div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged category category-lajme category-1 custom-background wp-custom-logo paged-707 category-paged-707 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Ky është politikani serb i arrestuar në veri, i fishlleu sot edhe Kurtit

Është arrestuar në stacionin policor në Veri të Mitrovicës, politikani serb Aleksandër Arsenijeviq.

Ai dyshohet se i ka fishkëlluar kryeministrit Albin Kurti, i cili sot ka vizituar bizneset e shqiptarëve në veri të Mitrovicës.

Zëvendësdrejtori për veriun e Kosovës, Veton Elshani, deklaroi se Arsenijeviq është shoqëruar në stacionin policor së bashku me një person tjetër.

“E kemi shoqëruar në stacionin policor në jug atë dhe një tjetër, për prishje të rendit dhe qetësisë publike”, tha Elshani.

Ndryshe, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka qëndruar sot në veri të Mitrovicës.

Ai ka vënë gurthemelin e objektit për stacion policor në fshatin Leshak të Leposaviqit.

Kurti është shoqëruar nga ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi

I fishkëlleu Kurtit, Policia e Kosovës arreston politikanin serb në veri (PAMJE)

 

Hoti: Çmimi i energjisë është rritur dy herë në këtë mandat, por jo pagat dhe të ardhurat e tjera

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se në vitin e katërt të mandatit, do të duhej të promovohej termocentrali me gaz. Por në vend të këtij projekti, sipas Hotit, kryeministri dhe ministrja e Ekonomisë, vizitojnë KEK-un dhe krenohen me remontin e blloqeve në përgatitje për dimrin që po bjen.

“Kjo është për keqardhje. Pas katër vitesh në pushtet, asnjë projekt madhor nuk ka nisur. Nuk janë kryer as projektet e nisura nga qeveria e kaluar”, ka shkruar ndër të tjera Hoti.

Ky është postimi i plotë:

I fishkëlleu Kurtit, Policia e Kosovës arreston politikanin serb në veri (PAMJE)

Sot në veri të Mitrovicës është arrestuar politikani serb Aleksandar Arsenijeviq, pasi që fishkëllima gjatë vizitës së kryeministrit Kurti në një lokal ushqimor me pronar shqiptar në shesh.

Kurti ka bëra disa vizita sot në veri, duke përfshirë edhe pjesëmarrjen në vendosjen e gurthemelit të nënstacionit policor në Leshak.

Veriu.info ka siguruar pamje nga momenti i arresti.

Klikoni këtu për të parë videon!

Reagimi i BE-së pas dy ditësh, Stano: Është përgjegjësi zbatimi i marrëveshjes për lirinë e lëvizjes

Bashkimi Evropian ka reaguar lidhur me bllokadat nëpër pika kufitare nga Serbia, dy ditë pasi u hapën pikëkalimet. Zëdhënësi Peter Stano ka thënë se të gjitha shtetet duhet të zbatojnë marrëveshjen për lirinë e lëvizjes.

“Liria e tubimit paqësor, duke respektuar ligjin, është absolutisht thelbësore në çdo demokraci. Megjithatë, personat e maskuar në Serbi, pranë pikave të përbashkëta të kalimit, që bllokojnë trafikun që vjen nga Kosova dhe frikësojnë udhëtarët, nuk bëjnë pjesë në këtë kategori. Marrëveshja e dialogut e vitit 2011 për lirinë e lëvizjes përcakton qartë parimin e udhëtimit të lirë brenda ose përmes territorit të palës tjetër. Është përgjegjësi e secilës palë që t’i zbatojë ato dispozita në territorin e saj, në këtë rast Serbisë”,ka thënë Stano.

Pikëkalimet kufitare mes Kosovës e Serbisë iu kthyen normalitetit pasi u hoqën bllokadat dhe Kosova më pas liroi pikat që i mbylli në përgjigje të selektimit racist nga ana e serbëve protestues.

Ndërsa dje, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, pas mbledhjes së Kryesisë, tha se Brukseli dhe bashkësia ndërkombëtare nuk kanë reaguar për bllokadat në pikat kufitare dhe duke qenë sipas tij të njëanshëm, procesi i dialogut ndodhet në një qorrsokak.

I takon bashkësisë ndërkombëtare të jetë shumë ma e përcaktuar se çka po dëshiron. Nëse dëshiron palë të barabarta, si dy shtete, nëse dëshiron, edhe ende mendon që principi i marrëveshjes të Ohrit me funksionu ashtu qysh shkruan….

Nëse bashkësia ndërkombëtare e ndan mendjen për me ecë në këtë rrugë, Kosova është e gatshme, e nëse don me i mbyllë sytë edhe mos me reagu as kur Serbia i mbyll kufijtë, me mbështetje të qartë të shtetit…

Asnjë reagim nuk e pash nga ana e Brukselit dhe bashkësia ndërkombëtare. Jemi të vetëdijshëm që bashkësia ndërkombëtare është e njëanshme. Për këtë arsye mendoj që duhet një drejtim krejt i ri.” – tha Konjufca, raporton Sinjali.

Kurti vëzhgon kushtet e KEK-ut për dimër, kompania i shton 149 punëtorë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, vizitoi ditën e sotme Termocentralin “Kosova B” të KEK-ut, në të cilin janë duke u bërë remontet në përgatitje për sezonin e dimrit, i shoqëruar nga Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.

Sipas njoftimit për media, qëndrimi në KEK, kishte në fokus jo vetëm vëzhgimin nga afër të kushteve dhe punës që zhvillohet atje, por veçanërisht edhe bashkëbisedimin me punëtorët e KEK-ut, në lidhje me angazhimin e tyre dhe sfidat me të cilat përballen ata.

Sot KEK-ut po i bashkohen 149 punëtorë të rinj, për të cilin kryeministri nënvizoi rëndësinë e shtimit të kuadrove të reja dhe inkuadrimit të sa më shumë të rinjve e të rejave.

“Ne e duam dhe e vlerësojmë lart KEK-un si burim natyror i energjisë, si kapacitet prodhues e zhvillimor, por njëkohësisht edhe si organizatë e punëtorëve që po zgjerohet sot”, shtoi kryeministri.

Kryeministri theksoi se KEK-u është jetik për ekonominë e Republikës së Kosovës dhe rritja ekonomike që e ka shteti ynë në tri vitet e fundit, mesatarisht 6.2 për qind të bruto produktit vendor, nuk do të ishte i mundur pa energjinë që vjen nga ky vend dhe nga puna e palodhshme e punëtorëve atje.

Në përfundim, Kurti ju dëshiroi suksese e punë të mbarë punëtorëve të rinj, si dhe shprehu përkrahjen e palëkundur të Qeverisë për KEK-un.

Prezent ishte dhe u.d Kryeshef Ekzekutiv i KEK-ut, Bekir Gërguri.

Çfarë po paralajmëron Vuçiq: Brenda 72-orëve përgjigjemi me masa serioze

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka paralajmëruar “masa serioze” në përgjigje të asaj që ai e cilëson si “sulm brutal” ndaj serbëve në veri të Kosovës, pas mbylljes së institucioneve paralele serbe.

Deklarata e tij vjen pas takimit me emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, dhe ambasadorin amerikan, Christopher Hill.

“Serbia është gjithmonë pro dialogut, por ne do të marrim masa serioze brenda 72-orëve”, ka thënë Vuçiq, duke theksuar se do t’i drejtohet popullit serb me përgjigjen e Serbisë ndaj situatës.

Ai ka kritikuar bashkësinë ndërkombëtare për, siç thotë ai, mosrespektimin e kërkesave të Serbisë.

Kurti shkon në veri me Sveçlën, vendosin gurthemelin e stacionit të ri të policisë në Leshak

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bashkë me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, kanë shkuar në veri.

Atje bashkë kanë vendosur gurthemelin e stacionit të ri të policisë në Leshak, shkruan Kosovo Online.

Pas kësaj ngjarje, Kurti dhe Sveçlja nuk janë deklaruar.

Presidentja Osmani e ftuar në samitin global “Vital Voices Summit” në Poloni

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për në Poloni për të marrë pjesë në Samitin global “Vital Voices Summit.

Në këtë Samit, Presidentja Osmani do të jetë folëse kryesore në një bashkëbisedim me temën për “Gratë për të drejta dhe demokraci”, nën moderimin e ambasadores Melanne Verveer, Drejtore Ekzekutive e Instituti Georgetown për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, njëherësh Ambasadorja e parë e SHBA-ve për Çështjet Globale të Grave dhe Bashkëthemeluese e Vital Voices.

“Vital Voices”, që nga themelimi i saj në 1997, ka mbështetur drejtpërdrejt më shumë se 20,000 gra prijëse të ndryshimeve në 185 vende të botës dhe ka ndërtuar rrjetin më të fuqishëm global të grave lidere që angazhohen për një botë më të barabartë për të gjithë.

Dalin pamjet e arrestimit të katër serbëve që ofenduan dhe sulmuan policinë në Veri

Gazeta Imazhi ka siguruar pamjet teksa Policia e Kosovës arreston disa persona në pjesën veriore të Mitrovicës. Për këtë kanë dhënë sqarime vetë Policia e Kosovës.

Policia e Kosovës ka konfirmuar se bëhet fjalë për arrestimin e ndodhur mbrëmë në Veri të Mitrovicës ku katër persona të nacionalitetit serb janë vënë nën pranga pasi kanë fyer dhe kanë sulmuar dy pjesëtar të Policisë së Kosovës.

Personat e arrestuar janë  R.N, L.K, V.J dhe M.M.

Petrit Fejza nga Policia e Kosovës ka thënë për KoSSev se duke qenë se personat e arrestuar kanë qenë nën ndikim të alkoolit, ata s’kanë mundur të intervistohen mbrëmë dhe se procesi i intervistimit do të kryhet sot.

“Duke qenë se kanë qenë nën ndikimin e alkoolit, mbrëmë nuk kanë mundur të bëjnë deklaratë. Për këtë arsye ata janë ndaluar, ndaj deklaratat e tyre për këtë ngjarje do të merren sot. Pas kësaj do të vendoset se çfarë do të bëjmë më pas”, ka thënë Fejza për KoSSev

Të arrestuarit aktualisht ndodhen në stacion në Mitrovicën Jugore. Si rezultat i ngjarjes, njëri nga policët ka pësuar lëndime trupore.

Për pretendimet se policia ka rrahur të arrestuarit, Fejza ka sqaruar se në momentin që një i arrestuar bën rezistencë apo tenton të arratiset, atëherë policia ka të drejtë të përdor forcën.

“Në ato video që u shfaqën, shihet se askush nuk i rrah, por po mundohen të pengojnë policinë që t’i arrestojë”, ka thënë Fejza.

Kliko këtu për ta parë videon!

Arrestohen katër serb në veri, ofenduan dhe sulmuan policët

Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona për të cilët tha se fillimisht kanë ofenduar e më pas edhe kanë sulmuar dy zyrtarë policorë në shëtitoren e Mitrovicës Veriore. Njëri prej policëve ka pësuar edhe lëndime.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar shefi i operacioneve të Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Petrit Fejza.

Ai tha se të dyshuarit ishin nën ndikim të alkoolit.

“Me datë 10.09.2024 katër persona të moshës madhore kanë ofenduar e më pas sulmuar dy zyrtarë policorë në shëtitore të Mitrovicës Veriore e më pas janë larguar, ku njëri nga policët ka pësuar lëndime. Njësitet policore kanë arritur t’i arrestojnë të dyshuarit në rrugën “Knjaz Milosh”. Të njëjtit janë dërguar në stacion policor e më pas janë dërguar  për kontroll mjekësor. Të njëjtit kanë kundërmuar në alkool dhe iu është bërë matja dhe ka dalë që tre nga ta janë nën ndikim të alkoolit, me urdhër të Prokurorit të shtetit janë dërguar në mbajtje”.

Për këtë rast ka reaguar edhe kryeministri serb, Millosh Vuçeviq, si dhe partia kryesore e serbëve të Kosovës e mbështetur nga Beogradi, Lista Srpska, të cilët propaganduan se të rinjtë janë rrahur nga Policia e Kosovës dhe këtë e prezantuan si “represion ndaj serbëve në Kosovë”.

Vuçeviq ka thënë mëngjesin e sotëm se “sipas informacioneve të reja” në pjesën veriore të Mitrovicës janë arrestuar tre të rinj të nacionalitetit serb, si dhe i katërti që “të gjitha i ka regjistruar në telefonin e tij|.

“Sipas informacioneve që kam, kam folur me Petar Petkoviqin sot në mëngjes, tre serbë, të rinj të kombësisë serbe, janë rrahur në veri, janë nxjerrë zvarrë nga një ndërtesë dhe janë rrahur, dhe një i katërti është arrestuar i cili të gjitha këto i ka regjistruar në telefonin e tij, i cili regjistroi represionin dhe sulmin ndaj të rinjve serbë”, tha Vuçeviq për TV Prva.

Vuçeviq shtoi më pas se ai |ka informacione se ata [Policia e Kosovës] e kanë arrestuar njërin nga të rinjtë sepse dyshohet se e kanë identifikuar në lidhje me protestën serbe të vitit të kaluar në Zveçan”.

Narrativën e Vuçeviqit e vazhdoi edhe Lista Srpska në një postim në Facebook.

Kjo parti thotë se “rrahja brutale dhe arrestimi i tre të rinjve serbë në Mitrovicë të Veriut është dëshmi e brutalitetit të policisë së Kosovës ndaj serbëve, të gjitha të drejtuara nga Albin Kurti, që është bërë rutinë në veri të Kosovës”.

Për videon që u shpërnda në rrjete sociale ku pretendohet se është rasti i arrestimit të këtyre të rinjve, Lista Srpska tha se kjo “s’është hera e parë që ka dëshmi të qarta të brutalitetit të vartësve të Kurtit dhe se nuk ka kontroll të inspektoratit të Kosovës, as reagim të përfaqësuesve ndërkombëtarë ndaj represionit institucional të popullit serb”.

Për më tepër, Lista Srpska pretendoi se “mjekëve serbë u ndalohet e drejta për të ekzaminuar të arrestuarit, e me këtë fshihen dëshmitë e brutalitetit ndaj të rinjve duarthatë”.

“Ky përdorim i tepruar i forcës dhe arrestimi i një të riu u pasua me rrahje, poshtërim dhe kërcënim me armë zjarri në shëtitoren e qytetit në qendrën strikte të Mitrovicës Veriore. Skena të tilla nuk do të shihni askund tjetër në Kosovë dhe kjo sjellje çnjerëzore dhe joprofesionale është e rezervuar padyshim për serbët. Arrestimi i të riut që filmoi këtë veprim brutal dëshmon sesi këto falangat po fshehin provat e krimeve të tyre”.