div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged category category-lajme category-1 custom-background wp-custom-logo paged-663 category-paged-663 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Momenti kur Vuçiq nervozohet me gazetarin malazez që iu referua Kosovës si Republikë – VIDEO

Gjatë ditës së djeshme presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, foli para gazetarëve në Mal të Zi, aty ku po merrte pjesë në samitin e liderëve të procesit Bërdo-Brione që u mbajt në Tivat

Një gazetar i televizionit të Podgoricës e pyeti Vuçiqin për situatën me Kosovën duke përdorur termin “Republika e Kosovës”, duke i renditur atij se çfarë kishte ndodhur që nga ardhja e SNS në pushtet.

“Faleminderit që e bëtë këtë. Po të mos e kishit bërë, shumë do të dyshonin në fjalët e mia. Kështu u bindën të gjithë se sa të drejtë kam unë. Nuk ka Republikë të Kosovës, nuk ekziston sipas të drejtës publike ndërkombëtare”.

“Nuk ekziston sipas Kartës së Kombeve të Bashkuara, nuk ekziston sipas Rezolutës 1244. Nuk më shqetëson fakti që ju gëzoheni dhe doni të provokoni qëllimisht duke thënë Republika e Kosovës, imagjinoni që po flas për “Republika e Gusinjes” apo “Republika e Pljevljes” nuk do të flas kështu sepse nuk ekziston”, tha Vuçiq dhe shtoi se Kosova është pjesë e territorit të Serbisë.

Gazetari filloi t’i përgjigjej dhe më pas Vuçiq filloi të tundte gishtin.

“Mos më ndërprisni, hej, ngrihuni pak, ngrihuni pak dhe mos më ndërprisni, se unë dëgjova me kujdes gjithçka. Pra, ne kemi vërtetuar se ju nuk e mbështesni rezolutën 1244 dhe Kartën e OKB-së. Ne kanë vërtetuar se ju përkrahni ndarjen e Republikës së Serbisë dhe lëvizjet separatiste në territorin e Serbisë. Nuk do të ketë ndryshim qëndrimi. Sa për kartat e identitetit dhe gjithçka tjetër, unë jam i kënaqur për të gjitha. Ne kemi qenë gjithmonë për tregtinë e lirë, fluksin e mallrave, kapitalit, shërbimeve, gjithçka. Nuk ka të bëjë me statusin shtetëror-juridik”, tha Vuçiq.

Shikojeni këtë pjesë në videon e mëposhtme nga minuta 20:15.

Apeli vendos për herë të dytë: Shaban Gogaj dënohet me 6 vjet e 6 muaj burgim për vřasjeñ e Agonis Tetajt

Gjykata e Apelit ka aprovuar ankesën e mbrojtësit së të akuzuarit Shaban Gogaj, ashtu që ka ndryshuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Pejë lidhur me veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve, përkitazi me vendimin për dënimin me burgim, duke i shqiptuar të njëjtit dënim unik me burgim në kohëzgjatje prej gjashtë 6 vite e 6 muaj.

Ndërsa, ka refuzuar si të pabazuara ankesat e Prokurorisë Themelore në Gjilan, të përfaqësuesve të autorizuar të palëve të dëmtuara, si dhe mbrojtësit së të akuzuarit Shaban Gogaj, për pikën I të dispozitivit të aktgjykimit.

“Gjykata Themelore në Pejë – Departamenti për Krime të Rënda, me aktgjykimin PKR.nr.50/2023, të dt.16.05.2024, ka shpallur fajtor të akuzuarit, Sh.G., për veprat penale, vrasje nga pakujdesia nga neni 181 të KPK dhe mbajtja në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve nga neni 374 paragrafi 1 të KPK, dhe I.C., për veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve nga neni 374 paragrafi 1 të KPK, duke i shqiptuar të akuzuarit Sh.G., dënim unik me burgim në kohëzgjatje prej shtatë (7) vite e gjashtë (6) muaj, ndërsa të akuzuarit I.C., dënim me gjobë në shumën prej dymijë euro (2.000€)”.

Në arsyetim të aktgjykimit gjykata e shkallës së dytë, ka vlerësuar se aktgjykimi i ankimuar nuk përshihet në shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale, pasi që gjykata e shkallës së parë në mënyrë të qartë dhe të plotë ka vlerësuar saktësinë e të gjitha provave nga shkresat e lëndës.

Arrestohet zëvendësministri i Qeverisë Kurti, në gjendje të dehur goditi motoçiklistin

Ali Tafarshiku, Zëvendësministri i Zhvillimit Rajonal, është arrestuar pas një incidenti të rëndë në Gjakovë, ku dyshohet se ka goditur një person që ishte duke udhëtuar me motoçikletë, ndërsa ishte në gjendje të dehur.

Sipas raportimeve të Insajderit, gjendja e viktimës është e rëndë dhe është dërguar për trajtim mjekësor, përcjell “Jepi zé”

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kaluar, duke shkaktuar shqetësim të gjerë në komunitet. Tafarshiku është anëtar i partisë Alternativa, e cila drejtohet nga Mimoza Kusari.

Arrestimi i tij ka ngritur pyetje mbi përgjegjshmërinë e zyrtarëve publikë, veçanërisht në situata të tilla që përfshijnë shkelje të ligjit dhe rrezik për jetën e tjerëve.

Policia e Kosovës ka filluar një hetim të plotë mbi këtë rast. Kjo ngjarje vjen në një kohë kur tema e sigurisë në rrugë dhe ndjeshmëria ndaj alkoolit vazhdojnë të jenë çështje të rëndësishme në shoqërinë tonë./

Tre të arrestuarit për sulmin terrorist në Banjskë deklarohen të pafajshëm

Asnjëri nga tre të akuzuarit për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit një vit më parë, nuk ka pranuar fajësinë.

Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq kanë refuzuar të pranojnë se janë të fajshëm për akuzat ndaj tyre.

Me kaq ka përfunduar shqyrtimi fillestar dhe ka përfunduar seanca.

Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq janë vetëm tre nga 45 personat që akuzohen për sulmin terrorist në Banjskë.

Kurti nis ditën në veri, pritet…

Kryeministri i vendit, Albin Kurti po qëndron në pjesën veriore të vendit.

Ai ka vizituar Komunën e Leposaviqit ku pritet që të zhvillojë takim me kryetarin e kësaj komune, Lulzim Hetemi.

Po ashtu gjatë ditës Kurtit do të marrë pjesë në hapjen e pikës më të re të Interex-it, në Leposaviq.

I pari i qeverisë edhe para disa javësh kishte vizituar veriun e Kosovës. Vizita e tij është përcjell nga forca të shtuara të sigurisë.

Reoni i vogël ka nevojë urgjente për ndihmën tuaj

Është vetëm një vjeçar, por jeta ka sjellë shumë vështirësi për shëndetin e tij. Reoni i vogël nga Prishtina, vuan nga një problem serioz në zemër.

Problemin, Reoni e ka pasur që nga lindja.

Nëna e Reonit, Ermira, ka bërë me dije se duhen më shumë se 32 mijë euro për trajtimin e djalit të saj jashtë Kosovës.

Nevoja për këtë rast, është urgjente. Andaj ndihma juaj, është jetike për jetën e Reonit të vogël.

Më poshtë të dhënat për ndihmë:

Numri i llogarisë për ndihmë është:

2014000209809435 TEB

IBAN XK052014000209809435

Swift code : TEBKXKPR

Emri i pranuesit Nëna : Ermirë Selimi – Prishtinë

Për çdo paqartësi dhe informata shtesë  mund të kontaktoni në numrat e telefonit: 043778738 dhe 049995155

E dhimbshme: Vdes vogëlushi nga Mitrovica

Një lajm i dhimbshëm ka prekur sot të gjithë mitrovicasit.

Familjarët kanë njoftuar se ka vdekur vogëlushi Korab Sheremeti, shkruan “Jepi zë”.

“Te Allahut jemi dhe te aj do te kthehemi .Sot me date 08.10.2024 ndrroj jet me i dashtuni djali i jone i vetum Korab Sheremeti. Varrimi me date 09.10.2024 me drek ne varrezat e qyetit ne Shipol”, thuhet në njoftim.

Ky është zyrtari i ministrisë së Liburnit i cili po kërkohet nga Prokuroria, thotë se “kam me u kthy pasnesër”

Naser Hafizi, drejtor i Autoritetit Rajonal të Pellgjeve Lumore në Ministrinë e Infrastrukturës, është duke u kërkuar nga Prokuroria Speciale për “keqpërdorim të detyrës apo autoritetit zyrtar”, “shpëlarje e parave” dhe “mosraportim apo raportim të rremë të pasurisë”.

Hafizi nuk është gjetur në vendbanimin e tij kur autoritetet e sigurisë e kërkuan atë.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë në Debat Plus Hafizi tha se gjendet në një udhëtim jashtë vendit. Ai u zotua se do të rikthehet në Kosovë pas dy dite.

“Patjetër, patjetër, unë ketë çështje e kam kërku publikisht me u hetu deri në fund. Kam me u kthy pasnesër, e kam aeroplanin niset në mëngjes, diku ka ora 3-4”, tha ndër të tjera Hafizi.

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim

Nesër në Kosovë presim rikthim të rrebesheve lokale të shiut ku mund të ketë edhe ndonjë bubullimë. Reshjet parashihen të ndodhin orëve të mëngjesit dhe paradites, por nuk pritet të zgjasin shumë. Pasdite pritet kthjellim të paktën i pjesshëm i motit gjegjësisht largim i vranësirave. Temperatura maksimale deri në 22 gradë Celsius.

Në Shqipëri nesër pritet ndryshim i motit dhe destabilizim i fuqishëm i atmosferës, me vranësira të dendura dhe rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë. Rrebeshe intensive priten edhe në Mal të Zi, ndërsa më të pakta në Maqedoninë Veriore dhe Luginë të Preshevës.

Të Enjten përmirësim i motit dhe me temperatura të larta për këtë periudhë kohore.

Të Premten prapë presim intervale kohore me diell, por edhe vranësira dhe rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Fundjava më e freskët, por më stabile./MeteoBallkan

Ky është burri që vdiq në QKUK, u godit nga një motoçiklist

Një aksident i rëndë trafiku kishte ndodhur më 30 shtator në rrugën “Avdi Kelmendi” në Lipjan, ku një motoçiklist kishte goditur një këmbësor dhe për pasojë i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore, si pasojë e të cilave viktima ka ndërruar jetë dje, raporton Gazeta Sinjali.

Siç merr vesh Gazeta Sinjali, viktimë e këtij aksidenti ishte: Rrahman Bytyqi, rreth 68 vjeçar.

Vdekjen e tij e ka konfirmuar edhe Policia.

“Më 07.10.2024 rreth orës 19:30 në QKUK ka ndërruar jetë viktima mashkull kosovar, i cili ishte në trajtim mjekësor si pasojë e goditjes nga një veturë më 30.09.2024. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në obduksion”.

Kujtojmë se numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues.

Çdo ditë raportohet për aksidente të shumta në komunikacion dhe në të shumtën e rasteve shkaktohen si pasojë e pakujdesisë së shoferëve gjatë vozitjes, duke rrezikuar kështu jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në trafik.