div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged category category-lajme category-1 custom-background wp-custom-logo paged-661 category-paged-661 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Vdes këmbësori, u godit nga një veturë

Një këmbësor është goditur për vdekje nga një veturë në fshatin Jashanicë të Klinës.
Rasti ka ndodhur sot rreth orës 19:05.

Kështu ka konfirmuar për Insajderin zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”, tha ai.

“Hetuesit e trafikut dhe njësitet tjera relevante po e bëjnë vendshiqimin dhe janë duke i kryer hetimet për të parë se si ka ardhur deri tek ky aksident”, theksoi Gashi

Dalin pamjet e para të Uraganit Milton në Florida

Uragani Milton ka arritur fuqinë maksimale të kategorisë 5, duke u bërë një nga stuhitë më të rrezikshme që ka kërcënuar Floridën në vitet e fundit. Uragani pritet të godasë bregun e Floridës të mërkurën. Me shpejtësi erërash që tashmë kanë arritur 280 km/h ndërsa me vrullshmëri deri në 315 km/h.

Kjo forcë erërash është mjaft e madhe për të shkaktuar dëmtime shkatërrimtare në ndërtesa, të shkulë pemë dhe të prishë linjat e energjisë elektrike, duke lënë miliona banorë pa energji për ditë ose javë.

Meteo Kosova ka ndarë një foto duke thënë se Uragani ka filluar të gjenerojë edhe tornado.

May be an image of tornado

“Uragani Milton ka filluar tashmë nga distanca të gjenerojë edhe tornado në pjesë të ndryshme të Floridës! 🌪️😱

Babai i Granit Xhakës po e mbështet publikisht këtë kandidat për kryeministër

Kryetari i degës së PDK-së në Zvicër, Ragip Xhaka sot ka takuar kryetarin e kësaj partie, Memli Krasniqi.

Xhaka tha se gjatë bisedës, diskutuam për gjendjen aktuale në Zvicër, ku e njoftova se është formuar Shtabi i Degës dhe shtabet e nën degëve.

Ai tha se shtabi i Degës po punon në mënyrë aktive për të angazhuar mërgatën dhe për t’i informuar mbi organizimin e partisë.

Në fund Xhaka u shpreh se mërgata në Zvicër dhe dega jonë beson fuqishëm se Bedri Hamza do të jetë kryeministër i ardhshëm i Kosovës dhe për këtë e ka mbështetjen tonë të pa kusht.

Njoftimi i plotë i Xhakës:

Sot pata një takim produktiv në Prishtinë, me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, z. Memli Krasniqi. Gjatë bisedës, diskutuam për gjendjen aktuale në Zvicër, ku e njoftova se është formuar Shtabi i Degës dhe shtabet e nën degëve.

Kryetari Krasniqi theksoi rëndësinë e organizimit të këtyre strukturave, duke siguruar që PDK të jetë e përgatitur për zgjedhjet e 9 shkurtit. Ai theksoi se puna e palodhur që po bëhet në terren është thelbësore për të mobilizuar mbështetje dhe për të siguruar një prezencë të fortë në zgjedhje.

Shtabi i Degës po punon në mënyrë aktive për të angazhuar mërgatën dhe për t’i informuar mbi organizimin e partisë. Është e rëndësishme që çdo anëtar i PDK-së në Zvicër të jetë i përfshirë dhe të kontribuojë në këtë proces.

Z. Krasniqi shprehu optimizmin për mundësitë që na presin, duke inkurajuar të gjithë anëtarët të punojnë së bashku për një qëllim të përbashkët. Gjithashtu Kryetari Krasniqi na përgëzoi për punën që jemi duke e bërë.

Ky takim ishte një hap i rëndësishëm drejt forcimit të PDK-së dhe përgatitjes për zgjedhjet nacionale.
Mërgata në Zvicër dhe dega jonë beson fuqishëm se Bedri Hamza do të jetë kryeministër i ardhshëm i Kosovës dhe për këtë e ka mbështetjen tonë të pa kusht.

Bajqinovci: Krerët e LDK-së dhe PDK-së po më rivalizojnë me tubime, por s’kanë të pranishëm më shumë se unë

Deputeti i VV-së Mefail Bajqinovci ka thënë se krerët e LDK-së dhe PDK-së po e rivalizojnë atë sa i përket organizimit të tubimeve. Ndërsa ka thënë se ata nuk kanë të pranishëm më shumë se ai dhe se ata janë larg popullit.

“Po më rivalizojnë krerët e LDK-së dhe PDK-së në organizimin e tubimeve. Këta ‘liderë’ në këto tubime nuk kanë të pranishëm më shumë se në tubimet e mia, është e qartë ata janë larg popullit dhe dihet kah është mbështetja e popullit”, ka shkruar Bajqinovci në Facebook.

Osmani dridh Vuçiqin në Samit, ky i fundit ndihet në siklet nga fjalimi i Presidentës

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, siç merr vesh klankosova.tv, është ndjerë në siklet, nga fjalimi i presidentes Vjosa Osmani, kur iu drejtua të pranishmëve në Samitin Evropë-Juglindore në Dubrovnik.

Kjo meqë, presidentja Osmani, siç mëson mediumi ynë, ishte përballë presidentit serb, Vuçiq kur po deklaronte për krimin që shkaktoi Sllobodan Millosheviqi, ndaj shqiptarëve të Kosovës.

”Shumë prej nesh rreth kësaj tryeze e kujtojnë se si, në fillim të viteve nëntëdhjetë, pavarësisht luftërave të zhvilluara kundër Kroacisë dhe Sllovenisë, Millosheviçi ende quhej ‘paqebërës’ ose ‘njeriu pa të cilin paqja është e pamundur’”, tregojnë burimet e klankosova.tv, të ketë deklaruar presidentja në Samit.

Ajo tutje u ka theksuar liderëve rajonalë, se ishte pikërisht kjo qasje pajtuese ndaj agresorit që çoi në luftëra më të tmerrshme, fillimisht në Bosnje dhe Hercegovinë dhe më pas në Kosovë.

”Në fund, pajtimi me një autokrat u pagua me gjakun e mbi njëqind mijë civilëve të pafajshëm”, ka deklaruar ajo mëson ekskluzivish klankosova.tv.

”Megjithatë, edhe 25 vjet pas paqes në Ballkan, e arritur përmes ndërhyrjes së NATO-s, shohim forca të errëta nga e kaluara, të cilat duan të ndjekin modelet ruse të aneksimit, propagandës, dezinformimit dhe destabilizimit”.

”Nuk ka qenë kurr më e thjeshtë, sepse në fund të fundit duke luftuar për një Ukrainë të lirë, ne po luftojmë gjithashtu për paqen tonë dhe lirinë. Ne po luftojmë për një Evropë të lirë”, mësohet të jetë shprehur presidentja Vjosa Osmani, çka dhe duke shtuar këmbënguljen e Kosovës për t’u rreshtuar krah NATO-s, për ta sanksionuar Rusinë, siç mëson ekskluzivisht klankosova.tv, ka shkaktuar tensione në disponimin e Aleksandar Vuçiqit.

Tutje presidentja i ka konfirmuar presidentit ukrainas mbështetjen e Kosovës, duke i theksuar faktin se popolli ynë me historinë e tij të dhimbshme shtyen që të zgjas dorën e ndihmës.

Burime brenda Samitit, tregojnë se nga ky qëndrim i presidentes Vjosa Osmani, kishte ankesa e reagime të shumta.

Aplikacionet që harxhojnë më së shumti internet

Faqja Holafly ka identifikuar aplikacionet që harxhojnë më shumë internet kur nuk jeni të lidhur me Wi-Fi. Aplikacioni My Data Manager është përdorur për të testuar aplikacionet, dhe testi është kryer në një iPhone 15 Pro Max me iOS dhe një telefon Xiaomi Redmi 9 me Android.

Gjatë testimit të secilit aplikacion, fillimisht u mbyllën të gjitha aplikacionet e tjera dhe u çaktivizua qasja në Wi-Fi, pas së cilës aplikacioni u hap dhe filloi matja. Aplikacioni u përdor për pesë minuta dhe të dhënat u regjistruan në raportin My Data Manager.

YouTube është aplikacioni që harxhon më shumë internet dhe konsumoi 193MB gjatë pesë minutave të përdorimit normal. Pas tij vjen SnapChati që pati 101MB e më pas Safari me 56MB.

Internet shpenzon shumë edhe Google Maps.

Ministrja Haxhiu takon kryetaren e Speciales, ja çfarë diskutuan

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në takim kryetaren e Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova. Gjatë takimit, ato diskutuan për aspekte që kanë të bëjnë me proceset gjyqësore publike në vijimësi.

Ministria e Drejtësisë, njofton se gjatë takimit u diskutua për punën e dhomave të specializuara, rëndësinë e respektimit të të drejtave të personave që mbahen në proces pranë këtyre dhomave, punën dhe transparencën e tyre.

“Gjatë takimit u diskutua për punën e dhomave të specializuara, rëndësinë e respektimit të të drejtave të personave që mbahen në proces pranë këtyre dhomave, punën dhe transparencën e tyre”, thuhet në takim.

Edhe Dhomat e Specializuara të Kosovës(DHSK) njoftojnë se kryetarja e DHSK-së ka qëndruar në Prishtinë këtë javë për t’u takuar me palët e interesuara, mes të cilave me përfaqësues të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian dhe përfaqësuesin e posaçëm të Bashkimit Evropian në Kosovë, për t’u dhënë informacion publik në lidhje me mandatin, administrimin dhe aktivitetet aktuale të Gjykatës.

Shiu përmbyt Shkodrën, vështirësohet qarkullimi

Reshjet e shiut të 24 orëve të fundit në Shkodër kanë përmbytur qendrën e qytetit.

Si pasojë e këtyre reshjeve intensive, janë shkaktuar probleme në qarkullimin e qytetareve dhe automjeteve.

Bëhet e ditur se është duke u punuar për t’u bërë i mundur normalizimin e situatës ndërsa sipas parashikimeve pritet që reshjet në Shkodër të ketë deri në orët e vona.

Ndryshe, kjo është hera e dytë që në pak kohë si pasojë e reshjeve, rrugët e qytetit të Shkodrës përmbyten.

E dhimbshme: Ndahet nga jeta infermierja e njohur

Infermierja e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Viti, Leonora Kurti është ndarë nga jeta sot, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmin e hidhur e ka dhënë drejtoresha e QKMF-së, Vjollca Kadolli.

Postimi i plotë:

Leonora, na lëndove të gjithëve sot!

Sapo mora lajmin e dhimbshëm që Leonora, infermierja jonë në QKMF Viti paska ndërru jetë.

Leonora, njeriu që aq shumë e ka dashtë jetën dhe me pozitivitetin e saj na ka mësu shpeshherë se si të pérballemi me sfidat, njeriu që na ka emocionu gjithmonë, sot na paska lënë.

Shpirti yt i bardhë u prehtë në paqe..

Do të na mungosh të gjithë stafit të QKMF.

Ngushëllime familjes dhe të gjithë atyre që e njohën!


TË NGJASHME:

E trishtë: Vdes profesori i njohur

E dhimbshme: Vdes vogëlushi nga Mitrovica

Ja çka premton Abdixhiku para asambleistve

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, LumirAbdixhiku, ka ripërsëritur zotimin e tij për rritjen e koeficientit të pagave.

Para 209 asamblistëve të LDK-së, ai ka thënë se kjo do të bëhet që në javën e parë.

“Kemi mundësinë që qytetarëve tanë tu japim paga të larta e punë të dinjitetshme. koeficienti i pagave do të bëhet 150 që në javën e parë, e asnjë pension në vend nuk do jetë më i ulët se 150 euro”, ka thënë Abdixhiku.

Kreu i LDK-së ka folur edhe për reformat dhe transformimin e shëndetësisë.

“Fëmijët tanë, në shkollat tona, kanë nevojë për mësim gjithëditor, me ushqim të ngrohtë, përkujdesje shtetare ndaj edukimit të tyre e të ardhmes tonë. Këtë mësim, gjithëditor, fëmijët e Kosovës, bërësit e së ardhmes sonë do ta kenë! Ne do ta bëjmë! Spitalet tona kanë nevojë për transformim të shekullit të ri. Nga infrastruktura, tek sigurimet e menaxhimi shëndetësor. Popull i ri, nevoja të reja, modele të reja. Ky është synimi ynë”, ka thënë Abdixhiku.

Ai ka thënë se familjet kosovare kanë nevojë për mbështetje financiare e shtetërore në përballjet e përditshme të tyre, me fëmijë, me banim, me kopshte e çerdhe, me kushte të mira të punës e me jetesë të lehtë.

“Të rinjtë tanë kanë nevojë për mundësi punësimi, për industri që ndërtojnë vet të ardhmen barabartë me secilin të ri e të re nëpër botë, nga teknologjia informative, tek sporti, kultura e vet muzika! Bizneset tona kanë nevojë për një qeveri që i mbështetë jo një që i shkelë. Një Qeveri që i konsideron ata patriot modern të Republikës”, ka thënë Abdixhiku.