div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged category category-lajme category-1 custom-background wp-custom-logo paged-744 category-paged-744 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Shahini: Në 2024 jemi më të varfër, më të vjedhur dhe më të izoluar

Në emisionin EURO n’T7 janë analizuar vendimet e fundit të qeverisë Kurti në rrafshin ekonomik, vendimet të cilat ekspertët i kanë vlerësuar si të pavrejtëshme.

Agim Shahini, kryetar i AKB ka thënë se këto vendime nuk pritet që të përmirësojnë jetesën e qytetarëve tanë apo t’ua lehtësojnë atë.

Sipas tij askush nuk ka pritur që në vitin 2024 të kemi këtë gjendje ekonomike ku në të gjitha raportet kredibile ndëkombëtare renditemi si vendi i dytë më i varfër në Evropë.

Kjo sipas Shahinit tregon për dështimet e kësaj qeverie në rrafshin ekonomik.

“Realisht ne sot jemi edhe të varfër edhe të vjedhur edhe të izoluar. Kjo nuk është aspak e mirë për askënd në Kosovës dhe askush nuk i gëzohet kësaj. Nuk ka pritur pothuajse askush që në vitin 2024 të ballafaqohemi me këtë situatë. Vazhdojmë të jemi të varfër dhe këtë e thonë raportet ndërkombëtare të statistikave, në të cilat thuhet se Kosova ka një varfëri ekstreme, jemi shteti më i varfër në Ballkan dhe i dyti në Evropë. Në anën tjetër cdo sukses i arritur në Kosovë i atribohet vetëm bizneseve. Neve si biznese na mungon dialogu me qeverinë e vendit, dialog ky i cili do të prodhonte rritje ekonomike, përmirësimin e jetës së qytetarëve dhe ngritjes së pagave”, ka shtuar kreu i AKB-së, Agim Shahini.

Në anën tjetër kreu i AKB-së ka thënë se ne përvec se jemi të varfër jemi edhe te vjedhur sepse kemi raste të shumta të identfikimit të korrupsionit dhe kjo dukuri vazhdon të jetë kanceri më i madh i ekonomisë dhe shoqërisë tonë.

“Pikërisht për shkak se jemi të vjedhur jemi edhe të varfër dhe këto lidhen njëra me tjetrën. Poashtu duke qenë të izoluar dhe nënsanksione na rritet varfëria. Kosova pothaujse për dy vjet radhazi është nën sanksione ekonomike nga Bashkimi Evropian ku shumë projekte milionshe janë bllokuar. Janë tri projekte që për shkak të sanksioneve janë ndaluar dhe vlera e tyre është hic më pak se 405 milion euro”, ka pohuar tutje Shahini.

Nga këto 405 milionë, 87 prej tyre kanë qenë projekt për ngrohje qendrore në Prishtinë, 110 milionë për rritjen e kapaciteve për energji solare dhe 207 milionë euro tjera projekte infrastruktore.

“Me hi borxh për me mbajtë punën”, polici jep dorëheqje në 25 vjetorin e Policisë

Policia e Kosovës ka mbushur sot 25-vjet që nga themelimi i saj në shtator të vitit 1999.

Pikërisht në këtë ditë, polici Bekim Ibishi, ka dhënë dorëheqje nga detyra e tij si polic.

Ai tha se deri tek ky vendim erdhi si pasojë e kushteve, siç u shpreh ai “Me hi borxh për me mbajtë punën”.

Me këtë letër ju njoftoj për dorëheqjen time nga Policia e Kosovës. Kam pasur një nder të madh të jem pjesë e këtij institucioni që përfaqëson trashëgiminë kryesore të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por fatkeqësisht kushtet aktuale më kanë shtyrë të marr këtë vendim.

Policia e Kosovës po përballet me sfida serioze, ku pjesëtarët e saj detyrohen të mbulojnë vetë shpenzimet për rrugën dhe ushqimin e përditshëm, apo qysh thotë populli “Më hi borxh me majtë punën e shtetit“, ka shkruar Ibishi.

Polici i dorëhequr tha se arsye ishte edhe mungesa e sigurimeve shëndetësore dhe kushtet e vështira të punës.

Ai ka kërkuar nga Qeveria që të përmirësoj kushtet e policëve.

Kjo situatë, bashkë me mungesën e sigurimeve shëndetësore dhe kushtet e vështira të punës, e bën të pamundur për mua të vazhdoj më tutje. Jeta e një polici patrulle vlerësohet me një shtesë minimale për rrezikshmëri vetëm me 60 euro. Qeveria e Kosovës t’i lërë hajgaret me një anë dhe t’i përmirsojë kushtet për Policinê e Kosovës dhe qytetarët e saj“, njoftoj Ibishi.

Autobusit me udhëtar i ndalohet hyrja në Serbi, përmes pikës kufitare në Bërnjak

Një autobus me udhëtar është kthyer mbrapa në pikën kufitare në Bërnjak, i është ndaluar hyrja në Serbi.

Ekipi i Tëvë1, është duke qënduar në Bërnjak, ku në pamjet e dërguara shihet autobusi duke u kthyer mbrapa.

Ndryshe, situata në këtë pikë është e qetë dhe se qarkullimi i veturave është i pakët.

Edhe situata në pikë kalimin kufitar tek Dheu i Bardhë është e qetë, pas paralajmërimit për bllokimin e pikave kufitare të cilat lidhin Serbinë me Kosovës, thirrje kjo e lëshuar nga e ashtuquajtura “Organizata për bllokada në Serb”.

Po ashtu situatë e qetë aktualisht është edhe në Merdarë.

Kujtojmë, se Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës u ka bërë thirrje të gjithë shtetasve të Republikës së Kosovës, përfshirë pjesëtarët e mërgatës, që kanë planifikuar apo janë duke planifikuar kalimin tranzit përmes territorit të Serbisë, të shmangin të gjitha hyrjet dhe daljet në vendkalimet kufitare mes Kosovës dhe Serbisë.

“MPJD u bën thirrje të gjithë qytetarëve dhe pjesëtarëve të mërgatës që të ndjekin me kujdes zhvillimet dhe paralajmërimet e reja lidhur me situatën dhe të informohen vetëm nga burimet zyrtare të institucioneve të Republikës së Kosovës, për të shmangur dezinformatat dhe lajmet e rreme”, thuhet në apelin e MPJD’së.

Tallet Zogaj: Mbështetja e vetme që i ka mbetur Kosovës është nga një komunë e Austrisë

Analisti Petrit Zogaj, ka thënë se pas katër viteve qeverisje të Kurtit 2, e vetmja mbështetja që i ka mbetur Kosovës është ajo nga një komunë e Austrisë.

Zogaj ka thënë se nuk ka qenë e lehtë me ardh deri këtu, ku ka shtuar se qeverise duhet me ia dhënë këtë kredit.
”Pas 4 viteve te qeverisjes Kurti 2, mbeshtetja e vetme qe i ka mbete Kosoves eshte ajo e nje komune te rendesishme te Austrise. Nuk ka qene edhe aq e lehte me ardhe deri ketu, dhe qeverise duhet me ia dhene kete kredit”, ka shkruar analisti Petrit Zogaj.
Moti gjatë javës shira të dendura vijnë në Ballkan, dhe në viset tona!

Masat e fuqishme ciklonike që po mbretërojnë në pjesë të Evropes, sidomos në Francë, pjesë të Iberisë dhe Afrikes veriore do të shtrijnë ndikimin e tyre intensiv në drejtim të Italisë, Ballkanit dhe pjesëve tjera të Kontinentit të Vjetër.

Temperatura shumë të larta po mbretërojnë në viset tona, por kjo pritet të ndryshojë gjatë javes së re.

Reshje të shumte atmosferike po ndodhin në Afriken veriore, Francë, Spanjë dhe Evropen qendrore.

Sistemet ciklonike po shtrihen drejt Ballkanit ku pritet të fillojnë reshje të fuqishme shiu që nga Sllovenia, Kroacia, Bosnja dhe Hercegovina.

Këto reshje të hënë pritet të përfshijnë edhe Shqipërinë dhe pastaj edhe Republiken e Kosoves dhe Maqedoninë Veriore.

Peci: VV dhe Guxo janë në koalicion, s’ndodhi formalisht për shkak të afateve kohore

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, njëherit edhe bashkëkryetari i Partisë Guxo, Faton Peci, sot në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova ka folur në lidhje me koalicionin parazgjedhor me Vetëvendosjen, duke thënë se ata janë pjesë e tij.

Peci u shpreh se ky koalicion nuk është bërë në formë formale, për shkak siç u shpreh ai, afatit kohor të përcaktuar nga KQZ-ja.

“GUXO do të jetë shumë i rëndësishëm në procesin e koalicionit të cilin tashmë e kemi arritur, që nuk është një koalicion formal, ashtu siç edhe ne e dëshironim, përmes përfshirjes së logos, megjithatë jemi bashkë, sikurse kemi qenë në zgjedhjet e kaluara”.

“Ne kemi thënë që afati kohor i përcaktuar nga KQZ-ja nuk na ka mundësuar që t’i rezaurojmë të gjitha aspektet statutare dhe ligjore, në këtë rast nuk po flasim as për Guxo dhe as për Alternativën, por po flasim për subjektin më të madh politik në vend Lëvizjen Vetëvendosjen, për shkak se ata pjesë të statutit dhe detyrimit të tyre e kanë që koalicionet parazgjedhore të iu nënshtrohen një referendumi, një anëtar, një votë”.

“Vetëvendosja i kishte diku mbi 60 mijë anëtarë të regjistruar dhe të evidentuar, e kjo nënkuptonte që procesi i organizimit të një referendumi të tillë do të merrte kohë, pavarësisht që ne jemi njoftuar edhe për vendimin që e ka pasur kryesia e subjektit politik, Vetëvendosje, në të cilin kanë parapëlqyer koalicionin ose vazhdimin e koalicionit mes Lëvizjes Vetëvendosje, Guxo-s dhe Alternativës”, është shprehur tutje Peci.

Ministri i jashtëm i Turqisë shkon për vizitë në BIK, Tërnava: E falendërova për ndihmën e popullit turk

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava, ka pritur në takim ministrin e Jashtëm të Turqisë, Hakan Fidan, i cili sot gjatë ditës qëndroi për vizitë zyrtare në Kosovë.

Fillimisht Myftiu Tërnava i uroi mirëseardhje ministrit në institucionin e Bashkësisë Islame të Kosovës, e më pas e falënderoi “atë dhe nëpërmes tij Qeverinë dhe popullin turk për përkrahjen dhe ndihmën e vazhdueshme që kanë dhënë për vendin tonë, e posaçërisht për institucionin e Bashkësisë Islame të Kosovës”.

Siç njofton BIK, Myftiu Tërnava më pas e njohu ministrin Fidan për bashkëpunimin e mirë që ka Bashkësia Islame me DIJANET-in turk, Drejtorinë e Përgjithshme të Vakëfeve, TIKA-n, dhe me organizatat e tjera.

Ai në veçanti përmendi “ndihmat dhe përkrahjen e vazhdueshme që ka dhënë DIJANET-i, e si kurorëzim të këtyre veçoi ndërtimin e Xhamisë Qendrore në Prishtinë”, për të cilën Myftiu Tërnava shprehu “një falënderim të jashtëzakonshëm”.

Nga ana e tij, ministri Fidan, falënderoi Myftiun Tërnava për pritjen e ngrohtë dhe përgëzoi atë për arritjet në ngritjen e infrastrukturës së Bashkësisë Islame, ruajtjen e trashëgimisë kulturore islame dhe kontributin në ndërtimin e kohezionit social, duke u shprehur se “jemi të përkushtuar të vazhdojmë të përkrahim Kosovën”.

Serbët bllokojnë rrugën në Merdarë, përdorin veturat si barrikada

Dhjetëra serbë janë mbledhur në pikat kufitare të Serbisë, për të bllokuar hyrje-daljet në Kosovë.

Protesta është paralajmëruar disa ditë më parë, e motivuar nga aksioni i para shtatë ditëve, ku Policia e Kosovës mbylli 5 objekte që operonin ilegalisht si komuna paralele serbe.

Protesta e serbëve ishte ftuar të niste në ora 18:00, teksa deri më herët, edhe qarkullimi i veturave ishte i zakonshëm.

Ka pak çaste prej kur ka filluar grumbullimi i protestuesve, të cilët veturat e tyre të mbuluara më flamujt serbë i kanë shndërruar në barrikada pranë kufirit.

Më poshtë pamje:

May be an image of 3 people, car, van, ambulance and road
May be an image of 4 people, van, car and road
May be an image of 3 people, car and road
Bllokadat në veri nga serbët, kjo është situata nga pikat kufitare Kosovë-serbi

Serbët kanë paralajmëruar për bllokimin e pikave kufitare duke filluar sot nga ora 18:00. Megjithatë aktualisht situata është e qetë dhe automjetet po vazhdojnë të qarkullojnë.

Në pikën kufitare në Merdar, njëra ndër pikat që lidhë Kosovën me Serbinë situata është e qetë. Në këtë pikë ka shumë pak qarkullim të automjeteve, në hyrje dalje të kufitit. Ende nuk shihen protestues sipas paralajmërimeve të qytetarëe serbë për bllokim të pikave kufitare

Megjithatë, serbët të cilët kanë paralajmeruar bllokadën e kufirit nga ora 18;00, kanë thënë se nuk do të lelojnë hyrje-dalje me dokumente të Republikës së Kosovës

Nga ora 18:00 nuk shihen forca të policisë përpos një patrolle të KFOR-it dhe EULEX-it.

Zelensky e falënderon Kosovën për ndihmën ndaj Ukrainën me flotë automjetesh

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se në në mbledhjen e 24 të Grupit të Kontaktit për Mbrojtje të Ukrainës ka prezantuar pakon e re të ndihmës për Ukrainën.

“Kjo mbledhje ishte e veçantë sepse prezentimi i pakos, e cila është e treta me radhë nga Republika e Kosovës, është bërë në prani të Presidentit Ukrainas, Volodymyr Zelenskyy i cili për herë të parë merr pjesë në këtë forum në Reimstein të Gjermanisë”, ka shkruar Maqedonci.

“Presidenti Volodymyr Zelenskyy, falënderoi Republikën e Kosovës dhe gjithë kontribuuesit tjerë që në vazhdimësi kanë mbështetur Ukrainën”, ka shkruar ai.

“Qeveria e Republikës së Kosovës tashmë ka dërguar dy pako të mëdha ndihmash, të përbëra nga pajisje, mjete të blinduara dhe municione. Përveç kësaj, së bashku me EUCOM, po trajnojmë qindra ukrainas në Kosovë për operacione të deminimit, të cilat janë të një rëndësie të madhe jo vetëm për tani por edhe për të ardhmen, dhe gjithashtu po vazhdojmë mbështetjen tonë për trajnimin e njësive ukrainase përkrah aleatëve tanë britanikë në kuadër të Operacionit Interflex”, ka shkruar ministri.

Sipas tij, këtë muaj, Qeveria e Republikës së Kosovës ka vendosur të dhurojë një flotë automjetesh që do ti dorëzohen Ukrainës. Ky akt mbështetjeje është një shenjë e pjesëmarrjes sonë aktive në Grupin e Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës.

“Ndihma e Kosovës për Ukrainën, ndonëse më e vogël krahasuar me disa nga donacionet tuaja, dëshmon vullnetin e popullit të Republikës së Kosovës për të ndihmuar popullin ukrainas në këto kohë të vështira”, ka shkruar ai.

“Duke qenë vetë viktima të agresionit, ne e dimë shumë mirë çmimin e lartë të lirisë. Prandaj mbështetja jonë ndaj jush do të jetë e palëkundur deri në fitoren përfundimtare të Ukrainës dhe popullit të saj”.