div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged category category-lajme category-1 custom-background wp-custom-logo paged-709 category-paged-709 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Abazi: Kurti më gjatë flet për Ivanovoqin se për Rugovën, Kurti është në panik për vota

Deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi, ka thënë në “Pressing” të  T7 se kryeministri i Kosovës Albin Kurit, më gjatë flet për Ivanovoqin se për Rugovën.

Ai ka thënë se Albin Kurti është në panik për vota para zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Abazi ka komentuar ngritjen e shtatores në Podujevë së ish-presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova, ku në ceremoni mori pjesë edhe Kurti.

Por, Abazi tha se e brendshmja e Kurtit nuk e lejon atë ta vlerësojë Rugovën, duke thëksuar se më gjatë flet për Oliver Ivanoviqin.

“Nuk mundet me përdor Rugovën, e përdor Bulliqin. Ju e shihni nuk e lejon me rreh durartrokitje, as me qenë pjesë e zbritjes së mbulesës, e as fjalimit aty. Më gjatë Kurti flet për Oliver Ivanoviqin në video-incizim, edhe me shkrim duke e glorifiku rolin e tij, sesa për presidentin e parë të Kosovës”.

“Jemi në fushatë, ku urdhra e Ibrit, loja me Halil Kastratin, është kompensim i humbjes gjatë rrugës 4 vjeçare të njerëzve që e kanë sjellur në pushtet Kurtin”, ka thënë Abazi.

Fatmir Humolli : President Ibrahim Rugova ka dështu, nuk e menaxhoi luftën”.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Humolli, deklaron se ish-presidenti Ibrahim Rugova ka dështuar në menaxhimin e luftës në Kosovë.

“Si president Ibrahim Rugova ka dështu, u zgjedh president i Kosovës dhe nuk e ka menaxhu luftën si president, ka dëshu”, tha deputeti Humolli në Pressing.

“Sikur sot në rast të një lufte mos me menaxhu kryeministri dhe presidenti situatën janë të dështuar’, u shpreh ai.

“Edhe Ibrahim Rugova ka dështu politikisht me menaxhu ndërsa ka qenë president i Kosovës”, tha Humolli më tej.

Krasniqi: Është vonë që presidentja Osmani të distancohet nga Kurti

Rrezarta Krasniqi, deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës në emisionin, ka thënë se reagimi i presidentes Vjosa Osmani ndaj kryeministrit Albin Kurti është i vonë.

“Është vonë që presidentja të distancvohet nga kryeministri Kurti, sepse ata bashkë kanë hyrë në zgjedhje, nuk ka reaguar në shumë raste e mendoj që tash është vonë reagimi i saj që e pamë”

Sipas Krasniqit, nëse presidentja do të reagonte më herët, sanksionet ndaj Kosovës apo mospranimi në Këshill të Evropës, ndoshta nuk do të ndodhnin.

“Nëse kishte reaguar më herët, ndoshta nuk do të kishin ndodhur si sanksionet mospranimi në Këshill të Evropës, me dorëheqjen e Martin Berishajt, tash është vonë”.

Ajo shton se presidentja Osmani ka qenë bashkëpuntore e ngushtë e Kurtit, ndërsa në këtë kohë Krasniqi thotë se “tash po shihet që kanë raporte jo të mira mes vete, po shihet edhe në takime.”

E për vizitën e shefit të Agjencisë Qendrore amerikane të Inteligjencës (CIA), William Burns, Krasniqi thotë që për Lëvizjen Vetëvendosje ishte diçka e “madhe”, pasi sipas saj, LVV-ja, “nuk janë mësuar të presin ndërkombëtar”.

“Pas vizitës së shefit të CIA-s që ishte në Kosovë, ka qenë vizitë e mirë, por për VV-në ishte e madhe sepse nuk janë mësuar të presin ndërkombëtar, sic duket takimi i tij la diçka që këta të shukaten, por ka deputetë që nuk i dëgjon askush, sepse të ata pavarësisht përqindjes, vendos vetëm një njeri ajo është Dejona Mihali,” tha Krasniqi.

Gashi: Nëse LDK i fiton zgjedhjet është e hapur për krejt partitë për koalicion

Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës Arben Gashi, ka thënë se nëse partia që ai përfaqëson i fiton zgjedhjet, do të jetë e hapur për koalicion me të gjitha partitë.

Këtë deklaratë ai e dha në emisionin DPT Te Fidani në Klan Kosova.

“Mendoj se Lidhja Demokratike e Kosovës duhet të vie në pushtet përmes fitores. Është parti që duhet të vie në pushtet përmes fitores”.

Ai thekson se nëse LDK-ja i humbet zgjedhjet, atëherë vendosin organet e partisë se çfarë hapash do të marrin.

“Mendoj se nuk ka vullnet në Lidhjen Demokratike të Kosovës, që të bëhet një koalicion duke mos qenë i pari”, theksoi i pari i deputetëve të LDK-së.

“Rënie drastike e temperaturave këtë javë, ka gjasa të bie edhe borë“

Meteorologu Mendim Rugova paralajmëron “rënie drastike të temperaturave” këtë javë, por edhe mundësi për reshje bore.

Ai në T7 tha se “nuk përjashtohet mundësia që temperaturat maksimale t’i afrohen 10 gradëve Celsius”.

“Madje nëpër disa pjesë, në viset malore ka gjasa të bie edhe borë”, tha ai, duke paralajmëruar përkeqësim të motit sidomos në pjesën e dytë të javës.

Mendim Rugova tha se parashihet që sasia e të reshurave nesër të jetë “shumë e lartë” dhe se mund të ketë “përmbytje të vogla lokale”.

“Tash po shihet që kësaj jave korridori prej Atlantikut Verior po hapet dhe gradualisht me këtë hapje fillojnë edhe depërtimet e masave të ftohta polare ajrore detare”, tha ai.

Gashi për Qeverinë Kurti: Me afera të jashtëzakonshme korruptive

Gashi për Qeverinë Kurti: Një qeveri me afera të jashtëzakonshme korruptive

Shefi i grupi parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës Arben Gashi, ishte mysafir i edicionit të sotëm të emisionit DPT Te Fidanit në Klan Kosova.

Me Gashin u diskutuan tema të ndryshme, me interes publik.

Ai pati një varg kritikash drejt qeverisë së udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti.

“Ajo se çka mund të themi deri më tani është se kemi parë një qeveri jokompetente, kemi parë një qeveri me ambicie për kapje institucionale, kemi parë një qeveri me ambicie për shkelje të vazhdueshme kushtetuese, kemi parë një qeveri me afera të jashtëzakonshme korruptive e po ashtu e kemi parë një qeverisje e cila fatkeqësisht e ka vendosur Kosovën nën sanksione ndërkombëtare”, tha Gashi.

“Serbia po armatoset”, ambasadori Hill: Ja pse i bleu tani avionët

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Christopher Hill shpesh cilësohet për qasje “pro-serbe”, komentoi blerjen e avionëve francezë nga Serbia.

Në një koment të përcjellë nga mediat në Maqedoni, diplomati i lartë amerikan thotë se përpos avionëve, Beogradi bleu edhe raportet me forcat ajrore të NATO-s.

“Mendoj se Serbia po merr vendime strategjike të rëndësishme. Njëra prej këtyre vendimeve lidhet me blerjen e këtyre avionëve luftarakë, ‘Rafale’. Ajo që po bën Serbia nuk është vetëm blerja e avionëve, por blerja e marrëdhënieve me forcat ajrore të NATO-s. Mendoj se kjo është shumë e rëndësishme dhe se kjo nuk do të ndryshohet nga situata në terren në Kosovë. Kjo nuk do të thotë që nuk duhet të merremi me situatën në Kosovë. Them se të gjithë jemi të një mendjeje në këtë drejtim dhe duam të shohim një zgjidhje. Por kam bindjen se ajo që keni parë me vizitën e presidentit Macron, si dhe me vizitën e kancelarit Scholz, përfaqëson një ndryshim shumë të qartë të qasjes, dhe do të dëshironim të shihnim që kjo të vazhdojë, në përputhje me dëshirat e popullit serb dhe udhëheqjes serbe. Ne nuk jemi këtu për t’i thënë Serbisë se çfarë të bëjë ose si të orientohet. Ata duhet të marrin vendimet vetë, dhe mendoj se këto vendime po shkojnë në drejtimin e duhur”, ishte komenti i Hill.

Perëndimi vazhdon të ketë shpresa në ndryshimin e qëndrimit të Serbisë. Pak ditë më parë, i dërguari i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, tha se Serbia ka tërhequr letrën dërguar bllokut vitin e kaluar, ku shprehte rezerva për Marrëveshjen në rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve.

 

Kurti: 263 qytetarë të katër komunave veriore janë punësuar falë skemës qeveritare

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë të ditur se nga data 30 gusht janë punësuar 263 persona në katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës.

Ai po ashtu ka deklaruar se ka ende 428 vende të lira pune, të cilat mbështeten nga skema e Qeverisë së Kosovës.

Postimi i plotë:

Skema e masës 1.8 “Qeveria për Familjet” u prezantua fillimisht në korrik të vitit 2022, e për të cilën u ndanë 10 milionë euro. Ndërkohë në muajin shkurt të këtij viti, përmes kësaj skeme, u lansua dhe masa e posaçme për përkrahjen e punësimit për qytetarët tanë në katër komunat në veri. Subvencionimi u caktua në nivelin 70% të pagës bruto për gjashtë muajt e parë deri në shumën 350 eurosh, e atë për 2000 vende pune.

Shtatë muaj nga fillimi i skemës, deri më 30 gusht në katër komunat në veri kemi ndërmjetësuar dhe mbështetur punësimin e 263 personave, ndërkaq të deklaruara janë edhe 428 vende të lira të punës.

Më shumë punësim, më shumë mirëqenie. Më shumë integrim dhe ndërveprim mes komuniteteve.

Ju ftoj të aplikoni në Zyrat e Punësimit në katër komunat në veri, e të shfrytëzoni çdo mundësi që paraqitet për fushëveprimtarinë tuaj.

Republika e Kosovës është shtet i të gjithëve.

Policia deklarohet për raportimet se u konfiskua dokumentacion nga një bankë serbe në Leposaviq

Sot mediat serbe kanë raportuar se Policia e Kosovës janë duke marrë dokumentacion nga kasaforta e Bankës Popullore të Serbisë në Leposaviq.

Lidhur me këtë, për Gazeta Blic është deklaruar zëvendësdrejtori Drejtorisë Rajonale të Policisë së Kosovës në Mitrovicë të Veriut, Veton Elshani, i cili thotë se nuk janë marrë dokumentacionet në fjalë.

“Jemi duke marrë prova materiale nga ndërtesa që konsiderojmë se ka shërbyer si komunë paralele. Nuk kemi hyrë te departamenti i thesarit ende”, u shpreh ai për Gazeta Blic.

Haradinaj për Osmanin: Presidente koti, doli për ta hequr përgjegjësinë nga vetja sikur të kishte qenë në hënë për 4 vjet

Kryetari AAK-së Ramush Haradinaj tha se presidentja po bën “përpjekje të mjerë” për “ta hequr përgjegjësinë nga vetja” dhe për “ta ngarkuar vetëm Kurtin” për dështimet qeverisëse, duke iu referuar një interviste të mbrëmshme të Vjosa Osmanit ku ajo konfirmoi mospajtimet me kryeministrin.

Haradinaj e quajti Osmanin “një presidente koti” që tha se pas katër vjetësh zgjodhi të fliste për rëndësinë e partneritetit me SHBA-në.

“Kosova ka një presidente koti që pas katër vitesh qeverisje merr guximin të dalë në televizion dhe për 40 minuta të flasë sa e rëndësishme është SHBA-ja për Kosovën, sikur gjatë këtyre katër viteve ajo të kishte qenë në hënë. Një përpjekje e mjerë për ta hequr përgjegjësinë nga vetja dhe për ta ngarkuar vetëm Kurtin. Gabim, zonja Presidente. Në çdo ndyrësirë të Kurtit, ti je në mes të saj”, shkroi Haradinaj në një postim në Facebook.

Ai tha se Kurti e ka ndohmuar agjendën serbe në Kosovë më shumë sesa vetë Serbia dhe aleatët e saj.

“As armët e blera kineze, as armët e blera ruse, as lufta e madhe hibride serbo-ruse në Kosovë, as strukturat kriminale serbe në territorin e Kosovës nuk e kanë ndihmuar agjendën serbe në Kosovë aq sa e ka ndihmuar Albin Kurti me politikën e tij anti-amerikane dhe kundër aleatëve. Serbia do të jepte miliarda vetëm që ta largonte Kosovën nga mbrojtja amerikane dhe vendet e tjera aleate. Albini e largoi Kosovën pa pagesë fare”, shkroi ai.

Haradinaj tha se politika e Kurtit në SHBA konsiderohet armiqësore dhe se vendi po përjashtohet nga nismat rajonale.

“Politika e Kurtit sot në Uashington çdo ditë e më shumë konsiderohet si politikë gati armiqësore, kurse Evropa e udhëhequr nga Gjermania, me atë që tha Sarrazin, po e përjashton Kosovën nga Procesi i Berlinit dhe nga çdo nismë rajonale. Evropa po instalon politikë 6 minus 1 në Ballkanin Perëndimor. Ky minus është Kosova: e përjashtuar nga çdo proces integrues, e sanksionuar dhe me pritje të fuqizimit të sanksioneve dhe masave të tjera izoluese”, shkroi Haradinaj.