div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged category category-lajme category-1 custom-background wp-custom-logo paged-737 category-paged-737 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Nga viti 2025 WhatsApp s’do të funksionojë në këto modele telefonash

Rrjeti social WhatsApp po përditëson sistemin operativ dhe nuk do të funksionojë më në disa modele të vjetra të iPhone, shkruan “Mobiletelco”.

Nga 24 shkurti i vitit 2025 kërkesa minimale për WhatsApp-in në pajisjet iPhone do të jetë instalimi i sistemit operativ iOS 14.1.

Kjo do të thotë se në iPhone 6, iPhone 5s, iPhone 6 Plus dhe modelet më të vjetra nuk do të funksionojë WhatsApp-i pasi nuk mund të përditësohen në versionin e kërkuar të sistemit operativ.

Si arsye kryesore për këtë vendim, rrjeti social që menaxhohet nga Meta përmend sigurinë e përdoruesve dhe thotë se sistemet e vjetra operative nuk i plotësojnë të gjitha standardet e nevojshme për funksionet e nevojshme.

Për përdoruesit e Androidit, nuk ka kërkesa të reja të sistemit – mjafton të keni Android 5.0 dhe mund të përdorni WhatsApp-in.

Ministria e Financave po kërkon puntorë, paga 500 euro

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve po kërkon 32 zyrtarë të mirëqenies sociale për zyrat e pensioneve, në kuadër të Projektit të reformës së asistencës sociale.

Këta zyrtarë do të ndihmojnë në proceset aktuale administrative në zyrat e pensioneve dhe gjithashtu do të trajnohen në sistemin e ri.

Zyrtarët do të punojnë me kohë të plotë dhe do të paguhen 500 euro bruto (duke përfshirë të gjitha kontributet pensionale dhe taksat).

“Zyrtarët do të angazhohen për periudhë 1 vjeçare dhe do të ndihmojnë në proceset administrative përfshirë këtu mbështetjen e qytetarëve si dhe realizimin e procesit të verifikimit për skema të ndryshme sociale të zbatuara në kuadër të Ministrisë”.

Haradinaj: Nëse Kurti i mbërrin 25% të votave, i lumi ai për veti

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, është shprehur i bindur se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe Lëvizja Vetëvendosje nuk do t’i marrin 25 për qind të votave në zgjedhjet e 9 shkurtit të vitit 2025.

“Nuk e shoh Kurtin që i kalon ndonjëherë 30 për qind në zgjedhje. Edhe 25 kur e mbërrin, i lumi ai për veti. Nuk po them se do të jetë partia e parë”, ka thënë Haradinaj.

Sipas tij, këtë do t’ia pamundësojë keqqeverisja e tij në katër vjetët e fundit.

“Sepse filluan që të gjithë t’ia kuptojnë mashtrimin… I dolën dy deputetë, një degë në Drenas. Ne jemi në proces të rritjes sonë, mundemi edhe ne të jemi fitues. Por nuk besoj se Kurti do t’i fitojë zgjedhjet. E shihni sa me gëzim po thonë ata po luftojnë për vend të dytë”, ka thënë ai në Paradoks.

Pasojat katastrofike të përmbytjeve në Bosnje dhe Hercegovinë, të paktën pesë të vdekur

Pasojat katastrofike të përmbytjeve në qytetet e Bosnjë-Hercegovinës, më të rëndat në Jabllanicë, rezultuan në të paktën pesë të vdekur, raporton mediumi N1 në këtë shtet.

Reshjet e shiut në 24 orët e fundit në rajonin e komunave Jabllanicë, Konjiq, Kiseljak, Fojnicë dhe Kreshevë kanë shkaktuar vështirësi për banorët e këtyre komunave.

“Për shkak të vërshimeve të mëdha dhe rrëshqitjeve të dheut, një numër i madh i popullatës është në rrezik, me informacione se ka viktima si dhe një numër të madh të të lënduarve dhe personave të zhdukur”, njoftoi Administrata Federale e Mbrojtjes Civile atje (FUCZ).

Komuna e Kiseljakut shpalli gjendjen e fatkeqësisë natyrore.

DCIM102MEDIADJI_0296.JPG
Kjo është gjendja e Edi Ramës pasi u operua

Kreu i Qeverisë së Shqipërisë, Edi Rama, është paraqitur një ditë më parë në ambientet e QSUT, ku raportohet se i është nënshtruar një operacioni në hernie, një problem që kryeministri e ka raportuar edhe më herët.

Sot Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është larguar nga spitali , pasi një ditë më parë, iu nënshtrua një operacioni në hernie.

Shefi i shërbimit të kirurgjisë, Arben Gjata, ka thënë se janë kryer të gjitha ekzaminimet e duhura dhe kreu i qeverisë ishte gati për të dalë, shkruan TCh.

Rama e ka kryet ndërhyrjen kirurgjike të hernies në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza në Shqipëri.

“Dosti” i Kurtit intervistohet nga Prokuroria Speciale
Biznesmenit Ridvan Muharrremi tashmë i është i ngritur një aktakuzë për vjedhje të rrymës në biznesin e tij, do të intervistohet sot nga Prokuroria Speciale në Prishtinë, shkruan Periskopi.

Siç merr vesh Periskopi nga burimet e veta Muharremi i njohur si ‘Ridi’, tashmë ndodhet pranë Prokurorisë Speciale, ku do të intervistohet për skandalin me rezerva shtetërore.

Rekomandimi që uji nga Badoci të mos përdoret për pije, harta e zonave që furnizohen nga ky liqen

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka rekomanduar që uji nga Liqeni i Badocit të mos përdoret në këtë periudhë për pije, meqë pas testimit të disa mostrave ka dalë se ka rritje të nivelit të manganit.

Nga IKSHP kanë ndarë hartën e zonave që furnizohen me ujë nga ky liqen. Sipas kësaj harte, nga Liqeni i Badocit furnizohen zonat: Matiqan, Aktas, Albi Mall, Bregu i Diellit, Cagllavica, FshatIi Ndërkombëtar, Gracanica, Hajvalia, Kishnica, Kodrina, Lagja e Spitalit, Lagjija Jone, Lagjia Nic, Lagjia Qendresa, Lagjja e Studenteve, Llapnasella, Lugina e Thellë, Marigona Hill, Mati 1, Preoc, Prishtina e Re, Royal Green Residences, Shashkoc, Shushicë, Ulpiana e re dhe Veterniku, raporton Express.

Tejkalimet fillojnë nga vlera më e ulët prej 0.062mg/L deri në vlerën më të lartë 0.250 mg/L.

“Të dhënat e analizave të bërë dhe krahasimi i tyre me të dhënat e ditëve paraprake si dhe përvoja nga situata e vitit 2023, na tregojnë se gjatë kohëzgjatjes së këtij fenomeni, vlerat e manganit kanë tendencë të rritjes së vazhdueshme ditë pas dite, andaj IKSHPK për këtë periudhë rekomandon që uji të mos konsumohet për pije dhe të përdoret si ujë teknik për higjienë personale dhe ambientale”, thuhet ne njoftimin e Institutit.

Bazuar në këto rezultate, IKSHP ka dalë me disa rekomandime për Ujësjellësin “Prishtina”:

Të kontrollohet procesi i dezinfektimit në mënyrë që vlera e Cl rezidual të jetë 0.1-0.2mg/L, e cila garanton cilësinë e ujit në aspektin bakteriologjik dhe në të njëjtën kohë ndihmon në proceset oksido-reduktive;

Të përcjellet ndotja organike (TOC) në ujin e liqenit dhe në rrjetin shpërndares;

Zbatimi i procedurave standarde për situatën e krijuar në të gjitha fazat e trajtimit të ujit;

Shpërlarja e rrjetit shpërndarës – gypave magjistral;

Shpërlarja e rrjetit shpërndarës – segmenteve të vogla;

Të sigurohet ujë higjienik për pije për qytetarët.

Paraqitja e “fenomenit” te Manganit në Liqenin e Badovcit është dukuri e vazhdueshme, e cila ndodh kryesisht në kohën e ndrrimit të stinëve. IKSHP ka thene se kjo dukuri në vitin e kaluar ishte shqetësuese, sepse përveç vlerave të shtuara të Manganit 2valent, u shoqërua edhe me kohëzgjatje të këtij fenomeni.

Edhe pse Mangani konsiderohet një lëndë ushqyese thelbësore dhe kontribuon në shumë funksione trupore, duke përfshirë metabolizmin e aminoacideve, kolesterolit, glukozës dhe karbohidrateve, në formimin e kockave, mpiksjen e gjakut dhe reduktimin e inflamacionit, vlerat mbi 50 µg/L në ujin e pijshëm sillet si ndotës dhe ka ndikim të dëmshëm në shëndet, e posaçërisht tek fëmijët deri në 5 vjeç.

 

Rritet niveli i manganit në Badoc, rekomandohet që uji nga ky liqen të mos përdoret për pije

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se ditën e djeshme ekipet e tyre kanë marrë 16 mostra nga një zonë që furunizohet me ujë nga Liqeni i Badocit, pas njoftimit për ngritje të vlerave të manganit, ku prej tyre 15 kanë rezultuar me tejkalim të standardit të lejuar manganit.

Nga IKSHP kanë rekomanduar që për këtë periudhë uji të mos konsumohet për pije dhe të përdoret vetëm për higjienë personale dhe ambientale, raporton Express.

Tejkalimet fillojnë nga vlera më e ulët prej 0.062mg/L deri në vlerën më të lartë 0.250 mg/L.

“Të dhënat e analizave të bërë dhe krahasimi i tyre me të dhënat e ditëve paraprake si dhe përvoja nga situata e vitit 2023, na tregojnë se gjatë kohëzgjatjes së këtij fenomeni, vlerat e manganit kanë tendencë të rritjes së vazhdueshme ditë pas dite, andaj IKSHPK për këtë periudhë rekomandon që uji të mos konsumohet për pije dhe të përdoret si ujë teknik për higjienë personale dhe ambientale”, thuhet ne njoftim.

Sipas Udhëzimit Administrativ Nr: 10/2021 “Për cilësinë e ujit të destinuar për konsum nga njeriu”, norma e lejuar për Mangan në ujin për pije është 0.05 mg/L.

Bazuar në këto rezultate, IKSHP ka dalë me disa rekomandime për Ujësjellësin “Prishtina”:

Të kontrollohet procesi i dezinfektimit në mënyrë që vlera e Cl rezidual të jetë 0.1-0.2mg/L, e cila garanton cilësinë e ujit në aspektin bakteriologjik dhe në të njëjtën kohë ndihmon në proceset oksido-reduktive;

Të përcjellet ndotja organike (TOC) në ujin e liqenit dhe në rrjetin shpërndares;

Zbatimi i procedurave standarde për situatën e krijuar në të gjitha fazat e trajtimit të ujit;

Shpërlarja e rrjetit shpërndarës – gypave magjistral;

Shpërlarja e rrjetit shpërndarës – segmenteve të vogla;

Të sigurohet ujë higjienik për pije për qytetarët.

“IKSHPK njofton se deri me datën 02.10.2024 në rezultatet e mostrave të marra sipas planit të Monitorimit për ujin e pijshëm, nuk ka pasur mostra që kanë rezultuar me  vlera të shtuara të manganit mbi standardin e paraparë (0.05 mg/L) sipas Udhëzimit Administrativ Nr: 10/2021 “Për cilësinë e ujit të destinuar për konsum nga njeriu””, thuhet në fund të njoftimit.

Me një situatë të tillë, Kosova është përballur edhe vitin e kaluar.

Paraqitja e “fenomenit” te Manganit në Liqenin e Badovcit është dukuri e vazhdueshme, e cila ndodh kryesisht në kohën e ndrrimit të stinëve. IKSHP ka thene se kjo dukuri në vitin e kaluar ishte shqetësuese, sepse përveç vlerave të shtuara të Manganit 2valent, u shoqërua edhe me kohëzgjatje të këtij fenomeni.

Edhe pse Mangani konsiderohet një lëndë ushqyese thelbësore dhe kontribuon në shumë funksione trupore, duke përfshirë metabolizmin e aminoacideve, kolesterolit, glukozës dhe karbohidrateve, në formimin e kockave, mpiksjen e gjakut dhe reduktimin e inflamacionit, vlerat mbi 50 µg/L në ujin e pijshëm sillet si ndotës dhe ka ndikim të dëmshëm në shëndet, e posaçërisht tek fëmijët deri në 5 vjeç.

Befason deputeti i VV-së, e krahason partinë e tij me UÇK-në: I kemi kaluar përmasat e një subjekti politik

Deputeti i VV-së, Halil Thaçi, subjektin politik të cilit  i takon e krahason me Lidhjen Demokratike të Kosovës të kohës së Ibrahim Rugovës të fillim e viteve 90-ta dhe me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës të fundviteve të 90-ta.

‘’ VV i ka kaluar përmasat e një subjekti politik. VV sot është Lëvizje gjithëpopullore me krahasua me LDK-në e fillim viteve të 90’ta dhe UÇK-në e fund viteve 90-ta dhe VV nuk është më thjeshtë subjekt politik, por lëvizje gjithë popullore që po kërkon dhe po dëshiron edhe po e zbaton ligjshmërinë në gjithë territorin e Kosovës’’, deklaron deputeti Thaçi

Ai nuk dëshiron të merret fare me dy ish-kolegët e tij, që tashmë iu kanë bashkuar një koalicionit tjetër parazgjedhor, duke thënë se ai ka qenë vetë kundër Kodit Civil, por që nuk e ka përdorur votën e tij për të fituar votën e dikujt tjetër, duke u shprehur se do të qëndroj në Lëvizjen Vetëvendosje.

”S’po du me u marr me ta hiç. Unë jam vetë njeri nga ata që kam votuar kundër Kodit Civil. Unë kurrë asnjëherë nuk e kam përdorur këtë votë për me perfitu votën e dikujt tjetër. Unë i besoj Lëvizjes’’, shton deputeti Thaçi.

Deputeti i VV-së, zgjedhjet e vitit të ardhshëm i sheh shumë të rëndësishme dhe se për të ato zgjdhje do të tregojnë nëse qytetarët janë për shtrim të sovraniteti në vend apo për ata që sipas tij kanë lejuar, terroristin Milan Radojçiqin të qeverisë me një pjesë të Kosovës.

‘’Këto janë zgjedhje shumë të rëndësishme për arsye se këto kanë me definuar se a janë qytetarët e Kosovës për shtetin dhe sovranitetin e ligjshmërinë e tij apo janë për ata që e kanë lejuar Radojçiqin me qeverisë me një pjesë të Kosovës’’ ,potencon deputet Halil Thaci për FrontOnline.

Ky është moti për sot

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se sot mban mot kryesisht i vranët dhe me riga shiu të intensitetit mesatar.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-11gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-19gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-7 m/s. Kushtet agrometeorologjike dhe biometeorologjike do të jenë të mira, si rezultat i këtyre aktiviteteve meteorologjike”, njofton IHMK.