Kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Bërnabiq, ka thënë se qëllimi i Albin Kurtit, kryeministrit të Kosovës, “është që të dëbojë të gjithë serbët dhe të ketë një Kosovë të pastër”.
“Kjo është diçka për të cilën ka folur Aleksandar Vuçiq me vite të tëra, ndërsa opozita ka folur për Kurtin në mënyrën më të mirë, se ai është intelektual dhe është mëkat që ai nuk është president i Serbisë”, ka pretenduar Bërnabiq.
Ajo ka thënë se “diplomacia serbe po punon me shpejtësi dhe se kjo është një luftë e vështirë”.
“Ne duhet të bëjmë çmos për të ruajtur paqen, por nuk mund të heqim dorë nga njerëzit tanë. Mezi pres adresimin e Aleksandar Vuçiqit dhe udhëzimet e tij. Se çfarë duhet të bëjmë do ta dimë së shpejti”, ka thënë kryetarja e parlamentit serb.
Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktin e akuzës kundër 45 personave kundër sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit, raporton Gazeta Sinjali.
Lajmin e ka konfirmuar në një konferencë për media Blerim Isufaj, kryeprokurori i Prokurorisë Speciale.
Më 24 shtator të vitit të kaluar, një grup i armatosur serbësh e ka sulmuar Policinë e Kosovës në Banjskë, duke lënë të vrarë rreshterin Afrim Bunjaku.
Milan Radoiçiq, ish-nënkryetar i Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve të Kosovës, e mbështetur nga Beogradi zyrtar, mori përgjegjësinë për sulmin në Banjskë.
Ndaj tij, ishte lëshuar fletarrestim nga Agjencia Ndërkombëtare e Policisë (INTERPOL).
Nuk dihet se ku ndodhet për momentin Radoiçiq, por presidenti serb Aleksandar Vuçiq, tha pas sulmit se ai ndodhet në “territorin e Serbisë qendrore”.
Ikja në Serbi, për të mos qenë në dispozicion të autoriteteve të Kosovës, ishte modeli i sjelljes së Radoiçiqit, kur Prishtina zyrtare, më parë, kishte lëshuar urdhërarrestim për të, sepse ai ishte i lidhur me aktivitete kriminale.
Në të kaluarën, Policia e Kosovës ka tentuar ta arrestojë Radoiçiqin dy herë, në bazë të dy fletarrestimeve të ndryshme.
Hera e parë ishte në nëntor 2018, sepse Radoiçiq dyshohej për vrasjen e politikanit serb të Kosovës, Oliver Ivanoviqit.
Atëherë u arrestuan disa persona, por Radoiçiq nuk ishte në banesën e tij.
Më pas, vetë Radoiçiq iu drejtua publikut me një deklaratë, duke thënë se “ai nuk ka lidhje me vrasjen e Ivanoviqit”.
Ai, po ashtu, ka thënë se “nuk do të dorëzohet në Policinë e Kosovës”.
Ndërkohë, Prokuroria e Kosovës kishte lëshuar një urdhër për Radoiçiqin në vitin 2019, por ai ishte tërhequr në vitin 2021, pa asnjë shpjegim.
Në fillim të shkurtit 2022, Milan Radoiçiq arriti të shmangë arrestimin për herë të dytë, duke u arratisur nga pika kufitare Bërnjak, në veri të Kosovës.
Më pas, për Radoiçiqin është lëshuar sërish fletarrestim, i cili është ende në fuqi.
Departamenti amerikan i Thesarit e futi në listën e zezë në dhjetor 2021, për shkak të dyshimeve për krim të organizuar.
Para stacionit të Policisë së Kosovës në veri të Mitrovicës ka nisur një protestë e serbëve lokalë pas arrestimit të katër të rinjve serbë të cilët në gjendje të dehur kishin sulmuar dhe fyer pjesëtarët e Policisë së Kosovës.
Protesta është organizuar nga partia e Aleksander Arsenijeviq dhe po kërkohet lirimi i katër të rinjve.
Arsenijeviq bashkë me nënkryetarin e partisë së tij, Stefan Veljkoviq, janë parë duke i prirë protestës dhe duke fishkëllyer bashkë me qytetarët e mbledhur.
Në protestë shihen edhe pankarta të ndryshme. Në një prej tyre shkruan “A është e shqetësuar BE-ja?”.
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka thënë se kërcënimi i fundit nga Vuçiq s’është diçka e re dhe se “nuk frikësohemi nga këto kërcënime”.
Maqedonci ka theksuar se përderisa Kosova ka institutcionet dhe strukturat e saj që punojnë për sigurinë e vendit, nuk ka arsye që kërcenimet e Serbisë të jenë shqtësuese.
“Kërcënimi i fundit nga Vuçiq s’është diçka e re, ne nuk frikësohemi nga këto kërcënime. Jemi të përgatitur dhe asnjëherë frikësohemi duke pasur parasysh që i kemi institucionet tona që punojnë vazhdimisht në këtë drejtim”.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha sot se vizitat në komunat veriore nuk bëhen kundër askujt, por ato janë të domosdoshme për të kuptuar nevojat e qytetarëve atje.
Në fjalën e tij në mbledhjen e qeverisë, ai shtoi se në veri të vendit po bëhen investime që siç tha ai, nuk janë bërë në dy dekada.
“Dje bashkë me Xhelal Sveçlen dhe Elbert Krasniqin ishim në një vizitë në komunën e Leposaviqit, përkatësisht në fshatrat Bistricë, Cërajë dhe Leshak dhe më pas në komunën e Mitrovicës së Veriut. Vizitat tonë të zyrtarëve shtetërorë në këto komuna nuk janë kundër askujt, ato janë të domosdoshme për të kuptuar nevojat që këto komuna i kanë pasi ta kemi lënë anash çfarëdo paragjykimi për të cilin qeveria jonë angazhohet që nga dita e parë e saj. Pikërisht për t’i flakur paragjykimet e ndërsjella, dhe për të kuptuar sesa anash janë lënë qytetarët atje, ne po i bëjmë këto vizita të cilat janë vizita pune. Atje po bëhen investime që nuk janë bërë në dy dekada, po shtohen shërbime që u kanë munguar qytetarëve”, u shpreh shefi i qeverisë.
Kurti bashkë me Sveçlën dhe Krasniqin ishin dje në Leshak për ta vënë gurthemelin e stacionit të ri policor atje. Pas kësaj ngjarje, ata u panë edhe në një “fast food” i cili është hapur së fundmi në veri.
Rruga Prishtinë-Podujevë dhe anasjelltas është bërë tejet e vështirë për të qarkulluar.
Punimet të cilat kanë nisur prej sa kohësh e vetëm po zvarriten, po e bëjnë kalimin nëpër këtë anë edhe më të vështirë.
E ngjashme është situata edhe sot, pas reshjeve të shiut.
Gropa të shumta janë hapur e kanë dalë në pah, duke e bërë rrugën Podujevë-Prishtinë thuajse të pamundur për të lëvizur.
Në disa pamje të dërguara në redaksi të lajmi.net kuptohet qartë se banorët e kësaj ane çdo ditë e kanë sfiduese për të kryer punët e tyre e që duhet me patjetër t’i bien kësaj rruge.
Kongresistja Claudia Tenney i ka dërguar letër Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, duke thënë se është e shqetësuar me menaxhimin që Albin Kurti po i bën veriut.
Ajo ka thënë se veprimet e kryeministrit Kurti po rrezikojnë paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor, duke shtuar se teksa “serbët po keqtrajtohen brenda Kosovës, ka mungesë veprimesh nga administrata Biden”.
“Besoj se është koha për të konsideruar ushtrimin e presionit më të madh ndaj regjimit të Kurtit, duke përfshirë marrjen në konsideratë të masave specifike ndëshkuese nëse kjo sjellje vazhdon. Përveç kësaj, KFOR-i duhet të intensifikojë përpjekjet e tij për të mbrojtur pakicën serbe në përputhje me mandatin e tij. Në vend që të mbetet një vëzhgues pasiv apo kalimtar neutral, KFOR-i duhet të marrë një qëndrim më proaktiv duke shtuar patrullat dhe duke parandaluar forcat speciale të Policisë së Kosovës, të armatosura rëndë, që të frikësojnë civilët e paarmatosur” thuhet mes të tjerash në letrën që Tenney i dërgoi Sekretarit Antony Blinken, Dhomës së Përfaqësuesve, ambasadorëve Jeffrey Hovenier e Christopher Hill, ndihmës-sekretarit O’Brien, si dhe kryeministrit Albin Kurti.
Aleksandar Vuçiq ishte në Ljubovia për të biseduar me njerëzit rreth minierave të litiumit dhe ajo bisedë u transmetua nga shumë stacione televizive.
Mes tyre ishte edhe RTS dhe vetë biseda hyri në folenë e programit të rregullt, i cili prej kohësh ishte planifikuar dhe dërguar operatorëve kabllorë për ta nxjerrë në pah.
Prej aty, në internet u shfaq një foto interesante, të cilën shumë e shpërndanë në rrjete si një tjetër mesazh i fshehur nga RTS.
Screenshot
Në këtë foto më poshtë presidenti i Serbisë ishte mbishkrimi “Personi më i keq në botë”, i cili është edhe emri i filmit të njohur norvegjez të vitit 2021.
Sigurisht që shumë veta e kanë shfrytëzuar këtë rast për të ndarë dhe bërë shaka me situatën, ndërsa disa janë të mendimit se këtu nuk ka asgjë të rastësishme.
Personi më i keq në botë është komedia romantike e Joakim Trier për një vajzë rreth të njëzetat e cila ende kërkon veten dhe ishte në shumë lista të filmave më të mirë të vitit në 2021.
Ish-kryenegociatorja e Kosovës për bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri, ka reaguar ndaj kryeministrit, Albin Kurti për çështjen e hapjes së urës së Ibrit.
Tahiri beson se Kurti ka dështuar për hapjen e urës dhe sipas saj, ai tash po thotë se po e presin KFOR-in dhe shtetet e QUINT-it.
“Tash kur dështoi ta hap Urën, Kurti e ka gjetur fajtorin – po thotë ‘po presim KFOR-in dhe shtetet e Quint-it” – ka shkruar ajo.
Kujtojmë se Kurti ka thënë se tani janë në pritje të QUINT-in dhe KFOR-it për këtë çështje, duke e përmendur koordinimin me këta mekanizma.
Anëtari i AAK-së, Daut Haradinaj, deklaroi se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të bënte një gabim nëse do të formonte një koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje pas zgjedhjeve
Anëtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka shprehur qëndrimin e tij të prerë ndaj një koalicioni të mundshëm me Lëvizjen Vetëvendosje (VV) pas zgjedhjeve të ardhshme.
Në “Debat Plus,” Haradinaj theksoi se një bashkëpunim i tillë do të ishte një gabim i madh për AAK-në.
“Unë po flas i emër për kryeministër, mendoj që AAK e bën një gabim në rast se vetëm e mendon si opsion pas zgjedhjeve me qenë pas me ta. Më shumë do të përkrahë një ide opozita e bashkuar. Por, a do të mundemi ne të shkojmë më këtë opsion varet edhe prej rezultatit zgjedhor”, ka thënë Haradinaj.
Haradinaj beson se Kosova mund të shkojë në zgjedhje të reja parlamentare në vitin 2026, pasi mazhoranca e nevojshme për zgjedhjen e presidentit mund të mos arrihet.
“Edhe kur të vjen koha e presidentit do të jetë një betejë e dytë e radhës, pas datës 9. E që besoj që Kosova do të ketë zgjedhje prapë pas një viti, sepse nuk do të ketë mazhorancë për zgjedhjen e presidentit”, ka shtuar Haradinaj.