div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged category category-lajme category-1 custom-background wp-custom-logo paged-682 category-paged-682 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Fillon dëshminë dëshmitari i 100-të i Speciales në rastin Thaçi dhe të tjerët

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë ka filluar dëshminë dëshmitari i 100-të i cili mban kodin W04809 në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Ky dëshmitar është i pranishëm përmes video-lidhjes si dhe është duke dëshmuar në seancë private.

Dëshmitari është i përfaqësuar nga një përfaqësues e cila parashihet sipas rregullës 107.

Vlen të theksohet se dëshmitari i 99-të ka përfunduar dëshminë e tij e cila ishte e gjitha në sesion privat.

Tensionet me Perëndimin, Putin urdhëron stërvitje të forcave bërthamore ruse

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka urdhëruar të martën stërvitje masive të forcave bërthamore të shtetit, duke përfshirë aty edhe lëshueset e raketave, teksa vazhdon të përshkallëzojë tensionet me Perëndimin, për shkak të luftës së nisur në Ukrainë.

Duke folur me liderët ushtarakë përmes video-lidhjes, Putin ka thënë se stërvitjet do të simulojnë veprimet e zyrtarëve më të lartë për përdorim të armëve bërthamore, dhe do të përfshijnë lëshim praktik të raketave me kapacitet bërthamor, dhe atyre lundruese.

Putin, i cili e ka përmendur vazhdimisht forcën bërthamore, sa herë që Perëndimi e ka rritur mbështetjen për Ukrainën, ka theksuar të martën se arsenali bërthamor i Rusisë vazhdon të jetë “garantues stabil i sovranitetit dhe sigurisë së shtetit”.

“Duke marrë parasysh rritjen e tensioneve gjeopolitike dhe kërcënimet e reja, është e rëndësishme për ne që të kemi forca strategjike moderne që janë gjithmonë gati për luftë”, ka thënë ai, duke rikonfirmuar se armët bërthamore të Rusisë i sheh si “masën më ekstreme për ruajtje të sigurisë”.

Putin ka thënë se Moska do të vazhdojë të modernizojë forcën bërthamore, do të pozicionojë raketa të reja me precizitet më të lartë, me shpejtësi më të madhe në nisje, dhe me kapacitete të rritura për t’i tejkaluar mbrojtjet raketore.

Muajin e kaluar, lideri rus ka paralajmëruar Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e NATO-s, që lejimi i Ukrainës për të përdorur armë perëndimore me rreze të gjatë për të sulmuar thellë në Rusi, do të fuste NATO-n në luftë me shtetin e vet.

Ai e ka përforcuar mesazhin e tij duke e prezantuar një version të ri të doktrinës bërthamore që e konsideron sulmin konvencional ndaj Rusisë nga një shtet jobërthamor që mbështetet prej një force bërthamore, si sulm të përbashkët të të dyjave ndaj shtetit të vet – një paralajmërim i qartë për SHBA-në dhe aleatët e Kievit.

Putin, po ashtu, e ka përmendur që në doktrinën e re parashihet edhe përdorimi i armëve bërthamore në rast të një sulmi masiv, raporton REL.

Manovrat e së martës janë vazhdimësi e një serie të stërvitjeve tjera të forcave bërthamore të Rusisë.

Më herët gjatë vitit, ushtria ruse ka zhvilluar stërvitje të përbashkëta ushtarake me aleaten e Moskës, Bjellorusinë, në territorin e së cilës janë pozicionuar disa armë bërthamore taktike të Rusisë.

Ndahet nga jeta papritmas profesori i njohur kosovar

Ka ndërruar jetë papritmar mësimdhënësi i Shkollës së Mesme Ekonomike në Ferizaj, Sylejman Zeka.

Lidhur me vdekjen e tij kanë reaguar nga shkolla, ku Zeka ushtronte detyrën e tij si profesor.

Varrimi i të ndjerit bëhet nesër (30.10.2024) në ora 15:00 në Ferizaj, në varrezat e fshatit të vjetër.

Njoftimi i plotë:

NJOFTIM

Më pikëllim të thellë morëm lajmin për shkuarjen në amshim të kolegut tonë, profesorit të nderuar dhe shumë të respektuar profesor Sylejman Zeka.

Lamtumira e fundit do t’i jepet nesër më 30.10.2024 (e mërkurë) në ora 15:00 në varrezat e Fshatit të Vjetër.

Ngushëllime familjarëve, kolegëve e kolegeve, nxënësve e gjithë atyre që e njohën!

U prehsh në paqe, profesor Sylejman Zeka.

Shqipëria goditet nga tërmeti

Lëkundje të lehta tërmeti janë ndjerë pak minuta më parë në Tiranë.

Sipas IGJEUM, epiqendra është regjistruar në Shëngjergj, me magnitudë 3.1 të shkallës rihter dhe thellësi 10 km.

Katër ditë më parë lëkundje tërmeti u ndjenë edhe në Fier, ku u regjistrua me magnitudë 4 të shkallës rihter dhe thellësi 5 km. Dëme materiale fatmirësisht nuk pati, ndërsa banorët treguan se goditja ishte e fortë.

“Viti 2025 do t’i gjejë infermierët e infermieret me rritje page prej…”

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka folur pas konferencës që e pati kryeministri Albin Kurti, i cili njoftoi se është rritur koeficienti i pagave në sektorin publik.

Në një postim në Facebook, Vitia është shprehur se infermierët do të kenë rritje page prej 110 euro.

“Viti 2025 do t’i gjejë infermierët dhe infermieret në sistemin publik shëndetësor me rritjen e koeficientit për 1 njësi, apo rritje page prej 110 eurosh”.

“Qeveria për të gjithë”, ka thënë Vitia.

Profesori mitrovicas e ndërron emrin nga Ahmet në Shqiptar: S’dua të vdes me emër arab

Ndërtimi i një katedrale në Bajgorë.

Kjo është ideja e profesorit nga Mitrovica Ahmet Musa.

Ai ka shpjeguar se nga erdhi ideja e tij.

Por, profesori e kishte ndërruar edhe emrin nga Ahmet në Shqiptar.

Ai shpjegoi se tani e tutje do të quhet Shqiptar Shaljani.

Aty, shpjegoi edhe arsyen se pse ai e mori vendimin që ta ndërrojë emrin.

“Që nga mosha madhore emri im më ka penguar personalisht. Është emër tipik arab, nuk dua të vdes me emër arab. Dua të vdes me emër tipik shqiptar”, tha ai në Klan Kosova.

Ndiqeni deklarimin e tij:

Ministri Murati jep njoftimin e rëndësishëm: Nesër mund të…

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka bërë me dije se Projektligji për Buxhetin për vitin 2025 është gati.

Ai ka treguar se ky projektligj nesër mund të miratohet në Qeverinë e Kosovës dhe më pas të dërgohet në Kuvend.

Ekipet janë duke e finalizuar ligjin e buxhetit dhe besoj sapo ta kemi gati, ditën e nesërm mund të thirret mbledhja për ta proceduar në Kuvend, e pastaj janë procedurat që parasheh Kuvendi”, ka thënë Murati në konferencën për media, ku është bërë e ditur rritja e pagave për zyrtarët publikë.

Ai ka thënë se Qeveria Kurti e ka ende shumicën në Kuvendin e Kosovës për të miratuar projektligjin në fjalë.

Sa i përket numrave, ne i kemi numrat, pra e kemi ende shumicën në Kuvend, megjithë lëvizjet e fundit që kanë ndodhur. Por, ligji i buxhetit duke qenë një ligj tepër i rëndësishme dhe jetik për qytetarët e vendit, për shërbyesit publikë, për pensionistet, pra nuk do të bëhet pjesë e beteje politike apo ndonjë fushate zgjedhore, sepse është ligj që duhet kalohet me patjetër në mënyrë që të ketë vazhdimësi në funksionimin e shtetit”, ka thënë Murati.

“55 euro më shumë nga janari, 110 nga korriku”, Rritja e pagave për këto kategori

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Ministri i Financave kanë mbajtur konferencë për media.

 

 

Në fjalën e tij para mediave, Murati është shprehur se për rritjen e pagave ata kanë pasur biseda me Fondin Monetar Ndërkombëtar.

Më tej Murati ka thënë se rritja në dy faza, njëherë në janar dhe njëherë në korrik.

Ai ka ndarë edhe detaje, lidhur me atë se çfarë page do të kenë, mësuesit, policët, infermierët, zjarrëfikësit dhe ushtarët.

 

 

Sipas propozimit të qeverisë, policët tash kanë koeficientin 5.6 ndërsa me buxhetin e ri do ta kenë 6.6 dhe do të marrin pagën bazë në shumën prej 726 eurosh.

 

Policët me koeficientin e ri pagën bazë do ta marrin 660 euro, infermierët do të marrin 715 euro, zjarrëfikësit 660 euro, ndërsa ushtarët do të marrin pagë 726 euro.

Kurti njofton rritjen e pagave – 55 euro më shumë nga janari, 110 nga korriku

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, kanë mbajtur konferencë për media.

Gjatë kësaj konference, Kurti fka paraqitur të arriturat e Qeverisë së tij, ku përmendi mbështetjen e prodhuesve dhe mbështetjen për familjet që sipas tij, ka ndikuar në rritjen e aktivitetit ekonomik dhe shtimin e vendeve të reja të punës.

Ai ka thënë se pagat janë rritur çdo vit, ashtu siç e parasheh edhe ligji, ndërsa kësaj here nuk do të rritet koeficienti, por njësia e tij.

“Duke pasur parasysh nevojën për të mbështetur ata që kanë paga më të ulëta, ne kemi shkuar maksimumin e lejuar për rritjen e pagave. Nuk po e rrisim vlerën e koeficientit, por koeficientin për një njësi. Nga janari i vitit të ardhshëm, koeficienti do të rritet për 0.5 njësi dhe nga korriku për 0.5 njësi tjera. Pra, dikush që e ka koeficientin 5.6 i bëhet 6.1 në janar, ndërsa në korrik i bëhet 6.6. Të gjithë të punësuarit do t’u rriten pagat 55 euro nga janari, 110 në korrik”, ka potencuar Kurti.

Ai tha se ekonomisë së Kosovës çdo vjet i shtohet nga 1 miliard euro, e sipas tij “sivjet po e kalojmë 10 miliardshin e vitin tjetër do ta shtojmë 11 miliardshin”.

“Për vitin 2025 për shpenzim shënon nivelin 2.3 miliardë euro. Kjo nuk është bërë duke rritur tatimet për qytetarët madje kemi liruar edhe tatimet. Rritjen e të hyrave tatimore e kemi bër duke e luftuar kontrabandën.

Për këto ktër vite, BPB është rritur sivjet dhe do ta kalojë 10 miliardë dhe pritet të shkojë 11 miliardë euro. Sivjet po e kalojmë 10 miliardë e vitin e ardhshëm do ta kalojmë 11 miliardhshin. Kemi shtim të vendeve të punës dhe aktualisht kemi 75 mijë vende të reja të punës.

Me hyrjen në fuqi, vitin e ardhshëm do ta shtojmë buxhetin për paga. Rritja e koeficientit do të rritet vitin e ardhshëm. Rritjen për secilin vit duhet të jetë në lonjë me rritjen ekonomikë dhe fatmirlsisht në qeverisjen tonë kemi treguar se dimë të qeverisim me zotnillëk”, ka thënë Kurti.

Vdes nëna e Xhavit Halitit

Ka ndërruar jetë Mihane Haliti, nëna e deputetit të PDK-së, Xhavit Haliti.

Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur vetë deputeti përmes një njoftimi në Facebook.

E ndjera varroset të mërkurën në varrezat Novosellë të Pejës në ora 15:00.

“Me pikëllim të thellë ju njoftojmë për ndarjen nga jeta të nënës sonë të dashur, Mihane Haliti. Varrimi i nënës bëhet në varrezat e fshatit Novosellë të Pejës, të mërkurën, më 30 tetor, në ora 15:00. Nënë, do na mungosh pafund. Gjithmonë do jesh në zemrat tona. Të pikëlluar, familja Haliti”, shkruan ai.