div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged category category-lajme category-1 custom-background wp-custom-logo paged-706 category-paged-706 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Paralajmërimi i Vuçiqit se brenda 72 orësh do t’i përgjigjet Kosovës, vjen kundër-përgjigja nga Kurti

Kyreministri i vendit, Albin Kurti, nuk ka komentuar fare paralajmërimet e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq i cili tha se brenda 72 orësh do përgjigjet ndaj Kosovës me masa serioze.

Nga veriu, Kurti tha para gazetarëve se ai nuk i komenton do lajmet, e lëre më paralajmërimet.

”Ju e dini që unë nuk parapëlqej t’i komentoj as lajmet, e lëre më paralajmërimet”, është shprehur Kurti.

Kujtojmë se përmes këtij adresimi, ai edhe konfirmoi se qeveria që ai drejton është e gatshme ta hapë Urën e Ibrit siç kishin paralajmëruar.

Ndryshe, ja deklarata e plotë e Vuçiqit:

”Ne do të përgjigjemi me masa serioze në 72 orë. Serbia është gjithmonë pro dialogut, unë jam gjithmonë i gatshëm për të, por Serbia nuk do të lejojë persekutimin e popullatës serbe”.

Paralajmëron Gjini: Diçka ka me eskalu, Serbia ka me bo diçka

Ardian Gjini nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka dhënë një deklaratë, për të cilën u shpreh se do kontribuojë në favor të pushtetit.

Gjini tha në DPT Fidani në Klan Kosova, se kjo ndodhë edhe në vendet e kontinenteve të tjera.

”Diçka ka me eskalu, Serbia ka me bo diçka derisa të mbahen zgjedhjet”.

”Qytetarët e Kosovës duhet me fillu me pa. Çfarë do krize përreth që shkaktohet në kohë të zgjedhjeve, ka tendencë me iu ndihmu atyre në pushtet”.

”Po flas edhe për kontinentet tjera, jo vetëm në rajon. Seriozisht jam duke besu që shumica dërmuese e qytetarëve po mbërrin me pa”.

Smakiqi për Kurtin: Si beson as QUINT-it vetëm militantëve të tij

Avokati dhe njohësi i çështjeve politike, Xhevdet Smakiqi i ftuar në emisionin Raport deklaroi se kryeministri Albin Kurti iu beson vetëm militantëve të tij, raporton Gazeta10.

“Kryeministri Kurti aktualisht nuk është as partner i QUINT-it dhe nuk i beson as QUINT-it vetëm militantëve të tij dhe e ka shëndrruar Kosovën para ndërkombëtarëve si një shtet agresiv”, deklaroi Smakiqi.

Tutje Smakiqi mes tjerash tha se komuniteti serb në veri ka të drejtën e fishkëllimës.

Lirohen dy serbët e arrestuar sot në Veri

Para pak çasteve janë liruar politikanët serbë, Aleksandar Arsenijeviq dhe Ivan Orloviq, që u arrestuan sot në Veri.

Lajmi është konfirmuar për IndeksOnline nga zëvendësdrejtori i Policisë në Veri, Veton Elshani.

Mësohet se ata janë gjobitur për prishje të rendit dhe qetësisë publike.

Në media u raportua se Arsenijeviq u arrestua pasi i fishkëlloi kryeministrit Albin Kurti.

Hapja e urës së Ibrit, deklarohen nga KFOR-i

KFOR-i ka bërë të ditur se qëndrimi i tyre për hapjen e Urës së Ibrit për qarkullim të automjeteve ka qenë transparent dhe konsistent gjatë gjithë kohës.

Një zëdhënës i misionit ka thënë më tej se çdo vendim në këtë drejtim duhet të merret përmes dialogut, në kohë dhe në koordinim efektiv me komunitetin ndërkombëtar.

“Në ndërkohë, KFOR-i do të mbajë prezencën e tij fikse në urë dhe do të vazhdojë të kryejë patrullime të rregullta në zonat përreth”, ka thënë ky zëdhënës.

Tutje, ai ka deklaruar se aktivitetet e fundit të kryera në urë nga ushtarët janë pjesë e aktiviteteve trajnuese.

“Këto ishin pjesë e aktiviteteve tona të rregullta të dizajnuara për të testuar procedurat operacionale afatgjate dhe për të ruajtur standardin më të lartë të gatishmërisë së trupave tona”.

“KFOR-i vazhdon të monitorojë situatën. Ne jemi të vendosur mirë për të adresuar çdo skenar sigurie dhe për të vazhduar zbatimin efektiv të mandatit tonë të OKB-së”, ka thënë zëdhënësi i KFOR-it.

“Calit” i ulet dënimi me burgim

Paneli i Gjykatës së Apelit në Dhomat e Specializuara të Kosovës ia ka ulur dënimin me burgim Salih Mustafës, prej 22 vjet në 15 vjet burgim.

Ndaj Mustafës janë shqiptuar dënimet individuale për krimet e luftës të ndalimit arbitrar, torturës dhe vrasjes së paligjshme prej 8, 13 dhe 15 vjet burgim si dhe i është shqiptuar dënimi i njësuar prej 15 vjetësh burgim, duke llogaritur edhe kohën në paraburgim.

Vendimi është marrë sot.

“Më 10 shtator 2024, Paneli i Gjykatës së Apelit në çështjen Prokurori i Specializuar kundër Salih Mustafës shqiptoi dënimet individuale ndaj z. Mustafa për krimet e luftës të ndalimit arbitrar, torturës dhe vrasjes së paligjshme prej tetë, 13 dhe 15 vjet burgim si dhe ia shqiptoi dënimin e njësuar prej 15 vitesh burgim, duke llogaritur dhe kohën në paraburgim”, thuhet në njoftim.

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa, ishte dënuar në dhjetor të vitit 2022 Gjykata Speciale, me seli në Hagë, me 26 vjet burgim për vrasje të paligjshme, ndalim arbitrar dhe torturë. Gjykata e Apelit ia kishte zbritur dënimin pastaj në 22 vjet burgim.

Salih Mustafa u arrestua dhe u transferua në njësinë e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës më 24 shtator 2020.

Paralajmërimi i Vuçiqit për “masa serioze” kundër Kosovës, Kurti deklarohet nga Veriu

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pyetur sot nga gazetarët për paralajmërimin e lëshuar nga presidenti i Serbisë, Aleksander Vuciq, se Serbia do të marrë “masa të serioze” ndaj Kosovës në 72 orët e ardhshme.

Kurti s’ka pranuar që të flasë për një deklarim të tillë të Vuçiq që ka ardhur pas takimit me Lajcakun sot në Beograd.

“Ju e dini që unë nuk parapëlqej t’i komentoj lajmet e lërë më paralajmërimet”, ka thënë Kurti para gazetarëve.

Vuciq tha sot se Serbia do të marrë “masa të serioze” ndaj Kosovës në 72 orët e ardhshme.

“Ne do t’ju përgjigjemi me masa serioze në 72 orët e ardhshme. Serbia është gjithmonë pro dialogut, unë jam gjithmonë i gatshëm për të, por Serbia nuk do të lejojë persekutimin e popullatës serbe”, ka shkruar Vuçiq.

Albin Kurti parakalon nëpër urën e Ibrit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bashkë me dy ministrat Xhelal Sveçlen dhe Elbert Krasniqin kanë qëndruar sot në veri të Kosovës.

Ata në një moment janë parë teksa kalojnë duke ecur mbi urën e Ibrit, transmeton IndeksOnline.

Treshja shihet se teksa kalon mbi urë në të dy anët ka edhe truprojat.

Rikujtojmë se sot është vënë gurthemeli i stacionit policor në Leshak e ku i pranishëm ishte edhe kryeministri.

Vizita e Kurtit e Rizvanollit në KEK, Hoti: Për keqardhje – tash do të duhej të promovohej termocentrali me gaz

Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar pas vizitës së Kryeministrit Albin Kurti dhe Ministres Artane Rizvanolli në Termocentralin “Kosova B”, ku mbikëqyrën punimet në remontet që po bëhen.

Hoti ka thënë se tashmë kur janë në vitin e katërt të mandatit, Hoti e Rizvanolli do të duhej të promovonin termocentralin me gaz, por se në vend të këtij projekti ata po vizitojnë KEK’un dhe krenohen me remontin e blloqeve në përgatitje për dimrin që po vjen.

“Pas katër vitesh në pushtet, asnjë projekt madhor nuk ka nisur. Nuk janë kryer as projektet e nisura nga qeveria e kaluar. Premtimi që VV-Guxo u kanë dhënë qytetarëve më 14 shkurt 2021 ka qenë: “Furnizim me energji të vazhdueshme dhe të përballueshme”.  Ky premtim, sikurse të gjitha premtimet e tjera, është shkelur pasi kapacitetet energjetike nuk janë rritur.  Sot, Kosova nuk ka siguri energjetike, pra nuk ka energji të vazhdueshme. Çmimi i energjisë është rritur dy herë në këtë mandat, por jo pagat dhe të ardhurat e tjera, duke e shkelur kështu premtimin për energji të përballueshme”, ka shkruar Hoti.

Kurti për hapjen e Urës së Ibrit: Po i presim QUINT-in dhe KFOR-in

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se janë gati për hapjen e urës së Ibrit, teksa shtoi se janë duke pritur miratimin e QUINT-it dhe KFOR-it.

Kurti në një deklarim për media nga veriu i Mitrovicës,  tha se kanë bërë vlerësimin e qëndrueshëmrisë në aspektin fizik dhe teknik së Urës së Ibrit, pastrimin e mjedisit rrotull dhe se ka kaluar një kohë nga raporti preleminar.

Më tej, ai theksoi se Ura e Ibrit duhet të hapet për automjete, sepse sipas tij liria e lëvizjes, sundimi i ligjit dhe marrëveshja në Bruksel e kërkojnë një gjë të tillë, raporton teve1.

“Ne jemi gati, me konsultime dhe koordinim, po i presim QUINT-in dhe KFOR-in, ne i kemi kryer punët tona, kemi bërë përgatitjet sa i përket pastrimit, mjedisit rrotull aty, edhe vlerësimit të qëndrueshmërisë në aspektin fizik dhe teknik, tashmë kanë kaluar bukur kohë që raporti preliminar thotë se ura është e qëndrueshme, besoj ajo urë duhet të hapet edhe për automjete sepse liria e lëvizjes, sundimi i ligjit dhe marrëveshja në Bruksel e kërkojnë një gjë të tillë”, deklaroi Kurti para mediave.