë evropiane.

LEXO EDHE

Rama në profilin e tij në ‘facebook’ me ironi ka shkruar se “kështu flet një tradhtar i vërtetë i Kosovës” duke thumbuar të gjithë ata të cilët në vazhdimësi e kanë kritikuar për raportin e tij me presidentin serb, Aleksander Vuçic.

Rama ka thënë se iu dërgon të fala të gjithë atyre në Kosovë që e kanë sharë me nënë e babë si “Vëllain e Vuçiqit”.

“ Ja si flet një tradhëtar i vërtetë i Kosovës, i cili me këtë rast iu dërgon të fala vëllazërore krejt atyre që prej Kosove, e shajnë me nanë e me babë si “vëllaun e Vuqiqit”

*Pjesë nga fjala në emër të Shqipërisë në Kombet e Bashkuara”, ka shkruar Rama.

VIDEO

Dhunohet një 15-vjeçare, Policia jep detaje

Policia ka dhënë detaje në lidhje me rastin e dhunimit të 15-vjeçares në Suharekë, duke bërë të ditur se në polici është raportuar se vajza është larguar nga shtëpia e saj të enjten dhe nuk është kthyer deri të nesërmen.

LEXO EDHE:

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka bërë të ditur për Indeksonline, se 15-vjeçarja ka njoftuar se gjatë natës ajo është shoqëruar me dy persona, njëri i mitur 16-vjeçar dhe tjetri 20-vjeçar, ku me këtë të fundit, ajo ka pranuar se ka pasur marrëdhënie imtime.

FOTO ILUSTRIM
Foto ilustrim

“Në polici është raportuar se nje vajz 15 vjeçare nga Suhareka është larguar nga shtëpia e saj me datë 26.09.2024 në ora 20:00 dhe nuk është kthyer në shtëpi deri të nesërmen me datë 27.09.2024 në ora 16:00”.

“Pasi që e mitura është nën 16 vjet, bazuar në kodin e penal të Kosovës një marrëdhënie e tillë konsiderohet dhunim, andaj me urdhër të prokurorit është inicuar vepra penale “Dhunimi” dhe i dyshuari i parë është ndaluar për në ndalim policor për 48 orë, ndërsa i dyshuari i dytë është ende në kërkim”, ka thënë Shaqiri.

Invalidi i 3 luftrave lë Kosovën për të punuar në Gjermani: Çka ka si unë, le ta lëshojnë vendin!

Faruk Zeka, nga fshati Abri i Komunës së Skenderajt, ka disa vite që po punon në Munich të Gjermanisë.

LEXO EDHE:

Në një rrëfim për “Indeksonline”, ai ka treguar se si ish-pjesëtarë i 3 luftrave është detyruar që patjetër ta lëshojë Kosovën.

“Jam invalid i luftës. Nga fshati Abri i Komunës së Skenderajt. Te Ilir Sinani kam para 5 vite dhe jam duke punuar. Mirë s’është me lëshu vendin, por rrethanat janë bërë ashtu dhe pajtetër është dasht. Jam me familje këtu. Mesazhi për kosovarët, cka ka si unë le ta lëshojnë Kosovën”, është shprehur ai.

Nga ana tjetër, pronari i kompanisë, biznismeni i njohur, Ilir Sinani ka treguar se në firmën e tij shumica e puntorëve janë shqiptarë.

“… merremi me mirëmbajtjen e rrugëve, amortizimin e rrugëve ku ecin tramvajat”, tregon ai.

Për më shumë, ndiqeni rrëfimin- VIDEO

Zhduket i riu, familja kërkon ndihmë për gjetjen e tij

Ka humbur Arlind Dakaj nga fshati Veriçi i komunës së Istogut .

LEXO EDHE:

Arlindi, që nga dita e enjte nuk është kthyer më në shtëpi, dhe nuk ka ende asnjë informacion për të.

Nëse dikush e ka parë ose ka informacione për të, ju lutem kontaktoni në këtë numër të telefonit +4915218583106.